EJUP MITA,
“PERSONALITET
I SHQUAR I QARKUT TĖ VLORĖS”
Ėshtė
kėnaqėsi e veēantė pėr ne fteriotėt, kur shikojnė e dėgjojnė qė njė bir i fshatit tonė i kalon caqet e nderimit brenda fshatit
dhe bėhet personalitet nė shkallė qarku.
Pas Besim Elezit, Personalitet i Qarkut tė Vlorės, ku pėrfshihet dhe rrethet Sarandė e Delvinsė, shpallet EJUP MITA.
Vlerat morale jetėsore tė Ejupit janė tė mėdha dhe ėshtė vėshtirė tė pasqyrohen nė njė shkrim tė tillė. Ato janė
vlera tė Ejupit, por edhe tė prindėrve tė tij, tė Nuriut dhe tė Shanės, janė vlera tė tė gjithė familjes e veēanėrisht tė
motrės Shaze, e cila rrėmbeu armėn nė dorė dhe luftoi, si burrėrėshė qė ishte, kundėr pushtuesve fashisto-naziztė. Kėto vlera
u ruajtėn dhe nga motrat e vėllai i tij, Ahmeti.
Ejupi u lind nė Fterrė mė 1936. I ati dhe gjyshi kanė punuar si hoxhė nė fshatrat e Vlorėa.
Shkollėn fillore Ejupi e mbaroi nė Gumenicė mė 1949, 7-vjeēaren nė Vlorė mė 1953, tė mesmen nė Teknikumin Bujqėsor tė Kamzės
nė vitin 1957 duke u diplomuar agronom i mesėm dhe pas njė viti pune si agronom nė lokalitetin e Koculit, shkon pėr studime
nė Institutin e Lartė Bujqėsor, dega e frutikulturės, tė cilin e pėrfundon nė vitin 1963.
Nė vitet 1963-1966 punoi agronom dhe pėrgjegjės sektori nė fermėn e Mifolit. Mė pas kryeagronom nė ndėrmarrjen bujqėsore “Vlora”.
Prej kėndej dėrgohet pėr specializim nė Itali. Mbas kryerjes sė specializimit emrohet drejtor i kėsaj ferme tė rėndėsishme.
Nė vitet 1972-79 emrohet drejtor nė fermėn e Llakatundit.
Si specialist e organizator i aftė qė ishte, ngarkohet me detyrėn e organizimit tė Institutit tė Pemtarisė nė Vlorė dhe pėrgjegjės
i seksionit tė bujqėsisė nė komitetin ekzekutiv tė rrethit. Puna dhe sjellja e tij bėnė qė tė zgjidhet nė kėshillin popullor
tė rrethit dhe nė komitetin ekzekutiv.
Duke qėnė drejtues e specialist i aftė, nė vitet ’80 caktohet anėtar i kolegjumit tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Po ashtu
edhe nė komitetin e shkencės e bashkėpunėtor shkencor dhe drejtor nė institutin e ullirit Vlorė. Mė 1991- 92 e nxjerrėn nė
asistemcė qė u pasua me pension tė para-kohshėm.
Ecuria e tij, duke ngjitur njė nga njė shkallėt e drejtimit administrativ e shkencort, tregon pėr aftėsitė e tij, vullnetin
e madh dhe pėrkushtimin e Ejupit nė punė, duke e renditur atė si njė nga figurat mė tė spikatura tė intelektualėve tė Vlorės.
Nė Vlorė e mė tej, shokėt, bashkėpunėtorėt, bashkėfshatarėt, miqtė, e kushdo qė e ka njohur, shprehen me vlerėsimet
mė tė larta pėr virtytet dhe vlerat e veēanta tė Ejupit tonė.
Pėr tė gjitha kėto, ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhėrin e Punės tė klasit tė Dytė dhe tė klasit tė Parė.
