LE TA KUJTOJMĖ XHA SALINĖ
Xha Saliu qč nga fteriotėt mė tė hershėm tė Tiranės. Tėrė jetėn ka qėnė punėtor e punoi me ndershmėri. Jeta nuk i ka ecur
dhe aq pėr mbarė, por ai asnjėherė nuk u ligėshtua dhe e pėrballoi atė me vėshtirėsi. Fteriotėt e kujtojnė me respekt. Edhe
ata qė banonin nė fshat, edhe ata qė erdhėn nė Tiranė. Shtėpia e tij, kurdoherė e vogėl e me fėmijė, ka qėnė e hapur me bujari.
Nė vitet e vėshtira tė sė kaluarės, kur nuk gjeje as hotel, Sali Ēeli hapte portat, hapte zemrėn pėr bashkėfshatarėt.
Sa herė qė ndonjė bashkėfshatar merrte shtėpi kėtu nė Tiranė, Saliu qe i pari qė shkonte ta ndihmonte. Se qe jo vetėm i papėrtuar,
por dhe me duar tė arta. Ishte elektriēist vitet e fundit, por i zinte dora dhe pėr hidraulik, edhe pėr marangos, pėr gjithėēka.
Edhe kur dikujt nga fteriotėt i ndodhte ndonjė fatkeqėsi, edhe kur dikush kishte gėzime familjare, Sali Ēeli do tė qe i pari.
Fėmijėt i rriti me mundim, u dha shkollė e zanat, aq sa tė bėheshin tė aftė pėr jetėn.
U rehatua e u ripėrtėrit
kur u martua me bashkėshorten e tij tė urtė, Sevdenė. Tė dy sikur u ujdisėn pėr njėri-tjetrin. Tė dy nuk ndaheshin, i shikoje
gjithėnjė bashkė. Fituan respektin e dashurinė e bashkėfshatarėve, por dhe tė banorėve tė pallatit ku jetonin e tė gjitonėve
pėr rreth.
Le ta kujtojmė xha Saliun, fteriotin e ndershėm e mikpritės, le ta kujtojmė tė qeshur e tė dashur siē ishte, le ta kujtojmė
me shakatė e “thumbat” e tij tė lezetshėm, le tė kujtojmė e respektojmė virtytet e thjeshtėsinė e tij tė rrallė.
Bukuria e njeriut qėndron tek thjeshtėsia dhe shpirtmadhėsia.
Shpirti i tij i
madh prej vitesh prehet i qetė nė xhenet.
Bardhyl XHAMA
Nr.18 – shkurt, 2000