NJERI, I LIDHUR
ME KENGEN,
SI LIDHET DHEU ME RRENJEN
- Nga biseda me Teno
Lonen ne shtepine e tij, ne Fterre -
Kengen polifonike Tenua
e ka pelqyer qe kur ishte femije. E kishte kengetarin ne familje. I ati, kendonte embel. Per kenge nuk kishje se çfare t'i
thoshje Xhahitit. Kur ai ia merrte kenges, te pranishmit kishin deshire ta degjonin. Edhe ne dasma Tenos i kishin ngele
ne mendje kenget e bukura dasmore qe ngriheshin aty per aty. Gjithashtu dhe rromuzet qe beheshin, shpesh dhe me "piper", i
flinin ne shpirt.
Kur filloi punen
si mesues ne shkollen e Kunjoves ne Kuç, pa se si organizoheshin dhe festivale te femijeve me kenge polifonike. I shikonte
me kenaqesi, por vetem kaq.
U deshen te shkonin dhe
pak vite. Aty nga vitet '60-te mundi te vinte mesues ne Fterre, ne vendlindjen e tij te dashur. Ne ato vite iu zgjua
kenga, qe kishte kohe qe i flinte ne shpirtin e tij.
- Per mua , tregon Tenua, ketu ne Fterre, me nxiti…dhe
hesht per nje çast.
- Kush?, ia priti bashkebiseduesi.
- Ai…ndjese
paste, Sakua… qe ishte pergjegjes sektori, qe ishte organizator i zoti dhe per punet e kultures ne Fterre
e ne zonen tone, shtoi si me psheretime. Po,po, Sakua me kerkoi te merresha me punet e kultures ne Fterre. -Une
kam besim, me tha, se ti Teno, do ta besh mire kete pune.
- Po te me meshtetni ju, ia ktheva, atehere edhe mundet.
Dhe keshtu ndodhi. Ne fillim
u krijua nje grup estrade. Ne te u perfshine dhe elemente folklori, qe, shpejt mori karakterin e grupit te folklorit.
Ai qe i vuri emrin ketij grupi, ishte zeri i Hasan Mehmetit. Ne ato vite organizoheshin festivale, gati vit per vit. U zhvillua
i pari ne zonen e Bregdetit, ne Piqerras. Ne kete aktivitet u perfaqesua dhe Fterra me grupin e saj. Doli mire. Grupi
mori kurajo. Ngritja e grupit e nxiti dhe e detyroi Tenon te merret dhe me ngritjen e kengeve, te beje dhe tekste te reja.
Per ta bere kete pune sa me mire i kerkoi ndihme dhe Xha Tasinit. Tenua na kujtoi dy vargje te bukura te ketij idealisti te
mençur: "Une punoj per shoqerine,/ dhe ajo punon per mua", qe do te thoshte se çdo fterjot i mire punon per Fterren.
- Puno, puno, i pat thene Tasin Elezi, se do te gjeshe fjale kenge.
Dhe Tenua, ne "not" e siper,
mesoi si te lidhte fjalet. I kujtohet kenga e para e tij: "Kenga labe, Kenga jone", e cila u rregjistrua dhe u transmetua
ne Radio-Gjirokastra. Kur u degjua kjo kenge, Tenos i kerciti nje gezim ne kraheror. E jo vetem Tenos, por te gjithe grupit
folklorik, te gjithe fterjoteve. Ishte hera e pare qe kenga fterjote nga nje grup i organizuar folklorik, jepej ne radjo-Gjirokastra.
Ja keshtu i hyri me "not"
detit te kenges Teno Lona, qe sot eshte bere i njohur si rapsod me emer ne te gjithe festivalet kombetare te Shqiperise, qe
nga festivali i pare folklorik ne Gjirokaster e deri ne festivalin e kenges polifonike ne 1995 ne Berat. E jo vetem kaq. Por,
pa Tenon nuk mund te kuptohet ekzistenca e ketij grupi edhe sot e kesaj dite.
* *
*
Atje ku ka qene grupi: "Fterra ne Kenge", atje ka qene vete Tenoja, atje eshte kenduar kenga me tekst te krijuar po
nga vete Tenoja. Ka shkuar ky grup e ku nuk ka shkuar. Ne zonen historike, me trimeri e me dituri, Vlore-Gjirokaster, ka kenduar
a hedhur valle, ketu e gati 40 vjet, ne çdo aktivitet zonal apo krahinor. Po ky grup ka paraqitur programe disa here dhe ne
Radjo-televizionin Shqiptar. Ne keto dhjete vjet ka shfaqur ne ekranin e RTSH-se, para teleshikuesit te ketij televizioni,
dy koncerte, njerin ne vitin 1993 dhe tjetrin ne 2002, para disa ditesh, tani ne Qershor.
Kengen e ketij grupi e
pelqejne veçanerisht ato zona qe e njohin dhe e kendojne polifonine shqiptare. Nje miku im nga Tirana, kur pa
ne ekranin e televizionit Shqiptar grupin: "Fterra ne kenge", pyeti: - Ku i ka instrumentat kenga juaj?. Pergjigja qe mori
ishte: - Kenga labe, orkestren instrumentale, e ka ne kordat e grykes se çdo labi. Harmonizimi i disa zerave,
formon polifonine.
Jeta e ketij grupi eshte ne kuroren e 120 kengeve. Tenoja ka krijuar me shume se 70 kenge
me tekste epike, lirike, politike, patriotike, erotike, e te tjera e te tjera. Ne kenget e Tenos jane thure mjeshterisht vargje
per historine e per kulturen e Fterres, te Kurveleshit, te Laberise dhe te mbare Shqiperise. Te spikatura jane dhe jo pak
vargje per Kosoven apo per figura te shquara te Shqiperise, si per "Abdyl Frasheri me vule, eshtrat e tua t'i prune….",
apo: " ku vete moj kokë e prerë", apo deri per : " O Mendja, qe prodhon Mendje" kushtuar prof. Rexhep Qoses, e te tjera e
te tjera. Jane te paarritshme shume vjersha dhe shume e shume vargje te ketij rapsodi epik dhe erotik.
Ne vargjet e Tenos gjen figura mbi figurat. Shihni si sokellijne figurat: "vargjet do t,i
bej kurore,/ T'i var mbi gjokset e tua,/ U gremiç - malit me bore,/ nen vete, zençe dhe mua,/…apo:"As me jep nje pike
uje,/ nga etja jam perveluar,/ Ose “As me jep ato buze,/ te mbetem fare i shuar./ apo: "Si nje mal
keputej loti, u thinj ne vetull Sopoti…", " Eshtrat e tua t'i prune, partia qe nuk ben gjume.."( kur sollen eshtrat
e Abdyl Frasherit nga Stambolli), te tjera e te tjera…Pasuria e tij me e çmuar jane kenget, me te cilat ka pasuruar
shpirterisht dhe Fterren, dhe fterjote.
Jeta e ketij grupi nuk
mund te kuptohet pa zerin e Hasan Mehmetit, qe "Ben birbilin te pushoje…." dhe pa zerin e Afos, qe "ben
birbilin ta degjoje"; ashtu si zeri i Ana Kofines qe ben Fterren ta shijoje; apo:"Taipi me ato valle,/ nje per nje me
Taro Gjone./, ashtu si: "Xhemilja, vallen me grate,/ Shtate pale-qejfe, ç'e hodhe.
Vlere ideore i kane dhene
ketij grupi dhe vargjet-kenge te Shako Mehmetit, qe perbejne rreth 30 perqind te repertorit te ketij grupi, ashtu
siç i kane dhene keto vitet e fundit dhe vjershat me nerv poetik te Tomorr Avrecit.
Gezim te sjell fakti qe
grupi: "Fterra ne Kenge" ne keto vitet e fundit eshte riorganizuar me nje numur te mire te rinjsh, qe i kane dhene freski
dhe e kane mbajtur gjalle kete grup, duke u dhene dhe Fterres e fterjoteve, kudo qe jane, kenaqesi artistike qe e ndjejne.
Hasani vazhdon te mbetet nje "solo" i pazevendesueshem.
* *
*
"Fterjotet dhe kur flasin,
me thote miku im gazetar Ilir Buçpapa, duket sikur artikulojne kenge". Kjo, se bisedojne qete e embel. Po kur kendojne? Merret
me mend sa embel kendojne. Kur ndezet kenga fterjote, ben dhe zogjte ta imitojne. Ndaj Fterra jehon ne kenge. Ne kenge
Fterra ka hedhur historine. Kenget jane ne shpirtin dhe mendjen e fterjoteve. Dhe Jeten e Fterres dhe te fterjoteve ne kenge
e ka thene.
Guro
ZENELI
Nr. 29 – gusht 2002