
MĖ VJEN MALL PĖR GJYSHEN
Gjyshja eshte "mesuesja" ime e pare. I
jam mirenjohese per jete. E kam ndjere rolin e madh te saj ne edukimin tim,kur
shkoja dhe rrija ne Fterre, por dhe kur ajo vinte ne Tirane.
Me vjen nder sy gjyshja ime, si nje grua labe. Ishte e gjate, me trup te drejte,e forte. Ishte dhe amvise e mire, dhe mikpritese.
Me keshillonte cilesite me te mira te njeriut. Me fliste per ndershmerine. Me keshillonte per te mesuar dhe si te nderoja
te medhenjte. Me krenari te ligjeshme gjyshe Velja na fliste, te gjithe ne niperve te saj, dhe
tregonte per luften,se si kishte pritur dhe percjelle partizanet, si u kishte bere triko dhe ēorape, si kishte mbrojtur disa
partizane nga pushtuesit. Shtepia e gjyshe Veles ishte baze e Luftes. Ajo militoi ne radhet e grave antifashiste . Djemte
e saj: Safeti e Qenani dolen partizane. Nje here edhe vete gjyshja ishte ndeshur
me gjermanet, kur deshen t'i digjnin shtepine. Me tregonte si shpetoi pa u
djegur shtepia e saj.
Nene Velja ne kujtesen time mbetet nje grua e perparuar e kohes. Me vjen mall per
gjyshen.
Fejzi HIZMO
Nr.24 – maj, 2001