ĒFARE NA KA SHKRUAR XHA HAMZAI
Kam qene per shume vite kryetar i keshillit te Fterres tone.
Jam perpjekur per te bere diēka per fshatin brenda mundesive te kohes. Ne
ato vite u ndertua vepra e pare ne Fterre 1955-56 hidrocentrali I Fterres qe ēoi drite ne ēdo familje fterjote. Me vone u
ndertua dhe shkolla 8-vjeēare e Fterres. U ndertua dhe Mapua, si e quajtem ne atehere, qe sot eshte dyqani qe ka Profiti.
Ne vitin 1979 u ndertua dhe nje Muze i mire, dhe si godine, por dhe si histori, pavaresisht se ne vitin
1992 elemente te paditur e shkaterruan ate dhe ketu e 9 vjet jemi pa Muze ne Fterren tone me histori dhe dituri.(!!??).
Edhe telefonin qe kishim dhe me Borshin dhe me Kuēin po keta elemente e shkaterruan me idene se do t'u vinin te rinj
nga " Qielli". Zot na rruaj nga marrezite e asj kohe!!. Edhe vatren e Kultures nuk
e kishim aqe te keqe. Edhe ujesjellesin ne ato vite e ndertuam, duke sjelle
dere me dere ujin aqe te mire te Ngurrezes sone, qe e kemi dhe sot. Edhe klubin qe ka sot Sherifi yne atehere e ndertuam.
Edhe per mirembajtjen dhe rregullimin e xhadese Kuē- Fterre-Borsh, diēka u be. Edhe djem e vajza nga Fterra ēuam jo
pak ne shkolla te mesme e te larta. Keto jane pune te dukshme se kemi bere dhe pune ta padukshme apo pune qe vane dem.
A e dini
pse i thashe te gjitha keto? Se kam nostalgji per punen qe eshte bere per Fterren tone dhe deshiroj qe si moshe e madhe
qe jam, ne emer te jetes sime te gjate e te pervojes brenda ketyre grykave, t'u them fterjoteve kudo qe jane,
te gjithe brezave, te rinj e te medhenj, te ndihmojne me sa te munden per pobleme qe ka Fterra jone, pavaeresisht se tani
fshati eshte "rrudhur" shume, pavaresisht se shumica e fterjoteve banon e jeton ne Tirane, Sarande, Vlore e deri ne Greqi
e Itali, madje deri ne ShBA dhe Kanada. Keto rruge i hapi Demokracia dhe mire u be. Por ama Fterra dhe problemet e Fterres
sone nuk duhet te ngelen shkrete.
I thashe
keto sa me siper edhe per nje te vertete tjeter. Bijte e Fterres qe ishin ketu ne fshat me detyrat e kohes, si brigadjere,
pergjegjes sektori, sekretar partie, kryetar keshilli ne Fterre a ne baze kooperative Borsh-Fterre-Ēorraj, te gjithe jane
perpjekur shume per te bere dhe punet e bujqesise sipas kohes qe ishte, por te benin diēka dhe per fshatin tone..
Dhe keto perjekje
i kane bere bashke me bijte e Fterres ne Sarande e deri ne Tirane ne detyrat e funksionet qe kishin. Ndihma e tyre ishte e
pakursyer. Edhe ne qe ishim ketu kishim lidhje te ngushta me bijte e ikur nga Fterra, edhe ata qe ishin larguar dhe punonin
ne shtet a ne pune te tjera mbanin lidhje shume te mira me ne ketu. Ne saje te ketij bashkepunimi u bene te gjitha ato pune
qe permenda me siper.
Qė prej vitit 1959 deri nė vitin 1966 une kam qėnė kryetar Fronti dhe sekretar ishte Xhevdet Braho. Per punen e Frontit na
dha nje ndihme tė veēante, sidomos per dokumentacionin, Vasfi Brahua dhe Bardhosh Xhama.
