SOLIDARITETI PËR NJËRI-TJETRIN-LEHTËSON DHËMBJEN
- Kushtuar
njeriut tone, fatkeqit Diktim Zhupes –
Ne
nje nga spitalet e Athines ishte shtruar per kurim nje emigrant nga Shqiperia. Ishte Diktim Zhupa nga Fterra jone. Pas vizitave
dhe ekzaminimeve te semundjes, mjeket konstatuan se djali nga Fterra vuante nga semundje e pasherueshme. Ky lajm i zi shkaktoi
nje tronditje njerezore per te gjithe sa e degjuan, aqe me teper per pjesetaret e familjes, per Nene Xhevon, per gruan e tij,
Çaparen, per dy vajzat e tij, per vellezerit, per tere fisin, per tere ftrejote e miqesine e tij.
Çaparja e vetme
duhej te perballonte fatkeqesine qe e zuri, atje ne mes te Athines, ku e kishte çuar nevoja per te jetuar dhe per te nxjerre
ca para qe te ndertonin dhe shtepine e filluar ne Sarande.
Por... kur
nuk do fati,…Atehere do perballuar jeta siç te vjen.
Dhe tani duhej
perballuar dhembja brenda shpirtit te saj. Diktimin e kishte perpara syve. Ndaj atje,
ndersy, nuk duhej te jepej. Njeherazi duhej t'i bente te gjitha sherbimet
e domosdoshme. Si fterjote e zonja,si bashkeshorte e mire, si grua trime e me vullnet, i qendroi tek koka dite e nate. Denesa
e dhembja ishte e madhe. Lotet i kaperdinte, qe te mos i rreshqisnin ne faqe. Me kurajo e shprese se Zoti mund te bente diçka,
deri ne momentin e fundit.Por…
Ne kete hall, Çapares
iu ndodhen prane, jo vetem dy motrat e saj,Vali me Muzidene, jo vetem Koçua, Vigania, Agroni, Alekua, Arseni, por dhe shume
e shume fterjote te tjere, qe punojne e jetojne ne Greqi. Çdo dite, dhoma, korridori e pavjoni, ku ishte shtruar Diktimi,
ishin plot me fterjote, madje dhe miq nga Kuçi, Çorraj e Borshi e deri ne Sarande.
Por gjendja
u rendua. Telefonat nuk rreshten ne Fterre, Sarande e Tirane. Fterjotet vendosen te
benin te pamunduren. Iu drejtuan mjekut te spitalit. Jemi gati, i thane, qe te paguajme te gjitha shpenzimet e spitalit dhe
tuajat, vetem te na shpetoni Diktimin. Jemi gati ta çojme deri ne Amerike, vetem ta shpetojme nga vdekja, kembengulen fterjotet.
Por mjeku me lote
ne sy u pergjigj: Nuk duam asnje shperblim, as per spitalin e aqe me pak per ne, si personel sherbimi. Por semundja eshte
e pasherueshme dhe nga vete Zoti. Ju, qenkeni vertet njerez shume te mire per njeri-tjetrin. Siolidaritetin tuaj, kaq te madh,
rralle e gjen. Ky solidariteti juaj do t'ia lehtesoje dhembjen dhe familjes se tij, por na lehteson dhe ne, se dhe ne jemi
njerez
Dhe lote ne syte e te gjitheve, vaj ne zemrat
e tyre. Keshtu, me lot e vaj, kaluan dhjete dite, deri ne ate moment qe Diktimi kerkoi te shikoje dy gocat e tij te shtrenjta,
qe ia solli Koçua ne nje kohe rekord. I perlotur i puthi dhe i perqafoi bijat e tij, duke u thene: - Behuni vajza te mira!
Degjoni Mamin dhe ne vendin tim! Nene Xhevos i thoni te duroje, siç ka duruar dhe per dy djemte e tjere! Shtepine e
ke ti Çapare amanet! Nje fotografi te saj ma vini tek koka e varrit !
Te gjithe, ne lote
e ne vaj, te gjithe ne ngasherim. E nderkaq, Diktimi vari koken ne duart e Çapares dhe ne gjoksin e nipit te tij, Agronit.
Loter derdhen edhe greket ne spital.
Mbi 20 makina me
fterjote moren rrugen per ne Shqiperi, duke percjelle trupin pa jete te Diktimit ne mbi 1000 km. rruge, deri sa arriten ne
Fterre. Ne Kakavi i priten te ardhurit nga Tirana, vellai-Islami, Namiku,Trendelina,Nurija,Tefua dhe te tjere te ardhur nga
Saranda. Te tjere ne Qafen e Muzines. Te tjere ne Qafen e Gjashtes. Ne Borsh, Zhupaj , kusherinj e fis, te ardhur nga Tirana.
Fterra po
perjetonte nje pikellim me vete. Te kepuste shpirtin vajtimi i Nene Xhevos me zemer
plot plage. Ishte vdekja e djalit te trete… Lotuan dhe guret. Edhe qielli derdhi lote "shiu", bile me rrembim.
Edhe vete toka ate dite kur priti ne gjirin e saj trupin e nje djali te tille, Diktimit te Zhupe,buroi "lote". Helmi ishte
i madh. Pikellim tek te gjithe….
Por, ia dhane gurit e u ça, ia dhane lumit e u tha, ia dhane njeriut e duroi...
Feksor SHKURTI.