FTERIOTET

Dilaver Shkurti

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

PA  GATI GJITHE BOTÈN ME SY, POR SHPIRTIN S'E NDAU  NGA  FTERRA

- me    Dilaver   Shkurtin –

 

Pyetje: Keni mbajtur dhe mbani lidhje  te forta me Fterren dhe fteriotet, megjithese keni rreth 60 vjet qe nuk banoni nè Fterre . A mund tè na thoni, ku e kane burimin kèto lidhje?

Me Dudishin

në Kinë

Pèrgjigje: Sa me shume kalojne vitet e jetès, aq mè shumè kam emocione e mè shtohet malli pèr vendlindjen. Kujtoj shtèpinè ku kam lindur, ku pèr herè tè parè pamè dritèn e diellit dhe shqiptuam fjalèt Nènè e Baba, ku i paharruari Neim Zani na mèsoi abetaren, ku kemi varret e tè parève tanè, midis tè cilève, tè Babait e tè vèllait, ku vazhdon tè jetojè vèllai ynè, Avniu e motrat Mene e Liro. Emocionet shtohen kur kujtoj “Bregun e Lleshe”, ku prindèrit na rritèn me shumè mundime, kur kujtoj ujin e ftohet te Kroit tè Bedrinit, ku nènat dhe motrat tona nè tè kaluarèn, me vèshtirèsi, tè ngarkuara me bucela, na shuanin etjen, ndèrsa tashti i gèzohemi ujit tè ftohèt te Ixorit dhe Ngurrèzès, ku fshatarèt tanè, me shumè mundim e djersè, vite mè parè, e kanè sjellè nè çdo shtèpi.

             Si tè mos mbash lidhje me Fterrèn kur kujton shokèt e dashur me tè cilèt u rritèm bashkè: Naxhiun, Novruzin, Musain, Malon, Bahriun, Divitin, Hamzon, Raitin etj dhe te mallèngjehesh pèr ata qè nuk jetojnè mè: Fuatin e Mate, Osmanin, Skènderin, Pertefin, Lavdoshin, Damon, e mè tè rinjtè: Pullumbin, Tomorrin, etj. Nuk mund tè harrohet shoqèria e pastèr me bashkèmoshatarèt e mi nè tè gjithè fshatin. Kujtimet e fèmijèrisè dhe tè rinisè janè aq tè shumta e tè shtrenjta, sa nuk mund tè shlyhen kurrè e tè harrohen lehtè, Edhe kur isha nxènès nè Tiranè e Elbasan, e nè verè kthehesha pèr pushime, megjithèse tè varfèr, nuk ndaheshim nga gèzimi kur me llastikè nè dorè vrisnim grifsha, cirko e mèllènja dhe shkonim pèr t'u larè e zènè peshk tek “Pusi i Taros”.

            Mund tè them me gojen plot, qè edhe tani kur vete nè Fterrè e takohem me njerezit e mi tè dashur e bashkèfshatarèt, pèrtèrihem

Pyetje : Keni qenè dhe jeni njè çift shèmbèllor bashkè me Dudushin.  A mund tè na tregoni ndonje gjè tè veçantè nga intimitetet tuaja?

            Pèrgjigje: Nder fterjote,  ka shume çifte tè lumtur e shèmbèllorè. Ne kete kategori jemi dhe ne si çift.  Por po tè hyjmè nè dashurine tonè, ajo nuk èshtè 47 vjeçare, aq sa èshtè koha qè jemi martuar, por 60 vjeçare. Ne fakt qe kur ika pèr studime nè Moskè, i premtuam njèri-tjetrit se do tè martoheshim. Dhe e mbajtèm premtimin. U martuam nè Fterrè sipas zakoneve te fshatit. Dudushi mè dhuroi tre fèmijè Mondin, Xhulin e Taulantin. Fèmijèt na kane dhuruar pesè nipèr e mbesa. Mè e madhja, Ardita, e cila mè 12 maj mbaron shkèlqyeshèm njè nga universitetet e Amerikès pèr filozofi e marrèdhènie ndèrkombètare, e mè tè voglèn kemi Tean, “èmbèlsirèn” e pleqèrisè.

