LULI - PĖRHERĖ BUZĖGAZ, KURDOHERĖ KRIJUES…

Njė jetė tė
tėrė, nga fėmijėria deri sot nė moshėn e thyer e kam njohur nga afėr Lulin, siē e thėrresin shpesh Bardhyl Xhamėn. Nė mėndje
mė ėshtė fiksuar fytyra e tij e dashur, buzagaze. Gjithmonė e pėrfytyroj midis shokėsh e miqsh dashamirės e me humor.
Luli ka shumė shokė e miq, di t'I nderojė, prandaj dhe ata e duan dhe e respektojnė ēiltėrsisht. Por mbi tė gjitha ai
di tė krijojė njė atmosferė gazmore me shokėt, me fjalėn e tij tė mėnēur, me humorin e kėndshėm, me kulturėn e gjerė dhe shpirtbardhėsinė.
Ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje dhe qė mė shtyu tė shkruaj dy radhė pėr tė ėshtė njė fakt tjetėr. Luli kurdoherė dhe
nė ēdo rast ka qenė sa i dalluar, dhe i talentuar , shumė i zoti nė mėsime dhe aftėsi tė shumta tė
tjera.
Gjatė shkollės fillore ai tėrhiqte vėmendjen e mėsuesit dhe tė shokėve jo vetėm si njė nxėnės i dalluar nė klasė,por shquhej
pėr shkathtėsi tė veēantė nė lodrat. Mė ka mahnitur dhe mė kujtohen edhe sot disa lodra "magjepėse" qė sajonte, si biseda
midis dy shurdhėve, tjetra me gjelat, ose ajo kur fuste gjembin nė njė qoshe tė shkollės, e fshihte midis gishtave, pastaj
tėrhiqte turmėn e nxėnėsve pas, ta shihnin si e nxori nė anėn tjetėr tė ndėrtesės. Tė tilla lodra, veē atyre tė zakonshmeve,
si zjarrēI, topimesazi etj, ai organizonte shpesh. Pėr humor po shtoj se edhe me llastiqe ai shquhej dhe unė e kisha zili
se ai kishte vrarė edhe cirko, qė ishin aq dinake. Shumė nga ne tė tjerėt arrinim deri te mėllenjat e ndonjė grifshė.
Nė shkollėn
shtatėvjeēare nė Gjirokastėr ishim pėrsėri bashkė, por ai njė klasė mė lartė. Mbaj mėnd se shpesh emri i tij ishte nė tabelėn
e nderit dhe ndėr tė parėt, qė i jepej fleta e nderit. Qė ishte me tė gjitha notat shumė tė mira, as qė bėhej fjalė.
Dhe nuk ishte e lehtė tė ishe i pari ose ndėr tė parėt nė klasėn e tij, se kishte disa nxėnės gjirokastritė shumė tė zotė.
Nė gjimnaz shpėrthyen me tėrė gjallėri aftėsitė e Lulit, nė mėsime dhe nė shumė veprimtari jashtėshkollore. Qė ishte nxėnėsi
mė i mirė i klasės kuptohet po tė tregoj se fill pasi mbaroi maturėn, ai u emrua pedagog po nė atė gjimnaz. Dhe pedagogėt
hijerėndė qė kishin mbaruar universitetet nė Paris, Athinė, Romė e pranuan me respekt tė ulej nė njė tavolinė me ta. Dhe unė
pata fatin tė jem nxėnės i tij. Bardhyli jepte matematikė nė klasat e tjera dhe metodikė vizatimi nė klasėn tonė tė maturės.
Ē'I lidhte matematikėn dhe vizatimin, qė i jepte njė pedagog? I lidhte talenti dhe aftėsia e Lulit. Por nuk shkėlqeu vetėm
nė mėsime nė gjimnaz. Ai ndiqte rrethin letrar dhe atje mori shtysat si shkrimtar i njohur i sotshėm, nė letėrsinė pėr fėmijė.
Ai sot ėshtė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė kėsaj letėrsie. Unė diēka kam shkruar pėr njė libėr tė tij, por si kritik letrar
i ngelem borxhli. Luli luante nė teatrin e shkollės dhe pati njė shkėlqim tė veēantė si sportist. Nė Baēe tė Teqesė si voleibollist
e duartrokitėm shpesh me entusiazmin e tifozėve. Dhe kėtu shkėlqente midis lojtarėve tė tjerė tė zotė si Ndrico dhe Hashorva.
Njė djali tė tilė plot virtyte e hire iu bėnė "jashik" e admirues vajza edhe tė klasės sime. Ndonjera edhe ma pat shprehur
simpatinė qė ushqente. Por shpirtin e Lulit e kishin bėrė pėr vete vyrtytet e njė vajze fisnike tė Delvinės qė iu bė
shoqe jete, Feraseti.
Mė vonė, si
drejtor i gjimnazit tė Sarandės. Dhe kjo shkollė shpejt tėrhoqi vėmendjen pėr rezultatet dhe talentet qė pėrgatiti. Dikur
ne shkruanim se shkolla ėshtė pasqyrė e drejtorit. Dhe rasti i kėtij gjimnazi e provon kėtė. Qė nga Saranda e mė vonė nė gazetėn
"Mėsuesi" ai u shqua pėrsėri si gazetar i talentuar. Mbaj mend njė herė, kur punoja nė gazetėn ,"Mėsuesi' dhe Luli ishte ende
nė Sarandė, sekretari i kolegjumit, njė ndėr gazetarėt mė tė talentuar tė kohės, solli njė artikull dhe shtoi: "Kėtė shkrim
po e ēoj direkt nė shtypshkronjė, s'ka nevojė pėr redaktim, e ka shkruar Bardhyli. " Tė fitoje besimin e atij gazetari qe
njė sukses i veēantė. Unė kam ndjerė pėrherė kėnaqėsi dhe krenari qė Fterra jonė ka nxjerrė djem si Luli ynė i dashur. Ai
pėrherė ėshtė krijues, veprues. Dhe andej nė Amerikė shkruan poezi tė bukura humoristike, gjuan peshk nė Oqean, si Heminguej,(
Kam pėrshtypjen se ishte lindur pėr pėrmasa oqeani) na dėrgon pėrshėndetje tė pėrmallshme. Dhe ne, me dashuri e mall,
i urojmė gjithė tė mirat.
Jakup
MATO
Nr.31 – dhjetor 2002
MATERIALE
TE 70-VJETORIT TE LINDJES
Nga Limos Dizdari
BARDHYLI
S’JETON DOT, PA LETĖRSI E PA MIQ
Mė vjen
shumė mirė qė Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, Shoqata Mbarėkombetare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj dhe Kominiteti
fteriot, para tė cilit, mė duket se nuk dalim dot, jemi mbledhur pėr tė nderuar mikun tone, Bardhyl Xhama. Ka shumė
arsye qė vijmė kėtu. Ne tė gjithė nga fėmijėria jonė, qė e kujtojmė me mall, kemi gėzime, kemi brenga, kemi dashuri,
qė ca i realizuam, ca besojmė t’i realizojmė e ca do tė mbeten pa realizuar.
Gjėnė mė tė bukur pėr fėmijtė e bėjnė shkrimtarėt pėr fėmijė me librat e tyre. Nuk janė shumė tė mėdhenj, qė tė trondisin
dheun kur kalojnė, si ca shkrimtarė tė rėndė, por janė pėrherė prezent…dhe hyjnė nė zemrėn tonė, nė gjakun tonė, ashtu
tė pėrzemėrt, duke mbartur me vete kujtimet e fėmijėrisė. Bardhyli ka hedhur nė libra shumė ngjarje e mbresa tė fėmijėrise
e pėr fėmijėrinė, pėr t’i shijuar tani fėmijėt tanė, nipėrit e mbesat.
Ne jemi
shumė tė gėzuar qė, valixhja, rafti apo biblioteka, janė tė mbushura dhe me librat e Bardhyl Xhamės, qė ėshtė njė kontribut
nė kulturėn tonė kombėtare.
Nė emėr
tė shkrimtarėve, e tė kompozitorėve, i uroj njė jetė tė gėzuar,i uroj krijimtari tė vazhdueshme, sepse Bardhyli s’mund
tė jetojė pa letėrsi dhe pa miqtė e tė dashurit e tij
Nr.34 – qershor 2003
I MADHI
DRITĖRO AGOLLI URON BARDHYLIN,
PO DHE
KOMUNITETIN FTERIOT
Unė kam
kėnaqėsi tė madhe sot qė tė pėrshėndes e t’i shtrėngoj dorėn shokut tim tė rinisė sė hershme tė shkollės sė mesme tė
Gjirokastrės. Bardhyli qė nė atė kohė ka qenė njė nga njerėzit qė binte nė sy, si njė nxėnės me tė gjitha kėrkesat pėr tė
dalė i shkėlqyer, siē doli. Po Bardhyli ishte dhe njeri artist nė pamje e nė punė. Ka qenė e mbetet simpatik. Atėhere, do
tė thosha unė, vajzat e gjimnazit e tė qytetit, e kishin mendjen te Bardhyli. Bardhyli ishte artist i vėrtetė edhe sepse
merrte pjesė nė tė vetmin teatėr qe ishte atėhere nė qytet, teatri i shkollės sė mesme. Bardhyli merrte pjesė nė grupin teatral,
ku luaja dhe unė. Nuk isha i shquar, po lozja nė rolet gjysmėkomikė. Mė kujtohet qė kemi lojtur komedine e Ēajupit "Pas
vdekjes" e tė tjera. Bardhyli dhe Gaqo Veshi shquheshin.
Qė atėhere botonte, bėnte pjesė nė rrethin letrar tonin. Mė vonė ai u bė njė arsimtar dhe drejtor i dalluar. Puna e
tij eci paralel nė tri fusha: nė fushėn e pedagogjisė, e tė publicistikės pedagogjike dhe tė krijimtarisė sė letėrsisė pėr
fėmijė.Dhe tė tria kėto fusha i ka me vlera tė larta. Ėshtė shquar jo vetėm si mėsues, qė jepte mėsim bukur, por dhe
si organizator i arsimit, me mendime tė drejta pedagogjike. Prandaj, ėshtė shquar dhe nė publicistikėn pedagogjike, po dhe
nė anėn sociale tė jetės e tė kulturės.
Por Bardhyli
ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė lėmin e letėrsisė pėr fėmijė, qė nga libri i parė "Pėrrallat e detit" e deri te "Djali
me tre brirė" i vitit 2002. Me librat e tij ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ndezjen e fantazisė sė fėmijėve pėr animizimin
e sendeve, qė t’i bėjė sendet e kafshet "tė flasin", tė nxjerrė nė dukje veprimin, qė u pėlqen tepėr fėmijėve. "Pėrrallat
e detit" kanė lindur, siē e tha Skėnderi, edhe nga eksperienca e tij, ka qenė zhytės i shkėlqyer e notar shumė i mirė dhe
jo vetėm se ka lindur e ėshtė rritur nė bregdet, por ėshtė vetė person i tillė.
Urime Bardhylit,
po dhe Komunitetit fteriot!
Nr.34 – qershor 2003
Nga Luan Memushi
GJITHĖ
LABĖRIA VLERĖSON DHE RESPEKTON
KONTRIBUTIN
INTELEKTUAL TĖ FTERIOTĖVE
Unė jam
kėtu nė funksion tė detyrės pėr tė nderuar njė nga figurat e shquara tė arsimit shqiptar, zotin Bardhyl Xhama.
