FTERIOTET

Sako Zeneli
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Enter subhead content here

 

PĖRKUJTIMORE, NĖ NDERIM DHE RESPEKT  PĖR SAKON TONĖ

 

25 vjet mė parė, mė 24 mars 1979, nė Mostrogunė nė Krizė, duke ardhur nga Borshi pėr nė Fterrė, u vra aksidentalisht Sako Zeneli, nė moshėn 44 vjeēare.

Me kėtė rast, Zenelajt organizuan njė perkujtimore te lokali i Sherif Lonės, ne Fterrė, nė nderim tė jetės dhe punės sė Sakos.

            Nė kėtė ceremoni morėn pjesė gati tė gjithė banorėt nė Fterrė. Erdhėn  dhe  30-40 fterjotė me banim nė Sarandė, si dhe zenelajt e malajt nga Tirana, tė afėrm e miq tė tij.

Ishte i pranishėm dhe Kryetari i Komunės Lukovė, z. Fitim Hizmo

Emocione ngjalli vizita qė bėnė tė gjithė pjesėmarrėsit nė Varreza, ku prehet  Sako Zeneli, nė respekt tė tė cilit, mbi varrin e tij, ēdo pjesėmarrės, me dorėn e vet, vendosi njė lule. Emocionale ishte recitimi qė bėri nipi i tij, Fjori 8 vjeēar, mbi varrin, mbuluar me lule.

             Ceremonia, u ēel duke parė nė vidiokasetė montazhin: “Pėrkujtimore nė nderim tė jetės dhe punės sė Sako Zenelit”, konceptuar dhe pėrgatitur nga i biri, Peti Zeneli sė bashku me ish-mėsuesin dhe mikun e Petit, Ladi Kodheli nė Sarandė, emision qė ngjalli emocion tek tė pranishmit, dhe me ilustrimin fotografik, dhe me tekstin e goditur, dhe me ndėrthurjen me dy kėngėt e kėnduara nga i ndjeri Sako, qė nė vitin 1971.

Pastaj, tė pranishmit e shumtė i mirėseardhi, nė emėr tė Zenelajve, Djali i madh i Sakos, Peti Zeneli.

U ndoq me vėmendje kumtimi: “Njeriu qė jetoi e punoi nė Fterrė e pėr Fterrėn”, kushtuar Sako Zenelit, mbajtur nga i mirėnjohuri, Gėzim Dusha.

Grupi polifonik i Fterrės kėndoi dy kėngė elegjike kushtuar Sakos: “Dheu yt tė mban gjallė”, qė ia mori Afo Dhuli dhe ia ktheu Taip Lona, dhe “ Nderi-Jetė e Jeta-Nder”, me marrės Tomorr Avrecin. Tekstet u ngritėn, aty pėr aty, nga Rapsodi me emėr Teno Lona dhe Shako Mehmeti.  Ndėrsa Marsela Dhuli recitoi vjershėn e saj: “Brengė nė zemėr na ka ngelur”.

Kryetari i Fterrės, Tenua, dhe shokėt e miqtė: Hamzai, Nurēja, Myniri, e tjerė treguan mbresa e kujtime. Emocion te veēante ngjalli Nedretja, me mbresat e saj pėr  momentin e renies, e cila ra nė pėrroin e Mostrogunės bashkė me 15 tė tjerė, shumica fterjotė, tė cilėt, pėr fat tė mirė, i shpėtuan vdekjes nė atė ditė tė zezė. Njė pėrshėndetje tė veēantė bėri, publicisti Avdulla Kėnaēi.

Ceremoninė e mbylli, duke falėnderuar tė pranishmit, vėllai i madh, Merqez Zeneli.

                                                                                                    Profit  ZANI

Nr.38 – prill 2004

NJERIU QE PUNOI NE FTERRE DHE PER FTERREN

- nė pėrvjetorin e 25 – tė rėnies nė Mostrogunė -

 

25 vjet mė parė, ditėn e premte, mė 24 mars 1979, sikur tė mos ishte nxitur nga njė mbledhje pune qė kishte nė Fterrė, e aq mė tepėr sikur tė mos kishte ndodhur aksidenti te pėrroi i Mostrogunės, apo sikur tė kishte patur nė ēast njė ndihmė mjekėsore tė kualifikuar, sot  Sakua do tė ishte midis nesh, nė moshėn 70 vjeēare. Por ja qė jeta nuk ėshtė me “sikur”, ja qė jeta ka dhe tė papritura, ka dhe aksidente, ka dhe fatkeqėsi. Mjerė, kė zė ajo. Megjithatė, ka njė mėnēuri qė thotė : ia dhanė gurit e u ēa, ia dhanė drurit e u tha, ia dhanė Njeriut e duroi. Se Njeriu, do s’do, bėhet mė i fortė se guri e druri. Ndaj dhe Nėnė Ilja e  duroi atė pikėllim pėr disa vite me radhė, nė moshėn e saj tė thellė, duke e qarė dhe vajtuar pėr ditė, me lotė e me ngashėri-nėne, qė krahasohet vetėm me ngashėri- Nėne dhe me askėnd tjetėr mbi kėtė dhe.