             Pyetje: Keni njè aktivitet tè shquar nè Luftèn Nacionalçlirimtare. A mund  tè na thoni si e keni filluar veprimtarine tuaj dhe cilèt kanè qènè ata bashkèfshatarè me tè cilèt keni pasè mè shumè lidhje ?

Pèrgjigje: Nè vitin 1942, nèn influencèn e Turhan Matos, u pranova nè grupin edukativ dhe mora pjesè nè tè gjithè aktivitetet antifashiste tè Normales sè Elbasanit, ku unè isha nxènès. Nè pushimet verore, tè po atij viti, mora pjesè nè Kuvendin e Fterrès tek Kroi i Bedrinit, ku u formua pèr herè tè parè Kèshilli antifashist nacionalçlirimtar dhe njèsiti gueril i Fterres. Megjithèse kanè kaluar shumè vite, tek unè kanè lènè shumè mbresa diskutimet e Adem Lonès, Muhedin Haderit, Lazo Kofinès, Hiqmet Dushès, etj.Nè qershor 1943 u ktheva nè Fterrè. Mora kontakt me Hiqmet Dushèn. Mora pjesè nè tè gjitha aksionet e çetès territoriale. Nè verè tè po atij viti nèn drejtimin e Safet Memit e Shaban Mitès organizuam rininè antifashiste dhe krijuam grupin e rinisè komuniste ku mè zgjodhèn zèvendès sekretar. Nè fillim tè vitit 1944 shkova partizan nè Komandèn e Vendit e tè Qarkut, nè Kuç. Shèrbeva si korrier midis tyre e Zonès sè Parè Operative, qè ishte nè Zagori. Nè korrik 1944 u pranova nè celulèn e Partisè Komuniste tè Fterrès me sekretar Safet Memin. Nga shtatori 1944 deri nè fund tè vitit 1945 punova anètar i komitetit tè rinisè Kurvelesh – Tepelenè dhe nè sektorin e agjitpropit tè Qarkut Gjorokastèr.

            Pyetje: Jeni ndèr inxhinierèt e parè shqiptarè, a mund tè na thoni dicka pèr fillimet e arsimimit tuaj dhe tè detyravè qè keni kryer ?

Pèrgjigje: Duke qènè ne shèrbim  nè njè familje pasanike, mbarova klasèn e pestè fillore nè Tiranè. Vitin e parè e tè dytè i mbarova nè normalen e Elbasanit. Mbas çlirimit, mbasi mbarova Politeknikumin  “7 Nèntori”, studjova pesè vjet nè Moskè ku u diplomova inxhinier nafte. Nga viti 1955 deri 1961 punova si inxhinier, kryeinxhnier dhe drejtor nè Ndèrmarrjen e Prodhimit tè Naftès nè Patos. Pas kèsaj kohe e deri nè vitin 1967 punova kryetar i degès sè naftès nè Ministrinè e Minierave e tè Gjeologjisè si dhe sekretar i i komisionit tè bashkèpunimit tekniko-shkencor me vendet e huaja. Jam autor i librit “Mbi shfrytèzimin e puseve tè naftès” dhe propozues i metodès “shfrytèzimit tè puseve me naftè tè rèndè, me ndihmèn e naftès sè lehtè”, metodè qè pèrdoret edhe sot me  sukses nè industrinè e naftès.

Pyetje:  Detyra qe keni pasè ka bèrè qè tè shkoni  ne 45 shtete. A  mund tè na thoni se nè cilat shtete keni qènè dhe ndonje nga mbresat e veçanta ?

