TERE KOHET - ME DJERSEN E
BALLIT
-
Interviste me Saide Shkurtin, bija e Nezir Shkurtit dhe Vide
Gjonit –
Cila eshte, shkurt, historia e familjes tuaj, qe ju dini apo qe ju kane thene prinderit tuaj?
Ka qene familje
e varfer. Di qe Gjyshi, Haxhiu, ishte djali i Qamilit dhe Aishese nga fshati Çorraj.Gjyshi im qe ne moshen 2 vjeçare mbeti
jetim. E rriti e ema, Aisheja, qe ishte nje grua shume punetore dhe e zgjuar. Djalin e vetem e edukoi dhe i dha virtyte
te çmuara, si ndershmerine ne marredhenie me te tjeret dhe dashurine per punen e per jeten.
Gjyshi im, Haxhiu u rrit
me hallet e jetes. Fati i ra te martohej me Hatemen, bijen e Meto dhe Fatime
Kofines.Edhe Fatimeja ishte nga fshati Çorraj. Gjyshja, Hatemja, nuk kishte vella, por kishte tri motra. Nene Hatemja u martua
me Gjyshin tim, Haxhiun, qe ne moshen 13 vjeçare.
Çfare ju sjell
ndermend Gjyshi dhe Gjyshja juaj ?
Familja Shkurti, kur u
martuan Haxhiu me Hatemen, ishte e varfer. Te dy, ne krah te njeri-tjterit,
i vune gjoksin punes. Ca toka per kullote i kthyen ne toke buke. Ndertuan dhe shtepi ne fshat. Shtepia eshte djegur
dy here nga luftrat, me 1913-14 dhe 1943-44. Shtepia qe eshte tani ne Fterre eshte ndertuar nga dy gjysherit e mi per se treti.
U moren dhe me pak ara ne Gjinali, Mortovice, ne Lugun e Thelle, qe i kthyen ne koshtra me ullinj e portokale, rrush e fiq.
Di qe rreth viteve '30-te gjysherit e mi u vendosen ne Vidhez qe ishte per kullote bagetie. Ketu ka patur nje krua te fresket. Ketu ndertuan jeten. Ketu dhe ne
fshat linden e rriten 10 femije, 3 djem e 7 vajza. Gjysherit i kam dashur. Nene Hatemen e kam me te gjalle ne kujtese, si grua - burrereshe. Gjyshin e di qe e kam
patur te mire e te drejte. S'di ç'te them tjeter. Babai im, Neziri ishte femija me i madhi. Dhe nuk thone kot, i madhi-kusure madhi. Femija me e vogel eshte Halla ime,
Lisbona.
Duke te shprehur
ngushellimin per humbjen e Babait tuaj, a mund te na thuash mberesat e tua per Njeriun tuaj te dashur?
Di qe Babai ishte
nje njeri shume korrekt ne tere jeten e tij. Di qe ka punuar tere jeten me ndershmeri e drejtesi. Di qe nuk ka ngaterruar
asnje njeri, por ka pare punen e hallet e familjes se vet. Di qe ka dashur dhe respektuar jo vetem fterjote, por dhe
tere shoqerine e punes qe zuri ne Kombinat, qe kur erdhi ne vitin 1951 e deri sa nderroi jete ne kete vit, para pak muajsh.
Babai ka patur barren e halleve te gjithe vellezerve dhe motrave. Edhe gjate Luftes Antifashiste qendroi ne shtepi e me bageti,
ndersa vellai i tij, Xhaxhi Mezani doli partizan, i cili tashme eshte dhe veteran i asaj lufte patriotike.
Po per te tjeret
çfare mund te na tregoni?
Te dhjete femijte e Haxhi Shkurtit u shperndane ne punera te ndryshme ne te gjithe Shqiperine,
si neTirane, Vlore, Durres e Sarande. Krijuan familje. Kane bere e po bejne nje jete te thjeshte e te paster.Edhe ne bijte
e bijat dhe niperit e mbesat e Babait jemi shperndare deri jashte Atdheut, siç erdhi koha sot dhe jetojme te gjithe mire e
shendoshe. Jemi plot, e plot u befshim.
Po per familjen
tuaj çfare mund te na shpjegoni?
Jam mesuese. Jam
e martuar me Beqirin. Burri im eshte inxhinier elektrik ketu ne Tirane, ne Fabriken e Bukes. Kemi dy femije, Vilmen dhe Saimirin. Vajza eshte studente ne Itali
per sociologji. Djali eshte student ne Fakultetin Ekonomik. Te dy i kemi te mbare e te mire. Ne familjen tone bejme nje jete
normale dhe te mire.
Po me fterjote
a jemi te lidhur ?
Si nuk jemi. Mua
me kane lidhur shume te dy prinderit e mi, dhe Babai dhe Nene Videa, se qe te dy kane qene gjithmone te lidhur ngushte me
fterjote. Edhe Beqirin,burrin tim, e kam siç i thone ne Fterre qe "dhenderri i mire, eshte djale i pare i fshatit".
E pranon Beqiri
juaj kete?
Po ne fakt eshte
i mire, dhe perderi sa eshte i mire, do s'do, e pranon.
Ju faleminderit.
Intervistoi
G.Z.
Nr. 25 –
dhjetor, 2001