MAKSI KRAHÈSOHET
VETÈM ME MAKSIN
- Eja, me tha , kur te duash. Fterjotet jane me te mirepriturit,
se dhe une i tille jam. Jam ne pune nga ora 08.00 deri ne
oren 13.00. E di ti, ne kliniken tek 21- dhjetori, ish lagja 9, kati i dyte.
Kur u ngjita ne katin e dyte, ne te majte, me terhoqi vemendjen nje grua e moshes se trete, qe ka
kapercyer kufijte e vitit 80, nje nene me fytyre te embel, e thinjur e tera, qe te imponon respekt
shpirteror. Rrinte ulur ne nje stol tek dera e mjekut kardiolog, Prane i rrinte biri i saj, Beni. Priste
kjo Nene fisnike te hynte tek doktorri. Ishte Xhanja jone, e cila, siç ka emrin, ka dhe shpirtin. Ishte Xhane
Matja, motra e Turhanit dhe Fuatit, bija e nene Fatimese, "nje grua spartane", siç e cilesoi ate dite janari,
Memo Meto oratori, nate dite ne sherbim.
Sa i vura doren tek supi, Xhania ngriti koken, duke i qeshur dhe syte e saj, qe ne thellesine e tyre pasqyronin
nje shpirt te paster. E perqafova dhe me perqafoi.
- Pse nuk ke hyre, i thashe.
Apo nuk eshte brenda Maksi yne?
- Jo, Ai eshte, mu pergjigj qetesisht, por me radhe, o Bir, se nuk dua te perfitoj nga qe eshte djali yne.
Nuk me gjen gje, se prita pak.
Nderkaq, si me porosi, klienti qe ishte brenda, hapi deren dhe doli jashte.
-
E, si tu duk mjeku ?, e pyeta ate qe sapo doli.
-
I zoti eshte, shpirt njeriu eshte. Ç'te te them tjeter, o zotni ?
Bashke me Xhanen
e Benin, hyra dhe une brenda.
E pershendetem
doktorr Maksin. Rrinte ne pozicion mjeku profesionist, i veshur drite ne te bardha. Dhe tere respekt e dinjitet,
duke buzeqeshur na zgjati doren, duke na e shternguar ate miqesisht. Pa u vonuar me muhabete pa vlere, nisi me
njehere nga puna. E pyeti per shendetin e saj. E pyeti sikur ta kishte Nenen e vet.
-
E ke festuar 80-vjetorin e lindjes?,- e pyeti Maksi.
-
E kalova, o djale.
-
Te rrosh sa me gjate, i uroi doktorr Maksi. Por kur te festosh 90-vjetorin do te na ftosh, se do te vijme me kenaqesi.
-
Fterjoti tek fterjoti vete dhe pa ftuar, iu pergjigj e qeshur Xhania.
Kur doktorr
Maksi po i bente viziten, mua me terhoqi vemendjen ambjenti. Mbi tavolinen perpara tij, nje manual mjekesor.
Ngjitur, libra te tjera mjekesore per kardiologjine, madje dhe ne gjuhe te huaj. Prane dhe nje fjalor i madh i
gjuhes angleze. Ne mure, mbrapa tij, nje tablo me pamje ne prerje te ndryshme te zemres se njeriut. Ne kend, nje lule Shqiponje. Thjeshte dhe bukur gjitheçka. Kam shkuar e kam pare dhe
zyra pune te jo pak mjekeve te tjere. Por, nje pasterti dhe nje ambjent te tille, kaq harmoni qe te ngjall kenaqesi,
nuk e kam hasur.
-
Me gezon, i thashe, qe te rrethojne librat dhe lulet.
-
Me keto u rritem, ma ktheu, dhe me keto jetojme. Nuk bejme dot ndryshe..Libri
dhe lulja jane jeta ime.
Mua mu kujtua Shkrimtari
i madh, Gorki, qe thoshte se libri eshte mesuesi me i mire i jetes.
Biseda plot kulture
e miresi e tij, bashke me ate ambient per zili, ma gezuan shpirtin. Ne mendje me erdhi Babai i tij, Safeti, qe tere jeten
ka qene dhe mbetet simbol i miresise fterjote. Dhe nuk thone kot: beme o Babe, te te ngjaj.
U largova bashke me Kanon time, te cilen e vizitoi me merak. Per miresjelljen dhe kujdesin e tij per
njeriun, per zotesinè e tij profesionale, si kardiolog, tashme i njohur dhe me emer ne mbare vendin tone,
e mbajtem ne goje, duke ia treguar kete dhe bijes tone ne shtepi.
-
E mo Babi, se keshtu i lavderon ti te gjithe fterjotet, me tha Bija jone, Valdi.
- Se
ashtu eshte e verteta, o Bija e Babit. Por, ama, Maksi eshte shume here i mire.
Maksi eshte per marshalla. Maksi eshte
dhe qytetar i mire, dhe kardiolog i afte. Maks Memi krahesohet vetem me Maks Memin.
-
Krahesimi eshte i goditur, tha Kanua, si nje mesuese e mire letersie.
Guro
ZENELI
Nr. 27 – prill, 2002