FTERIOTET

Mukadez Ruka

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

MIRĖNJOHJE NDAJ PRINDĖRVE,

MIRĖNJOHJE TRADITĖS ARSIMDASHĖSE TE FTERRĖS

 

- Intervistė me znj. Mukadeze Manēe ( Ruka ) , profesore e asocuar, pedagoge, pėr 36 vjet pa ndėrprerė, nė Universitetin e Tiranės, duke qenė dhe mėsimdhėnėse dhe studiuese shkencore nė linguistikė -

           

- Viti i Ri ėshtė festė tradicionale, kryesisht familjare. Si e pėrjetoni ju kėtė festė ?

            - Atmosfera e festės nė ēdo fund viti, krahas haresė, mė sjell dhe pak trishtim. Ēdo vit njeriu shkruan njė kapitull tė jetės dhe nė fund tė tij kthen kokėn pas pėr tė rijetuar pėr pak ēaste gėzimet dhe sukseset e arritura, ndėrsa mundohet tė lerė pas hidhėrimet dhe dėshtimet. Ky vit qė po mbaron mė ka sjellė shumė arritje, gėzime dhe kėnaqėsi, por edhe pak trishtim pėr mbylljen e karrierės si pedagoge, – pasionin e jetės time.

            - Mund t’i thoni lexuesit tonė se si e keni festuar ju nė vite, kėtė festė ?

- Vitin e ri ne tradicionalisht e festojmė nė familje. Kur prindėrit (Hava e Sinan Ruka) ishin gjallė, ēdo 1 Janar ne mblidheshim tek ata dhe uronim njėri – tjetrin pėr festėn. Ishin vėrtet festa tė gėzueshme ku Lirimi ia merrte kėngės labe, Ajeti ia kthente dhe nė bashkoheshim nė iso. Momenti mė i bukur i kėtyre festave ishte imitimi i filmave komikė nga Idealja, Lumturia dhe unė, kur tė qeshurat kumbonin nė dhomė. Ēaste padurimi kalonim kur ndahej byreku me “lekun e fatit” brenda, traditė, e cila vazhdon edhe sot nė familjet tona. Bisedat pėr Fterrėn dhe fteriotėt ishin pjesė e pandarė e kėtyre festave tė paharruara. Unė jam larguar nga Fterra nė njė moshė shumė tė vogėl, vetėm 5 vjeē, por falė kujtimeve dhe bisedave pėr tė nė familje, ajo ka qenė pėr mua pėrherė e afėrt dhe e dashur, sepse ajo ėshtė brenda meje.

- Familja Hava e Sinan Ruka konsiderohet njė familje e madhe. Ē’mbresa keni ju  dhe si arritėt tė shkolloheni ju bijtė e bijat e tyre?

- Largimi nga Fterra dhe vendosja nė Tiranė ishte njė ngjarje e rėndėsishme pėr familjen Rukaj, njė familje e madhe me 9 pjesėtarė. Ajo kishte nevojė pėr shumė krahė pune, kėshtu qė motrat dhe vėllezėrit mė tė mėdhenj u futėn nė punė. Ndonėse isha fare e vogėl, mė kujtohet njė bisedė e Lirimit me babain. Lirimi, qė atėherė ishte vetėm 13 vjeē dhe punonte nė Kombinat, njė ditė, i brengosur, i thotė babait: ”Shokėt e mi filluan shkollėn e mesme, po unė me 7 – vjeēare do tė mbetem?”. Babait iu mbushėn sytė me lot dhe i tha: ”Edhe ti do tė vazhdosh shkollėn dhe do tė bėhesh inxhinier, ti do tė bėhesh mė i mirė se shokėt e tu, sepse edhe punon edhe nė shkollė do tė shkosh”. Dhe kėshtu Lirimi vazhdoi Politeknikumin natėn. Prindėrit e mi ishin njerėz tė thjeshtė dhe me njė arsim minimal, por nga dashuria pėr arsimin ata bėnė sakrifica tė panumėrta qė tė gjithė fėmijėt e tyre tė merrnin arsim tė lartė. Unė ndjehem e privilegjuar qė nga tė shtatė vėllezėrit dhe motrat jam e vetmja qė i kam kryer tė gjitha etapat e shkollimit ditėn, ndėrkohė qė tė gjithė tė tjerėt kanė kryer ose tė mesmen, ose tė lartėn natėn.

