VAJZA FTERIOTE ARDITA
MITA, DIPLOMOHET PER “FILOZOFI DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE” NE AMERIKE
Me ftesė tė rektores
tė Universitetit tė vajzave nė Lynchburg tė Virxhinias, mė datėn 9 maj, bashkė me Dudushin, Kudretin e Mondėn, u nisėm nga
Brukseli dhe pas nėntė orė e gjysėm udhėtim me avion, duke kaluar oqeanin Atlantik dhe pjesėn lindore tė kontinentit Amerikan,
ku u bashkuan dy ditė bashkė, ajo Evropjane dhe Amerikane, mbėrritėm nė qytetin Atlanta tė Amerikės. Qė andej me avjon tė
linjės sė brendshme, pas njė orė e gjysėm, mbėrritėm nė Linchburg, ku na priste Ardita, vajza e Kudretit dhe e Mondės, mbesa
jonė e dashur dhe e shtrėnjtė.
Vizita nė Amerikė ishte njė kuriozitet i veēantė pėr mua, ndėrsa takimi me Adėn, nė Universitetin ku ajo studjoi 4 vjet dhe
asistimi nė ceremoninė e graduimit (dhėnies sė diplomės), ishte njė kėnaqėsi e veēantė e paprovuar nė jetėn time.
Ceremonia e graduimit, brenda territorit te Universitetit, nė njė amfitetatėr nė natyrė, ishte madhėshtore.
Tė gjithė vajzat diplomante dhe pedagogėt e tyre, duke pėrfshirė edhe rektoratin, ishin veshur me uniformė tė veēantė. Secilėn
nga vajzat e shoqėronte njė i afėrt, prind ose gjysh. Nė rastin e Adės, mė ra fati mua qė ta shoqėroj. Amfiteatri ishte mbushur
plot me prindėr dhe studentėt e Universitetit tė viteve mė tė ulėta. Pas pėrshėndetjeve nga rektorati, tė deleguarit tė qendrės,
tė njė ish studenteje para 20 vjetėsh, tani punonjėse ne CNN dhe tė njė diplomateje, tė shoqėruar me marshe muzikor, thirrej
nga rektorati emri i diplomantes dhe njė nga njė, nėn serinė e muzikės dhe thirrjeve tė gėzuara tė shoqeve, dorėzohej diploma.
Mė kanė lėnė pėrshtypje tė veēanta fjalėt e rektores, ku ndėrmjet tė tjerave ajo ju tha: “ sot graduohen 200 vjza qė
do tė drejtojnė nė tė ardhmen politikėn amerikane”... “Ndėrmjet kėtyre vajzave, qė nė bankat e universitetit,
ka vajza si Ardita Mita qė kanė punuar nė organizata ndėrkombėtare ne Bruksel”. Nga 200 diploma, 30 kishin mbaruar
me nota tė shkėlqyera, e ndėrmjet tyre ishte edhe Ada jonė, ku nė diplomėn e saj tė zakonshme shtohej “Tė jepen nderime
zyrtare pėr arritje tė shėnuara gjatė kohės sė studimeve”. Pėrshtypje tė veēantė na la flamuri shqiptar qė valvitej
nė krahė tė tribunės, bashkė me 5 flamurė tė tjerė pėr nder tė 6 vajzave qė pėrfaqėsonin shtete tė ndryshme.
Pas vizitės nė familjen e pedagoges amerikane, qė i jepte Adės leksione pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe pas njė bisede tė
ngrohtė me tė, e tė drekės madhėshtore pėr nder tė pjasėmarrėsve, u larguam nga Lynchburgu me makina qė mori me qera Kudreti.
Kaluam Washingtonin, Baltimoren dhe qėndruam nė New York, ku fjetėm njė natė tek vajza e Shanės, e tė nesėrmen vizituam Monumentin
madhėshtor tė Lirisė.
Ditėn tjetėr mbėrritėm nė Boston tek vajza e shpresės dhe Dantja i Dushe. Folėm nė telefon me Bardhylin, Ganen e Zenelit,
Irenėn e Luanit e shumė fteriotė tė tjerė, qė nė Amerikė janė mbi 60 veta.
Vizita nė kishėn e Fan Nolit, nė restorantin e Antoni Athanasit, nė godinėn ku nga kati 54 duket tėrė Bostoni, i dha fund
qėndrimit tonė nė Amerikė, e nėpėrmjet aeroportit Xhon Kenedi tė New Yorkut, fluturuam nė Bruksel. Nė kėtė rast na u bėnė
dy netė bashkė.
Ditėt e fundit tė qėndrimit tonė nė Bruksel, vizituam Gjermaninė, Hollandėn, Luksemburgun dhe ne fund Parisin e bukur me kullėn
Eifel, Harkun e Triumfit dhe objekte tė tjera me famė botėrore.
Ngado qė shkuam, mė e dashur na duket Shqipėria jonė, Tirana dhe ne veēanti Fterra jonė e bukur.
Dilaver
SHKURTI
Nr. 29 – gusht 2002