Pèrgjigje: Po. Ashtu èshtè. Nè vitin 1967 deri nè vitin 1972 punova nè Pèrfaqèsinè Tregtarè nè Kinè. Pas  kthimit nè Shqipèri  u emerova kryetar i degès sè naftès nè ndèrmarrjet e tregtisè sè jashtme. Nga viti 1977 deri 1984 kam qènè atashe tregtar nè Algjeri, ku mbuloja edhe 14 shtete Afrikane. Mbas kthimit nga Alegjeria e deri ne vitin 1988, kohè kur dola nè pension, punova shef konjukture nè ndèrmarrjet e tregtisè sè jashtme. Kam qènè mè shèrbim nè 45 shtete pèr problemet e kontraktimit tè mallrave tè export-importit. Kam qènè nè Japoni, Kinè, Rusi, Poloni, Hungari, Rumani, Jugosllavi, Gjermani, Çekosllovaki, Greqi, Francè, Itali, Suedi, pa permendur dhe vende tè tjera tè Europès, Azisè dhe Afrikès, si Tunizi, Libi, Marok, Senegal, Guine, Mauritani, Maltè, Egjipt, Mali, etj

    Mbresa tè veçanta mè ka lènè Kremlini nè Moskè, Muri I Madh Kinez me gjatèsi mbi 5000 km, Kulla Eifel nè Paris, Akropoli I Athinès, Koloseu nè Romè, Shkretètira e madhe e Saharasè, etj. Nè Japoni pèrshtypje tè veçantè mè ka lènè zhvillimi industrial, kultura, respekti dhe jetègjatèsia, kurse nè Afrikèn e zezè mè ka lène  pershtypje varfèria.

Pyetje, “Parlamenti” i Fterrès, siç jemi mèsuar t’a quajmè, ju vlerèson pèr interesimin tuaj qè fteriotèt tè jènè gjithènjè tè bashkuar. Juve si e vlerèsoni kètè ?

 

Pèrgjigje:  Vlerèsimi pèr Fterrèn dhe fteriotèt èshtè produkt I zgjuarsisè, thjeshtèsisè, urtèsisè, solidaritetit pèr njèri-tjerin, mikpritjes, ndershmèrisè nè punè, edukata nè tè gjitha rastèt, por edhe e trimèrisè qè nè momente tè ndryshme e gjer nè pjèsèmarrjen e 45 djemve e vajzave nè luftèn nacioinalçlirimtare. Kèto karakteristika na kanè bashkuar gjithmonè e nè çdo rast i jemi gjendur njèri-tjetrit.

 

Takimi qè bèjnè shumè fteriotè nè Tiranè pèr çdo ditè, ku pijnè kafe sè bashku, shkèmbejnè mendime pèr probleme nga mè tè ndryshmet dhe informohen pèr çdo gjè pèr Fterrèn dhe fteriotèt, kudo qè janè deri edhe jashte Shqipèrisè, qè bèjnè tè gjithè pèrpjekjet pèr asfaltimin e rrugès Fterrè-Borsh, takimi tradicional i pèrvitshèm tek kodrat e Liqenit  tè dielèn è fundit tè muajit maj, kuvendet e mèdha nè Fterrè çdo 5 vjet, botimi i gazetès “Fterra jonè” qè mbushi 5 vjet nga botimi i numrit tè parè tè saj, e shumè aktivitete tè tjera, tregojnè qè fteriotèt janè gjithmonè tè bashkuar dhe kèshtu do tè vazhdojnè edhe brezat e ardhshèm.  Prandaj I kemi vènè detyrè vetes pèr vazhdimèsinè, e nè kèto takime tè aktivizojmè edhe mè tè rinjtè.

Pyetje: Çfarè kujtoni nga prindèrit tuaj ?

Pèrgjigje: Fèmijèria jonè nè Bregun e Lleshe ka shumè pèr tè kujtuar, ka aq shumè sa èshtè e pamundur t’i pèrmendish tè gjitha. Mjafton tè kujtojmè vuajtjet e prindèrve pèr tè na rritur e shkolluar. Nèna ime ka tundur gjashtè djepe. Kur kam lindur unè, sigurisht edhe para kèsaj kohe, prindèrit tanè jetonin nè varfèri tè thellè. Nuk mund tè na vishnin mirè, por dhe me arnime, nuk mund tè na mbathnin, e deri sa vajtèm nè shkollè te mèsues Neimi bridhnim dhe zbathur. Nuk mund tè ngopnim barkun me bukè, veçse ditève tè Bajramit. Kur ish stina e frutave shpesh mbushnim barkun me fiq e mana. Pèr tè na rritur neve, prindèrve tanè u duhej tè punonin larg, nè Galisht e nè Rrèmullè, ku mund tè siguronin bereqet pèr njè periudhè tè shkurtèr tè vitit. Nè koshtrat e fshatit mbilleshin kryesisht patate, qepè, fasule, dhe misèr. Por edhe ato nuk mjaftonin pèr tèrè vitin.

