
EDHE PLUMBI I XHA VEIPIT
MBJELL MIQĖSI
Tani qė kalova tė 60-tat dhe nė kėto vite tė vėshtira tranzicioni, nuk e di pse shpesh mė vjen nė kujtesė miqėsia e xha Veipit
dhe xha Husos, qė rrojtėn aqė gjatė nė Fterrėn tonė.
Tutje derės sė shtėpisė, gati pėr ditė, para e pasdite, dėgjohej trokitja e shkopit, kollitja dhe thirrja e xha Husos: zgjuar
jeni?, kur nga brenda pėrgjigjej xha Veipi: po, po, hajde brenda!. Miqėsia e tyre u ngjit gjithnjė lart, megjithėse nė moshėn
e re tė tyre pati njė acarim tė fortė, kur njė gojė e ligė, qė mbeti anonime, vuri nė dyshim nderin e Husos. Hodua, vėllai
i madh i Veipit, nuk jetonte mė, ndaj zakoni e donte qė Veipi tė vinte nderin nė vėnd. Dhe njė mengjes, nė fillimet e kėtij
shekulli, nga ledhi i oborrit tė shtėpisė Veipi e drejtoi pushkėn mbi trupin e Husos. Shtiu vetėm njė herė. Husua u rrėzua. Veipi mori arratinė. E futėn nė “kalanė” e Gjirokastrės. Po Husua ishte
jetė-gjatė. Veipi ca pėr moshėn e vogėl dhe ca pėr faljen qė iu bė, u kthye nė Fterrė.
Dhe shpejt, Husua e Veipi, tė ndihmuar dhe nga mėnēuria e fshatit, u futėn pėrsėri nė miqėsinė e mėparshme. Pėrkrah njėri-tjetrit
shkuan nė Luftėn e Vlorės, sė bashku qenė edhe nė pėrpjekje me bandat e andartėve grekė mė 1913-1914. Edhe nė Luftėn Nacionalēlirimtare
pėrsėri u gjendėn bashkė. Ata tėrė jetėn qėndruan bashkė e tė pandarė. Kjo sepse Huso Zhupa, i pari, dhe plumbi nė shpatulla,
diti ta falė. Por edhe Veip Mero, ama, diti tė kėrkojė falje. Dhe falja shpirtėrore e bėri miqėsinė e tyre tė pėrjetshme.
Megjithėse tipa tė ndryshėm, ata panė midis tyre ato qė i bashkonin e jo ato qė i ndanin. Husua - njeri i mbyllur, i heshtur
e fjalėpak, ndėrsa Veipi - i hapėt e i afrueshėm. Por tė dy dinin dhe tė donin, dhe tė falnin, dhe tė ndihmonin njėri-tjetrin.
Plumbit qė i ndau pėr ca kohė nė moshėn e rinisė, ditėn t’i vėnė kapak, duke harruar sikur tė mos kishte ndodhur kurrė.
Historia e “plumbit” tė Veipit nė fillimet e kėtij shekulli, mė ėshtė kujtuar shpesh tashti qė po mbyllet shekulli.
Bashkė me plumbin mė del pėrpara Xha Husua aq zėmėrmadh e aq bujar.
Nė Fterrė ky plumb ėshtė rast i rrallė. Por
edhe nga ai rast - plumbi, miqėsia e Xha Veipit dhe Xha Husos - pėrcjell njė mėsim tė madh: Falja ėshtė hyjnore.
Bajram SADIKAJ
Nr.11 – dhjetor, 1998