NJE JETE, ME EMER TE MIRE
E njohen dhe u njoh ne çerekun e fundit te
shekullit 19-te. Por me shume e çmoi shekulli i 20-te. E mban mend edhe
brezi, si nje burre te moçem e te mençur, si nje figure me autoritet te shquar per Fterren e per fterjotet, si njeri
zemerbardhe e zemermire, qe ka lene emer dhe ne kujtesen e fterjoteve e te atyre qe e kane njohur, dhe ne
historine e Fterres sone, madje, pse jo dhe per krahinen tone e deri per zonen Vlore-Gjirokaster.
Kur e kerkoi koha,
qendroi ne balle te trimerise. Kur e kerkoi mençuria, u bashkua me diturinè. Sa here qe e deshi Fterra dhe fterjotet,
Ismail Bezhani sherbeu me mend e me zemer.
Ne moshen e feminise
e te rinise, kur ishte koha per te mesuar, mesoi. Kur ishte 14 vjeçar, emigroi ne Turqi. Atehere Isa Hizmo kishte thene,
qe çdo dere ne Fterre te çonte ne kurbet nje djale. Dhe djemte e Fterres shkuan e u bene kryesisht, ose
hoxhe,ose kadi, ose nepunes ne Stamboll apo ne rajone te tjera te Perandorise. Ismali i ri gjeti perkrahjen
e Isa Hizmos, qe ishte personalitet ne Stamboll. Iu fut studimit ne shkolle. Pervetesoi turqishten. Mori dhe edukate fetare.
Me 1894 u pranua ne shkollen e mesme financiare. Pasi kater vjetesh mbaroi degen per kontrollin doganor ia nisi
punes me deshire e vullnet. U emerua ne doganen e Stambollit, si kontrollor per pjesen e Rumelise.
Ne procesin e punes
dhe te shoqerise e te miqesise, fitoi dhe rriti vetedijen e atdhedashurise. Ishte viti i pare i shekullit
20-te, viti 1900, kur ne kryeqytetin e Perandorise krijoi nje rreth te gjere shoqeror me shqiptare deri
nga Kraja e Ulqini. Vlerat e tij u inkuadruan ne klubin e shqiptareve. U fut ne veprimtarine patriotike.
Ne vitin 1908 u zgjodh nje nga drejtuesit e atij klubi, ku ishte njohur dhe me Ismail Qemalin.
Dhe kur Ismail Bezhani, ne fillim te vitit 1911, mesoi se ne Parlamentin turk Ismail bej Vlora,
deputet ne atè Parlament, per nje kritike qe kishte bere per gazeten "Tanini", e cila kishte shpifur ndaj tij, ishte goditur
enkas me shpulle nga deputeti turk Dervish beu, kerkoi dhe u bashkua me nje grup shqiptaresh per te mbrojtur autoritetin
dhe per marre hak per Ismail Qemalin se ishte nje fyerje qe u behej te gjithe shqiptareve. Ndaj beri jehohe
te gjere. Ndaj nje delegacion i klubit shqiptar, ku bente pjese dhe fterjoti yne, Ismail Bezhani, iu drejtua Ismail
Qemalit per t'I marre leje qe te hakmerreshin ndaj Dervish beut. Pjesetar e nismetar i ketij delegacioni ishte dhe Ismaili
nga Fterra jone. Mirpo i dituri Ismail Qemali me thinja, beri durim duke mos lejuar te merrej hak private ndaj
Dervish beut, se do te vinte dita te merrej "hak" ndaj vete Perandorise. Ishin
vitet 1910-1911. Ishte koha e Luftes ballkanike. Edhe Shqiperia kerkonte lirine e saj, kerkonte lirine qe e kishte humbur,
tashme pese shekuj, kerkonte lirine qe e kishin ideuar Rilindasit e medhenj. Dhe
Ismail Qemali kishte nisur nga puna. Shqiptaret e Stambollit ishin me te. Me te ishte dhe Ismail Bezhani yne.
Ishte momenti kur, me shume se çdo here tjeter, Shqiperia kishte nevoje per shqiptaret. Ndaj dhe Klubi i Stambollit
beri thirrje per t'u kthyer ne Atdhe. Nje nga vullnetaret e pare u be dhe Ismail Bezhani., qe u klthye ne vendlindje
ne Fterren e tij, ku i kishte rene koka, qe ne vitin 1875. Ismail Bezhani dhe fterjote te tjere i qendruan besnike
burrit te madh, Ismail Qemalit edhe kur ngriti Flamurin e Pavaresise ne Vlore, duke e ngritur kete flamur dy jave
me vone, tek ish-shkolla e vjeter ne Fterre, por dhe me vone, kur pane se po rrezikohej vatani nga pushtues shoviniste.
Per kete deshmon dhe dokumenti i Arkivit tè Shtetit me No. D.2 F.71 Dok.11229, ku fteriotet i shkruajnè Qeverisè sè
Ismail Qemalit mè 24 maj 1913: “Me bajoneta kèrkohen nènèshkrime se gjoja populli èshtè i kènaqur nga grekèt dhe dèshiron
tè bashkohet me tà. Dhe ditèn e shtunè, mè 3 maj, kur populli dilte nga xhamia, ku kishte shkuar pèr lutjet fetare, andartet
greke, qè kishin zènè pusi, nè kètè periudhè vranè 5 burra , tè cilèt nuk kishin pranuar tè nènèshkruajnè tradhetine,
dhe plagosèn 7 tè tjerè.
Ismail Bezhani nuk u kthye mè nè Turqi, se tashme ishte shpallur Pavaresia, pavaresisht se Shqipèria mbeti e trazuar.
Ketu ne Fterre, ndihmoi me sa mundi ne punet e hallet e fshatit. Bashke me fterjotet e tjere perballoi veshtiresite
e Luftes, bashke me fterjotet e tjere ndihmoi per hapjen e shkolles se pare shqipe ne Fterre me 1916. Mbeshteti dhe Luften e Vlore,madje u be dhe pjesemarres ne Çeten e Fterres me komandant Xhafer Shehun. Ndaj eshte dhe i dekoruar nga Kuvendi i Shqiperise me medaljen: "Per veprimtari te shquar
patriotike". Me 1924 e shfaqi veten si fannolist i shquar. Ndaj kur erdhi ne fuqi regjimi i Zogut, u burgos dhe internua
bashke me Tasin Elezin, po si fannolist, madje deri dhe ne Korfuz. Tere periudhen e mbreterise se Zogut nuk u pa me sy
te mire, sepse mbeti perhere fannolist.
Edhe nga
fashizmi ne vitin 1941 u internua nè Portopalermo. Ndèrsa ne vitin 1942 u gjykua dhe u dènua nè Tiranè si
antifashist. Gjatè Luftès Antifashiste Nacionalçlirimtare, megjithe ftesat qè iu bènè nga personalitete te larta pèr
tè marrè pjesè me “Ballin Kombètar”, nuk e pranoi nje veprim te tille. Logjika e tij ishte: “nuk mund tè
vihem kundèr djemve tè mi”.
Dhe jo vetem kaq. Por Ismail Bezhani, ne jeten e tij shumevjeçare, asnjehere
nuk u vu kunder ndonje fterjoti apo kunder ndonje njeriu. Fterra
e pati per shume vite dhe kryeplak ne fshat. Per miqesine ishte i njohur dhe ne kraninen Kurvelesh e Bregdet, deri ne
Vlore e Gjirokaster. Eshte e veçante inisiativa dhe kontributi e bashkepunimi i tij me major Ismail Hakiun nga
Kuçi per hapjen e xhades Borsh-Fterre.
Me mençurine dhe
urtesine e tij, ai diti te ndihmoje Fterren per hallet qe kishte ne ato vite te veshtira. Dhe ketu ne Fterre
e mbylli jeten me nder, duke lene emrin dhe vepren e mire ne historine e Fterres dhe te krahines, madje dhe me gjere.
Guro
ZENELI
Nr. 27 – prill, 2002