
AMANETI
I HIQMETIT : MOS E LINI FSHATIN TĖ PĖRĒAHET
Me vjen keq qė nuk shkruaj dot shumė kujtime pėr Hiqmetin e dashur. Me karakterin e tij tė fortė, zemrėn e madhe e tė ēiltėr,
me buzėqeshjen e pėrhershme, kishte fituar simpatinė jo vetėm pėr fshatarėt, por tė gjithė ata qė e njihnin.
Pas okupimit fashist Hiqmeti ishte i pari nė fshat qė propagandoi luftėn kundėr okupatorit. Puna e tij nuk u pėrqėndrua vetėm
nė Fterrė, por nė tė gjithė fshatrat e Kurveleshit e tė Rrėzomės. Hiqmeti ka shkrirė pėr atdheun gjėnė mė tė shtrentė, gjakun
dhe jetėn e tij, mė 30 gusht 1943.
Nė datat 27-28 gusht Hiqmeti erdhi njė natė nė Fterrė pėr tė takuar familjen, shokėt e dashamirėsit. Nė mėngjezin e datės
28 gusht duke kaluar xhadesė, te portokalja e Brahe, mė flet mua. U takuam dhe u pėrqafuam dhe mė uroi qė isha pranuar nė
parti. E percolla deri tek pėrrali mbi Rukaj, i propozova tė shkoja edhe unė me tė. “ Jo, mė tha, - duhet tė rrish nė
fshat, tė punosh qė tė fitosh simpatinė e tyre dhe porosia ime ėshtė qė tė luftoni tė mos pėrēahet fshati”.
U ndamė me tė pėr tė mos u takuarmė, por fjala, karakteri, burrėria, dashuria e buzėqeshja, nuk do tė shlyhen kurrė nga unė
dhe nga tė gjithė ata qė e kanė njohur dhe kanė punuar me tė, tek tė gjithė ish nxėnėsit e tij tė shkollės sė Fterrės.
Gjatė gjithė kohės sė luftės dhe nė vazhdim u punua pėr tė mbajtur amanetin e tij qė fshati tė mos pėrēahet. Dhe mendoj se
pėr kėtė kemi tė drejtė tė krenohemi tė gjithė bashke.
Safet MEMI
Nr.3 – shtator, 1997
…HIQMET
DUSHA KOMISARI, NDĖR TĖ PARĖT, ISH I PARI…
Hiqmeti aktivitetin
politik e kishte filluar qė nė shkollėn Normale tė Elbasanit, ku u pranua edhe nė rininė komuniste. Pėr
veprimtarinė e tij antizogiste nė vitin 1939 pėrjashtohet nga shkolla. Mė 7 prill 1939 merr pjesė nė demostratat e studentėve.
Nė shtator 1940 erdhi mėsues nė Fterrė dhe menjėherė filloi aktivitetin revolucionar. Me rastin e 28 – vjetorit tė
Pavarėsisė nė fjalimin e tij midis tė tjerave tha: “ Populli dhe rinia Shqiptare nuk e durojnė dot robėrinė, neve
nuk i durojmė dot tė huajt nė vatrat tona, pėr liri e pavarėsi populli ynė ka derdhur shumė gjak dhe po ta lypė nevoja do
tė derdhė pėrsėri”. Hiqmeti porositi nxėnėsit qė tė mos nderojnė alla fashiste. Mė vonė, nga viti 1942, me inisiativėn
e tij griset flamuri fashist dhe nuk u dėrgua asnjė i ri nga Fterra nė Itali nė aktivitete qė organizonte partia fashiste.
U shqua si edukator
i brezit tė ri me ideyė e reja pėrparimtare pėr kohėn. I njihte mirė bashkėfshatarėt dhe u dinte tė gjitha brengat dhe hallet
e tyre dhe pėrpiqej t’ua lehtėsonte ato. Rreth tij u grumbulluan tė gjithė fshatarėt dhe ai u bė pėrēues i luftės pėr
liri, u shpjegoi dhe bindi tė rinjtė dhe fshatarėt pėr luftėn kundėr okupatorit dhe ēlirimin e vendit. Fterra dalėngadalė
u kthye nė njė bazė tė rėndėsishme dhe tė pėrhershmė tė luftės. Atje vinin vazhdimisht drejtuesit kryesorė tė qarkut tė Gjirokastrės,
tė cilėt sigurisht, takimin e parė e kishin me Hiqmetin dhe shtėpia e tij u shndrua nė bazėn kryesore tė luftės nė Fterrė.
Nė tė gjithė ngjarjet kryesore tė kėsaj periudhe ėshtė organizimi, drejtimi, mendja e ndritur e Hiqmetit qė nga krijimi i
kėshillit nacionalēlirimtar, tė njėsitit tė parė tė fshatit, tė sulmit mbi postbllokun e Borshit, ku u vra dhe dėshmori i
parė i Kurveleshit, Fuat Mato.
Nė 23 qershor 1943 nė Kondale nė Fterrė inagurohet ēeta “Toto Bolena”, ku komisar i saj caktohet Hiqmet Dusha
dhe me 7 gusht 1943 kjo ēetė inkuadrohet nė batalionin “Asim Zeneli”, i pari batalion nė qarkun e Gjirokastrės.
Nė luftėn e Libohovės kundėr garnizonit italian mė 30 gusht mori pjese edhe batalioni “Asim Zeneli”. Pas dy ore
lufte tė pėrgjakshme Libohova u ēlirua, por armiqtė tė mbyllur nė kala, tė mesėrmen u vijnė pėrforcime nga Gjirokastra dhe
lufta vazhdon. Pikėrisht nė kėto pėrpjekje, midis katėr dėshmorėve, ishte dhe komisari trim Hiqmet Dusha, i cili ishte ndėr
tė parėt qė u hodh nė sulm. Shembulli i trimėrisė sė tij u pėrhap gjithandej. Nė kujtim tė tij, ēetės dhe me vonė batalionit
“Dishnica” nė Pėrmet ju vu emri “Hiqmet Dusha”.
Hiqmeti sot kujtohet jo vetėm nga bashkėfshatarėt e tė gjitha moshave, por emri i tij ėshtė bėrė i njohur nė shumė zona tė
tjera e veēanėrisht nė krahinėn e Kurveleshit, ku ai ka pasė dhe aktivitetin kryesor.
Dilaver
SHKURTI
Nr.3 – shtator, 1997