FTERJOTI QE TEJKALON MOSHEN
-Ne pervjetorin e lindjes se z.Nafiz Bezhan i-
Nafiz Bezhani e filloi jeten me liber per te marre dituri. Studjoi
ne shkollen Bujqesore te Kavajes. Por koha, qe ne moshen e adoleshences i kerkoi trimeri. Ishte koha kur vendi yne u
pushtua nga fashizmi. Atehere Nafizi perqafoi pikerisht trimerine.Dhe mori pushken ne duar. Kuptoi se pa liri nuk ka as dituri.
Nga shkolla u hodh ne ēeten e Pezes, e para ēete antifashiste ne Shqiperi, madje dhe ne Evrope.
Por lufta u shtri dhe ne Kurvelesh. Dhe Nafizi u be nga pjesemarresit e pare ne ēeten territoriale te Fterres se tij.
Ne Fterre erdhi Tuk Jakova, nje nga udheheqesit e levizjes, komisar i Brigades se Pare. Shkuan ne kete brigade dhe nje numur
djemsh nga Fterra:Pashua,Samiu, Osmani, Azemi, Razipi, Nafizi…Ne brigade gjeten Turhanin, Shefqetin, Bektashin. Tre
nga djemte e Fterres: Turhani,Osmani e Azemi dhane jeten per lirine e Atdheut. Te tjeret vazhduan luften me amanetin e te
reneve. Ne kete brigade u shqua per trimeri dhe Nafizi. Ndaj u zgjodh dhe delegat i Brigades se pare , ndaj gezon dhe
disa dekorata nga Kuvendi.Ēlirimi e gjeti komandant te toges se zbulimit me graden toger. Por tani pas luftes e therriste
ndertimi i vendit, e kerkuan per te punuar ne organet e pushtetit civil. Punoi ne organet e Ministrise se Brendeshme, ne Kryeministri,
ne ministrine e bujqesise, shef kuadri ne pushtetin e qarkut te Vlores.
Me vone mori kalemin
dhe punoi ne "Mbrojtja e Atdheut". Ne lufte shfaqi trimeri. Tani ne paqe-diturine. Me shoket- dashuri e respekt. Ne pune-
vullnet te forte dhe ndershmeri. Kurajon civile e tregoi dhe ne lufte dhe ne paqe, dhe ne diktature dhe ne demokraci. Mendimet etij i ka thene hapet. Miqesine e ka te
vjeter e te re. U njoh nga afer me Sejfulla Maleshoven. E respektoi dhe e nderoi dhe kur Sejfullain e denuan deri ne ekstrem,
dhe kur e perjashtuan nga Byroja Politike, dhe kur e shkarkuan nga Minister i Kultures, dhe kur e perjashtuan nga partia.
Edhe tani kur e pyet per Sejfullain te flet me shume respekt per te, si miku i mire per mikun e tij te mire.U njoh dhe me
Nako Spiron. U fut ne histori Nafizi dhe ne vitin 1956, ne Konferencen e Tiranes ku, me kurajo qytetare, u bashkua me kritikat
e bera ndaj udheheqjes se larte te shtetit te asaj kohe. U ndeshkua se nuk pranoi te terhiqej nga mendimi i tij.
Me nje vullnet
te forte dhe me nje qytetari fisnike diti ta perballoje jeten. Me vullnet studjoi
dhe mbaroi fakultetin juridik.Pervetesoi dhe anglishten. Botoi dhe shume shkrime ne faqet e shtypit te kohes. Beri dhe perkthime.U
detyrua te shkruaj dhe me pseudonimin:Lulo Fterra dhe Sulo Labi. Ka botuar
dhe studime shkencore, juridike e albanologjike.
Ne kthesen e bere
ne vitin 1990-1991 mori pjese aktive ne politiken juridike, duke dhene kontributin e tij ne demokratizimin e vendit. Ne vitin
1994 beri jehone libri i tij: "I mallkauari i Nojes". Me interes u ndoq dhe libri tjeter: "Procesi i shekullit". Ne jo pak
shkrime ka ngritur probleme te rendesishme per qeverisjen e vendit. Ndaj ne vitin 1997 Kuvendi e ngarkoi me detyren e rendesishme
te Kryetarit te Komisionit te figurave kryesore ne administraten e larte te shtetit, qe ende vazhdon ta kryej me ndershmeri
fterjote dhe korrektesi ligjore. Megjithese i ka kaluar te shtatedhjetat, perseri nuk i ndahet punes. Perpiqet te merret dhe
me problemet e fshatit. Vjen shpesh dhe ne "Parlamentin" e Fterres, ne lokalin ku mblidhen fterjotet, kryesisht te shtune
e te dielen.
E nisi jeten me
liber. Per lirine doli partizan. Pas Ēlirimit mori kalemin. Padrejtesia i dha kurajo. Jeta e beri te forte. Demokracia e riperteriti.
Mosha nuk e lodhi. Ndaj Nafizin tone mund ta cilesojme si fterjotin qe e tejkaloi moshen ne ēdo periudhe te saj.
Ne pervjetorin
e lindjes ne e pergezojme dhe i urojme.
Dilaver
SHKURTI
Bashkėmoshatar
Nr.24 – maj, 2001
VLERĖ PĖR PASTERTI
MORALE
- Mendime rreth librit tė Nafiz Bezhanit, me titullin :"Mėkatarė"-
- Qe kur lexon titullin ne kopertine dhe deri sa
mbyll faqen e fundit, te 234-ten e ketij libri, veren se autori i ka dhene ne trajte te pashquar mekataret, duke mos
i futur te gjithe ne nje thes, siē shkruan vete ai, dhe as me emrat qe u ka vene Nena e Babai, por me "pseudonimet"
qe u ka ngjitur shteti.Njeherazi veren se autori, me formimin e tij juridik e qytetar, nuk don te vrase e te shqetesoje njeriun
si individ te veēante, por te godit nje fenomen negativ e te teperuar te shoqerise moniste.
Duke lexuar librin: "Mekatare", te del perpara nje autor
vullnet-fort dhe mendje-kthjellet. Dhe jo vetem i tille, por dhe me kurajo civile e qytetare. Kjo, per vete faktin, se Nafizi
ka kapur dhe trajtuar nje problem te mprehte,te nderlikuar e kompleks, nje stil qe e ka shpikur shteti, qe kur ka lindur dhe
qe do ta kete shteti deri sa te jete, por qe shteti monist ne Shqiperi e shperdoroi me teperice, duke zbatuar ligjin
brutal te luftes se klasave ne parti e ne popull, duke e shtrire ate po me teperice, ne funksion te interesave klasore.
Gjithashtu, kur
lexon kete liber njihesh me nje pjese te stilit agjenturor e policesk te qeverisjes te asaj kohe, por dhe me disa detaje
antiligjore te disa qeveritareve te veēante te viteve te ketij tranzicioni te gjate e te veshtire. Problemi me te cilin
merret Nafizi yne, ka brenda dhe drame njerezore, dhe intriga tragjike te permasave shekspiriane, per jo pak njerez qe u bene
viktime te nje sistemi dhe nje shteti te ashper, ne rrethana te ndryshme qe autori na i jep me kthjellesi per ēdo personazh
te tij, duke arritur kulmin ne kapitullin e peste dhe te gjashte me dosjen "T.S 412".
Ketu, deshiroj te theksoj dhe qendrimin e guximshem dhe real te Nafizit, ndjenjen e forte te atdhetarise, i cili e jetoi kete
ndjenje te ēmuar, ne tri kohe. Se pari, ne kohen e Luftes Antifashiste, ku ka qene partizan trim ne Brigaden e Pare
Sulmuese. Se dyti, ne kohen e shtetit monist, ku per kritiken me kurajo qytetare te bere ne konferencen e Tiranes me 1956,
u ndeshkua. Dhe se treti, ne kohen e demokracise, ne kete periudhe tranzicioni, perseri me kete liber, dhe ne moshen e trete,
shfaq kurajon e tij qytetare e patriotike. Kjo ndjenje e ben Nafizin, qe pavaresisht se e godet me te drejte sigurimin
e atij shteti, perseri nxjerr me vertetesi dhe realizem ne faqet e ketij libri inteligjencen dhe zgjuarsine fitimtare te shqiptareve
ne ballafaqim dhe me organizma agjenturore nderkombetare te specializuara per mbare boten.
Kur lexon kete liber, autori, "te pandehurit" e tij, i gjykon dhe si jursit, dhe si njeri. Nafizi, si jurist i zoti,
dhe Nafizi si njeri i mire, duke ditur te harmonizoje ligjin shteteror me arsyen njerezore, di dhe te ēmoje, di dhe te fale.
Prandaj, si jurist- te ndeshkon konforme ligjit; si njeri- te gjykon si qytetar. Si jurist qendron i drejte,si njeri ndjen
dhimbje per personazhet e tij. Njeherazi, si jurist shpreh idene se megjithese drejtesia u pelqen te gjitheve, por, fatkeqesisht,
jo te gjithe jane te drejte. Dhe kjo sepse nuk eshte e lehte te besh drejtesi.
Autori ngrihet
mbi konceptin sektar shqiptar, dhe mbi emocione e ndjenja, dhe gjykon me durim e gjkaftohtesi duke
u futur ne rrethanat e kohes dhe te ēdo personazhi, duke pasqyruar nje realitet te caktuar ne nje veper dokumentare, por dhe
letrare. Autori me penen e tij futet ne thellesi duke ditur te diferencoje te keqen nga e mira dhe te miren nga e keqja, pa
perbuzur njeriun viktime apo fatkeq, madje as ate tip personazhi, qe ka ligesi ne shpirtin e vet, duke dhene qarte
rrethanat ne te cilat jane vene ne sherbim mekatar te atij shteti, duke u perpjekur te mbroje pastertine e figurave te shtetit
te sotem demokratik.
Megjithese
e thote te verteten, e cila ne permbajtjen e saj eshte me peshe te rende, nuk i rendon personazhet ne emrin e vene nga Nena
dhe Babai, por i godit ata me "nofken" qe u ka vene ai lloj shteti. Njeherazi nuk i godit as me dashakeqesi, po perkundrazi
i jep me dhimbje njerezore, sepse autori e di mire qe, ne ate lloj shoqerie, ne nje forme, a ne nje tjeter, njerezit, edhe
me vullnet, por edhe te detyruar nga rrethana te caktuara, siē e trajton autori, behen viktime e vete sistemit. Keshtu,
nepermjet nje veprimtarie antinjerezore, percjell mesazhe qytetare, duke dhene mesimin njerezor: o ti njeriu me mend,
provoje ne trupin tend, si te dhemb ashtu me dhemb, sepse njeriu qe do njeriun mundohet te beje diēka te mire ne dobi
te njeriut e te shoqerise qe jeton.
Nafizi ne librin e tij kembengul duke arsyetuar se shoqeria demokratike jo vetem kerkon ligje te drejta e te arsyeshme, por
dhe zbatim korrekt e te ndershem te tyre. Autori ne tere veprimtarine e detyres se tij, por dhe si krijues, ben ate qe duhet,
kur jo pak kryepushtetare bejne ate qe duan.
Ne kete liber gjen
ide kuptimplote, te dhena me origjinalitetin e autorit, siē eshte shpjegimi i bukur dhe bindes, se ligji i shtetit dhe ndergjegja
e njeriut konvergojne tek njeri-tjetri, duke perfaqesuar logjiken njerezore dhe vullnetin e shoqerise, se ne jete njeriu mbi
gjithcka duhet te vere ligjin dhe arsyen. Gjithashtu meson se duhet respektuar dhe ligji dhe arsyeja, se po i shkele ato,
atehere dhe ai qe te do - nuk te mbron dot, ashtu si po nuk i shkele ato, dhe ai qe nuk te do - nuk ka se c'te ben.
Nafizi eshte nje
njeri me ideal dhe, si i tille, perballon ēdo veprim me forcen e se vertetes e te idealistit, me forcen e te se drejtes
dhe te ndergjegjes vetjake, ne dobi te vendit dhe te dinjitetit te tij, si njeri fisnik dhe idealist, kur sot idealistet dhe
fisniket jane rralluar shume. Prandaj, Nafizi, di dhe te ndeshkoje, por dhe te fale, sepse autori e ka te qarte, se, ashtu
siē nuk ka drejtesi pa ndeshkim, ashtu nuk ka dhe drejtesi pa falje.
Kur e mbyll se
lexuari librin:"Mekatare", arrin ne perfundimin se kjo veper eshte vlere per pastertine morale te njeriut.
Guro ZENELI
U NDA NGA
JETA NAFIZ BEZHANI
- nga ceremonia mortore
–
E kush nuk e njihte Nafizin? Fterjotėt, sigurisht e kanė pasur tė tė njohur gjatė tėrė jetės sepse Nafizi ishte fterjotė dhe
fterjot me emėr. Por Nafizi u bė i njohur dhe mė gjėrė. Atė e njohu opininoni publik dhe si fterjot , dhe si partizan
nė luftėn Antifashiste Nēl. Dhe si jurist e avokat me emėr, dhe si oponencė ndaj fenimeneve negative nė shoqėri
e nė shtet, dhe si krijues ,qė bėri studime e shkroi libra me vlerė. Pena e tij nuk ndali asnjėherė sė shkruari, deri dhe
nė momentet e fundit tė jetės sė tij, duke mos pranuar asnjėherė qendrimin pensionist - pasiv nė jetė. Dhe pikėrisht pas n
je jetė tė gjatė intensive Nafiz Bezhani, para pak kohėsh, mė 16 shtator 2004, ndėrroi jetė.
Vdekja e tij ėshtė
njė humbje, jo vetėm pėr dy djemtė e tij, pėr bezhanajt e pėr gjithė fterjotėt, por dhe pėr tė gjithė miqtė, shokėt e dashamirėsit
e tij nė Tiranė e me gjėrė. Veprimtaria e tij e shquar e bėri Nafizin qė tė jetė njė figurė shtetėrore, njė jurist i shquar,
duke dhėnė njė kontribut tė dukshėm nė zhvillimet demokratike nė vendin tonė, veēanėrisht nė forcimin e shtetit tė se
drejtės dhe nė konsolidimin e shtėtit ligjor nė Shqipėri, jo vetėm duke qėnė i zdhedhur nga Kuvendi i Shqipėrisė, nė funksionin
e Kryetarit tė Komisionit pėr pastėrtinė e figurave tė larta tė shtetit, por njėherazi la tė shkruar trilogjinė "Mėkatarėt",
si vlerė pėr pastėrtinė morale tė figurave politike tė shtetit shqiptar.
Nė sallėn e Lidhjes
sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė u zhvillua ceremonia mortore e tij, ku u bėnė homazhe nderimi pėr tė dhe ku, Kryetari
i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, deputeti Limos Dizdari, mbajti fjalėn e rastit, duke vėnė
nė dukje vlerat e tij si figurė e rėndėsishme e shtetit. Nafizi u pėrcuall me tė gjitha nderet qė i takonin pėr nė varrezat
e Sharrės. Nė momentin e varrimit, fjalėn e rastit e mbajti Guro Zeneli.
Gazeta "Fterra jonė" u shpreh dy djemve tė
tij dhe gjithė bezhanajve ngushėllimet me tė thella pėr humbjen e Nafizit tonė
Na iku nga
jeta... Nafizi ynė
- nė momentin e varrimit –
Nė emėr tė bezhanajve dhe
dy djemve tė tij tė dashur, Benit e Vironit dhe nė emėr tė komunitetit tė fterjotėve nė Tiranė e deri nė Fterrė, mė lejoni
tė falenderoj pjesėmarrėsit nė kėtė ceremoni tė lamtumirės, ne nderimin tėnd, o Nafizi ynė i shtrenjtė!
Ky nderim ngushėllues pėr tė gjithė miqtė e shokėt, pėr fterjotėt, ka njė dhimbje tė veēantė, sepse ne, na iku nga jeta nje
njeri i shquar dhe njė fterjot i ditur, nga njė derė me emėr, pėr mirėsi e mėnēuri, nė fshat e nė fqinjė. Ky nderim, ka dhimbje
pėr Nafizin, se ne e kishin nje fterjot-atdhetar, me kurajo civile, por dhe profesionist tė drejtėsisė. Kėto vlera tė tij,
Nafizi i shfaqi me dinjitet nė tė tri moshat e tij dhe nė tė tri kohėt qė jetoi. Kėshtu nė moshėn e rinisė,- nė moshėn e idealit-,
nė kohėn e Luftės Antifashiste Nēl. luftoi si partizan trim nė Brigadėn e Parė Sulmuese pėr njė Shqipėri tė lire e demokratike.
Kėshtu nė moshėn e burrit,- nė kohėn e shtetit ideologjik,- me kurajo tha tė drejtėn, duke pranuar dhe ndėshkimin.
Kėshtu dhe nė moshėn e
tretė,- nė kohėn e kthesės sė madhe dhe tė periudhės sė tranzicionit demokratik,- pėrsėri, me tė njėjtėn kurajo e trimėri
civile, foli e shkroi pėr tė drejtėn juridike, duke kėrkuar pastėrti morale nė administratėn e lartė tė shtetit dhe nė vetė
shoqėrinė shqiptare. Pra, Nafiz Bezhani, ishte nga ata juristė e analistė qė diti dhe ta njohė kohėn, por njėherazi dhe ta
vlerėsojė atė me gjykimin kritik tė tij.
Ky nderim pėr ne Fterjotėtė
ėshtė njėherazi dhe i paharruar se i kushtohet birit tė Fterrės sonė, Nafizit, qė e kishim njė krijues e njė autor vullnet-fort
e mendje-ēartuar me pene trimėrore, qė kapi dhe trajtoi probleme tė ndėrlikuara e komplekse pėr shoqėrinė, si nė shtetin
monist dhe nė shtetin pluralist, duke shkruar pėr drama njerėzore dhe intriga tragjike tė pėrmasave shekspiriane, duke thėnė
tė vėrtetėn, pavarėsisht nga barra e rėndė e vetė tė vėrtetės, duke u munduar kėshtu, tė bėjė diēka nė dobitė njerėzve tė
mirė e tė shoqėrisė, nė tė cilėn jetoi e punoi deri nė kėtė ditė mortore, qė e ndau nga ne tė gjallėt.
Kjo ditė mortore ėshtė
e rendė, se u nda nga ne pėr jetė Nafizi me emėr, avokati i shquar, qė si juristgjykonte konformė ligjit, ndėrsa si fterjot
ndjente dhimbje pėr njeriun- viktimė, sepse kishte arsyen e njė burri te ditur, duke gjykuar brenda rrethanave, tė kohės e
tė personazhit qė kishte humbur emrin e nėnės e tė babait, qė dinte tė diferenconte tė mirėn te njeriu, nga e liga qė ia impononte
shteti. Dhe sė fundi, pėr ne ėshtė e dhimshme kjo ditė mortore, se u nda nga fterjotėt modeli i njeriut origjinal, Nafizit
tonė tė paharuar, qė me emrin dhe veprėn e tij, do tė mbetet i gjallė midis tė gjallėve.
Ndaj ne, fterjotėt, nė
kėto momente tė humbjes sėnjė njeriu tė shquar, tė Nafizit tonė, ndjejmė respekt e mirėnjohje pėr ty, Nafizi ynė fterjot,
pėr ty Nafizi ynė jurist, pėr ty Nafizi ynė krijues. Edhe njėherė, duke ndjerė dhimbje, pėr ty Nafiz qė, nga mal mė
kėmbė, tani je shtrirė te varri i pėrjetshėm, unė, njė nga tė afėrmit e tu tė shumtė, nė emėr tė fterjotėve, falėnderoj me
mirėnjohje tė gjithė miqtė, shokėt e dashamirėsit e Nafizit tonė, fterjotit tė paharruar.
Ti, i dashur Nafiz, po
ndahesh nga ne pėr tė shkuar te prindėrit e tu, Xha Ismaili e Nėnė Hadilekua, pėr tė takuar me mall dy vėllezėrit e tu, Nailin
e mrekullueshėm e Xha Nedinin shėmbullor dhe pėr tė shkuar te shpirti i tėrė atyre burrave tė lashtė e tė mėnēur tė Fterrės
sonė, me histori e dituri.
Tu prehtė shpirti
nė paqen e pėrjetėshme ! Lamtumirė Nafiz !
Njė heshtje varri
pėr Nafizin qė nuk heshti kurrė.
Nderim e mirėnjohje
pėr Nafiz Bezhanin.
Guro ZENELI
Nr. 41 – tetor 2004
NĖ PROMOVIMIN E LIBRIT TĖ NAFIZIT
( pas vdekjes )
Nafizi, tashmė njihet edhe si avokat me emėr, por edhe si krijues e analist i fortė i problemeve shtetėrore. Kėtė e ka treguar
nė tė gjithė veprimtarinė e tij krijuese gjatė gjithė jetės sė tij.
Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, Nafizi nxorri nga botimi dhe librin e fundit tė tij: “Me tė madhin Samerset
Mom”.
Familja Bezhani, dy djemtė e tij, Beni dhe
Vironi, Botuesi “Toena” dhe miqtė e Nafizit, mė 7 nėntor 2004,nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve,
organizuan promovimin e kėtij libri, duke plotėsuar kėshtu amanetin e tij.
Fjalėn e ēeljes e mbajti djali i tij, Vironi,
i cili falėnderoi miqtė e dashamirėsit e Babait, Nafizit tė shtrenjtė, pėr nderimin qė i bėnė, dhė nė ceremoninė e varrimit,
dhe tani, nė promovimin e kėtij libri.
- Kur Babai ynė, tha Vironi,- u bė gati ta promovonte
kėtė libėr, dhe nė momentin, kur ishte duke ia dhuruar miqėsisė sė tij mė tė ngushte, kur, ai dhe ne, mendonim se ishte mirė,
pa pritur e kapi sėmundja e rėndė qė e ndau nga ne tė gjithė, duke lėnė amanet qė, promovimin e kėtij libri, ta organizojmė
ne, dy djemtė dhe miqėsia e tij e ngushte, me tė afėrmit dhe me tėrė miqėsinė e gjėrė tė tij. Prandaj, si obligim ndaj amanetit
tė tij, si shprehje e dashurisė dhe respektit pėr Tė, dhe nė nderim tė Jetės dhe tė Krijimtarise sė tij, me tė cilėn kishte
lidhur shpirtin gjithė jetėn e vet, ne organizuam, ketė ceremoni modeste pėr promovimin e njė nga librave mė tė dashur
tė tij: “Mė tė Madhin Samerset Mom”.
Pėr librin foli miku dhe shkrimtari i shquar,Skėnder Hasko,njėherazi dhe redaktori i kėtij libri.
NAFIZI - SI
NJERI DHE SI KRIJUES
Kjo qė bėjmė sot ėshtė homazh pėr Nafizin dhe krijimtarinė e tij.
Libri: “Me tė Madhin “Samėrset Mom”, ėshtė njė prurje e re, sepse ka ndėrthurur jetėn e vet
me pėrkthimet e pėrkthyera tė autorit tė madh Mom. Dhe kjo ndėrthurje nuk ėshtė e lehtė tė bėhet, se pse duhet tė dish: ē’tė
thuash, si ta thuash dhe kur ta thuash.
Nafizi ka ditur tė
gėrshetojė shumė mirė stilin e mirėfilltė gazetaresk me letėrsinė artistike. Pėrdor me suskes figurat letrare, si krahasimin,
epitetin, metaforėn e tjera. Gjendja e tij emocionale nė kohė tė ndryshme e nė situata tė caktuara konkrete, pėrcillet te
lexuesi po me atė tension.
Ėshtė pėrdorė dialogu konēiz e domethėnes,
pa sorollatje nėpėr gjėrat e parėndėsishme. Ka dhėnė karaketret e personazheve, tė cilėt megjithėse janė njerėz konkretė,
tė pėrveēėm, ngjajnė si dy pika ujė me personazhet artistikė-pėrgjithėsues. I tillė psh. ėshtė punonjėsi i kuadrit, Janaqi,
njė burokrat tipik, nga ata qė ta sjellin nė majė tė hundės, nga ata qė thonė fjalėn e mirė e tė fusin gurin nė trastė. Janaqi,
qė mund ta krahasosh me njė pllakė gramafoni tė prishur, bėn me dhjetra herė e nė tė njėjtėn mėnyrė pyetjen : “ Ore,
dale ku i ke ti dokumentat?”. Dhe i vuajturi Nafiz, i pėrgjigjet, sa me dhimbje, aq dhe me shpoti: “Kėtu, shoku
Janaq, kėtu”.
Siē shprehet dhe vetė,
Nafizi nuk lexonte e pėrkthente vetėm se i pėlqente shumė Samėrset Mom-i, por edhe pėr tė qėnė sa mė larg intrigave e thashethemeve
tė njerėzve jo-njerėz.
Te personazhet e tregimeve tė Mom-it, ai sheh hipokritin, hileqarin, tė pafytyrin, intrigantin, thashethemaxhiun,
dyfytyrėsinė, delirantin e paranojakun, etj. Autori sheh tė njėjtėt, edhe ndėr ne, nė atė periudhė tepėr tė mundimshme tė
tij, shkaktuar nga kjo racė e shpėrfytyruar njerėzore, qė kanė patur, por dhe qė kanė , (se s’janė sosur), sėmundjen
e ndyrė tė tė bėrit keq tė tjerėve, racė qė meriton pėrbuzjen e tė gjithėve.
Po tė shkėputim njė frazė, thėnė nė faqet e para tė
librit, njihemi me karaterin e Nafizit, me objektivitetin qė e ka karakterizuar gjatė gjithė jetės. Citoj autorin: “
Sado i cėnuar tė jetė njeriu, sado padrejtėsi tė rėnda tė veprojnė mbi ndėrgjegjen e tij, sado i pakėnaqur tė jetė ai, prapėseprapė
nuk mund tė mos shikojė tė vėrtetėn objektive dhe tė gjykojė realisht pėr tė”. Dhe pastaj, rendit arritje nė arsim e
kulturė, veprat qė po ndėrtohen dhe arritjet nė ēdo sektor. Ai thotė:”…janė dy faqe…qė duhen peshuar e gjykuar
drejtė nga cilido, dy faqe qė mund tė harrohen, dy faqe qė i pėrkasin historisė”.
Me kėtė autori tregon se
ai nuk ėshtė si disa qė ēdo gjė e bėjnė krejt tė bardhė, ose si disa tė tjerė, qė ēdo gjė e bėjnė krejt tė zezė. Ai sheh tek
e bardha njolla tė zeza, por edhe tek e zeza, njolla tė bardha. Ai thotė: “njera faqe e zezė e tjetra e bardhė…”.
Nė fund, dua tė them se,
pėrkthimi i tregimeve tė Samėrset Mom-it ka qėnė njė terapi pėr dhimbjen shpirtėrore tė vetė autorit, Nafiz Bezhani. Gjithashtu,
dua tė them se ky libėr ėshtė dhe historik, dhe artistik, ai vlen pėr brezat pasardhės, por dhe pėr ne, sepse, se siē ka thėnė
njė filozof i lashtė, “ njeriu plaket duke nxėnė”.
Skėnder
HASKO
Shkrimtar
Nr. 42 – dhjetor 2004