
BURRĖRESHĖ, NĖ GJONIKAJ E NĖ FTERRĖ
Ėshtė e njohur Fterra
jonė pėr disa gra qė kanė marrė emrin: burrėresha nė familje e nė fshat. Njė nga kėto ėshtė edhe Xhevua e mirėnjohur, qė lindi
nė Kofinaj nė vitet 1890 dhe u bė nuse-bijė nė Gjonikaj, duke ndėrruar jetė nė moshėn 87 vjeēare po nė vendlindjen e saj.
Xhevon e bukur e me mend, fati e bashkoi me njė nga djemtė mė tė mirė e tė zgjuar, me Hidajet Gjonikėn, djalin e vetėm tė
Selim Gjonikės, nė mes tė tri motrave tė tij, Husniesė, Shemos e Hases. Vjehrri i Xhovos, mulla Selimi, burrė i ditur e patriot,
qė kishte kishte mbaruar studimet teologjike nė Stamboll, arriti qė nė vitin 1916 tė hapė shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe,
nė shtepinė e tij, nė Fterrė. Ēifti Xhevo-Hidajet lindi tri vajza. E para, Hafien, qė nuk jetoi dot mė shumė se 7 vjet. Edhe
vajza e tretė, Nazmija, nė moshėn nėntė vjeēare u nda nga jeta. Familja e Hidajetit mbeti vetėm me njė vajzė, Lirinė apo Liron,
siē i flet Fterra. Nė mes tė dhimbjes pėr humbjen e dy vajzave e nė mungesė tė njė djali, pėr Xhevon, Lirua u bė shpresa e
vetme nė Gjonikaj.
Por, nė vitin 1935
ndodhi, ajo qė nuk pritej. Hidajetin, nė moshėn 26 vjeēare, e mori Zoti me vete, duke i dhėnė sėmundjen e tifos, qė e zuri
aqė rėndė. Shtėpia e Gjonikajve mbeti me dy prindėr tė moshuar, Selimin e Lelen, dhe njė nuse, Xhevon, me njė bijė, Liron.
Dhe, biri-Hidajet, pas njė viti, mori me vete nė botėn tjetėr, edhe Babanė, mulla Selimin me kulturė.i vetmi mashkull nė fisin
e Gjonike. Kėshtu ai mbylli vazhdimin e jetės nė fisin e tij. Kėshtu nė kėtė familje mbetėn tri femra: vjehėrr-nuse-bije.
Xhevua ishte nė moshėn 24 vjeēare. Lirua fėmijė. Dy vdekjet, njera pas tjetrės, nė njė vit, babė e bir, ishte kuje e gjėmė,
qė ka ngele nė kujtesėn e Fterrės si njė pikėllim i madh. Pėr Xhevon e re nuk kishte ngushėllim. Nė vdekjen e Hidajetit 26
vjeēar vajtuan dhe burrat. Vajtimi me ligje i Veli Mehmetit ka ngelė nė histori. Ismail Bezhanit i ra tė fikėt. Ferruze Mehmetes(Hizmja)
zbriti zbathur nga Qafa e Mehmete nė Gjinikaj, duke ulėritur, duke ējerrė fytyrėn dhe duke shkulur flokėt. Pėr tre vjet rresht
ėshtė mbajtur zi dhe nuk ėshtė kėnduar, jo vetėm nė Fterrė, por deri dhe nė fshatrat fqinjė.
Nė Gjonikaj u mbyll
njė derė, u shua njė mbiemėr nga mė tė mirėt e Fterrės. Tani Xhevos i duhej tė pėrballonte jetėn, duke mbajtur dhe vjehrrėn
e moshuar dhe duke rritur bijen e vogel, dritėn e syrit tė saj, shpresėn e vetme ne jetė. Xhevos i duhej tė ishte dhe grua
dhe burrė nė Gjonikaj, pavarėsisht nga plaga dhe dhimbja qė ishin tė pėrjetėshme. Jetėn e saj e lidhi me kujtimin e Hidajetit
dhe me shpresėn tek Lirua, qė e kishte dhe vajzė dhe djalė, ashtu siē ishte dhe vete, edhe grua, edhe burrė shtėpie. Dhe kjo
grua e fortė diti t’i dalė pėr zot, me nder e dinjitet, Gjonikajve dhe familjes me tri femra brenda. Ajo e mblodhu
veten, duke pleqėruar vjehrrėn, duke rritur e edukuar bijėn dhe duke mbajtur tė hapur portėn e Gjonikajve deri sa dha shpirt.
Ndjeu gėzim, vetėm
kur bija e saj, Lirua, e martuar me Avniun e mirė, lindi djalin e parė Lulėzimin, qė i lulėzoi shpirtin, dhe tė dytin, Feksorin,
qė i dha feks dhe shpirtit tė gjyshe Xhevos, qė patėn dhe kėmbėn e mbarė pėr tė lindur njeri pas tjetrit pesė djem me radhe.
Edhe pse u bė gjyshe disa herė, edhe pse disa herė iu lutėn, jo vetėm e bija, Lirua, por dhe Avniu me nipėrit e saj,
qė i donte si shpirtin, ajo nuk e la shtėpinė ne Gjonikaj, pėr tė zbritur tek e bija me nipėrit e saj.-Jo, dhe jo,- kėmbėnguli
ajo,- nuk ikij nga shtėpia e Gjonikajve. Kėtu dua tė mė gjėjė dhe vdekja. Dhe varrin, e pat lėnė amanet, tė ma bėni praėn
Hidajetit e dy vajzave nė Xhinga. Dha shpirt nė duart e vajzės dhe, njeherazi, djalit tė saj, Liros. Dhe, sipas amanetit,
Lirua, me gjithė Fterrėn, e pėrcollėn pėr atje ku ajo deshi, tek porta e xhenetit. Sa herė kalojmė nė qafėn e Gjonikajve,
edhe mė sot, na del para syve Xhevo Gjonikja, gruaja qė u bė burrėreshė e burrė nė Gjonikajt, qė lanė histori tė dhimbshme,
por dhe histori pėr arsimin, nė Fterrėn tonė.
Dilaver SHKURTI
Gazeta "Fterra jonė" Nr.34 – shtator 2003
|