PAK FJALE, ME MIRENJOHJE PER XHA HYSNIUN
E
BULLË DARON…
Ka disa fise ne Fterren tone qe per arsye te ndryshme nuk kane lene mbiemer. Por dhe ata kane patur jeten e tyre, te
cilen e kane lene ne kujtesen e bashkekohesve. Eshte i njohur per fterjotet mbiemri
Trakaj. Emer ne kete fis ka lene Hysni Trako. Emer ka lene dhe teze Daro, apo bullë Daro, ne te folmen e Fterres sone. Hysniu
dhe Daro Dhulja perbenin nje çift model per kohen qe jetuan. Mbeten nje familje shembullore ne kujtesen e te gjithe
atyre qe i kane njohur, qe ne Fterre e gjer ne Vlore. E lane fizikisht Fterren qe ne moshe te re. Kushtet i detyruan.
Por shpirtin fterjot dhe vendlindjen e tyre nuk e ndane asnjehere nga vetja.
Ne fillim te viteve tridhjete, 1932, Hysniu u vendos ne lagjen Karabash, qe
aktualisht quhet “15 tetori”. Si familje fterjote, eshte me e hereshmja ne Vlore. Lane pas vetem nje bije, Bejxhene
e mire, qe ishte po aqe e mire, sa ata qe e linden. Me punen qe beri Hysniu, e rregulloi ekonomine familjare, madje u be i
kamur. Per disa vjet punoi si nepunes ne shoqerine ndertim-rruga. Ne vitin 1940 iu fut bisnesit ne ortakeri me nje mikun e
tij. Me pune te vullnetshme e me korrektese reciproke e rriten dhe e zhvilluan bisnesin e tyre. Ne fillim bene tregeti me
pakice. Me vone u moren dhe me lende ndertimi. Xha Hysniu ishte nga bisnesmenet e pare fterjote. Ai u be nje nga bisnesmenet
më në zë në Vlore. Shtetezimi i nderpreu aktivitetin privat. U detyrua te futej si teknik ne zyrat e pasurise se shtetit.
Tere jeten punoi me korrektese, ndaj ishte i nderuar ne pune e ne shoqeri..
Perhere i
mbajti lidhjet, dhe me vendlindjen, dhe me fterjotet, ne Vlore e gjetke. Edhe krushqine e beri me fterjotet-kofinaj ne Vlore.
Kete psikologji e nxisnin dhe çifti, Dervish Shkurti e Sane Hadushi, qe e ushqyen miqesine trakaj-kofinaj. Ishte kuptimplote
kenga e kenduar ne fejesen e Bejxhese me Safetin, qe e kendoi Dervishi, ne te cilen, mes te tjerash, thuhej: Profesori
me xhube,( eshte fjala per Xhevdet Kofinen), / me ftoi te pime kafe/ dy kafe e dy raki,/ me tha : do bejme krushqi/.
Dhe krushqia vajti mbare tere jeten. U bene miqesi, u bene shtepi, qe me bijen Bejxhe
dhe dhenderrin e tyre Safet, lane pas gjashte femije, tashme te rritur, qe nga Sezaiu, nipi i Hysniut dhe Daros, dhe
mbesat: Violeta, Diana, Lumtua, Elvira dhe Liza. Nuk thone kot: ne mos rrjethte, do pikoje. Ndaj, te gjithe jane, njeri me i mire se tjetri.
Tradita e lidhjes me Fterren dhe fterojtet vazhdon. Edhe pse nuk kane lindur atje ku u ka rene koka Hysniut e Daros,(gjyshi
dhe gjyshja), perseri Sezaiu apo Elvira, dhe cilido nga pasardhesit e Hysni Trakos, deri ne sterniper, ne nje forme a ne nje
tjeter, jane te lidhur me Fterren dhe fterjotet.
Sa here takon niperit e mbesat, apo sterniperit e Hysni Trakos, si pa dashje te vjen ndermend nje burre me trup mesatar,
i shendetshem e i pashem, fjalepak e fjalerende, me kapele republike plot gusto, qe ecte ngadale, gjithnje ne pune te tij,
pa ngaterruar askend. E bashke me te te del perpara syve dhe Daro Dhulja, te cilet nuk mund te shkeputesh per asnje çast nga
i shoqi i saj, Hysniu. Bukuria e perjeteshme dhe trupi si lastar, deri ne moshe te thelle, se bashku me virtytet e saj,
ishin nje stoli e veçante e Bulle Daros. Familja Hysni- Daro e kaluan jeten me pune, por gjithmone me dinjitet e me
nder, qe diti te nderoje te tjeret. Ndaj lane pas emer te nderuar. Ndaj me mirenjohje shkruam pak fjale ne gazeten «Fterra
jone»
Musa
SHKURTI
Nr. 31 – dhjetor 2002
|