
Ē’TĖ TĖ THEM TJETĖR? MĖ KA MARRĖ MALLI PĖR FTERRĖN
-
nė 34 vjet inxhinier- mbi 60 studime e projekte inxhinierike -
Pyetje: z. Islam,
ju kini lindur e rritur nė Fterrė. Edhe shkollėn 7-vjeēare e mbaruat po duke qėnė nė Fterrė. Si mundėt tė shkėputeni prej saj?
- Ne kushtet
e jeteses qe bente familja ime, kur une isha i vogel, ne Fterre e nė Galisht, ishte vėshtirė tė tė lindte mendimi per
arsimim te mesem, pėr mė tepėr tė larte. Por unė i jam mirėnjohės gjyshe Xhekos, qė mė nxiste, duke bėrė here pas here krahasime
me shumė djem te fshatit, te larguar e te arsimuar.
Unė jam
me brezin e tė rinjve tė Fterrės, qė filluam shkollėn 7-vjeēare, jo mė nė Kuē, por nė Ēorraj. Nga Fterra ne Ēorraj shkonim
e vinim ēdo dite me kembe. Kushtet e terrenit dhe veēanėrisht dimri ishin tė vėshtira. Ne kujtesen time nuk harrohen rastet
kur ne shkolle shkonim te lagur nga shiu dhe tė lagur rrinim gati gjithe diten, duke u tharė nė trup. Shpesh, nenat ēorrjote
te lagjes sė poshtėme, na kthenin ne shtepite e tyre per tu tharė e pėr tė pirė diēka tė ngrohtė. Kjo sherbeu, si njė shkollė
tjeter ne jete pėr tė forcuar vullnetin dhe kėmbėnguljen pėr tė mėsuar mė shumė.
Mbarova
shkollėn 7-vjeēare ne vitin “58-tė. Formimi i kooperativės bujqesore kufizoi shume largimin e tė rinjėve nga fshati. Edhe
te drejtat e studimeve u kufizuan. Megjithatė, pėrfitova njė tė drejtė studimi pėr nė shkollėn 2-vjeēare tė rezervave te punės
nė Vlorė. Mė dukej se kisha prirje profesionale. Babai im, Zoto ishte njė mjeshtėr nė pėrpunimin e drurit.
Mosha
ime e vogel dhe kushtet qe gjeta nė atė shkollė, me bene pesimist, deri sa shpesh mendoja tė ikja fare nga shkolla. Nė atė
moment delikat m’u gjėnd si me porosi, xhaxhai im, Sihati, officer nė atė kohė nė Vlorė. Kėshtu, une iu pėrvesha
mėsimit qė tė dilja nje nga nxensit me te mire te shkolles. Kjo bėri qė Ministria e Ndertimit dhe Shkolla te mė pėrzgjidhnin
mua per te vazhduar shkollen e mesme per Teknik Ndertimi ne Tirane. Nė kėtė shkollė mė lindi dėshira pėr t’u bėrė
inxhinier.
Pyetje: Po pasi mbaruat studimet pėr inxhinier
nė universitetin e Tiranės, si u zhvillua jeta juaj?
-
Ne vartesi edhe te rezultateve te arritura nga mbarimi i Fakultetit
ne 1969, u emrova nė njė nga qendrat me te rendesishme studimore dhe projektuese te kohes, siē ishte Instituti Shtetror i
Studimeve dhe Projektimeve ne Tirane. Mė vonė, me krijimin e Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve te Hidrocentraleve,(
sot Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike ), mė takoi tė punoj nė kėtė institut. Profesionin tim e kam
dashuruar. Prandaj kam punuar me pasjon dhe me pėrgjegjėsi tė pėrherėshme. Kryesisht kam punuar ne inxhinjerine e ndertimit,
ne fushen e studimeve dhe projektimeve te hidrocentraleve. Kam bėrė shumė studime si autor kryesor nė hidroenergjetikė, si
bie fjala: Parashikimi dhe studimi i hidrocentraleve qe mund te ndertohen mbi lumin Vjose, Devoll, Osum etj.Disa hidrocentrale
te tjere jane ne fazen e projekt-ideve, qe presin investime. Kam qėnė projektues ne hidrocentralet: Fierz, Koman, Banje, Bushat,
Bovillė, Bogova, Gjanē, e deri ne projekte modifikuese si psh. pėr hidrocentralin e Smokthines etj. Kam hartuar dhe projekte
te tjera konstruktive per objekte civile dhe shoqerore si: rruge, ujėsjellės, mbrojtje lumenjesh, banesa,etj. sidomos ne ndertim
e hidroteknikė. Njėherazi, kam qėnė dhe pėrgjegjės
i sektorit tė studimeve perspėktive tė institutit, qė prej krijimit tė tij, duke kryer detyrėn si pėrgjegjės, si kryespecialist
apo si kryeinxhinjer i Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike(
I.S.P.H.).
Pyetje: Nė kushtet e njė pune intensive
dhe tė jetės nė Tiranė, si i kini mbajtur lidhjet me Fterrėn dhe fterjotėt?