Jeta e tij model nuk mund tė mos tėrheqte vemendjen e pushtetarėve tė sotėm, tė cilėt, me propozim tė Drejtorisė Rajonale
tė Bujqėsisė dhe Ushqimit tė Vlorės, me vendim tė kėshillit tė qarkut, i dhanė titullin: PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT TĖ
VLORĖS me motivacionin “ Personalitet shkencor, drejtues i talentuar dhe organizator i prodhimit bujqėsor, i pėrkushtuar
pėr futjen e metodave tė reja nė zhvillimin e bujqėsisė shqiptare”
Zeko BRAHO
Nr. 43 – shkurt
2005
Luan Ēipi
Ejup
Mitaj, njė drejtues largpamės
E njoha nga afėr Ejup Mitėn kur shkova me punė nė Llakatund. Atė e gjeta atje Drejtor tė Ndėrmarrjes
Bujqėsore Shtetėrore "Lufta e Vlorės". Me profesion agronom, pasi kishte punuar si specialist i thjeshtė nė kooperativa
e ndėrrmarrje bujqėsore, kryeagronom dhe drejtor nė Ndėrmarrjen Bujqėsore "Vlora", transferohet kėtu, si "dorė e
fortė", pėr fatin e mirė tė kėsaj zone, me tradita shumė tė hershme nė agrikulturė, me mundėsi tė mėdha ndryshimesh,
por qė kishte mbetur shumė pas nga si shoqet e saj, mė tė pėrparuara pėr kohėn.
Ejup
Mita u lind nė fshatin Fterrė tė krahinės sė Kurveleshit, fshat me tradita pėr shqiptari dhe arsimdashje. Djalė i njė hoxhe
fshati u edukua, qysh ne fėmijėri me korrektesė dhe edukatė e dashuri pėr njeriun, punėn, Shqipėrinė dhe pėr librat.
Ardhur
herėt nė Myzeqe tė Vlorės, pasi kreu Institutin e Larte Bujqėsor nė Tiranė, degėn e agronomisė dhe leu kėmbėt e
njoma nė baltėn e kooperativave dhe ndėrmarrjeve bujqėsore tė rrethit tė Vlorės, duke pėrfituar njė pėrvojė tė madhe, dhe
pasi kreu dhe njė kurs pasuniversitar pėr agrikulturė nė Itali, u caktua pėr tė drejtuar bujqėsinė intensive nė fermėn
e Llakatundit. Ferma e Llakatundit, nė bėrthamėn e vet ėshtė, ndoshta, njė nga qendrat e organizuara tė prodhimit
bujqėsor e blegtoral, ndėr mė tė vjetrat nė Shqipėri. Sipas dokumentit n. 1741 tė AQV, nė vitin 1934 konsulli italian nė Vlorė
raporton: "ēifligu mė i frytshėm dhe mė me rėndėsi i krahinės Vlorės ėshtė ai i Llakatundit, pronė e familjes Vlora..." Atė
e merrte me qera gjirokastriti Rasim Babameto. Mė vonė para okupacionit italian, atė e bleu njė kont italian dhe, akoma mė
vonė, rreth vitit 1938, Kavalier Orlando, po Italia duke u pėrpjekur pėr ta kompletuar me blegtori tė racės, teknologji dhe
mekanizma tė kohės. Sidoqoftė, kjo bėrthamė megjithėse e pėrparuar pėr kohėn, ishte shumė e vogėl, rreth 250 hektarė tokė
bujqėsore dhe 100 njėsi gjedhi.
