VAZHDIMESI BREZASH
Ka nje numur te madh bij e bijash fterjote qe vazhdojne rrugen e tradites se asimimit e te dijes te Fterres e te fterjoteve.
Nje nga keta, apo me sakte keto bija, eshte dhe Kleva Klement Gjoni, 21 vjeçe, qe vazhdon me zell vitin e dyte te Fakultetit
Ekonomik ne Bolzano te Italise. Ajo, bashke me motren, Marsiden maturante, jane shembull ne shkolle e ne jete. Ata kane trasheguar
shume nga prinderit, Klementi e Vaja. Por rrenjet e trashgimnise i kane ne Fterren e perbashket, te vendit, ku linden
dhe u rriten gjysherit e tyre, Damua dhe Gjuzidea. Damua, jetim,
ne moshen 15 vjeçare, u rreshtua ne brigaden e 8-te, e i partizane. Me çlirimin e vendit u be oficer marine. I çilter,
fjalepak dashur me te gjithe, u bashkua per jete me Gjuzidene faqekuqe e tere zjarr rinor , e cila me 1948, ne moshen e Damos
partizan, shkoi vullnetare ne hekurudhen Durres-Peqin. Pas ketij aksioni vazhdoi shkollen e infermjereve, dhe, bashke
me Damon, u bene qytetare te Durresit, ku linden e rriten Klementin, Toninin, Zamirin e Neritanin.
Veshtire e paten Damua me Gjuzidene, qe lane vendlindjen e tyre, Fterren,
dhe u vendosen ne Durres ku jetuan si qytetare te denj durrsake per 50 vjet. Mirpo nuk e kane te lehte dhe djemte e tyre,
qe ne mars te vitit 1991, iken si refugjate duke shkuar e u vendosur ne Itali. Dhe, ja sot ata jane bere qytetare ne
Italine e Veriut.
Muzafer
KORKUTI
Nr. 31 – dhjetor 2002
|