
DIFUA - FAT PER NXENESIT E
FTERRES
Brezi
yne, mosha e dyte dhe e trete, mban mend mire dhe kujton me respekt mesues Neimin, qe punoi per 40 vjet ne Fterren
tone, si mesues i pasionuar, duke kaluar ne doren e tij breza te tere femijesh ne kater klasat e shkolles fillore. Shume
nga ne mbajne mend dhe ndonje pellembe apo ndonje shufer shege, qe ia sillnim vete ne ishnxenesit e tij, per te na fshikulluar
mbi pellemben e dores, si kritike per te mesuar mire e me mire. Edhe pellemba edhe shufra e Mesues Neimit na ka bere
mire. "Themeli" i hedhur ne kete shkolle, na beri te ngreme dhe godine te forte diturie. Ndaj ne i jemi
mirenjohes Mesuesit tone Neim Zani.
Sigurisht
qe brezat vijne e shkojne. Eshte fort mire, kur traditat ruhen e zhvillohen.
E kane ruajtur kete tradite te bukur dhe bij te tjere te Fterres sone, mesues per shume vite, po ne shkollen "Hiqmet
Dusha" Fterre. Ne biseda me jo pak fterjote eshte permendur ne menyre te veēante,
gjithmone per mire, mesuese Difua. Dhe sa here qe e kujtoj kete mesuese apo sa here ma kujtojne te tjere ne biseda miqesore,
ndjej obligim, per te shkruar diēka per Difliqare Gjonin, shoqe klase ne 7-vjeēare per tre vjet ne Kuē, per te cilen ndofta
jam i vonuar, por ja qe me justifikon menēuria e popullit qe thote: "me mire vone se kurre". Ishte nxenese e dalluar, edhe
ne klasen e peste, edhe ne te gjashten, edhe ne te shtaten. Ishte me e forte ne algjeber e gjeometri, por me tč paret
ishte dhe ne lendet e tjera. Edhe tani pas 40 e ca vjetesh, ishmesuesi dhe drejtori i shkolles ne Kuē, Jakup Mato, flet me
admirim per nxenesen Difo.
Njeherazi,
ishte dhe nje nga shoqet tona me te mira. Difua ishte pa te meta.Ishte vetem e mire. Edhe ne shkollen e
mesme pedagogjike, edhe tere jeten si mesuese, e gjer tani qe gezon pensionin, e tille ka ngele, e mire, e rregullt,
korrekte. Punen e ka nderuar dhe njerezit e punes i ka respektuar. Edhe miqte, qe nuk jane te pakte ne shtepine e Tenos
dhe te Difos, i pret me bujari.
Ne
shkollen 8-vjeēare ne Ēorraj, per vite me radhe, kur jepte lendet e matematikes, apo ato lende, qe kishte nevoje shkolla,
vetem fjale te mira degjoje per mesuese Difon. Edhe sot, ishnxenesit e saj thone fjalet me te mira,si mesuese kerkuese,
qe me shpjegimin qe bente ne klase, te impononte ta ndiqje me vemendje tere oren e mesimit. Ne Fterre, aqe
me teper si bije e ketij fshati, u angazhua dhe me shume. Detyrimi i saj shpirteror u be me i madh. Kembengulja
e Difos per te nxjerre nga shkolla fillore nxenes te forte, ishte motivi i saj kryesor.
-
Ka qene fat per Fterren dhe per nxenesit e asaj shkolle, qe ka patur per vite te tera mesuese ne fillore, Difon, se u dha
njohuri tamam, se ishte e pergatitur,-na tha me plot deshire Stavri Dhrami, i cili ka qene gjithashtu per disa
vjet mesues e drejtor i shkolles 8 vjeēare ne Fterren tone, tani Drejtor ne Shtepine e Femijes Sarande.
Difua ka qene mesuese e afte. Difua ka qene mesuese korrekte. Difua ka
qene kembengulese. Difua u ka dhene femijeve te Fterres njohuri te sakta e te plota, duke punuar dhe si bije
e Fterres, dhe si mesuese me vetedije te larte. Difua punoi nje jete te tere, si mesuese ne Fterren
tone.Thinjat e kane fisnikeruar me shume. Ndaj ishnxenesit e saj, ia dine dhe e ēmojne me respekt qytetarie. Madje,
Mesuese Difon e respekton nje Fterre e tere. E ēmojme dhe ne fterjote qe jetojme ne Tirane. Ndaj, tč gjithč i thčrrasim me
emrin e nderuar: Mesuese Difo!
Guro ZENELI
Nr. 27 – prill, 2002
PĖR DIFON LOTON GJITHĖ FTERRA
U mblodhėm kėtu nė Sheshez
pėr t’i dhėnė lamtumirėn pėr nė banėsėn e fundit tė njeriut tė dashur tė Fterrės, Difos tonė.
Difua lindi mė 1940 nė Fterrė, nė njė familje tė nderuar e tė respektuar Ishte vajza e dytė e Hases dhe e Qazimi Gjonit tė
zgjuar, burrė zakoni e me tradita tė larta.
Kur mbaroi shkollėn 7-vjeēare, vazhdoi shkollėn e mesme pedagogjike tė vajzave nė Tiranė, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1959
dhe u emrua mėsuese nė shkollėn 7-vjeēare nė Ēorraj ku punoi pėr 5 vjet dhe mė vonė nė shkollėn e Fterrės ku punoi pėr 35
vjet, deri sa doli nė pension.
Nė vitin 1963 Difua u martua me Teno Lonėn dhe lindėn e rritėn 6 vajza.
Nė punė e nė jetė Difon e ka karakterizuar dashuria pėr nxėnėsit respekti dhe sjellja dinjitoze e humane. Nxėnėsit e saj kujtojnė
sot me respekt e dashuri mėsuesen e tyre tė nderuar.
Atyre u a kishte imponuar
respektin vetė Difua, me sjelljen e saj, me autoritetin profesional dhe me dashurinė e saj, si nėnė e me kujdes prej edukatoreje.
Ėshtė kjo arėsyeja qė ata kudo qė janė shprehin sot hidhėrimin e thellė duke e pėrcjellė Difon, si gjithė ne, me lot nė sy
e dhimbje nė zemėr.
Difua kreu gati pėr 15 vjet nė fshat edhe detyrėn e sekretares sė pushtetit. Kuptohet qė njė detyrė e tillė i ngarkohej njė
njeriu tė aftė, tė drejtė e tė ndershėm.
Vdekja jote e parakohshme, e dashur Difo, ka helmuar thellė Tenon, vajzat, nipėrit e mbesat, vėllezėrit e motrat, tė afėrmit
e tu e tė Tenos, por dhe tė gjithė ne bashkėfshatarėt e tu, miqtė e dashamirėsit.
E dashur Difo
Ti sot nuk duhet tė vdisje, sepse fjala jote e ėmbėl dhe e dashur qė tė impononte respekt, na duhej tė gjithve.
Nuk duhet tė vdisje pėr Tenon, sepse prania jote e frymėzonte atė pėr tė thurrur vargje tė cilat sot janė bėrė tė pavdekshme
e do kėndohen nė breza.
Nuk duhet tė vdisje pėr tolerancėn dhe mėnēurinė tėnde nė ruajtjen e unitetit nė vėllezėri.
Nuk duhet tė vdisje pėr vajzat, nipėrit e mbesat tė cilat sot po lotojnė mbi arkivolin tėnd sepse nuk do tė dėgjojnė mė kėshillat
e tua dhe as pėrkėdheljet e ngrohtėsinė e nėnės dhe tė gjyshes.
Nuk duhet tė vdisje sepse shtėpia kishte nevojė pėr Ty qė tė
prisje e tė pėrcillje me
ngrohtėsi miqtė e shumtė tė Tenos qė nga Muhamet Tartari nė Vranisht e deri tek Lefter Ēipa nė Pilur e mė gjerė.
Nuk duhet tė vdisje edhe pėr vėllezėrit e tu tė cilėt kur vinin nė Fterrė gjenin tek ti dhėmshurinė jo vetėm tė motrės por
edhe tė prindėrve.
Nuk duhet tė vdisje edhe pėr Gjonen, sepse me fjalėt e tua ja ulje sadopak hidhėrimin qė e zuri.
Por ja qė vdekja ėshtė e pamėshirėshme dhe nuk tė degjon as tia e as ne po tė gllabėron nė kthetrat e saj.
Pėr tė gjitha kėto ti Difo, motra e tė gjithve, do mbetesh nė kujtesėn tonė si simbol i urtėsisė, dashurisė dhe respektit
nė vėllezėri, gjitoni e fshat.
Ti, e nderuar Difo, tė gjithė tė qanė me shpirt e me lot, por Xhikua tė qau si motėr e shkuar motrės, Beharja, Lirua, Monua
e Beqarja tė qanė me ligje, me fjalėt qė ua impononte shpirti. Tė qau shumė dhe krushka jote Rina qė erdhi nga Greqia. Pėr
ty lotoi gjithė Fterra.
Pjesėmarrja e madhe nė kėtė ceremoni mortore, jo vetėm e bashkėfshatarėve por edhe e miqve e dashamirėsve, si dhe e fshatrave
pėr rreth Ēorrai, Borshi e Kuēi, tregon mė sė miri respektin pėr njė mėsuese kaq tė respektėuar.
Lamtumirė, e dashura jonė Difo! Shpirti yt u prehtė nė parajsė, duke mbetur pėr jetė e gjallė midis tė gjallėve.
GĖZIM
DUSHA
Nr. 43 – shkurt
2005
Nga Teno LONA
Elegji

Hidhėrime, hidhėrime,
Zėmėra qė dot
s’i thotė,
Mblidhuni, nė
penėn time,
Derdhunu nė vaj’
e lotė.
Si rrebesh, qė
zbret nga mali,
Kur vajton pėr
lulet prilli,
Vetėm Perėndia
falet,
Kur te heq gruan
nga gjiri.
Malet, me borė
e me mjegull,
Errėsira,... mbi
luginė,
Ē’ėshtė
ajo,... qė vjen... e vdekur,
Mbush me lule
trendelinė?!
Eshtė ajo, qė
dil te dera,
Lezeti pėr miq
e shokė,
Si qe vetė, ju
dha dhe vlera,
Ndaj,... u mbulua
me lotė.
Ajo qė iku me
plagė,
Me zemėr tė pėrvėluar,
Nuk u kthye
dot e gjallė,
Ndezi zjarr e
dogji truall.
I hodhi dheu furmi,
E zgjodhi si me”
kėrrabė”,
Do tretet,...
nė erimi,
Si qiri, dalė
e ngadalė.
Te varret,...
atje pėrtej,
Lėviz majė e qeparizit,
Ēdo njeri, syrin
do ktheje,
Bij’ e Hases
dhe Qazimit.
Dergjet,... ajo
qė ka lėnė,
Burrin ,vajzat
dhe shtėpinė,
Qeparis, u thafsh
nė rrėnjė,
Mba brėnda,..fisnikėrinė.
Varri, mė buzė
tė xhadesė,
Atje,... ēdo njeri
do shkojė,
Do qėndrojė e
do pyes,
Difo Lonia,- do
thonė.
Sa herė,... tė
mė marrė malli,
Do vete... t’i
ulem pranė,
Po kam frikė se
ēahet varri,
Dofo, o Difo...
me famė
Perėndia,... fluturimin,
Ja fali zogut
mbi tokė,
Njeriut i dha
durimin,
T’i shkojė
brengat me shokė,...