Gradualisht,
gjithė fusha e Llakatundit dhe mė pas ajo e Lubonjės, Selenicės buzė lumit Vjosė e fundit tė lumit Shashicės, deri nė kufi
me Beshishtin dhe fushėn e Myzeqesė, nė tokat e shtatė fshatrave te Topalltisė, u pėrfshinė nė nj ndėrmarrje bujqėsore tė
madhe me gati 3000 hektarė tokė, nga mė pjelloret, me 2000 njėsi gjedhi tė gjitha kategorive e racave tė zgjedhura te
blegtorisė, duke pėrfshire lopė, dele, pula dhe derra. Nuk ishte e lehte tė drejtoje dhe te organizoje punėn e tre mijė punonjėsve
tė kėsaj ekonomie me cikėl tė mbyllur dhe me njė bazė prodhuese e teknike thuajse primitive. Kur shkuam ne nė fermė, rezultatet
ekonomiko financiare, nė kushtet e ēmimeve fikse tė shitjes, ishin katastrofale. Ndėrmarrja punonte me humbje dhe merrte
dotacion shtetėror.
Duhet tė them me krenari se brenda njė kohe tė shkurtėr u bė njė pėrmbysje e madhe drejt pėrmirėsimit teknik ekonomik e financiar
tė kėsaj ndėrmarrje. Dhe, pa dyshim, merita pėr transformimet e menjėhershme i takon Ejup Mitės, kėtij drejtuesi
e organizatori tė talentuar, idealist e guximtar, qė pėr mua ėshtė, pa mėdyshje, njė nga burrat mė tė menēur, mė tė aftė dhe
mė tė ndershėm qė kam njohur, njė strateg i vėrtetė largpamės. Sė pari, ai drejtoi vetė studimin shkencor pėr pėrqendrimin,
specializimin e kooperimin e zhvillimit prodhues perspektiv tė ndėrmarrjes, mbi bazėn e njė pėrvoje dhe shfrytėzimit tė literaturės
pėr qarkullimin optimal bujqėsor dhe koordinimit tė bujqėsisė intensive me racat e zgjedhura tė blegtorisė. Kėtu u pėrfshinė
strukturat e kulturave qė do mbilleshin, nė pėrshtatje me mikroklimat dhe qarkullimin bujqėsor, puna me tokėn pėr plotėsimin
e bonifikimit, sistemimit dhe deri nė mobilimin e saj, kullimi dhe drenazhimet nė gjithė sipėrfaqen, shtimi i tokės nėn
ujė dhe pėrmirėsimi i vaditjes, ngritja e serrave diellore me xham e plasma, shtimi i vreshtave dhe pemėtarisė, ngritja e
vreshtave nė tel, shtimi dhe pėrmirėsimi i blegtorisė nė kombinim me nevojat pėr pleh organik, ngritja e pularive moderne
dhe e qendrės racore pėr mbarėshtimin e paradosave e deri te rritja e shkallės sė mekanizimit, ndėrtimi plehėrishtave, padoqeve,
stallave, hangarėve, etj.
Ejup Mita punoi shtatė vjet pėr plotėsimin e kėsaj ėndrre tė guximshme, qė u bė realitet, qė nisi nga zgjedhja
e kuadrit tė pėrshtatshėm e deri te pėrputhja e interesave dhe e sedrės sė secilit, nė njė kombinim harmonik, me tė gjitha
levat dhe institucionet e kohės, gjithnjė duke i edukuar, nė radhė tė parė me shembullin e tij vetjak. Nė dispozicion
tė tij pa rezerva u pėrfshinė: Nėndrejtori i pa lodhur Vasillaq Ndini, qė mbuloi me sukses kryesisht, sektorin e ndėrtimeve,
inxhinieri i talentuar politeknik Feri Dishnica, inxhinieri mekanik kėmbėngulės Fatmir Shkupi, agronomėt e aftė Llambro
Billa, Reuf Muhameti, Llano Llanaj e Zigur Sulo, Xhevdet Suli, Selam i\/lalaj, Pajtim Xhelo; zooteknikė e veterinerė tė thelluar
si Petref Lameborshi, Llambro Berberi, Shpėtim Suke, Dhimitraq Loli; ekonomistėt Bastri Sofia, Agace Bregu, Vladimir
Petani dhe dhjetėra specialistė e mekanizatorė tė shquar.