Mė ka ngelė nė shpirt njė nga vajtimet e Nėnė Iles : Sako xhani, mė helmove,/ Perėndi, pse s’mė more,/ Po mė le ketu kokole,/   Djalė, a e zeza! …

Ndaj duroi, motra e tij, Resmja qė, e donte vėllanė, sa do nėna djalin. Ndaj duruan Dahatja dhe dy djemtė e tij, dy vėllezėrit e tij dhe tėrė njerėzit e tij, se bashku me miqtė e zenelajve, nė fshat e fqinjė, pavarėsisht se plaga mbeti e pashėrueshme.

Po kush ishte Sakua ynė ?

            Jeta e Njeriut ndahet nė katėr mosha:  Nga 0 deri 19 vjeē konsiderohet mosha “Zero”. Ndėrsa nga vitet 20-40 quhet “Mosha e Parė”. Nga 40 deri 65 konsiderohet “Mosha e Dytė” dhe nga vitet 65 e lartė konsiderohet “Mosha e Tretė”. Por Sakos iu ndėrpre jeta nga aksidenti fatkeq, pa mbushur moshėn 45 vjeē. Megjithatė, ky Njeri i zgjuar dhe energjik, nė pjesėn e shkurtės tė jetės sė tij, bėri shumė mė tepėr nga ē’kanė bėrė  shumė e shumė te tjerė nė moshėn e plote tė jetės. Ai bėri, dhe punėn e bujkut e tė ēobanit, nė Fterrė e nė Borshin e Vjetėr, nė Omlo e nė Gurrė, nė Gostilėn e Borshit dhe nė Lugun e Fterrės, por kreu me nder dhe detyrėn e ushtarit nė kufi, pėr tre vjet rresht, nė Lugun e Zi, nė bjeshkėt e Tropojės, nė lartėsinė mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, (kur Fterra jonė ėshtė 200-250 metro), atje kufi me Jugosllavinė e viteve pesėdhjetė, detyrė pas sė cilės, u kthye e u vendos me vullnetin e tij tė plotė nė vendlindjen e tij, Fterrė, duke mospranuar kėrkesėn qė iu bė tė qėndronte nė Ushtri.

            Dhe erdhi nė Fterrė, ku iu pėrvesh punės nė Kooperativėn e sapokrijuar, duke bėrė dhe punė nė blegtori dhe nė krasitjen e hardhive, tė ullirit e tė portokalleve nė brigadė, por mori dhe kreu me zotėsi pėr disa vjet detyrėn e Brigadjerit e pastaj, me bashkimin e Fterrės me Ēorrajn nė njė koperative, iu caktua detyra e pėrgjegjėsit tė sektorit Fterrė- Ēorraj, ku u shqua pėr punėn e palodhur organizuese e kontrolluese nė Sektor, pėr realizimin e detyrave qė kėrkonte koha. Dhe pikėrisht pėr kėtė, kėrkoi kualifikim profesional pėr organizimin bujqėsor. Ndaj shkoi nė shkollėn Njė-vjeēare tė kuadrove pėr bujqėsinė  nė “Qytetin e Nxėnėsve” nė Tiranė, ku u dallua pėr pėrvetėsimin e programit tė njohurive tė asaj shkolle.     

             Ishin vite tė vėshtira. Ishte kohė e veshtirė, pėr mė tepėr qė Sakua nuk kishte asnjė lloj mbėshtetje, qė t’i hidhte dorėn dikush. Nė vitet gjashtedhjete, kur u kėrkuan kuadro tė aftė pėr organizimin dhe drejtimin e punėve nė kooperativat bujqėsorė ne Veri tė Shqipėrisė, Sakua shfaqi gatishmėrinė e tij pėr tė shkuar ku kishte nevojė Partia e asaj kohe. Kėshtu, gati njė vit, shkoi e punoi nė sektorin e fermės nė Krane. Pastaj, i ra “shorti” tė shkonte pėr njė vit nė zonėn mė malore tė rrethit tė Peshkopise-Dibėr, nė kooperativėn e vėshtirė, dhe pėr terren dhe pėr kushte tė prapambetjes, nė Klenjė, ku punoi si organizator i punės mė shumė se njė vit.