Nè vitin 1934, bashkè me vèllain tim, Skènderin, nè Vranare, u mbytèn edhe cangadhet e pakta.Si rezultat I kèsaj iku edhe qumèshti I dhive nè behar,  ku lagnim gojèn me njè pikè dhallè. Dy motrat u martuan nè moshèn 13 vjeçe. Dolèm nga varfèria vetèm kur u rrit Zeneli, qè hyri nè xhandarmèri e u doli pèr krah prindèrve e vèllezèrve mè tè vegjèl. Avniu mori zanat nè Tiranè, qè e ushtroi tèrè jetèn, me shumè lodhje, por me shumè ndershmèri pèr tè rritur pesè djemtè e tij tè mrekullueshèm, njèri mè i mirè se tjetri. Mua me ndihmoi tè vazhdoj tè shkollohem.

Babai ynè vdiq nè vitin 1948 e Nèna mè 1961.Mè 1988 vdiq Zeneli, “babai” ynè i dytè. Avniu dhe unè i kujtojmè me shumè dhèmbje vuajtjet e tyre pèr tè na rritur neve. U jemi mirènjohès

                                Intervistoi 

                             Agron  XHAMA

Nr. 27 – prill, 2002

 

PËR DILAVERIN, NË 75 VJETORIN E DITLINDJES SË TIJ

Ditën e shtunë, në një nga sallat e bukura të Hotel “DAJTIT” në Tiranë, Komuniteti fterjot, organizoi dhe zhvilloi një aktivitet jubilar për 75 vjetorin e ditlindjes së Dilaver Shkurtit, inxhinierit të shquar të Naftës, diplomatit të çmuar ekonomik, veteranit të Luftës Antifashiste  dhe tashmë, Kryetarit të komunitetit fterjot në Tiranë.

Për vlerat e Dilaverit folen: Profesor Ismet Elezi, Ing. Rexho Kurupi, diplomati Bujar Lybesha, publicisti Guro Zeneli, dhe miqtë e tij: ish ministri Nedin Hoxha dhe veteranët Iljaz Spahiu, Kosta Gjika, si dhe miq e fterjotë të tjerë.

 

Nga prof. Ismet Elezi,

         Në përshëndetjen e tij të ngrohte dhe miqësore Ismet Elezi, duke shprehur kënaqësinë dhe duke bërë urimin e tij për për jubileun e 75 vjetorit të ditlindjes së Diaverit, nënvizoi njohjen e herëshme, që në vitet e Luftës për liri, pavarësi e demokraci, kur në aksionet dhe në aktivitetet e rinisë ishte ndër të parët, dhe si nxitës dhe si organizator. Njeherazi ishte në pararojë me grupin e arsimtarëve në Fterrë: Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Ismet Elezi e Rait Braho, që shkuan midis gjermanëve dhe në konferencën e parë arsimore të Qarkut ne Lipe të Përmetit  Nuk mund të harroj,- tha Ismet Elezi,- kur shkonim nga Fterra në Kuç me thirrjen: “San Françisko, San Françisko”, duke kërkuar pranimin e Shqipërisë në OKB, pa pyetur fare se San Françisko ishte aqë larg nga ato gryka, sa ishte, gati, qielli me tokën”.