Po, shpirti dhe epiqendra e kėtij stafi tė mrekullueshėm idealistėsh, padyshim ishte ai qė qč njėkohėsisht, kreu i tij, agronomi
shkencėtar, Ejup Mita. I urtė dhe i ashpėr, i matur dhe i rrufeshėm, gjithnjė me libėr, penė, gėrshėrė, drapėr, lopatė nė
dorė do mė kujtohet, drejtori im i dashur, Ejup Mita. Asnjė shenjė lavdie, pa bujė, pa as mė tė voglin pretendim pėr
komoditet e rehati, mjeshtėr i aksioneve masive, karakteristikė pėr bujqėsinė nė kohė fushatash, shembull personal nė punė.
E gdhinte me traktoristėt nė kohėn e mbjelljeve pranverore, aq sa shpesh gruaja e tij, kur mė takonte ne Vlorė mė
pyeste e shqetėsuar:
-
A ma ke parė burrin? Gjallė ėshtė? Bėji tė fala dhe thuaji se dhe ne, me gjithė fėmijėt, mire jemi.
Ejup
Mitėn zor se e arrije dot, as kur punonte nė aksione bashkė me ne, as kur ikte nėpėr ugare, rrugė e parcela. Sa shumė punė
konkretisht dhe direkt drejtoi ai: Shpyllėzimin me mina buzė lumit Vjosė, aq tė domosdoshme, qoftė dhe pėr t'i hapur
front pune mijėra grave tė papuna tė minatorėve tė Minierės sė Selenicės; sistemime e modelime fushore e kodrinore nė tė pesė
fshatrat e Topalltisė, duke shfrytėzuar talentet e rralla rilevuese tė burrave tė talentuar dibranė tė fisit tė
internuarve, tė Ndreasve; sisteme vaditjesh me puse artizane, duke shfrytėzuar shpim kėrkimet e ndėrmarrjes se posaēme hidroenergjetike;
shpyllėzim kodrash dhe mbjellje vreshti nė zonat e preferuara kodrinore tė Selenicės, Lubonjės dhe Llakatundit; ndėrtime tė
serave diellore me xham, pėr kultivim perimesh, kryesisht pėr eksport; ndėrtim e pajisje ofiēine, hangarėsh ne te tre sektorėt,
ndėrtim pularie moderne pėr vezė dhe mish ne Lubonjė, qė e pėrmirėsoi shume nevojėn pėr treg; stalla moderne pėr gjedhin
nė tė tre sektorėt, koēekė e tharėse misri nė sektorin e qendrės; kanalizime e drenazhime, nė tė gjithė sipėrfaqen nėn ujė;
vaditje ne formė shiu me impiante pėr jonxhishtet dhe kulturat kryesore; plehėrishte e padoqe nė tė tre sektorėt;
qendra tė mekanizuara tė pėr punimit tė ushqimeve tė blegtorisė nė tė tre sektorėt; depo silazhimi, ngritje vreshti ne tel
ne Lubonje e Selenice etj.
Kaluan
tre vejte dhe tė gjithė treguesit tekniko ekonomikė e financiar, prodhimi dhe rendimentet u dyfishuan. Ferma
e Llakatundit u bė model dhe vend pelegrinazhi pėr gjithė vendin.
Shkon
tani nė Llakatund, te ata njerėz tė mrekullueshėm e mikpritės dhe sheh se ēdo gjė ėshtė rrafshuar. Tė vjen pėr tė qare. Jo
pėr nostalgjinė e krijuar dhe pėr jetėn "pėrrallore" qė humbėm, por pėr atė mund e djersė tė derdhur, qė shkoi dem, ndėrsa
mund tė ishte bazė pėr ecuri tė mėtejshme, drejt mundėsive, gjithnjė e mė tė mėdha.
