ME PĖRZEMĖRSI E DASHURI KY BEDUA YNĖ
Gati ēdo mbasidte shikon 5 burra, ose duke shėtitur, ose duke pirė diēka tek “Imperial” nė Tiranėn e
Re. Ėshtė Abedin Mėrkuri me Arjanin e Hairin, dy djemtė dhe Agimin e Dhorin, dy dhėndurrėt e tij. Jo pak herė shikon edhe
dy vajzat, Antonetėn e Ardianėn sė bashku me dy nuset Luljetėn e Matildėn. Midis tyre tė bie nė sy ngrohtėsia e harmonia,
qė shumė kush do ta kishte zili. Bedua, siē i themi neve shkurt, rriti dhe edukoi katėr fėmijė, dy djem e dy vajza shembėllorė.
Por dhe dy nuset dhe dy dhėndurrėt si fėmijėt e vet i ka. Kur djemtė janė tė zėnė me punė, Bedon e shikon midis dy dhėndurrėve.
Tė nėntė kėta dhe Fatja, gruaja e Bedos, qė tė dhjetė, shkojnė si jo mė mirė. Mes tyre nuk ka zili, nuk ka cmirė, por gjerėsi
e pėrzėmėrsi. Atje ku shkojnė mirė gratė, thotė Bedua, atje shkojnė mirė edhe burrat, shkojnė mirė tė gjithė.
Vetėm Hairi mbeti pa shkollė tė lartė, se donte domosdo tė bėhej shofer. Dhe Bedua nuk ia imponoi, pamvarėsisht se Fatia qau
me ngashėrim atė ditė kur Hairi kėmėnguli se do tė bėhej shofer. Tani Hairi nuk i doli keq, se i ėshtė futur ekonomisė sė
tregut dhe punon rrugėn Tiranė-Vlorė dhe sjell nė Tiranė rehat-rehat dhe Faten dhe Bedon.
Bedua pasi jetoi e punoi pėr 41 vjet nė Vlorė, gjithėnjė i qetė, i matur e fytyrėėmbėl, kėtė periudhė ka ardhur nė Tiranė.
Nė Vlorė gati e njohin tė gjithė, si tė mirėsjellur e pėrherė korrekt e i pakursyer nė punė. Njihet si laborant i zoti, si
ndihmėsmjek i aftė, si doktor, qė e thėrrasin nė Vlorė. Analizat qė bėnte Bedua nuk dilnin ndryshe nė Tiranė.
Edukatėn e punės ia dedikon fillimisht Xha Sherifit, farmacist, me tė cilin punoi 5 vjet nė Himarė, nė farmaci, ku u bė si
himarjot. Dhe tani pas 40 vjetėsh miqtė nga Himara pėr
mirėnjohje i sjellin nga njė shishe me raki
rrushi. Bedua buzėqesh dhe u thotė djemve : Himarjotėt po i bėre miq, i ke pėr jetė.
Tani shpesh nė bisedat e tij kujton fėmijėrinė
nė Fterrė, vijėn e Pale, Ixorin, ujėt e freskėt, pemėt e frutat e koshtrave, bashkėfshatarėt e mirė tė tij. Bedon e respektojnė
tė gjithė, nė radhė tė parė pėr 46 vjet punė korrekte dhe me mirėsi pėr tė gjithė.
Guro ZENELI
Nr.5 – dhjetir,1997