Nė vitin
1966, nė qershor, u bėnė zgjedhjet pėr nė kėshillin e fshatit dhe shokėt mė zgjodhėn kryetar, detyrė tė cilėn e kam patur
per 15 vjet rresht, deri nė viitin 1981. Ne te gjjitha keto vite kam patur lidhje te ngushat me te gjithe bijte e fshatit
kudo qe ishin. Dhe sa here qe kishja ndonje problem per Fterren, atehere merrja rrugen dhe u gjeja zyren dhe shtepine, duke
u kerkuar me kembengulje ndihmen dhe mbeshtetjen per zgjidhjen e hallit qe kishte Fterra.
Nje ndime
te madhe me kane dhene perhere mesuesit e fshatit, madje jo vetem ata qe ishin dhe bij te Fterres, por dhe
ata pak te huaj qe kane qene mesues ne fshatin tone here pas here apo per pak kohe.
Kam qare
hallet e fshatit dhe me kane treguar rruget e zgjidhjes qė duheshin ndjekur deri dhe pėr matėrialet apo dhe pėr probleme
tė ndryshme.
Nuk mund
te harroj punen e madhe qe beri Safet Memi kur erdhi me qarkullimin ne vitet '60-te, qe ndertoi dhe spitalin e bukur ne Borsh,
qe eshte dhe sot, ne te vjetrit, sa here vemi ne Borsh apo bie fjala per ate spiale, i themi:" Spitali i Safetit". Edhe Lutfi
Dusha ne ato vite ndihmoi shume. Pėr problemet e fshatit. Nevzat Brinja e Musa Maēi na ndihmonin per makinat. Po si mund te
harrohet ndihma qe ka dhene Nexhip Dauti e Avni Shkurti dhe Irfan Brinja e me vone Harun Maēi, qe ndihmon dhe sot? Muratoret
i mirrnin deri nga Kudhesi per muret e vatrės sė kulturės, per punimet e shkollės e tjera.. Vetėm shtruarja e rrugės per ne
shkolle qe u be me punė vullnetare, vajti 1500 orė punė pėrveē qe dhame dhe leke. Themelet e shkolles arriten 7 metra thellėsi,
per te cilin punuan dhe vete arsimtaret dhe nxenesit me drejtor Durro Hizmon. Per te drejten e shkolės 8-vjeēare e ka
marrė Safet Memi e Lame Xhama me kerkesen qe formuluan. Kjo ka qėnė njė ndihme.e madhe. Po te gjithe e dime ndihmen qe kane
dhene mjeket tane qe ne Tirane e deri ne Sarande, qe nga Besimi qe ka operuar ēdo fterjot i semure qe i ka shkuar apo Bahri
Shkurti e Sezaiu me te tjere, me vizitet e mjekimet qe benin kur vinin ne Fterre, dhe deri tek Edip Bezhani ne spitalin
e Tiranes dhe Peti, qe u gjendet fterjoteve sot ne spitalin e Sarandes. Shembull ndihme ka qene e eshte dhe Muzua
per muzeun dhe per shkollen. Pra, te gjithe fterjote per Fterren, kane ndihmuar e ndihmojne, secili me profesionin e tij e
me punen e tij. Nuk mund te le pa kujtuar me shume respekt kontributin qe ka dhene,ndjese paste,Sako Zeneli kur qe brigadjer
ne fshat, kur ishte pergjegjes sektori, kur merrej me pune partie dhe kur ishte Kryetar iKshillit te Bashkuar Borsh- Fterre-Ēorraj.
Ja keshtu u bene tere ato pune ne Fterren tone, qe i thashe dhe me lart. Nuk kam lene zyre pa vajtur ne rrethin e Sarandes,
duke me ndihmuar djemte e Fterres qe punoin ne ato vite ne zyra te ndryshme ne Sarande. Une dua t'i falenderoj me gjithe
shpirt, sidomos Guron, Gezimin, Agronin, Jashikun, e te gjithe fterjote e tjere ne Sarande. Kujtoj me respekt dhe ndihmen
qe me ka dhene mua si Kryetar keshilli, ishdhenderri i Xhafo Brinjes, Bejkush Duduni nga Gjirokastra, qe punonte si shef finace
ne rrethin e Sarandes. Gati te gjitha problemet qe kishim i kemi zgjidhur me ndihmen e djemve fterjote qe ne Sarande e ne
Tirane.
Kėshilli
ka ndihmuar edhe me mirėmvajtjen e rrugės si me punė vullnetare, ashtu edhe kur pruri Refiku bultozerin si pėr menxėn ashtu
edhe pėr naftėn. Sė bashku me Refikun kemi vatur deri nė SMT-nė e Finiqit pėr marjen e shtyllave e ēentrifugalee pėr telefonin.
Komiteti s'duaj tė na i jipte, po pastaj me anė tė tė njohurve dhe me ndihmėn e djemve fteriotė e morėm autorizimin.
Pėr te gjitha
sa jane bere nė fshat e per fshatin, ka qėnė dhe eshte dhe merita e madhe e tė gjithė bashkėfshatarėve, tė cilet kanė mbeshtetur
me gjetheēka kane patur mundesi, deri dhe bujarine e veēante qe kane treguar jo vetem me bijte tane kur vinn ne Fterre, por
dhe per te gjithe te huajt qe kane ardhur a kane ndihmuar Fterren tone e fterjote tane.
Ja keto na ka shkruar
Hamza Mehmeti nga Fterra jone. Faleminderit Xha Hamza
Redaksia
Nr. 25 – dhjetor,
2001
DERTET
E HAMZAIT…
- nga biseda
shoqėrore te kafe “Dajti”-
E kėrkoja nė telefon nė Fterrė,
nė disa celularė me antenė fikse qė kanė disa familje atje. Po mė thanė, qė Hamzai kishte ardhur nė Tiranė. E kėrkova te Rexhua,
tė cilit iu luta qė me Hamzain tė pinim njė kafe te “Dajti”, atje ku venė gati pėr ditė njė “dorė”
fterjotėsh.
Dhe ditėn tjetėr, nė orėn qė lam, Hamzai erdhi me Namikun dhe nipin e tij, djalin e Velos. Pasi porositėm nga njė kafe, e
pyeta me dashamirėsi:
- Pse ke ardhur nė Tiranė?,-
Ke ndonjė hall, apo…
Pa
mė lėnė tė mbaroja pyetjen, ai u pėrgjigj:
- Kam ardhur pėr njerėzit. I kam zėnė me radhė. Dje qė mė kėrkove ti, mė gjete te Rexhua. Se, mė shumė kam kėtu nė Tiranė,
se sa nė Fterrė. Ja, mė shoqėron, herė njėri e herė tjetri, po mė shumė vjen me mua, ky djali i djalit, i Velos, e kam fjalėn.
E do gjyshin ky. Se dhe gjyshi e do shumė e shumė. Isha unė, dhe te Parlamenti i Fterrės, por ty nuk erdhe.
Dhe biseda u
shtua.
- Mua mė ka ikur mosha,- vazhdoi
bisedėn Hamzai, - por, po deshėt, ju nė Tiranė, ndihmoni dhe mė shumė Fterrėn, se ne atje kemi ngelė njė dorė njerėz dhe aq
e kemi takatin.
-Ju qė jini atje e mbani gjallė
Fterrėn tonė, se po tė jetė pėr ne kėtu, nuk kemi ēfarė t’i bėjmė
* * *
Njihet Hamzai nė fshat e fqinj,
se nė Fterrė lindi dhe gjithė jetėn nė Fterrė e kaloi, pa kaluar qafat pėr asnjė lloj detyre shoqėrore apo shtetėrore, sepse
jetėn ia kushtoi familjes sė tij, dhe iu pėrgjigj fshatit sa herė qė e kerkoi madje, dhe kur doli nė pension, Fterrės iu pėrkushtua.
Ndaj, dhe tani nė moshėn 82 vjeēare ka daramet se i duket qė Fterra do tė mbetet pa njerėz. Dhe kėtė daramet, e ka sepse Hamzai
ėshtė nga ata fterjotė, qė kėtu lindi e kėtu u rrit, kėtu punoi dhe jetoi me blegtori e bujqėsi. Edhe me krijimin e kooperativės,
nė 1956, pasi kreu njė kurs disa mujor pėr veteriner, punoi si brigadjer blegtorie. Dhjetė vjet mė vonė, u zgjodh Kryetar
i Kėshillit tė Fterrės. Dhe punės sė kryetarit, iu pėrvesh me dėshirė e me vullnet tė fortė pėr tė bėrė diēka pėr Fterrėn.