Ishte
po kaq interesante ta njihje Xhup Mitėn sidomos, kur pas tre vitesh pune pa ndėrprerje, pa asnjė pushim, pėrfshirė tė dielat
dhe festat, dhe pa pushimet e ligjshme vjetore, tė domosdoshme pėr rehabilitimin e punonjėsve, ta bindja dhe ta mirja me vete
Ejupin pesėmbėdhjetė ditė nė kampin e pushimit tė punėtore Dhėrmi tė Vlorės. Atje e pashė me kostum banje E]upin, muskulor
e tė shėndetshėm, me ato kėmbė pak tė shtrembra, si te njė futbollisti. Ai edhe kėtu ēuditi tė gjithė, se kudo u klasifikua
i pari: nė shah dhe nė ping-pong, ne karambol dhe nė bilardo. Ishte pėrdorues mjeshtėror i topit me kėmbė, veēanėrisht, po
dhe si volejbollist. Aty mėsuam se nė shkollė kishte qenė aktive ndėr mė tė dalluarit. Mė shumė qe dalluar si sulmues e golashėnues
nė ekipin pėrfaqėsues tė Institutit tė Lartė Bujqėsor.
Njė ditė, kur deti ishte i gete dhe tė tėrhiqte si me magji, duke dėgjuar e informuar nga vendasit dhe ngaqė kishte bėre pėrshtypje
novela e shkrimtarit Petro Marko "Shpella e Pirateve”, meqė ajo shpellė e famshme ishte fare afėr, rreth dy
kilometra larg bregut, vendosėm tė nisemi me not. ishin unė, shoku ynė, Besim Resuli, mė i ri dhe Ejupi, moshatar me mua,
bile pak me vogėl. Ik.. e s'ka tė sosur.
Rrugės,
mė afėr destinacionit, na zuri njė shirokė. Dallgėt e vogla ishin shqetėsuese dhe na bėnim qė hera herės gėlltisnim shtėllunga
uji. Ejupi, qė me sa duket, qysh atėherė kish ndonjė cen nė zemėr, nis te verdhet dhe te lodhet. Ishte mė mirė tė venim te
shpella sesa tė ktheheshim, mbasi kthimi binte shumė mė gjatė. Shkuam. Nuk kishte asgjė interesante. Petrua, si shkrimtar
kishte paraqitur fantazinė e vet. Atje, ishte nė tė vėrtete vetėm njė e ēarė e zakonshme deri nėn shkėmbinj dhe midis "shpellės"
njė pllake e madhe shkėmbore. Shyqyr qė ishte kėshtu, se hipėm mbi tė dhe u s’lodhėm. Kthimi ishte mė i vėshtirė, se
Ejupi u lėshua komplet dhe na duhej ta ndihmonim, duke e rimorkiuar deri nė breg tė detit, gati dy orė notim rraskapitės.
. . E, si vaj ti kjo punė: edhe njė herė qė unė desha tė vihesha nė komandė, se ė1ė ngu1a mė shumė kėmbė pėr ekskursionin,
pėr pak e mbyta Ejupin
Me
Ejup Mitėn, qė iku nga Llakatundi, pėr tė drejtuar bujqėsinė nė shkallė rrethi, si shef i seksionit tė bujqėsisė nė Komitetin
Ekzekutiv tė K.P tė rrethit Vlorė, ne u takuam, serish, kur unė drejtoja, po aty, Seksionin e Planit. Bashkėpunimi
dhe mirėkuptimi ynė ishte i frytshėm dhe i plotė.