Megjithėse pati propozim te qėndronte nė atė zonė, deri si kryetar Kooperative, Sakua pėrsėri u kthye nė Fterrėn e tij. Dhe kėtu erdhi dhe, pėr pak kohė, punoi nė brigadė, se pastaj punoi si pėrgjegjės sektori, duke iu pėrkushtuar edhe punės sė partisė nė Kooperativė. Ndaj dhe e zgjodhen nė detyren e Sekretarit tė Byrose sė partisė pėr Kooperativėn Borsh-Fterrė-Ēorraj, detyrė qė, duke mos qėnė organikisht funksionar, e kreu atė, pėr njė kohė, vullnetarisht. Mė vonė, e zgjodhėn Kryetar tė pushtetit pėr Kėshillin e Bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj.

Kėshtu, Sakua nė jetėn e shkurtėr tė tij, punoi me vullnet e pėrkushtim, me aftėsi e zotesi, me drejtėsi e me dinjitet, me ndershėmri e korrektesė, duke ndėrtuar njė figurė tė pastėr tė njė Njeriu e kuadri tė zotė, si nė raport me detyrat dhe nė marrėdhėnie rigoroze me njerėzit nė detyrė, nė punė e nė jetė, nė tė gjitha funksionet qė iu ngarkuan, dhe nė tė gjitha pozicionet e punėve tė bujqėsisė, tė partise e tė pushtetit pėr Fterrėn, pėr tri fshatrat e bashkuara nė Kooperativėn:  Borsh – Fterrė -Ēorraj dhe detyrat qė i ngarkonte Rrethi i Sarandės.

            Kush punoi me Sakon, pa tek ai, Njeriun qė fjalėn e kishte fjalė dhe punėn punė. Ndaj shėmbulli i tij nuk ka pėr tė humbur kurrė, aqė mė tepėr qė, nė kujtesėn e Fterrės, mbetet shėmbull i njeriut qė e vuri veten nė dispozicion tė Fterrės, me tėrė vullnetin dhe menēurine e tij, me tėrė dashurine dhe sakrificėn e tij. Sakua ishte nga ata njerėz qė me dorėn e tij jepte, ndaj dhe dora e tij ishte sipėr dorės qė merrte. Punoi me pėrkushtim e drejtesi nė ēdo detyre, duke shfaqur burrėri dhe karakter tė fortė nė pune e nė shoqėri, duke pėrballuar me dinjitet problemet e kohės qė jetoi.

 Ne, bashkėkohėsit e tij, nė vitet e jetės sė tij, e mbajmė mend si njeri tė ndėrgjegjshėm, qė punoi nė Fterrė dhe pėr Fterrėn, megjithėse, jo mė pak se njėherė, iu dha mundėsia pėr t’u larguar nga Fterra, si shume e shumė tė tjerė. 

            Pėr tė gjitha kėto, Sakua la pas njė emėr tė shquar pėr Fterrėn, madje la emėr dhe nė fshat e nė fqinjė, dhe nė Kurvelesh e nė Bregdet, dhe nė Rrethin e Sarandės, madje dhe mė gjėrė.

*   *   *

Sot, nė kėtė moment pėrkujtimor, pėrzihet dhe dhimbja, por dhe krenaria pėr Sakon, se pėrkujtojmė, dhe pėrvjetorin e renies aksidentale me makinė nė Mostrogunė, por kemi obligimin qė tė “festojmė” dhe 70 vjetorin e Lindjes sė tij. Prandaj, nė kėtė pėrkujtimore kemi, dhe lotė, por dhe kėngė, se jeta kėshtu qėnka, e trazuar dhe me gėzime e hidhėrime, dhe me ah! e psherėtimė, por dhe me kėngė e valle. Njė shėmbull i tillė e konkret ėshtė jeta e Sako Zenelit, qė  jetoi duke qarė e duke qeshur, por vdiq me lotė nė sy dhe me fjalėn nė gojė: amanet fėmijtė e mi! 

            Ndaj, ju ftoj qė tė zbatojmė logjiken e vargut popullor: “zemra qan, goja kėndon”, ashtu siē na dha vetė “leje” me kėngėn e tij, me tė cilėn hapi kėtė ceremoni qė nė fillimin e saj.

                                                                              Gėzim DUSHA

Fterrė, mė 27 mars 2004.

Nr.38 – prill 2004

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA