PASIONI MBA PUNËN - PUNA MBA
JETËN

Harizi, miku i
Halitit dhe i fterioteve, na çoi drejt e ne shtepi te Shabanit. E gjetem fillikat.
Sa hyme, u ngrit e na mireseardhi.
- Keshtu, na tha, edhe
ju erdhet tek une, edhe une erdha tek ju. Se kamngelur siç me shihni. Pleqeria
eshte e keqe per kedo qe e ze. Pleqeri, o moj e shkrete, s'te desha po erdhe vete.
Kur e shikon njeriun
ne kete vetmi, shpirti te trazohet e mendja te fluturone ne jeten me halle.Natyrshem Shabani fillon te flase per Fterren e
per fterjote. Menyra se si flet te imponon. Mendimin e ka te fresket. Gjuhen e ka te paster. Te shikon drejt e ne sy. Une
filloj ta gric nga pak, por me kujdes, qe te mos e lendoj. E pyes te me flase per vete. Por
jo. Shabani me flet per Fterren. Flet tere dashuri e tere pasion.
- Desha te vija
ne festen e Fterres, por nuk me la mosha. Kam mall per Fterren, njesoj siç e kam dhe per Nenen e Babain tim. Rinine ia kushtova
Fterres. Harxhova shume per te. Jo para, jo. Por, harxhova shpirt. Une jeten e vura ne dispozicion te Luftes. Por fati e deshi qe une te vazhdoj te jetoj, se…Hiqmeti,
ylli i Fterres, … Dhe psheretiu ne shpirt… Ah!! Çfare Hiqmeti ishte Ai! Po Safeti? Safet Memi, e kam fjalen. Pse ka me te mire se Safeti ? Ta them une qe nuk ka. Hiqmet e Safet nuk gjeje ne Fterre. Nje "dore" ishim ne fillim ne luften antifashiste: Hiqmeti,
Lazua, une, Mehmeti, Safeti, Eqremi, Bilali...dhe… Fterra e tere. Ja,
ne beme sa ishte e mundur qe Fterra jone te mos perçahej. Fterra ishte ne mes te Kuçit dhe te Borshit. Kuçi me partine. Borshi
kishte jo pak me ballin. Ne ishim midis tyre. As njeri e as tjetri nuk na linin te benim krye. Por ne ditem te
mbame terezine. Dhe me Borshin nuk u beme hasme. Dhe me Kuçin beme miqesi.
Fterjote jane dhe
te dijes e te shkences. Jane dalluar fterjote, dhe ne jete, dhe ne pune, dhe ne krijimtari. Kane punuar, dhe per vete, dhe
per shoqerine. E di mire une kete. Vajta 81 vjeç.Eshte nje jete e tere kjo.Eshte nje shekull.
Kam patur miq nga Kuçi. Memo Meto
ishte miku im i pare. E doja se ishte dhe poet. Hiqmeti kishte mik te veçante Mustafa Matohitin. Ne na beri miq lufta.Dhe
Abdyl Hakiun e kisha mik.Dhe me thoshte: ju moret penen, ne gradat. ..
Per tete vjet,
nga 1934 - 1942, Shabani studioi ne Medrese ne Tirane. Qe ketu filloi aktivitetin
antifashist. U lidh me Muhamet Bakirin. Por u diktua. Kjo e detyroi qe, ne
prill te vitit 1942, te kthehet ne Fterre. Ketu u lidh me Hiqmetin. Hiqmeti ishte lidhur me Mustafa Matohitin. Ato dite, ne Fterren tone, erdhi Bedri Spahiu, i cili
kerkoi te bente nje takim me ca fteriote.
- Me tere fshatin. - i
tha Hiqmeti.
- Lajmeroi
me nxenesit qe te vinin ne mbledhje, nje per dere.Erdhi gati tere Fterra. Ishte 27 qershor 1942. U mblodhem te Kroi i Bedrinit. Foli gjate Bedriu me te gjithe. Tere diten ligjeroi. Ishte i vogel Bedriu, por si floriri, ama. Na kerkoi te formohej çeta ne Fterre. Dhe çeta u formua
ate dite. Komandant çete u caktua Lazo Kofina, zevendes komandant Muhedin Haderi. Ndersa komisar - Hiqmeti. Dhe zevendeskomisar,
Shabani.
Ne Medrese, Shabani kishte mesuar dhe gjuhe te huaja : anglisht, arabisht e italisht.
Kur takoi rastesisht nje vit me pare nje kolonel te Natos, e habiti ate kur
recitoi ne anglisht poezine "Korbi". Por nga Insan Qereshniku, qe ishte inxhinier, mesoi zanatin e radistit. Ismeti bleu tek
Insani, nje radio qe e çoi ne Fterre.Radioja e Eleze u vu ne dispozicion te luftes. Hiqmeti
solli nje makine shkrimi, ku shtypeshin lajmet. Nga kjo radio u dha per here
te pare ne Kurvelesh lajmi per kapitullimin e Italise fashiste, ne shtator 1943. Ne kete radio degjohej BBC, degjoheshin lajmet
e botes. I dergoheshin Memo Metos ne Kuç, ku pergatitej nje buletin lajmesh, qe perhapej ne Kurvelesh e Laberi.
Kur Shabani shkoi ne Gusmar, ne nenprefekture, perdori nje radio qe ua kishte marre gjermaneve. Kete radio Shabani e ka dhe
tani ne shtepi. E ruan per gati 60 vjet,si nje kujtim te vecante, si nje gje te shtrenjte. Ja, atje ne nje kend te dhomes
e mban si nje pasuri te çmuar. E shikon dhe i gezon shpirtin se i kujton rinine, i kujton jeten e tij.
Ne 1942-1943 punoi me radio ne Fterre, ne '44 - '45 ne Gusmar, ne '46 punoi ne radio-Tirana, 6 vjet ne radio Gjirokastra.
Pastaj ngriti dhe radio-stacionin ne Kashar. Ne vitet '60 ngriti radio-stacionin ne Shijak e ne Rinas. Nen drejtimin e tij
punonin dhe 14 specialiste te tjere. Shkoi dhe ne Kine per kualifikim ne 1968. Dhe deri ne vitin 1980, sa doli ne pension,
punoi si specialist me emer ne ATSH. Na permendi me respekt te vecante drejtorin, Arqile Aleksi, dhe jo pak kolege te punes.
Idealin e rinise e ruan dhe tani ne moshe te thelle. Ka shume merak ne shpirt. Karakterin e ka stoik. Fjalen e ka te zgjuar.
Por dhe trimerine e ka ne sy.
Ndermend me erdhi mençuria qe thote: "Plaku eshte biblioteke e gjalle". Lumthi, thashe me vete, kush e shfrytezon
"biblioteken". Mire eshte qe
"biblioteka" e tyre t'u mbetet te
gjalleve.
Guro
ZENELI.
Nr.24 – maj, 2001