Dilaveru ynë,- theksoi me tej Prof. Ismeti,- ka ruajtur dhe ruan vlerat morale, virtytet më të mira, idetë dhe pikpamjet përparimtare. Gjithashtu shquhet për ndjenjat e dashurisë së fortë për vendlindjen e tij, Fterrën dhe për fterjotët.  Nga gjithë komponentët e jetës tënde 75 vjeçare,-theksoi Ismet Elezi,- do të veçoja: së pari, vlerat morale e njerëzore, së dyti, ndjenjat e atdhedashurisë e përkushtimin ndaj idealeve të lirisë e demokracisë dhe së treti, aftësinë intelektuale, që u shfaq që kur mori në Moskë diplomen “shkëlqyeshëm”  për inxhinier nafte, profesion në të cilin u bë i shquar, ashtu siç u bë dhe në diplomacy, në shoqëri e miqësi.

Nga ing. Rexho Kurupi,

         I PARI INXHINIER I SHQUAR FTERJOT

Kolegu i tij, Rexhua, duke i uruar ditlindjen, nënvizoi se, Dilaveri, pasi kishte kryer dy vjet shkollë në Normalen e Elbasanit, pasi u diplomua si teknik i mesëm në shkollën Teknike Tiranë, shkoi për studime të larta për inxhinier nafte në Moskë, ku mbrojti temën e diplomës shkëlqyeshëm për shfrytëzimin e puseve të naftës. Me ndërgjegje dhe me vullnet të madh punoi si inxhinier, si kryeinxhinier, si drejtor në Patos.

U shqua për punën që bëri në pusin “fontan 542”, tre muaj rresht pa u shkëputur për 24 orë, dite e natë. Kështu më përkushtim punoi dhe si kryetar i degës teknike të Naftës dhe si si sekretar I bashkëpunimit teknik e shkencor në Ministri me vendet e huaja. Vlerat e tij profesionale e shkencore i tregoi ne librin e tij “Mbi shfrytëzimin e puseve të naftës”, libër që shërbeu si udhëzues teknik e praktik për specialistët e naftës. Metoda e nxjerjes së naftës viskoze, nëpërmjet injektimit të naftës së lehtë, u aplikua dhe po aplikohet dhe tani në industrine e nxjerrjes së naftës.

Me këtë përkushtim punoi ing.Dilaveri dhe si diplomat ekonomik në disa shtete, si në Kinë, Algjeri e gjetke, kur arriti të nënshkruaj marrëveshje ekonomike e tregëtare me 56 shtete të ndryshme nëpër botë.

Shoku e miku ynë, Dilaveri, është shquar për punë më ndjenjë të lartë përgjegjësie, për korrektesë në detyrë, për ndjenjën e të drejtës në punë e në shoqëri dhe për dashamirësi ndaj të tjerëve.

Janë këto arsyet, që Dilaveri, pavarësisht nga punët e shumta dhe të rënda në nafte dhe jashte shtetit për shtetin, i ka dhembur koka, por ama, nuk i ka hyrë asnjë “gjëmb” në këmbë, duke mbetur përherë i nderuar dhe i respektuar kudo, në shoqëri e në miqësi, në Fterrë e me fterjotët.  

 

       NJERIU QË KUPTOI KOHËN DHE DITI TA JETOJË JETËN

   Në nivelin e ulët të zhvillimit të tij, njeriu përpiqet të sigurojë ushqimin e ditës, ekzistencën e tij. Në shkallën e dytë mendon e lufton të sigurojë dhe të nesërmen. Në shkallën e tretë kërkon të bëjë diçka e të bëhet dikush në jetë e në shoqëri, duke u ngjitur në shkallën e katërt të zhvillimit,  kur bën rezymenë e jetës, duke kërkuar mirënjohje, respekt e vlerësim. Dilaveri, që sot i festojmë  përvjetorin e 75-të të ditlindjes, i ka ngjitur dhe i ka kaluar me dinjitet shkallët e progresit të jetës. Kjo sepse Dilua është nga ata njerëz e nga ata fterjotë që ka ditur ta kuptojë kohën, pa ecur kundër rrjedhës së saj, duke respektuar disiplinën politike të idealit të tij, që gjatë Luftës Antifashiste Nçl. dhe duke zbatuar, përherë,  disiplinën e ligjit të shteti.

Por jo të  gjithë njerëzit, ashtu si dhe jo të gjithë fterjotët, kanë ditur apo dinë ta kuptojnë kohën dhe dinë ta jetojnë jetën.  Kjo mund të varet nga jo pak faktorë. Por unë nuk mund te lë pa treguar, me dy fjalë, filozofinë e një gjyshi në Fterrën tonë, i cili, pasi e pyeti të nipin, se si shkonte me mësime në shkollë i tha: Unë të pyes se çfarë brumi ke ti. Ke brume gruri apo kë brumë misri? Se shkolla, është vetëm furrë, të cilës po i hodhe brumë misri, bukë misri të nxjerr, ndërsa, po i hodhe brumë gruri, brumë gruri të jep.

 Dhe është pikërisht ky “brumë”, që e bën njeriun të kuptojë kohën dhe të dijë ta jetojë jetën. Është pikërisht ky “brume” që e bëri djalin e Bregut te Lleshe në Fterrën tonë, të kuptonte, që në moshën 14 vjeçare, idealin e luftës “Për një Shqipëri të lirë e demokratike”, duke u aktivizuar i tëri, në grupin edukativ që në Normalen e Elbasanit. Është pikerisht ky “brumë” që e beri ketë djalë që në moshën 15-16 vjeç, të behet ne Fterrë një organizator, drejtues rinie dhe anëtar partie, për të kryer detyren e kohës.

 Eshte po ky “brume”,që dhe pasi u fitua liria, përsëri, ky djalë, tashme 16 vjeçar, ndjeu dhe kuptoi se ishte koha për të mesuar e studjuar. Prandaj dhe ia nisi studimit duke mbaruar 4 vjet shkollën e mesme teknike në Tiranë, dhe pas saj, në vitin 1950, shkoi për studime të larta në degën inxhinieri nafte, në Moskën, në metropoli e kulturës ruse, ku mbaroi “atliçno”. Dhe pas pajisjes me kulturë të lartë, iu përvesh punës në një nga sektorët me të rëndësishëm për vendin, në kërkimin dhe në drejtimin e punëve në naftë, me qëndër në Patos e deri, vite me radhe, në Ministri. Kështu, pra, Dilaveri ynë, kur ishte koha për të luftuar luftoi, kur ishte koha për të studjuar, studjoi, dhe kur ishte koha per të ndërtuar, ndërtoi, duke kryer, kështu, detyrën e tij ndaj kohës, në çdo etapë të saj, ashtu si dhe tani,në demokracinë pluraliste, kryen detyrën e veprimtarit në komunitetin tonë fterjot.

Njëherazi, që në moshen e adoleshencës, kur ishte në Normale të Elbasanit, ndjeu dhe kuptoi nevojën për familje, duke ditur të hedhë dorën e të marrë “Mollën”, në vëndlindjen e tij në Fterrë, duke ruajtur ndjenjat, reciprokisht, Dilo e Dudushe, për 9 vjet, 4 te mesme në Tiranë e 5 të lartë në Moske, ndjenja, që i dinin vetëm tre vetë : dy të zotët e punës dhe Nënë Razijea e mirë, deri sa bëri dasmën e bukur në Fterrë në vitin 1955, duke krijuar një familje, që u bë  shëmbullore, në fshat e fqinjë, që mbeti e tillë për 58 vjet, të cilën e kemi pasur dhe e kemi shëmbull të një familje të qëndrueshme dhe të pastër, kur dhe aktualisht, familjen e qëndrueshme, e kanë zili dhe e stimulojnë dhe shtete modernë, si SHBA e Kanada, Franca e Gjermania, e të tjerë,  ashtu, siç mund të ndodhë, në një kohë, ndofta jo shumë të largët, dhe në Shqipërinë tonë, kur dhe shoqëria shqiptare, do të ndjejë nevojën të stimulojë e të kërkojë familje të qëndrueshme, të tipit, Dudushe e Dilo.      

             Është po Dilaveri,që, në kohën e në moshën e duhur, bëri përpjekje për t’u bërë dhe i dalur, se dihet që “I daluri, është më i ditur se i mësuari”, duke marrë rrugën e diplomacisë për të zhvilluar marrdhëniet tregtare dhe shkencore te shtetit shqiptar, si atashe, duke e kryer këtë detyrë për 12 vjet me radhë në disa vendë të botës, duke sjellë nje kontribut me vlerë, si bie fjala, për 7 vjet ka sjellë për vit 10 miljonë dollarë, eksport-import, duke bërë, gjithashtu, 22 vjet kontrata, me 56 shtete të ndryshme, që nga Itali-Greqi-Jugosllavi e gjer në Kinë dhe disa shtete të Afrikës së zezë.

Dhe jo vetëm kaq, por Dilaveri, tashmë, diti jo vetëm ta kuptojë dhe ta ndërtojë jetën, por diti dhe ta jetojë jetën e tij dhe të familjes së tij, dhe në Fterrë, dhe në Patos, dhe në Tiranë, dhe në Pekin, dhe ne Algjeri e gjetke e gjetke, në ndërtimin e së cilës ka vlerë shëmbullore, dhe shpirti, dhe mendja e bashkëshortes së tij, Dudushes, gruas që  Zoti e gatoi me dëshirë e me nge. Dhe të dishë të jetosh jetën, nuk është pak, e as diçka e vogël, sepse të mirëjetosh,  duhet, dhe të dish, dhe të kesh, aqë më tepër, në psikologjinë, e midis psikologjisë shqiptare, që një kohë jetën ia kishim kushtuar me tepërim partisë, ashtu si, tashmë, themi: “si të dojë Zoti”, kur, dhe vetë Zoti këshillon : “ruaju të të ruaj”!, kur jeta është: “kujdes dhe rregull”.

Kjo vlerë e bën Dilaverin, që, pavarësisht se mund t’i kenë ngelur, jo pak dëshira pa u realizuar, siç i ngelen çdo njeriu në jetë, Dilua kur kthen kokën pas, dhe bën rezymenë e jetës së tij, nuk i skuqet faqja, për asnjë lloj ligësie apo faji  ndaj vetes, apo ndaj te tjerëve. 

Dhe ky njeri, që diti të kuptojë kohën dhe diti ta jetojë jetën, di dhe të  festojë edhe përvjetorin e  75-të të ditlindjes, që tregon qytetërim e civilizim të tij, kur jo pak nga ne të tjerët, vazhdojmë të kemi ndroje, që të organizojmë ceremoni të tilla që japin gëzim familjes, të afërmve, miqësisë e shoqërisë.

 Pra,si i tillë, është njohur Dilaver Shkurti, korrekt me jetën e i drejtë me njerëzit, pa abuzuar , as në rini, as në moshën e parë 20-40, as në moshën e dyte 40-65, dhe as tani në moshën e tretë, duke mbetur nje model i bukur në jetë.

Prandaj, për të gjitha këto arsye, sot, një ditë pas lindjes, më 5 shtator, 75 vjet më parë, gjëj rastin, t’i uroj,  me gjithë zemër dhe me tërë arsyen time, jetë sa më të gjatë dhe gjithnje pa pleqëri, bashke me Dudushen, duke i falënderuar, si çift, dhe për këtë model, që i japin Fterrës dhe fterjotëve tanë      

                                  Guro  Zeneli

 

Nga Bardhyl  XHAMA

PËR “KRYETARIN TONË”, DILAVERIN

                                 

E kemi Kryetarin e “Kuvendit të Fterrës”, siç i themi ne një grupim i gjerë i komunitetitfterjot që mblidhemi gati çdo ditë në Tiranë. Dhe nuk e zgjodhëm me vota, po ashtu me mirëkuptim e respekt, jo duke e parë si më “të gjatin” midis nesh, siç është në të vërtetë, as si  ndër më të thinjurin. E vumë dhe e quajmë “kryetar”, sepse tek Dilua vumë re njeriun e mirë, burrin e mënçur, fterjotin e dashur,  prindin, gjyshin e bashkëshortin shembullor, që fjala i peshon si “gurë”themeli. Dhe “kryetar” i themi jo vetëm ne në Tiranë, por dhe komuniteti në Fterrë, në Sarandë, në Vlorë e gjetkë. Pra, Dilaveri, tashmë, njihet si kryetar i Komunitetit të  fterriotëve, kudo ku ata, jetojnë e punojnë.

