NJE DHËNDËRR NDËRROI JETË,
NJË NJERI I DITUR, "FLUTUROI" NË QIELL
- Në vend të një interviste që mbeti pa bërë –
Duke ngushelluar me dhembje,
Xhulin tend, Dori, ajo me tha, se ne xhepin tend gjeti kartviziten time. Ne ishim miq dhe ruajtem miqesine ne çdo kohe.
Por emocioni me kapi me shume, edhe se mosha jote 44 vjeçare, me ngacmoi plagen e humbjes dhe te vellait tim, po 44 vjeçar,
para disa vjetesh; edhe se ne bllokun tim, mbeti numuri i celularit tend; edhe se nje merak qe s'e tret shpirti, me ngeli
mua pa e plotesuar. Ti shprehe deshiren te beje nje interviste ne gazeten "Fterra jone". Dhe gazeta e mirepriti. Mirpo, askujt
nuk ia thoshte shpirti qe do të të ndodhte gjëma. Amaneti mbeti mbi mua. Mirpo, une pa ty, nuk e realizoj dot, se ti ike,
"fluturove" si dhenderr qiellor, duke shkuar i buzeqeshur, midis trendafilave ne paradis, tek prehet
ne vite shpirti i Endrit, Babait tend, se
ti ishje "bëmë, o babë, të të ngjaj".
*
* *
Ne Fterren tone ka nje mençuri qe thote: "Dhenderri i mire, behet djale i pare i shtepise". Dhe, jo vetem per Dilverin e Dallandyshen,
por edhe per ne fterjote e tjere qe te njihnim, ti u bere tamam i tille. Ndaj jeta jote e prere ne mes, ne moshe te re, na
tronditi ne shpirt, se, ti Dori, ishje jo vetem djali shembellor i Xhanos, e vella-xhani i Ilirit, por u bere dhe si djale
i shtepise, ku ishje dhenderr. E…, ne kete kuptim, ishe dhe bir i çmuar per Fterren tone. Se ishe i tille, ndaj le amanet
dhe sponsorizimin e ketij numuri te Gazetes "Fterra jone", te cilen e lexoje me deshire. Faleminderit, shpirtit tend, aqe
te paster, Dori!
Na trondite se jeta te vrau e te çoi
tek mortja, kur mijevjeçari u be vetem 2 vjeç e kur dhe në qiellin tone ishin hapur portat e demokracise, qe ti iu perkushtove
qe ne fillimet e saj, kur shume e shume te tjere ishin ne letargji. Iu fute dhe politikes, por shpejt e pe, qe ajo nuk ishte
per ty, se ti kenaqesi kishe krijimtarine dhe shenjtëri – familjen dhe miqësinë tende.
- Une, jam Ju,- pohoje
shpesh me shpirt ne shoqerine tende te gjere. Por disa nga ata "Ju", nuk ishin as Dori e as ngjanin si Dori. Dhe kjo, shpesh,
ty te brente. Se tek te tillet, ishte deformuar karakteri e morali, ndershmeria e qytetaria. Ndersa Dorit i pelqente urimi:
shendet e nder!, te tjetersuarit kerkonin vetem: sa me shume para e sa me shume prone, kur Dori la si prone te tij,
vetem nje dhome e nje guzhine, te para viteve 1990.
Shpirtin tend une e kam ndjere, ketu e 20 vjet me pare, por e pashe dhe ne librin tend te fundit: "Hollesira fatale", qe e
le si mesazh per shoqerine shqiptare, per te goditur te ligën tek lakmitaret, qe enderrojne e luftojne per karrike, per para,
me psikologjine qe shkruante dikur Hasan Zyko Kamberi:"kadiut t'i rrefesh parane,/ ters e vertit sherjane,/ per para, shet
dhe t'anë"( te atin)…,duke u perpjekur te largojne te miren, vlerat e jetes nga jeta normale. Ndofta ky realitet vrases,
te vrau dhe ty Njeriun, Shkrimtarin e Familjarin. Dhe ne ngelem pa Dorin tone.
Se i doje dhe i çmoje te
mirat e jetes, ndaj sulmove te ligat qe deformojne jeten. Ti duke pasqyruar te verteten, lave shpirtin tend, kur ca me : "e
te tjera, e te tjera", e kane njollosur shpirtin e tyre. Ti u perpoqe ta sheroje Njeriun me "ilaçin" e dashurise e te
miqesise, kur ca te tjere e vrasin si pa te keq njerine. Ti flisje shqip, por, ata qe duhet te degjonin, nuk kishin vesh.
Ndaj si duket "e keqja" te bloi shpirtin me metastazat e shtrira ne zemer te Njeriu-Dori e te Shkrimtar-Teodor Keko. Ti nuk
mund ta afroje tek shpirti yt, ate qe e la te shkruar latini: "Homo, hominis-Lupus", ate qe Gëtja i madh i Gjermanise
e artikulonte me shpoti: "vellezer-ujqer!", apo ate qe Konica thoshte se e keqja e shqiptareve, jane vete shqiptaret,
apo ate qe, disa te liq te ketij tranzicioni, "Homo-hominis, lupus", duan ta transformojne ne "njeriu per njerine eshte
shqiptar".
Ja, siç duket, ne kete
dynja jallane, "semundja e pa-udhe" te mori jeten, kur po shkoje per ta kuruar ne spitalin e Selanikut, dhe kur Nenes e gruas
tende u the ne celular: Erdha mire. Ju dua shume!. E pasi e the lajmin se ishje "mire", dhe kur deshe te kenaqje me nje dreke
te bukur mikun tend, Stiljanin, si mirenjohje per miqesine e tij, ne nje restorant te Selanikut, te ra koka mbi tavoline,
me 20 gusht 2002, duke shqiptuar vetem fjalen: "Jam…", qe nuk u mor vesh me tej. Syte te ngelen ne syte e mikut Stiljan,
si per t'i lene amanetin: Ktheme ne Shqiperi !, duke iu lutur te jepte lajmin e kobshem Xhulit, me dy djemte,
13 e 17 vjeçare, ne Belgjike dhe Xhanos e vellait-Ilir dhe Vjeherrit-Dilaver me Dudushen ne Tirane, tere shoqerise e miqesie
tende, tere kolegeve gazetare, shkrimtare e zyrtare. Ishte e vetmja here qe Xhuli yt nuk te shoqeroi ne Selanik, se ti e ndalove
duke i thene se do te ktheheshe sa te beje rreze kobalt per te prere metastazat qe… donin të të hanin jeten…
*
* *
Te gjithe u tronditem ne
shpirt, se nuk donim qe te na ikte nje mendje-burri, nje zemer-njeriu, nje pene-shkrimtari, nje qytetar per se mbari, nje
mik per te gjithe, nje njeri qe e donte miqesine, siç donte veten. Ndaj, si dëshmi e kesaj miqesie mbeti dhe fakti, qe Dori,
edhe shpirtin e dha ne miqesine e tij, ne duart e ne syte e Stiljanit, si deshmitar i gjalle i miqesie se madhe, por me mendjen
tek Xhanua e zemren tek Xhuli me dy femije e tu si yll.
Dori donte e çmonte
Nenen, se e ndjente qe Nena e do djalin me shume se veten. Ndaj kudo qe ishte i telefononte disa here ne dite: Jam mire, Nene.
Te dua shume! Shume te deshi e shume e deshe, por ja që, dhe dashuria e Xhanos dhe Dorit, u thye ne mes. Dhe tani Xhanon,
e plagosur ne thelbin e zemres, as gjumi i nates s'do ta zërë, me shpresen se shpirti i djalit do te vije shpesh ne preherin
e Nenes, pavaresisht se shpirtin e engjellit nuk e shikon dot i gjalli.
Dori donte dhe e
çmonte gruan, Xhulin e tij, e cila tani ndjen nje mal me dhembje ne zemren e saj, se ikja e Dorit i nxiu shpirtin e
jetes dhe i preu krahun e zemres, tek i cili fuste krahun e saj.
*
* *
Kur "rrallohen" njerezit
e mire, ndjehet dhembje, por kur "rrallohen" krijuesit, shkrimtaret, njerezit me vlera per vendin, atehere dhembja eshte dhe
per gjithe shoqerine. Ndaj, dhe Dori, nje dhembje te gjere shkaktoi, dhe si nje dhenderr i Fterres sone, dhe si
nje bir i Shqiperise. Tani nuk e kemi me Dorin, por Ai la pas nje krijimtari te çmuar, nje shpirt të paster, nje
miqesi te gjere, nje emer te mire, qe e kane zili te gjallet; la emrin, DORI.
Guro
ZENELI
Nr. 30 – shtator, 2002
|