SA ËMBËL ME FOLE, ANA !
- Jam Ana,-
me tha. Nderkaq une mendoja se cila Ane ishte.
- Ju, nuk
me njihni. Jam Ana e Bajram Sadikut. Kam ardhe nga Amerika, se kam Babin semure. Pashe emisionin: "Fterra-Laberi, Fterra-Riviere".
Me pelqeu shume. Mu duk vetja, sikur ishja ne Ixuar. Ju mora vetem per falenderim.
Mirenjohja e saj, me te folmen e embel letrare, me dha emocion. Nuk e prisja qe nje bije fterjote, qe ka disa vite qe
jeton e punon ne New Jork, te falenderonte me kaq ngrohtesi. Prandaj iu luta te pinim nje "kafe", siç thuhet fjala, kur dhe
ku te donte vete Ana. Dhe Ana, nga ana e saj, e mirepriti ftesen time. Per mua ishte kenaqesi dhe se do te njihesha
me vajzen e Bajramit dhe Evanthise, por edhe se do te mesoja se si jetonte kjo bije fterjote ne Ameriken
e madhe. Dhe te nesermen, te Henen, e prita para dyqanit te Rebiut tone. Sa e pashe ne distance, e njoha nga paraqitja, e
njoha nga figura e saj e bukur: "beme, o Babe, te te ngjaj", dhe nga drejtimi qe mori per tek dera e dyqanit.
U takuam si
te ishim miq te lashte. Por me shume me gezoi biseda me te. Ana ishte nje fterjote - amerikane e re, por nuk e di pse qe ne
fillim, mu duk me zemer te paster e me mendim te matur. Desha ta puthja ne balle, por ndroja ime e brendeshme me ndaloi. Zgjuarsia
dhe mençuria e saj me frymezuan ne shpirt. Ndaj, qe ate mbremje, sa u ktheva ne shtepi, mora penen, te them pak, nga
shume, qe perfitova prej saj
Ana ka mbaruar qe ne vitin 1991 Universitetin ne Tirane, per inxhiniere hidroteknike. Punoi pak kohe si sekretare ne Fakultetin
e Mjekesise. Me vone me konkurim, midis shume vajzash, fitoi per te punuar ne nje firme italjane. E ndihmoi dhe fakti qe dinte
mire italishten. Por, Ana enderronte Ameriken. Edhe frike kishte,por edhe vendosmeria nuk i mungonte. Me ne fund
arriti ne Amerike. Fillimisht shkoi ne Florida, ku u ndesh me veshtiresite e emigracionit. Atje beri pune te veshtira. Punoi
part-tajm.Veshtiresite ia shtonte fakti se nuk e dinte gjuhen e vendit, por dhe Terandi, djali i saj i vogel, qe kishte aqe
nevoje per kujdesin e Anes.
- Motivi i
jetes time, thote me shpirt Ana, ishte djali im, qe me mbajti ne vend mendjen e kokes. Perballova veshtiresi. Eca dhe mbi
gabime. Po te ruhesha nga gabimet, nuk do te beja dot progres.
Dhe flet me
pasjon per djalin. Nuk thone kot se "Nena e do djalin, me shume se veten". Ana keshtu e donte Terin e saj. Djali i ka
dhene jete, jetes se saj. Edhe tani Teri i jep jete. Merakun, edhe ne keto çaste, qe bisedojme bashke ne kafen e mire tek
shkozjoti, Ana e ka vetem per djalin. Kur e pyes se sa vjeç e ka Terin e vogel, me thote: e kam ne klasen e katert,. ne shkolle
te mire publike. E kam me Mesuese shume te mire. Djalin e kam pasur motivin shpirteror per te qendruar ne Amerike dhe
per ta mesuar mire dhe vete une gjuhen amerikane. Sigurisht, shtjelloi Ana me tej, me ndihmoi dhe italishtja, duke me ndihmuar
shume kompjuteri. Me ndihmuan dhe filmat per bisnes, qe i ndiqja me pasjon. Me ndihmuan dhe amerikanet e mire, qe me jane
gjendur ne hallet e mia. Amerikanet, shprehet e bindur Ana, eshte veshtire t'i besh miq, por po i bere, atehere i ke miq per
koke.
Dhe ne saje te zgjuarsise dhe te vullnetit te saj Ana arriti te rregullohet Ne New York, ne nje zone industriale, ku
punon si inxhiniere ne nje kompani ndertimi, ku kryen dhe detyren e menazherit financiar, ku ben dhe lidhjet me klientet,
ku punon nga ora 9.00 e gjer ne oren 17,00. Ndjehet e stabilizuar, sepse, siç thote vete, ka dhe punen shume te mire, ka dhe
kolege shume te mire, qe dhe punen ia vleresojne. Ketu e tete vjet ka dhe makinen e saj, qe eshte mjet pune dhe qe i lehteson
jeten e perditeshme per ta perballuar ate me dinjitet.
- Amerika,
ftillon Ana, ka ditur te thith trurin e Botes. Ne Amerike dhe emigranti e gjen lirine e individit. Edhe mua ma ka suiuruar
lirine time. Por Amerika ka dhe hapesira per pune. Dhe po punove atje, atehere jeton mire.
Dhe me tej tregon se tashme eshte integruar ne jeten e njujorkezeve, me tere elementet
e jetes, si te ishte vendalie prej vitesh. Pronarja e ka marre me insistim dhe asistente personale per kozmetiken. Eshte e
dhene dhe pas filmave e muzikes. Edhe shtepine e mbaj bukur, shton duke qeshur me nje shpirt te kristalte. Lexoj dhe
libra psikologjik. Kam marre dhe njohuri mjekesore. Luaj dhe tenis me djalin tim. Njoh mire dhe New York-un. Leviz lirshem.
Harten e kam ne koke. Ja keshtu, tani vetja me duket njujorkeze.
- Gezohem
me gjithe shpirt qe je integruar, i nderhyra ne bisede. Por ama, telefonata jote per emisionin e Fterres, mua me ndjesoi shume.
- Ke te drejte,
ma ktheu, pa me lene te flas me gjate. Une qe e vogel jam ushqyer me dashurine per Fterren dhe fterjotet. Nuk i harroj dot
bukefiqet e Fterres, edhe per emrin qe me ka lene mbresa, edhe per shijen e tyre. Mbresa me ka lene dhe e folmja fterjote,
e embel dhe e paster, si te ishte gjuhe perendie. Ne te njejten kohe une ruaj dashuri e mall per gjyshin tim Rrapo dhe per
xhaxhi Shuqon. Me dashuri per Fterren me ka mekuar veçanerisht Babai im, Bajrami. Une e them me krenari qe: "jam shqiptare-fterjote",
madje dhe ne rrethet e mia shoqerore ne Amerike. Kur me thote ndonje qe "je shume e mire", siç e perdorin shpesh amerikanet,
une u pergjigjem se jam nga nje periferi e veçante e Albanise, ne jugun e Atdheut tim, nga Fterra ime. Edhe atyre u
vjen mire qe une krenohem me vendlindjen time. Edhe djalin keshtu e kam kultivuar. Vjet nga Rinasi e ne New York udhetoi i
veshur me kostum kombetar shqiptar. Dhe atje mban shpesh dhe nje veshje sportive shqiptare. Dhe u levdohet dhe fqinjeve dhe
shokeve te tij. Asnjehere nuk e kam mohuar shqiptarine time. Une e them me gezim qe jam shqiptare. Çdo popull ka njerez te
mire dhe jo te mire. Une di qe, fterjotet jane njerez te mire edhe neper bote.
Guro
Zeneli.
Nr. 30 – shtator, 2002