XHA
SHAQON NA E VRANĖ…
Shaqon na e vranė… Janė kėto fjalėt qė na tha Mehmeti duke ardhė bashkė me dy korjerėt e tij nė drejtimin
tonė, njė grup i vogėl partizan qė kishėm qėndruar nė njė vend dominues nė malin e Fterrės.
Kėto mu kujtuan edhe sot, prandaj me rasin e pėrvjetorit tė rėnies, dėshiroj tė them dy fjalė zemre pėr patriotin dhe dėshmorin
e fshatit tonė, Shaqo Mita.
E pėrfytyroj xha Shaqon me trup tė gjatė, tė veshur hijshėm, me njė jelek tė leshtė me mėrthena, me mustaqe te verdha e tė
dredhura, me qeleshen e bardhė e buzėqeshjen qė nuk i mungonte kurrė.. Mė ngjante tamam me figurat e ndritura tė Rilindjes.
Dhe, nė fakt, i tillė ishte.
Xha Shaqua ka qėnė luftėtar trim, i gatshėmn sa herė e ka lypur atdhe. Mori pjesė nė ēetėn e Nuredin Kofinės nė vitet 1912-1914.
Po kėshtu rreshtohet nė ēetėn e Fterrės. Qė tregoi trimėri nė Luftėn e Vlorės mė 1920.
Luftėn Nacionalēlirimtare e priti me simpati, u bė aktivist i saj, sė bashku me pjesėtarėt e familjes. Shtėpia u bė strehė
e partizanėve e djali e nusja u rreshtuan nė ēeta e batalione. Tashmė i plakur dhe pa dritėn e syve, si njė nga mjetet pėr
demaskimin e armiqve e tradhėtarėve pėrdori kėngėn satirike. Kjo ubė edhe shkak qė e morėn dhe e pushkatuan nė Lumė tė Ēorre
nė qershor 1944, duke u bėrė kėshtu dėshmori i gjashtė i fshatit.
Xha Shaqua ėshtė shquar edhe si njė nga bejtaxhinjtė mė tė spikatur tė fshatit. Pėr ēdo ngjarje historike e shoqėrore ai ka
thurur kėngė, qė kėndohen nė fshat e mė tej. Por pėr kėtė do tė duhet mė vonė njė shkrim i veēantė.
Shaqo Mita ka mbetur i pavdekshėm me trimėrinė e kėngėt qė thurri. Brezi ynė qė e ka njohur e kujton me respekt, brezi i ri
tė mėsojė nga figura e tij e ndritur.
Lutfi
DUSHA
Nr.2 – korrik, 1997