- Megjithese ka rreth 45 vjet qe nuk banoj ne Fterre, lidhja ime
nuk eshte nderprere. Kjo sepse Fterra ėshtė vėndlindja ime, por edhe se atje kam patur njerėzit e familjes, prinderit dhe
vellezerit dhe njerėz nga fisi im. Kėtė lidhje ma ka nxitur dhe gruaja ime, Hanushja, me origjinė nga Gjirokastra, e cila
me ka respektuar jo vetėm mua, por dhe fisin e tė gjithė fterjotėt. Kjo ka bere qe te shkojmė bashkė nė Fterrė dhe nė gėzime
dhe nė hidhėrime. Dhe kėtė rrugė e kemi bėrė tė 34 vjetėt e martesės sonė, sė bashku me dy fėmijtė tanė, Ledinėn dhe
Andin. Ledina ėshtė mėsuese e edukimit fizik dhe bashkė me familjen e saj jeton e punon nė Itali. Ndėrsa djali ėshtė student
nė inxhinieri elektrike. Veēanėrisht djali ka patur dėshirė tė veēantė pėr tė shkuar dhe nė stane e deri nė Galisht, Gurrė,
etj. Tani nė Fterrė kam Nėnė Xhevon, vėllain Sulo me Mison. Vėllanė tjetėr, Flamurin, me familjen e tij, e kam nė Sarandė.
Ndėrsa, motra Fatmira, ėshtė kėtu nė Tiranė.
Pyetje: Si mund t’i komentoni kėto lidhje kaq tė ngushta nga gjithė familja juaj?
- Ne ndergjegjjen time kane lene gjurme te thelle hallet e familjes
tone ne Fterre. Njėherazi, prindėrit, Zotua e Xhevua, na kanė rritur me vėshtirėsi, por na kanė edukuar qė tė sigurojme dhe
jetesėn mė djersėn tonė. Kėtu ka ndikuar dhe njė faktor tjetėr. Nė familjen tone per shume vjete ka patur dhe fatkeqesi tė
rėnda, siē kanė qėnė: vdekja e tre vellezerve: Mahmutit, Illos dhe, se fundi, Diktimit, qė na kanė pikėlluar. Kėtu dua tė
kujtoj dhe vdekjen e babait tonė tė dashur, Zotos, qė vdiq parakohe, aksidentalisht. Nuk mund tė harrojmė humbjen e madhe
qė kane patur gruaja e Yllos, Moza, me dy vajzat dhe gruaja e Diktimit, Ēaparja me dy vajzat, qe kanė mbetur jetimė.
Dhėmbja e plagėt e Nėnė Xhevos, dhe psherėtimat e lotėt e saj, nuk kanė tė treguar.
Pyetja: Duke qėnė kaq tė lidhur, a kini ndonjė merak pėr Fterrėn tonė?
- Unė kam pėrshtypjen, kush mė shume e kush mė pak, tė
gjithė fterjotėt kanė merak pėr problemet qė ka aktualisht Fterra. Edhe unė, si bir i Fterrės, herė pas here, kam bėrė diēka
pėr tė. Kėshtu nė vitin 1972 bėra projektin e ujėsjellėsit tė Fterrės, me marrje nga Ngurrėza. Bashke me Kadastrėn e rrethit
Sarandė, po nė ato vite, punova pėr planin rregullues te Fterres. Duke punuar dhe nė seksionin e ndertin-komunikacionit te
Sarandės, kam bėrė dhe projekte tė disa segmenteve tė rrugės Borsh-Fterrė-Kuē, ku, protagonisti kryesor i saj, ka qene Refik Bezhani. Deshire te veēante kam patur qe, ne Fterre te ndertohej nje
hidrocentral. Ndaj ne vitin 1975 hartova nje projekt per te shfrytezuar ujrat e Gjezhdanices dhe te Ngurrezes me ane te nje
hidrocentrali ne lumrat e Maēe, qė si dhe investime te tjera, edhe ky ngeli pa u realizuar. Dua tė nenvizoj se, per kushtet
e sotme, per investitoret vendas, eshte me leverdi te merret me konēension Hidrocentrali i Fterres, tė cilin e favorizon.dhe
ligji i shtetit.
Aktualisht,
ne kushtet e ekonomise se tregut dhe te zhvillimit te turizmit, eshte jetik asfaltimi i rruges automobilistike Borsh-Fterre.
Ky ėshtė preokupimi mė i madh i tė gjithė ne fterjotėve dhe detyrim i pushtetit vendor. Prandaj, kohėt e fundit jam pėrpjekur
dhe kam bėrė njė studim-projekt pėr xhaden Borsh-Fterrė, i cili po tė gjėjė zbatim, do tė jetė njė shpėtim pėr ekzistencėn
e Fterrės dhe lidhjen e fterjotėve me vendlindjen tonė. Edhe qendra e fshatit gjithashtu ngelet nje projekt i parealizuar.
Shpresoj dhe besoj se nė mos shpejt, vonė, ky zhvillim do tė vijė. Kjo varet dhe nga pėrpjkjet qė mund tė bėjmė dhe nga mundėsitė
qė kemi.
Ē’tė
tė them tjetėr? Mė ka marrė malli pėr Fterrėn.
-
Ju faleminderit.
Intervistoi Guro ZENELI
Nr. 33 – prill 2003