 Gjithënjë i matur, gjithënjë i qetë. Nuk dëgjon prej tij të përgojojë të tjerët, të flasë, siç thotë populli, “kodra pas bregut”. I njeh me themel problemet e vendlindjes, se aty i ka rënë koka, se aty u rrit, se aty kreu shkollën fillore. Aty e gjeti dhe Dudushen  e tij të dashur, që s’e ndau kurrë nga vetja, kudo ku shkoi e punoi, në katër kontinente e mbi pesëdhjetë shtete si diplomat ekonomik i Shqipërisë. Por në Fterrë ka dhe gjakun familjar, ka varret e të parëve. Ka një fis e një fshat të tërë që i do dhe e duan.

Me Dilon jam njohur që kur isha fëmijë, por më shumë e mbaj mend në kohën e Luftës. Ishte pesë vjet më i madh. Mua dhe moshatarëve të mi na dukej si hero. Se qe partizan me kapele me yll të kuq dhe pushkë në krahë, me gjerdan me fishekë dhe bomba të kuqe italiane për mesi. E mbaj mend dhe kur qe për studime e kthehej nga  Moska për pushime në fshat. Ne, edhe pse disi më të rritur, në atë kohë, i mblidheshim rrotull e na  tregonte hisotorira interesante.  Kishe dëshirë të rrije e të shkëmbeje mendime me Dilaverin. Se qe i matur, kishte horizont, jo vetëm për naftën, për të cilën studioi e punoi shumë vite, por dhe probleme shoqërore a politike. Fjala e tij  të linte mbresa, të bënte të mendoheshe.

Dilaveri përherë është i  matur dhe përherë fjala e tij të ngjit si “zamkë”. E shikon të qeshur e të qetë. Jo se s’ka e s’ka patur halle. Vdekja e dhëndërrit, Dorit të dashur, vitin e kaluar, e brengosi pamasë, atë e familjen. Po Dilua di ta përballojë edhe hidherimin, bashkë me Dallëndyshen, me fëmijët, madje bashkë dhe me nipërit e mbesat. Qëndrimi i tij është burrëror e ngushëllues. Është i gatshëm dhe ndër të parët që shkon në familjet fteriote kur ka fatkeqësi. Por nuk i lë pasdore as gëzimet. Motoja e tij është: “Hidhërimi për dy vetë, ndahet përgjysmë, ndërsa gëzimi dyfishohet”.

Në “Parlament”, ku mblidhemi çdo ditë për një kafe e për të shkëmbyer mendime, po te mungojë Dilua, e  kuptojmë se do të ketë ndonjë hall serioz. Dhe kërcasin telefonat të mësojmë pse na mungoi. Ka fituar respektin e të gjithëve, po e kemi dhe si “kripën e gjellës” me ngjarjet gazmore që na tregon, me shakatë e  historitë e së kaluarës. Pastaj dhe “vendimet” e “Parlamentit” nuk mund të merren pa prezencën e fjalën e tij. Se, ç’është e vërteta, ne, “parlamenti” marrim dhe ndonjë vendim, si për shembull: të festojmë çdo vit së bashku në kodrat e liqenit, të përgatisim e të festojme në fshat  çdo 5 vjet përvjetorë të historisë së tij, të ndihmojmë në rregullimin e burimit të fshatit, të varrezave, të lapidarit të dëshmorëve etj. etj. Dhe këto “vendime” i marrim me “konsensues”, siç thonë tani për politikë.

Dilaverin e urojmë që të  rrojë sa më gjatë, se është një nga bijtë më të shquar të Fterrës sonë

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA