PER LIRINE LUFTOI, POR LIRINE
S'E GEZOI
Jetes nuk i dihet si te vjen. Shume here te ka ne dore dhe nuk e ke. Dhe Razipin e pati jeta ne dore. Keshtu u ka ndodhur,
shumeve e shumeve. Dhe, megjithese ishte njeri korrekt me jeten, korrekt me punen, korrekt me njerezit, perseri jeta
i shkoi ashtu siç e di vetem shpirti i tij, duke marre me vete ne shpirtin e vet dhe "sekretet" e jetes se tij.
U perpoqa te mesoj diçka
sa me te sakte per te, pavaresisht se per jeten e Razipit kam dhe mbresat e mia. Per ta njohur me mire, shpesh e kam
shpure biseden tek jeta e Razipit. Nurçia me ka ndihmuar me shume, se plagen per Razipin e ka plage ne zemer, siç mund
ta kete çdo vella per vellane e vet.
Ne Maje te Gjone lindi
ne prill 1926 dhe ne maje te jetes mbeti moralisht. Femija e pare e Xha Muslliut dhe Bulle Taibese ishte, dhe partizan
i pare shkoi ne Brigaden e Pare, kur ne Fterre erdhi kompania e asaj Brigade, me komisar Tuk Jakoven. Nxenes i mire i Mesues
Neimit ishte, dhe i mire mbeti tere jeten. Te fisme ishin prinderit e tij dhe i fisme u tregua ne jeten e tij dhe Razipi.
Karakterin e forte
e tregoi pa mbushur 12 vjeç, kur shkoi per te punuar ne Himare, duke mos u bindur as prinderve, qe te rrinte me bageti ne
Krizen e Borshit. U fut ne Bollanaj per te bere punet e shtepise, ku mesoi te fliste greqisht. Por karakteri kryelart i tij
nuk duronte nenshtrim. Ndaj iku ne Portin e Durrësit, ku u fut ne nje firme italiane. Ne fund te vitit 1940, u kthye ne Fterre.
Dashuria per lirine e lidhi me luften kunder pushtuesit nazifashist. Me devocion e kreu dhe detyren ne repartet e ndjekjes
te diversionisteve, ku mori dhe plage te rende ne krahun e djathte te tij. Pas asaj plage, beri nje vit shkolle per polici,
ku u shqua dhe perfitoi graden Marshall, siç i thoshnin atehere..
Razipi beri emer ne Brigaden
e Pare Partizane me trimerine qe e tregoi dhe me vone ne Grupin e pare, Delvine, por emer beri dhe ne Sarande, si punonjes
policie ne vitet pas Çlirimit me korrektesen ne detyre; emer beri dhe kur u denua per disa vjet ne burg, se, per karakterin
e tij te forte, nuk denoncoi miqte e njerezit e tij qe kishin thene "llafe kafenesh" se do te iknin ne Korfuz; emer
beri dhe me faktin qe nuk denoncoi dhe ata qe e kishin denocuar per mosvigjilence revolucionare, dhe ata qe i kishin "perkedhelur"
sedren se i ishte bere padrejtesi, duke mos e graduar me grada te larta e per karriere te larte, dhe per ata qe iu "qepen"
pas, per te zbuluar "armikun", qofte ndonje kuçjot, qofte ndonje "mik" fterjot. "Historite" me ta i mori me vete, duke ia
lene shpirtin e tyre, qe Zoti t'i gjykoje.
Per Razipin te fliste me respekt Vehapi, qe e futi ne pune ne Minieren e Pukes bashke me
Muho Dhulin, kur politika e kohes e shikonte me "syrin e njerkes". Ndaj Razipi e kishte "kyçur" gojen. Vetem duart i punonin
per te nxjerre nen toke pasuri minerare. Dhe kur ishte ne spitalin e Tiranes ne gjendje te rende, gojen nuk e shqepi, njeri
nuk pergojoi, madje as atyre, qe ishin fajtor ndaj tij, nuk ua zuri emrin ne goje. Kjo sepse tere jeten, ne kushte te mira
dhe ne kushte burgu, ruajti moralin e paster dhe karakterin e forte e stoik. Prandaj beri emer dhe emer te mire la Razipi,
dhe ne jeten e tij te lire, dhe ne 10 vjet te jetes se tij te burgosur e te "njolles" politike qe e ndoqi si "hije"
deri sa vdiq ne duar e Nurçes e te Astritit, deri sa shpirti i shkoi ne Qiell e trupi, me zemren plot plage, u kumis prane
babait te tij, Muslli Gjoni, ne Shesheza, duke lene ne pikellim Miron me 4 femijte: Vilon e tri vajzat. Razipi, eshte nga
ata qe, luftoi per lirine, por lirine nuk e gezoi. E megjithate, lufta per liri, puna per te jetuar, morali dhe karakter i
forte, e bene me emer Razipin tone.
Guro ZENELI
Nr. 30 – shtator, 2002
|