Unė jam
kėtu pėr tė treguar kontributin nė fushėn e arsimit tė familjes Xhama, sepse ajo ėshtė familje qė ėshtė pėrfaqėsuar nė fushėn
e arsimit, jo vetėm nga zoti Bardhyl, por dhe nga pjesėtarė tė tjerė tė familjes sė tij, madje ėshtė i njohur Babai i tij,
Lame Xhama, “Mėsues i popullit”..
Unė jam kėtu pėr tė vlerėsuar vetė Bardhylin, si mėsues, si drejtues shkolle, si drejtues nė seksionin e arsimit, nė kabinetin
pedagogjik, nė strukturat botuese, deri nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, nė Institutin e Stdudimeve Pedagogjike dhe
si punonjės i shquar i Ministrisė sė Arsimit, tė atyre viteve, nė fushėn e gazetarisė pedagogjike.
Unė jam
kėtu si njė bashkėudhėtar nė fushėn e arsimit pėr tė treguar dhe vlerėsimet e larta qė i janė bėrė Bardhylit si "Mėsues i
Merituar", nė pėrvjetorin e njėqindtė tė shkollės sė parė shqipe tė Korēės.
Jam kėtu
pėr tė vlerėsuar. jo vetėm Bardhylin, por gjithė kontributin e fteriotėve, qė, me thėnė tė drejtėn, nė aspektin intelektual,
gjithė krahina e Labėrisė i vlerėson dhe i respekton. Jam kėtu dhe si bir i Labėrisė dhe me funksionin e Ministrit,
pėr tė vlerėsuar, pėrmes Bardhylit, gjithė kontributet e gjithė arsimtarėve, veēanėrisht ata qė janė tė spikatur si Bardhyli.
Nr.34 – qershor 2003
TRE ARSYET
E FATMIR TOĒIT
Pėrfitoj
nga rasti, qė t’i bėj njė urim publik Bardhylit, me rastin e 70-vjetorit tė lindjes. Arsyet e mia janė: e para,
se te ne janė botuar disa nga librat e fundit tė Bardhyl Xhamės, disa nga librat mė tė suksesshėm dhe mė tė shitur. Madje
librat e tij kanė patur fatin tė ribotohen disa herė, gjė qė ndodh rrallė me autorėt shqiptarė nė kėtė periudhė.
E dyta, nė luginėn tonė
jemi afėr, jemi shumė komshi. Bile, shtėpitė e fisit tim, janė midis Kuēit e Fterrės. Dhe unė, nuk di, nga njėherė, jam nga
Kuēi apo nga Fterra. Kur bėhet fjalė pėr arsim e dituri, them se, miqtė i kam fteriotė.
Shkenca thotė se nuk janė ndonjė gjė e madhe 70 vjet nė jetėn e njė njeriu. Dhe kėtė e shohim
edhe te Bardhyli, nė konstruktin e tij. Por, mbi tė gjitha, Bardhyli ėshtė i suksesshėm dhe njė nga njerėzit mė
miqėsorė qė kam njohur nė marrėdhėniet e punės nė fushėn e botimeve….Kėtė e tregon shumė mirė edhe pjesėmarrja kaq e
nderuar dhe kaq e zgjedhur nė kėtė sallė.
Arsyeja
tjetėr, qė dua ta bėj kompliment, ėshtė uniteti i fteriotėve, tė cilėt, pėr gjithė krahinėn tonė nė pėrgjithėsi, japin njė
shembull tejet me vlerė, kur bėhet fjalė pėr frymėn e bashkėpunimit, pėr frymėn e miqėsisė, pėr frymėn e bashkimit…Kjo
duket dhe nė kėtė organizim pėr tė festuar 70-vjetorin e lindjes sė mikut tonė, Bardhyl Xhama, gjė qė lidhet edhe me njė faktor
tė rėndėsishėm, traditėn shekullore arsimdashėse tė Fterrės, qė ka nxjerrė hoxhallarė dhe shumė mėsues.
Nr.34 – qershor 2003
GAZETARI QĖ RUHET NĖ MEMORIEN E MĖSUESISĖ
Shkrimet e para i ka nisur qė nė rrethin letrar tė Gjimnazit " Asim Zeneli" nė Gjirokastėr.
Ka botuar nė organe qėndrore, qė kur ka qėnė nė shkollėn 7- vjeēare. Profesionin e gazetarit e ka nisur nė fillim
tė viteve '60-tė. dhe e ka ushtruar pėr 14 vjet, si redaktor e si sekretar kolegjiumi nė gazetėn "Mėsuesi", ku ka luajtur
rolin e gazetarit profesionist dhe njeriut tė mirė, ashtu siē e ka luajtur kėtė rol dhe si zv/drejtor nė Shtėpinė Botuese
tė Librit Shkollor dhe si Shef i Sektorit te Gjuhės e Letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike pėr 10 vjet tė tjerė.
Qė kur ishte korrespondent i gazetės "Mėsuesi" nė Sarandė, Kryeredaktori i mirėnjohur, Sofokli Afezolli,
nė rėvistėn "Tribuna e Gazetarit", shkruante: "Nė shkrimet e Bardhyl Xhamės, nuk ka nevojė tė vėsh dorė". Bardhyli ka
shkruar, duke shkuar me penėn e tij, nė tė gjitha qytetet dhe rrethet e Shqipėrisė, madje deri nė fshatrat mė tė thella tė
vendit tonė e deri dhe nė Kosovė nė vitin 1972 dhe nė Turqi nė vitin 1980-tė. Kjo veprimtari ėshtė vlerėsuar me dy urdhėra
"Naim Frashėri": "Pėr shkrime me cilėsi nė lėmin e gazetaris pedagogjike".
Bardhyli ynė,
ka qėnė gazetar qė ka studjuar, gazetar qė ka diskutuar dhe gazetar qė ka shkruar, duke saktėsuar mendimet e idetė e tij,
si gazetar e si studjues pedagogjik. Si gazetar, ka shkruar me shpirt tė pasur e me mėndje tė kthjellėt, duke ēmuar dhe dashuruar
penėn, tė cilėn ia pėrkushtoi arsimit e kulturės, duke respektuar e pėrjetuar, dhe problemin, dhe mėsuesit e nxėnėsit, vėndlindjen
- Fterrė, vėndrritjen - Sarandė dhe vėndbanimin - Tiranė.
Bardhyli, si penė me arsye, ka patur ndjeshshmėri e dinjitet profesional, ka patur sy-kritik e aftėsi seleksionuese
e pėrgjithėsuese, ka ditur tė pėrdorė semantikėn e fjalės sė shkruar. Gjithashtu, ka ditur: dhe tė shkruaj, dhe tė redaktojė,
duke kryer njė veprimtari tė ēmuar krijuese, duke kapur e trajtuar probleme tė rėndėsishme pėr arsimin e pėr kulturėn,pėr
sportin e pėr probleme sociale, duke pėrcjellė me mjeshtėri tek lexuesi, mesazhin e punės pedagogjike e arsimore.
Bardhyli
ka shkruar nė tė gjitha gjinitė e gazetarisė, sepse ka ditur tė bėjė lajmin e artikullin, reportazhin e portretin, skicėn
e tregimin, dhe deri humorin, duke pėrfituar njėherazi dhe njė pėrvojė krijuese, qė mė vonė iu bė bazė pėr tė shkruar dhe
libra pėr fėmijė.
Artikujt
e Bardhylit kanė qėnė nga mė tė lexueshmit nė faqet e gazetės "Mesuesi",apo nė revistėn pedagogjike, sepse dhe stili i tė
shkruarit tė tij mbetet i pastėr e joshės, si kur lavdėronte, dhe kur fshikullonte. Ka ngelė kuptimplote, nė ato vite, replika:
- Bardhyl Xhama gazetar, ca kanė frikė, ca kanė llahtar,. me pėrgjigjen : - Kanė tė drejtė ēėshtė e vėrteta, njė gabim tė
merr gazeta.
Pra, me veprimtarinė qė ka kryer nė gazetari, duke botuar mbi 500 artikuj e 10 studime pedagogjike, kryesisht,
nė faqet e gazetės "Mėsuesi" dhe nė Revistėn e studimeve pedagogjike, ka ngelur e do tė mbetet nė memorjen e gazetarisė arsimore
e pedagogjike tė mėsuesisė shqiptare, si njė gazetar cilėsor, qė ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė lėmin e gazetarisė pėr
arsimin e kulturėn.
Duke pėrfunduar,
dėshiroj t'i uroj Bardhylit tone, jetė sa mė gjatė e krijimtari tė freskėt dhe pėr gazetėn e pėrdymuajshme "Fterra Jonė",
nė emėr tė sė cilės, dua t'i dhuroj njė degė me tri lule trėndafili tė bardhė: njė si mėsues, njė si gazetar, njė si shkrimtar,
tė cilat dėshiroj t’ia jap Ferasetit tė Bardhylit, gruas sė mirė, qė ka mbajtur barrėn e jetės sė familjes, duke mbėshtetur
gjithė jetėn Bardhylin, pėr t’u bėrė Bardhyli – Bardhyl me emėr.
Guro
ZENELI
Nr.34 – qershor 2003
BARDHYL
XHAMA SI SHKRIMTAR
Bardhyl Xhama ka filluar tė shkruaj vjersha e t’i botojė nė organet e shtypit qysh nė moshė te re. Librin
e parė "Pėrrallat e detit" e botoi nė vitin 1975 dhe pas tij novelėn "Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive" e romanin fantastiko-shkencor
"Ekspedita e kaltėr". Pastaj, Bardhyli "doli" nga deti nė "stere" dhe botoi vėllimin me pėrralla "Zjarrfikėsi i pyllit" nė
vitin l987 dhe novelėn pėrrallė "Tėrfili me katėr fletė" mė 1989.
Pėr disa
vjetė me radhė, nė kohėn e tranzicionit, vetėm sa grumbulloi lėndė tė parė, tė cilėn e pėrpunoi me kujdes dhe ja nė vitin
l996 boton "Pse qau delfini?", vėllim me 50 rrėfenja, nė vitin l997 boton romanin "Nė kthetrat e Piratit" dhe me radhė, vėllimin
me pėrralla "Lejleku me akullore", vėllimin me 60 rrėfenja "Djaloshi qė kapte rrufetė" dhe sė fundi pėrmbledhjen me pėrralla
"Djali me tre brirė" e vitit 2002. Dhe krijimtaria e tij vazhdon e qysh sivjet do tė kemi vepra tė tjera.
Shumica
e veprave kanė fituar ēmime kombėtare. Vitet e fundit ka fituar ēmimet "Mitrush Kuteli", "La Fonten", "Tasim Gjokutaj",
"Bekim Harxhi etj. Shumica e librave janė ribotuar njė e dy herė e janė programuar si lexime jashtėklase pėr nxėnėsit.
Bardhyli
ka botuar nė organet e fėmijėve mbi 100 pėrralla e tregime, ka shkruar pjesė pėr teatrot e kukullave, radio-novela e skenare
filmash dokumentarė etj.
Librat
e tij janė tė pėlqyeshme nga fėmijet, se janė shkruar bukur, me gjuhė tė thjeshtė e tė kuptueshme, dallohen pėr shkurtėsinė
e shprehjeve dhe sidomos janė tė mbėshtetura fort nė krijimtarinė popullore.
Skėnder
HASKO
Nr.34 – qershor 2003