- Cilėt janė ata faktorė qė e bėnė familjen, Hava e Sinan, tė  pėrballojnė me sukses sfidat e vėshtira tė jetės?

- Nuk ėshtė e lehtė tė rritėsh, tė edukosh, tė arsimosh 7 fėmijė, 5 vajza dhe 2 djem. Por cilat janė ato cilėsi tė prindėrve tė mi, qė i bėnė ata tė  pėrballojnė me sukses sfidat e vėshtira tė jetės? Ndershmėria, sinqeriteti, dashuria pėr punėn, ndjenja e sakrificės, korrektesa dhe respekti pėr tė tjerėt. Kėto cilėsi tė tyre ata janė pėrpjekur t’i pėrēojnė tek fėmijėt pėrmes shembullit tė tyre dhe pėr kėtė kanė qenė tė nderuar dhe tė respektuar nga shoqėria. Autoriteti i tyre nė familje ka qenė i padiskutueshėm. Kur ishim tė vegjėl ndodhte qė tė grindeshim me njėri – tjetrin. Nėna kurdoherė na qortonte tė dy. Njėri do tė reagonte: “Po unė s’kisha faj, ai (ajo) filloi i pari” dhe nėna i pėrgjigjej : “Edhe ti ke faj se nuk dite t’ia gjesh gjuhėn”. Kjo gjė na bėnte mė tė matur, mė tolerantė dhe mė tė dashur me njėri – tjetrin. Toleranca, dashuria pėr njėri – tjetrin dhe mirėkuptimi u bėnė pjesė e pandarė e jetės sonė. Tani qė vėllezėrit dhe njė motėr jetojnė larg Shqipėrisė, ndjejmė shumė mall pėr ta, ashtu sikurse ndjejmė shumė edhe mungesėn e motrės sonė Hajrie, qė u nda nga jeta vitin e kaluar. Lirimi dhe Ajeti me fėmijėt e tyre jetojnė nė Amerikė. Lirimi dhe Violeta punojnė si mėsues tė gjuhės shqipe pėr amerikanėt qė pėrgatiten pėr tė punuar nė Shqipėri e Kosovė, kurse Ajeti punon si mekanik. Edhe fėmijėt e tyre, duke ecur nė gjurmėt e prindėrve, kanė mbaruar shkollat e larta pėr arte, biznes ndėrko-mbėtar, inxhinieri kompjuterike, pikturė. Idealja jeton  familjarisht nė Itali dhe fėmijėt e saj kanė mbaruar Fakultetin Ekonomik.

Vitet kalojnė dhe brezat zėvendėsojnė njėri – tjetrin. Qamilja, me qetėsinė dhe menēurinė e saj tani mė ngjason gjithnjė e mė shumė me nėnėn. Tė dy djemtė e saj kanė vazhduar traditėn e familjes pėr arsimin. Lumturia me vetėmohimin e saj dhe me zemrėn bujare ėshtė mė e dhembshura nga tė gjithė.

- Ē’mund tė na thoni pėr kėnaqėsitė dhe problemet e profesionit tuaj tė bukur tė pedagogut pėr 36 vjet pa ndėrprerė ?

- Viti qė po vjen pėr mua do tė jetė ndryshe nė aspektin e punės. Unė mbylla njė karrierė 36 vjeēare si pedagoge e gjuhės ruse nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe nė Fakultetin Ekonomik. Ėshtė e natyrshme qė nė pėrfundim tė kėsaj karriere tė gjatė tė kujtosh disa nga momentet mė domethėnėse. Janė 36 breza studentėsh qė kam pėrgatitur vit pas viti me shumė dashuri e pėrkushtim. Kam pasur njė punė qė e kam bėrė me aq dėshirė e pasion, sa mendoj se isha e prerė pėr tė, dhe se asnjė punė tjetėr nuk do ta kisha bėrė mė mirė. Puna me studentėt mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi. Vlerėsimi mė i madh pėr punėn time ėshtė pėrqafimi dhe mallėngjimi i ish – studentėve tė mi kur takohem me ta. Ata sot janė ministra, drejtorė bankash, pedagogė, biznesmenė, politikanė, etj. Nė vite kam pasur edhe shumė studentė fteriotė. I kam pėrkrahur dhe ndihmuar vazhdimisht, por pa u bėrė lėshime. Pjesė e pandarė e punės sime ka qenė edhe puna shkencore, hartimi i teksteve mėsimore dhe programeve tė lėndėve, udhėheqje diserta-cionesh, diplomash, etj. Momente tė rėndėsishme kanė qenė pėr mua marrja e gradės “Doktor”, pjesėmarrja nė specializime e seminare ndėrkombėtare nė Rusi, Itali, Angli, Maqedoni e Greqi, duke kulmuar me marrjen e titullit “Profesor e Asociuar” dhe drejtimin e suksesshėm tė Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike pėr njė periudhė 5 vjeēare. Tė gjitha kėto mė kanė bėrė tė ndjehem e vlefshme dhe e realizuar nė punėn time.

            - Por sa e lehtė ėshtė pėr njė grua, qė tė jetė njė pedagoge dhe drejtuese e aftė, njė nėnė e kujdesshme, njė bashkėshorte e mirė?

- E vėshtirė, por e mundur. Nė familje kam pasur ndihmėn e pakursyer tė bashkėshortit tim,  Bardhylit, njeri me zemėr tė madhe, qė di tė falė shumė dashuri dhe tė vjehrrės sime Ajrie, gruas sė rrallė, tek e cila kam gjetur  dashurinė dhe ngrohtėsinė qė kisha tek prindėrit e mi. Gjėja qė mė lumturon janė dy fėmijėt e mi Manjola dhe Ervini. Vajza ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisė dhe Master nė Administrim Biznes dhe punon nė Bankėn e Shqipėrisė, kurse djali ėshtė student nė Itali. Ata ndjehen po aq fteriotė, sa edhe skraparllinj. Kur djali ishte i vogėl dhe e pyesnin nga ishte, ai pėrgjigjej: “Trupin e kam nga Skrapari, kurse kokėn nga Fterra”. Kur u nis pėr nė Itali,  ai mori me vete edhe flamurin shqiptar, nė traditėn e gjyshit tė tij, Nuri Vlusha (Manēe), patriot dhe Qytetar Nderi i Skraparit, kryetar i shoqėrisė “Vatra” nė Amerikė dhe Australi.

      - Po nė tė ardhmen, tashme nė jetėn e lirė, cilat do tė jenė angazhimet tuaja ?

            - Edhe tani qė jam nė pension (ose “nė profesion tė lirė” siē mė pėlqen ta quaj), nuk mund tė ndahem nga pasioni i jetės sime. Vazhdoj tė jap mėsim nė Fakultet si pedagoge e jashtme dhe nė kurse pėr mėsimin e gjuhės shqipe nga tė huajt, po punoj, gjithashtu, pėr hartimin e njė fjalori shqip – rusisht pas fjalorit rusisht-shqip qė doli kohėt e fundit. Nė orėt e mia tė lira libri vazhdon tė mbetet shoqėruesi mė i mirė. Mė kujtohet shprehja e xha Refikut “Do tė vdes duke lexuar”, por shpresoj se ka ende kohė pėr kėtė.

      - Me rastin e Vitit tė Ri, ēfarė do t’ju uronit fteriotėve tanė dhe miqėsisė tuaj ?

- Nė kėtė prag feste tė ndėrrimit tė viteve do tė doja t’u uroja tė gjithė fteriotėve dhe miqve tė mi, kudo qė ndodhen, nė Shqipėri e jashtė saj, njė vit tė gėzuar, lumturi nė familje, suksese nė detyrat e tyre dhe shumė dashuri.

 Le t’i grumbullojnė ēdo ditė pikat e vogla tė gėzimit, se me to vjen dita dhe  mbushet kupa e lumturisė. Do tė dėshiroja shumė qė tė shijojnė ēdo ēast tė jetės dhe tė mos rrinė asnjė ditė pa qeshur, se e qeshura jo vetėm tė zgjat jetėn, por pėrmirėson edhe cilėsinė e saj. Do t’ju uroja gjithė tė mirat dhe mbarsi pėr jetėn dhe punėt e tyre.

Ju faleminderit! 

Edhe ju, paēi mbarsi  pėr gjithēka qė dėshironi !

            Intervistoi, Guro Zeneli

Nr.47-dhjetor 2005

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA