RESPEKT PĖR PROFESOR XHEVDETIN
Kėshtu i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė Xhevdet Kofinės: “Profesor Xhevdeti”. Pėr vite e vite me radhė jepte
lėndėn e matematikės. I pėrgatitur, i rreptė, kėrkues, ai kishte fituar respektin e brezave tė tėrė tė nxėnėsve. Ishte njė
intelektual i formuar. Fteriotėt i mbajnė mend prirjet e tij nacionaliste qysh nga Lufta Nacionalēlirimtare , po kompromis
me armikun ai nuk bėri kurrė. Pėrkundrazi, pėrkrahu luftėn, u aktivizua pėr hapjen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Jugut
dhe me vendosjen e pushtetit tė ri ushtroi profesionin e mėsuesit qė e donte aq shumė.
Duke punuar
sė bashku me tė si mėsues nė Vlorė, sibashkėfshatar e komshi, mė kujtohen disa thėnie tė tij qė kanė mbetur si proverbiale.
Njė vit, kur maturantėt gjimnazistė ndodheshin para provimeve, i kėrkuan t’iu a shpjegonte menjėherė tė gjitha pyetjet
dhe ai u pėrgjigj: “ Ju doni tė hani njė ka brenda orės e pastaj tė shkoni te doktori e t’i thoni: na bėj njė
gjilpėrė qė tė tretet kau.” Qindrat e kuadrove qė ka nxjerrė nga duart e tij ruajnė pėr tė respekt tė thellė dhe kur
ndokush takohej me tė e pyeste: A mė mban mėnd, profesor? Ai e pėrqafonte me pėrzemėrsi, vinte buzėn nė gaz e pėrgjigjej me
humor: “E ku t’i njohė pula gjithė vezėt esaj?”. Nė mbrėmjen e dhėnies sė diplomave, mbajmend se u tha nxėnėsve:
“ Ju uroj, jetė e lumturi dhe dėshiroj t’u shikoj shkencėtarė me mjekėr tė thinjur”. Me sa duket, uronte
dhe veten tė rronte gjatė e tė lunturohej me nxėnėsit etij. Por, nė punė e sipėr, nė krye tė detyrės, i lodhur nga njė veprimtari
kėmėngulėse e pasionante, ai vdiq ende pa dalė nė pension, duke mbetur i pėrjetshėm nė mendjen e vlonjatėve e tė bshkėfshatarėve.
Pėr punėn e tij tė palodhur ėshtė nderuar me dekorata e titullin “Mėsues i merituar”
Rakip
KORKUTI
Nr. 3 – shtator, 1997
NDERROI JETE ME SHKUMES NE DORE
Ishte i etur per
dije. Por themelet e dijes merren ne shkolle. Po ku ta gjente e kush ta ēonte ne shkolle Xhevdetin nga Fterra? E ndihmuan per ta pervetesuar ate, Jani Minga
dhe Aleksander Xhuvani. Keta te dy burra te diturise shqiptare e ndihmuan konkretisht. Ne Shkollen Normale te Elbasanit,
ky nxenes i njome u shfaq si model i sjelljes dhe thithes i diturise. Duke pare keto veti Aleksander Xhuvani me 1926 i propozon
i propozon Ministrise se Arsimit qe "bursistit nga Kurveleshi, Xhevdet Kofines, qe ka deftyer zotesi te madhe per t'u bame
mesues filloreje e me kohe do te behet nga me te miret mesues, do te ishte mire te dergohej ne Austri ne Akademine Pedagogjike"
Por bursa nuk iu dha. Vullneti i Xhevdetit u shtua. Puna autodidakte e lartesoi duke e bere mesues jo vetem per shkollen fillore,
por edhe per shkollen e mesme. Dhe parashikimi i Drejtorit te Normales se "do te behet nga me te miret mesues" u tejkalua.
Punoi ne shkolla te ndryshme. U be i njohur ne Permet, ne Erseke, ne Sarande, ne Gjirokaster. Kudo la gjurme, veēanerisht
te nxenesit, por edhe te masat e njerezve. Ne Vlore beri emer.
Edukimi i dashurise
per Atdheun dhe i dashurise per dijen- ishin boshti i veprimtarise se tij.E kerkuan te rregjistrohej ne partine fashiste,
por nuk pranoi, pavaresisht se ishte e detyrueshme per nepunesit e asaj kohe. Perkundrazi ai agjitonte kunder fashisteve.
U vu ne balle te demostruesve ersekas qe ne ditete e para te prillit 1939. Edukimin patriotik e kishte ne shpirt, veēanerisht
per brezin e ri. Ne ato vite u muarr me organizimin e shkollave ne zonat e lira dhe te ēliruara. Dhe frutin e kesaj pune ai
e pa tek jo pak ish nxenes te tij. Heroi Ali Demi, eshte nje shembull i veēante .
Per veprimtarine
e tij si mesues, u zgjodh delegat, sebashku me Lame Xhamen dhe Mustafa Luēin ne Konferencen e Dyte arsimore te qarkut Gjirokaster,
qe zhvilloi punimet me 29 gusht 1944 ne Lip te Permetit. Ne kete konference u caktua
me detyren e organizimit dhe te funksionimit te shkollave te Kurveleshit te Siperm. E kreu kete detyre pa u thyer perpara asnje veshtiresie.
Miqesia e tij ishte
e gjere. Por te ngushtet i kishte me vlera. Mik i ngushte i tij ishte Islam Radovicka, per nje kohe , Komandant i Zones Pare
Operative Vlore-Gjirokaster. Ne operacionin fashist ne pranvere 1943, familja e Islam Radovickes u strehua ne shtepine e Xhevdetit
ne Fterre dhe ne Korita te Fterres sone.
Pas Ēlirimit te
Atdheut u emrua mesues ne qytetin e Vlores. Ne Vlore punoi ne shkollat e mesme deri sa nderroi jete me shkumes ne dore.
Shkelqeu kur dha letersi ne gjimnazin "Ali Demi", veēanerisht kur trajtonte figuren e Faik Konices. Ky rast u be shkak per ta ulur ne shkollen 7-vjeēare. Por shpejt per
pergatitjen e tij te gjithaneshme, per nivelin e larte profesional e ēuan ne shkollen Tregetare dhe ne gjimnazin
"Ali Demi". Kur ne Vlore u hap shkolla e mesme pedagogjike "Jani Minga" Xhevdetin e vune ne krye te listes per te dhene Matematiken
Racionale. Tashme Vlora i therrisnin "Profesor". Fuqite mendore dhe fizike, zemren e tij i vuri ne sherbim te nxenesve, madje
dhe te atyre qe vazhdonin pedagogjiken me korespondence.
Nxenesit e donin
dhe e dashuronin me gjithe shpirt, se keshtu i dashuronte dhe ai ata. Po te ngelej nxenesi ne ndonje lende apo ne klase,
profesor Kofina, siē e thirri Vlora, bente njeren. Fajin nuk e ka nxenesi, kembengulte ai, por mesuesi. Sipas tij lenia e
nxenesit ne klase eshte paaftesi e mesuesit, eshte pasoje e stilit dhe metodes se mesuesit ne procesin mesimor-edukativ. Jeten
e tij e shkriu per nxenesit.
Ishte 30 qershor
1965. Bente konsultime me nxenesit maturante te shkolles pedagogjike ne lenden e Matematikes Racionale. Ishte dhe vape, por
profesori vazhdonte konsultimet. Ne syte e tij u ndje lodhje. Lodhja po e kapiste. Nxenesit i thane ta nderpriste, se tashme
kaloi dreka. Por profesori nuk donte ta leshonte shkumesin nga dora…U be heshtje. Dhe nxesnesit degjuan fjalet e profesor
Kofines: -E nderpresim…, per mbasdite…ė !, Ne oren 17.00,…Dhe u nis per ne shtepi, qe e kishte fare prane
shkolles. Ndjeu dhembje ne tru. Sa vajti ne shtepi, hemoragjia cerebrale beri gjemen.
Profesor Kofinen
e qau dhe e percolli per ne banesen e perjeteshme nje Vlore e tere.
Zeko Braho
Nr. 25 – dhjetor, 2001