ALBINA E MIRĖ, BISNESMENE E SUKSESSHME
-
Organizata Botėrore e Bisnesit (BIO), ndėr 168 firma tė suksesshme nė bisnesin botėror, nė takimin e organizuar nė Paris,
i akordoi firmės “ARTEMIDA” tė bisnesmenes Albina BAJRAKTARI, (bija e Lame Haxhiut), njė trofe tė artė me vlerė
20 mijė $.-
- Znj.Albina,a mund tė na thoni
se cilat janė lidhjet tuaja me Fterrėn tonė ?
Si ēdo fterjot e
fterjote edhe mua me Fterrėn mė lidhin shumė gjėra,pėr tė mos thėnė qė mė lidh gjithēka.Fillimisht dua tė them se me Fterrėn
me lidh njė dashuri shumėdimensionale, e cila ka zėnė vend brėnda qėnies sime qysh kur unė arrita tė konceptojprejardhjen
time,pra qysh kur isha fėmijė. Nė Fterrė janė varret e gjyshėrve,atje mbetur fėmijėria dhe rinia e prindėrve tė mi.Megjithėse
unė dhe motrat e mia kemi lindur e jemi rritur nė Tiranė,qysh kur ishim tė vogla prindrit na kanė ushqyer dhe edukuar me njė
dashuri tė veēantė per Fterrėn .
Njė arsye tjetėr
ėshtė sepse atje banojnė njerzit e mi tė afėrm e tė dashur,xhaxhi Balili,xhaxhi Rexhua ,hallė Hadilja,teze Xhevua dhe daja
Hamza ,tė cilėt unė i vizitoj jo rrallė.Sa herė qė shkoj nė Fterrė e ndjej veten tė lumtur e tė gėzuar dhe me pushton njė
ndjenjė gėzimi e krenarie, sepse fshati ynė ėshtė vėrtet i bukur,por ne na duket, edhe mė i bukur, edhe shumė i dashur.
Puna dhe biznesi
mė kanė krijuar mundėsinė qė tė shkoj e tė vizitoj shumė vende tė ndryshme,brenda e jashtė Shqipėrisė,deri nė Rusi, Poloni,
Ēeki, Bullgari, Gjermani, Francė etj. T’ju them tė drejtėn,pa mohuar bukuritė dhe avantazhet qė kanė kėto vende,kur
i krahėsoj me Fterrėn tonė,asnjė nuk mė duket mė i bukur e mė i mirė.Vet pozicioni si fshat kodrinor e, me pyjet e burime
tė shumta, me gjelbėrimin gjithvjetor, me klimėn e pazėvėndėsueshme dhe veēanėrisht me njerėzit aq tė mirė ,tė dashur e bujar,mua
mė impresionojnė pa masė.Kėtė bindje ka edhe bashkėshorti im Shpėtimi,i cili edhe pse nuk ėshtė fterjot,pėr Fterrėn
dhe bukurinė e saj,ndan tė njėjtin mendim me mua. Me kėtė dashuri e nostalgji,ushqejmė edhe vajzėn tonė,Tean e cila megjithėse
e di qė babi i saj ėshtė me origjinė nga Skrapari,shpesh herė thotė,-unė jam nga Fterra.Gjyshi Lamja e nėnė Sanija qeshin
e kėnaqen,sepse nė kėto mendime ėshtė ndikimi i tyre,megjithėse kur tė rritet mė shumė,mbesa e tyre do ndryshojė mendim e
ndoshta do qeshė edhe vet me fjalėt qė ka thėnė nė moshėn fėminore.
-Si lexuese
dhe dashamirėse e gazetės “Fterra jonė”, cili ėshtė mendimi juaj pėr tė?
Jo vetėm unė,por e gjith familja ,gazetėn Fterra Jonė e duam dhe e vlerėsojmė shumė.Me kėtė rast dėshiroj tė pėrshėndes
dhe falėnderoj,jo vetėm botuesit ,por edhe tė gjithė ata qė kontribojnė pėr daljen dhe botimin e saj.Pėr mendimin tim,kjo
gazetė ka vlera tė shumėfishta.Ajo na njeh me historinė e Fterrės,me ngjarje tė reja dhe tė vjetra,me lajme qė lidhen me Fterrėn
dhe fterjotėt kudo qė janė.Jo vetėm kaq,por kjo do t’ju shėrbejė shumė edhe brezave mė tė vegjėl e atyre qė do vijnė
dhe do jenė pikėrisht ata,qė do ta vlerėsojnė mė mirė e mė shumė.