Nuk kurseu as mundin e as lodhjen dhe nuk pėrtoi tė shkojė zyrė mė zyrė nga Fterra nė Borsh e deri nė Sarandė, ku ishte qėndra
e rrethit nė ato vite. Nuk la fterjotė, qė mund tė kishte diēka nė dorė, pa e zėnė pėr “xhakete”.
- Nuk u ndahem unė,-thoshte Hamzai,
qė vinte me autobuzin e linjės nga Fterra nė Sarandė ,- se njeriu e kthen kokėn nga ai qė e zė pėr xhakete.
Nė tė 15 vjetet, deri nė vitin
1981, qė mbajti detyrėn e kryetarit tė fshatit, nuk pėrtoi asnjėherė pėr tė shkuar kudo qė duhej bėrė diēka pėr Fterrėn. Nuk
la bir nga Fterra pa e zėnė pėr “xhakete”, pa i shkuar nė zyrė, edhe pėr punėt e fshatit, edhe pėr zanate, edhe
pėr shkollimin e fėmijėve fterjotė, nė tė mesmė apo dhe tė lartė. Tė paktėn fjalėn do ta thoshte.
Hamzai ka qenė
njė nga kryetarėt qė ėshtė pėrpjekur shumė pėr ndėrtimin e rindėrtimin e objekteve social-kulturorė nė fshat, si pėr Vatrėn
e kulturės, Klubin, Shkollėn 8 vjeēare dhe Ujėsjellėsin, linjėn telefonike me Borshin, e tjera.
Edhe kėto ditė kishte ardhur nė
Tiranė pėr tė takuar njėrėzit, fterjotėt me radhė. Dhe takoi shumė, jo vetėm pėr t’u ēmallur me ta, por edhe pėr tė
shprehur ndonjė merak pėr punėt e fshatit. Shqetėsimi mė i madh i tij ishte forcimi i lidhjeve tė fterjotėve me njėri-tjetrin
edhe nė Fterrė, edhe Sarandė, edhe nė Vlorė, por edhe kėtu nė Tiranė.
- Fterjotėt
i kanė tė mira lidhjet. Ndonjė gjė tė vogėl dhe mund tė ketė, por nė pėrgjithėsi “uniteti”, qė thua ti, ėshtė
i fortė.
- I fortė
ėshtė, i fortė,- u pėrgjigj Hamzai,- por dhe ndonje grindje pėr ca gjėra tė vogla, ēoku ngrė kokė, qė nė Ixuar e deri kėtu.
Ndaj,-tha Hamzai,- kur unė dėgjoj nga kėto lloj pakėnaqėsish,- unė dhe mėrzitem. Edhe mosha e ka fajnė, se unė vajta 82 vjeē.
Jam futur nė moshėn e thellė.
- Njeriu,
Xha Hamza,- i thashė,- plaket, kur i plaket truri.
- Edhe
trurin e kemi sa gjėjmė shtėpinė,-ma ktheu me humor. Po atė gazetėn mos e lini pa nxjerrė, pa unė s’e lexoj dot se nuk
i lexoj dot ato shkronjat e vogla qė vini ju nė gazetė.
Nipi i tij, djali i Velos, nxėnės nė 8 vjeēare, qė dėgjoi bisėdėn tonė, pyeti:
- Ku shitet gazeta “Fterra jonė”?
- Pse ti, nuk e merr!?,- iu drejtua Hamzai, tėrė merak..
- Ka dhe raste qė nuk e gjėj, -ia ktheu ai. Gazetėn qė shkoi nuk e kam marrė.
- Merre, o djalė, merre,- e kėshilloi Gjyshi nipin, - se ėshtė gazetė qė shkruan shumė mirė pėr Fterrėn e pėr fterjotėt tanė.
Guro ZENELI
Nr. 43 – shkurt
2005