Ejup
Mita ishte kompetent dhe nuk lejonte tjetėr kėnd tė futej nė punėn e vet. Vendimet i mrete pasi e studionte mirė ēėshtjen
dhe pasi kishte tėrhequr mendimet e kualifikuara tė specialisteve qė e rrethonin, qė i zgjidhte dhe i mbante me kujdes,
por kur vendoste, pėr mėnyrėn mė tė mirė tė zgjidhjes sė ndonjė problemi, nuk lejonte njeri tė ndėrhynte. Zėvendės kryetari
qė e mbulonte direkt, madje dhe kryetari, megjithėse ishin edhe ata agronomė me pėrvojė, asnjėherė nuk i diskutonin detyrat
qė Ejupi u linte punonjėsve tė sektorit tė vet, se jo vetėm ia dinin kėtė "huq", por e gjykonin se pikėrisht ajo rrugėzgjidhje
ishte mė optimale. Vėshtirėsi Ejupi haste ndėr drejtuesit partiakė, sidomos me sekretarin e parė tė Komitetit tė
Partisė, tė cilit i duhej tė ndėrhynte, qoftė dhe pėr tė treguar se do bėhej siē thoshte Partia, drejtuesja e vetme unike
e tė gjitha punėve. Disa ndėrhyrje tė dhėna nė drejtim tė kundėrt me porositė e Ejupit nga sekretari i parė e bėn atė tė dorėzojė
ēelėsat. Tė gjitha pėrpjekjet pėr ta rikthyer nė punė dėshtuan.
Vitet
e fundit Ejupin, me interesimin e Ministres sė Bujqėsisė, qė ia njihte mirė vlerat dhe prirjet e tij shkencore, e caktuan
Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve dhe Studimeve tė Ullinj-Agrumeve tė Shqipėrisė, me qendėr nė qytetin e Vlorės, institucion
shkencor ky qė u evidentua dhe bėri emėr nė shkallė evropiane.
Erdhėn
vitet e ndryshimit dhe, bashkė me to, shkatėrrimet e ēdo gjėje qė kishte bėrė Ejup Mita dhe ajka e inteligjencės
shqiptare. Ēdo dėmtim, ēdo prishje dhe kėto ishin radikale, sikur godisnin, pa mėshirė dhe mbi trupat tanė, mbi punėn
tonė, mbi ndėrgjegjen tonė tė pastėr. "ē'i duam kėto tė mira qė na kujtojnė tė kaluarėn komuniste, t'i shkatėrrojmė,
ta nisim nga kuota zero." Si shekuj mė parė kur Xhinxhis Khani nga Mongolia e largėt, nėpėrmjet stepave tė Rusisė dhe shkretėtirave
tė Anadollit, pushtoi dhe shkatėrroi Evropėn, na dolėn ca pinjollė komunistėsh fanatikė, qė ideuan shkatėrrimin e gjithėēkaje
tė mirė tė ndėrtuar me djersėn e popullit, me pretekstin se ishte ndėrtuar nė kohėn e baballarėve tė tyre komunistė. Krim
dhe pabesi!
Ejup
Mitėn, shkencėtarin e afirmuar, nė kulmin e krijimtarisė sė tij, e ndaluan tė punonte, e nxorėn me dhunė nga procesi
krijues, nė rrugėn e rnadhe. Njė luftė e re klase, "anti-komuniste" zėvendėsoi "diktaturėn e proletariatit" dhe kjo u sanksionua
me ligjin famėkeq 24/1. Sa shumė gabime tė pafalshme u bėnė nga politikanėt tanė. E takoj tani, pas shumė vjetėsh, Ejupin,
ndofta tė plakur dhe shėndetlig, po gjithnjė tė menēur e plot optimizėm e besim te vitaliteti i bujkut tonė me plotė shpresa
se shumė shpejt do t'i kthehet mė mirė punės dhe traditės pėr tė realizuar ėndrrėn e madhe tė tij pėr njė bujqėsi tė
pėrparuar e fitimprurėse. Mė gėzon edhe fakti qė pasardhėsit e tij vlonjatė, mė sė fundi, e vlerėsuan duke e nderuar
pėr merita tė shquara nė bujqėsi.
(Marrė nga revista “Tribuna e eksportit” nr. 9, 2004. Botim i fondacionit KEA “Kėshilli i Eksporteve
tė Agrobiznesit”)
Nr.46 –
tetor 2005