Kjo gazetė
na ėshtė bėrė e na duket si nje “vajzė e bukur”fterjote, e dashur dhe e mirė,pėr tė cilėn tė gjithė ndjejmė dashuri,respekt
e krenari dhe e presim me padurim “takimin” me tė.Mendimi dhe dėshira ime,por jo vetėm e imja besoj,ėshtė qė kjo
gazetė tė
ketė jetėgjatėsi dhe tė mbetet gjithmonė kėshtu
siē ėshtė,gazeta e tė gjithėve dhe pėr tė gjithė fterjotėt.
- Ju, znj.Albina, jeni nga tė paktat fterjote qė merreni
me biznes.A mund tė na thoni diēka pėr fillimet dhe arritjet tuaja nė ketė fushe ?
Me biznes fillova
tė merrem nė vitin 1992,kur edhe unė si shumė intelektualė shqiptar,mbeta pa punė.Pra biznesi pėr mua nuk nisi si sport,por
si rezultat i nevojės pėr tė mbijetuar.Fillimisht kam patur mjaft vėshtirėsi,pasi po shkelja nė njė fushė tė panjohur e me
shumė tė papritura .Rreziku ishte i pranishėm nė ēdo ēast,por me shumė punė e pėrpjekje gjėrat u futėn nė shtratin e vet dhe
dallgėt u qetėsuan.
Tani pas 11 vjetėsh
pune intensive, firma ime “Artemida”rreshtohet pranė firmave mė prestigjioze tė mobilerisė qė operojnė nė Shqipėri,dhe
nga dita nė ditė rrit dinjitetin e saj,si nė aspektin e cilėsisė,tė llojshmėrisė,ashtu edhe tė shėrbimit.Aktualisht ne kemi
dy dyqane ku tregėtojmė paisje mobilerie pėr shtėpi dhe pėr zyra tė cilat i importojmė nga perėndimi.Kemi gjithashtu edhe
njė repart prodhimi mobiljesh e paisjesh tė ndryshme.
Pėr tė kontaktuar pėr porosi
dhe probleme pune e bisnesi,qėndrėn e kemi tek dyqani i mobilerisė nė rrugėn “Muhamet Gjollesha” nė katin e parė
tė pallatit “Melrose”.Pėr tė gjithė klientėt fterjotė,qė kanė preferuar dhe do preferojnė porosi pėr paisjet tona,kemi
punuar dhe punojmė me ēmime tė favorshme ,duke ju zbritur atyre “ koefiēentin “ e tė qėnurit fterjot.Kėtė nuk
e bėjmė pėr relkamė,por pėr t’i ndihmuar sadopak njerėzit tanė me tė cilėt nuk na lidhin interesat e ēastit e tė biznesit,por
na lidh gjaku,na lidh Fterra jonė e dashur.
- Para disa kohėsh ju jeni vlerėsuar me njė ēmim shumė tė rėndesishėm nė njė aktivitėt ndėrkombėtar pėr biznesin. Diēka mė
tepėr per kėtė problem, ju lutem.
Organizata Botėrore e Biznesit (B.I.O.),nga data 20 deri mė 22 maj 2002 organizoi Kongresin e 19 tė saj nė hotel “CONCORD”
La Fayette tė Parisit.Organizatorėt kishin pėrzgjedhur 168 firmat mė tė sukseshme nė biznesin botėror dhe pėr kėto firma kishin
akorduar njė trofe tė rėndėsishėm.Nė kėtė veprimtari isha e ftuar edhe unė.Pas pėrfundimit tė aktivitetit firma ime “Artemida”
u vlerėsua si njė nga firmat mė tė suksesėshme dhe ju dha njė Trofe i Artė me vlerė 20 mijė $, “Pėr arritje
shumė tė mira nė biznesin e viteve tė fundit.” Nga ky vlerėsim u ndjeva dhe ndjehem shumė e
lumtur qė puna ime 11 vjeēare u vlerėsua nga njė forum kaq i lartė ndėrkombėtar. Aktualisht
kam pėrfunduar projektin dhe me fillimin e vitit tė ri,do filloj ndėrtimin e njė fabrike moderne pėr prodhimin e mobiljeve
sipas standarteve tė Komitetit Europian.
-
Ju falenderojmė pėr intervistėn dhe
ju urojmė suksese tė mėtejshme .
Intervistoi
Feksor SHKURTI
Nr. 31 – dhjetor 2002