
PAK
FJALE PĖR XHA LAZON
Sipas
bisedės me Selim Avrecin
-
Ti, mė pyeti bija ime e vogėl, fole pėr Lazo Kofinėn e Parė.Pse, ka dhe njė tė dytė?
I shpjegova se nuk ka Lazo Kofina “ tė dytė”. Ai qė pėmenda nė kumtesėn
e mbajtur nė Fterrė i pėrket shekullit tė 19-tė, periudhės sė Tanzimatit. Ndėrsa Lazo Kofina, pėr tė cilin foli me aq respekt
Selimi ynė, ėshtė i shekullit tė 20-tė, i brezit tė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare. Ky ėshtė nipi i Lazos sė Parė.
Kėshtu ishte atėhere, emri i gjyshit i vihej nipit. Ky Lazo ėshtė nipi i atij Lazos. Madje emri i plotė ėshtė Iljaz. Njihen
si brez trimash e njerėz arsimdashės. Trim ishte Lazo Kofina i Parė e trim doli dhe Lazo Kofina i dytė pėr nga koha e jo nga
cilėsitė, qė i provoi gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Xha Lazua, siē e thėrrisnim ne tė rinjtė e viteve ‘50-‘60-tė,
edhe nė jetėn civile kishte kurajo qytetare pėr ta pasur zili, qė ndonjėherė, ndofta, siē mendonin disa, e kalonte dhe masėn
e kohės.
qqq
Kur i thanė se njė nip i tij u fejua me njė bijė nga Shkodra, xha Lazua shprehu idenė: “Tani qė u bera krushk edhe nė
Shkodėr, nuk kam mė tė keq”. Ideja e tij mbante edhe psikologjinė tradicionale, sipas moralit “nuse vendi
e mushkė Golėmi”, por edhe idenė e hapjes sė bijve tė fshatit, idenė e progresit. Shikojeni kėtė ide aktualisht, kur
jo pak bij e bija tė fteriotėve tanė kanė arritur tė krijojnė familje deri edhe jashtė shtetit. Kur dėgjoj pėr miqėsi tė tilla,
mė del pėrpara ideja e Xha Lazos, qė po tė jetonte sot, ndofta do tė thoshte: “Shyqyr qė erdhi dita tė bėhėmi krushq
deri nė Amerikė”.
Hapja ėshtė zhvillim. Zhvillimi sjell pėrparim. Nė Fterrė ėshtė rrezja sa nė Fterrė. Nė Sarandė - sa nė Sarandė. Nė Tiranė – sa nė Tiranė e nė Neė York – sa nė Neė York, tė cilin nuk e cilėsojnė
mė kot si “Kryeqytet” i Botės, ku fliten 60 gjuhė dhe ku bashkėjetojnė nė mirėkuptim 60 kombėsi.
Kur Fterra jonė u bė kooperativė nė vitin 1956,
u kolektivizuan dhe qetė. Kolektivizoi dhe xha Lazua kaun e tij. Mirpo pas ca ditėsh mori vesh se qetė i kishin ēuar nė Nezhinė
– Piqeras pėr t’i shitur. U ngrit e shkoi dhe mori kaun e tij. E shiti vetė dhe u kthye nė shtėpi.
- Ē’e bėrė kaun? e pyeti Nadua, e shoqja.
- Ja, i tha, e bėra radio. Do ta kem tek koka ēdo darkė.
qqq
Nė fshatin tonė kishte ardhur njė i deleguar nga rrethi, qė ish dhe mik nė Fterrė. Nė bisedė e sipėr i thanė se xha Lazua
ēdo darkė dėgjonte “Zėrin e Amerikės”. Vendosėn tė shkojnė nė shtėpinė e tij pėr vizitė.
- A pranon miq, o Xha Iljaz, - foli i deleguari
qė printe i pari grupin.
- Kur hapet dera nuk pyetėt mė, po uluni nė
krye tė qoshesė, si mik i parė qė jeni. Biseda rrodhi lirshėm. Xha Lazua shtroi rakinė dhe pak meze shtėpie. Kur ora po vente
6.30 mbas dite, pasi kėrkoi falje, shtoi: “Tani mė erdhi sahati pėr avdes. Pak minuta dhe erdha. Ju pini raki, se tė
shtėpisė jeni. Pastaj porositi: Plakė, shėrbeu miqve, sa tė marr avdes. Dhe Xha Lazua shkoi nė dhomėn e tij, dėgjoi “Zėrin
e Amerikės” e pastaj u kthye nė trapez.
- Mė falni, kėrkoi pėrsėri ndjesė, - por ne
pleqtė kemi dhe ca huqe. Duam tė marrim avdes ēdo darkė, pastaj flemė dhe me plakėn.
Pasi hėngrėn e pinė, Xha Lazua i shoqėroi deri
nė qendėr tė fshatit, nė Ixuar. Njėri nga miqtė i tha, si me ironi se sonte tė lamė pa dėgjuar “Zėrin e Amerikės”.
- Ai shte “Avdesi im” , a
mė paēi uratėn, o djem! – u pėrgjigj Xha Lazua, si pa tė keq.
- Ja, ky ishte me pak fjalė xha Iljazi, e mbylli
bisedėn Selimi, atė ditė qė unė isha pak i sėmurė nė shtėpi.
Guro ZENELI
Nr.18 – shkurt, 2000