FTERIOTET

Rexho Kurupi
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

rexhokurupi.jpg

 

AI QĖ MĖSOI NGA JETA DHE PERBALLO JETEN ME URTESI

Jeta nuk ėshtė fushė me lule. Madje as ka qėnė e as mund tė jetė e tillė. Mėnēuria e popullit thotė: "Pa halle mos na lėntė, por hall mbi hall mos na dhėntė”! Por i mirė dhe i zoti ėshtė ai qė di tė pėrballojė detyrat e hallet e jetės, dhe tė shkollimit, dhe tė ndertimit tė familjes, dhe tė punės qė mba jetėn, dhe tė rritė e tė edukojė femijė, dhe tė dijė tė ndėrtojė shoqėri e miqėsi, dhe tė jetė njeri midis njerėzve, e qytetar midis qytetarėve.

Rexho Kurupi ėshtė njė nga fterjotėt e veēantė qė, dhe i ri, dhe burrė, dhe tani nė moshėn e tretė; madje qė kur ngeli jetim pa nėnė dhe i varfėr ekonomikisht, arriti tė mbijetojė, tė studjojė, tė shkojė nė shkollė nė Tiranė, madje deri dhe pėr studime tė larta nė Gjermani. Arriti tė bėhet dhe inxhinier me emėr nė gjeologji, special­ist i zoti dhe drejtues i aftė, punonjės politik i shquar pėr kohėn nė tė cilėn jetoi.

Nė filozofi ka njė mėnēuri qė thotė: Tė gjithė jemi prodhim i kohės qė jetojmė. Edhe Rexhua kėshtu ka qėnė e kėshtu ėshtė. Madje kėshtu kanė qėnė e kėshtu janė fterjotėt tanė tė mirė. Sigurisht, si tė gjithė tė mirėt e shoqėrisė. Ose, mė saktė, si pjesa e kultivuar dhe e civilizuar e njerėzve tė pėrparuar, qė kanė dashur e duam tė renė, qė e pėrqafojnė dhe punojmė pėr atė qė ėshtė pėrparimtare.

Na erdhi kjo rezyme nė kujtesė nė ditėn e lindjes sė Rexhos, ditė qė frymėzoi kėtė shkrim nė kėtė 70 vjetor tė ditlindjes sė tij, nė 10 maj tė kėtij viti. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė ne t'i urojmė: Tė rrojė sa mė gjatė! Se njerėzit e mirė gjatė duhet tė rrojnė; se ėshtė mirė dhe pėr familjen, dhe pėr miqėsinė, dhe pėr njerėzinė. Deshėm t'i uronim edhe nė njė "ceremoni", por Rexhua s'na lejoi qė s'na lejoi tė organizonim njė aktivitet tė tillė.

- Unė,- na tha, - do tė bėj "gabimin" e Safet Memit, qė ėshtė shumė e mė shumė se unė. Edhe Safeti kėtė "gabim" bėri vitin e kaluar, kur kishte ditJindjen nė 80 e ca vjetor.

* * *

Tani Rexhua ėshtė thinjur. Edhe flokėt i ka rėnė jo pak. Madje flokėt kanė filluar t'i bien qė nė rini. Ėshtė ēėshtje trashgimnie, e ndofta dhe ēėshtje hallesh. Nėna e tij e la jetim kur sa ishte bėrė 10 vjeē. Ajo vdiq se u thye nė kryqe, kur ngarkoi ritėn e vajit nga shtėpia e Qazos pėr nė Rimin e Kurupe. E qau siē qan fėmija Nėnėn. Fėmija qan pėr Nėnėn, dhe kur ajo ikėn nga shtėpia pėr nė punė, por nuk merret dot me mend se sa i qan zemra fėmijės kur Nėna i ikėn pėrjetė.

Nė ditėt e para njė e mė dy i shkonte dhe tek varri, duke qarė e duke u lutur: Nėnė! Ku mė le mua? Apo deshe mė shumė Saimenė? (Saimeja ishte motra e tij qė kishte vdekur 6 vjeēe). Dhe ngashėrehej e ngashėrehej tek koka e varrit, deri sa dikush vinte e mirrte nga Ngurrėza dhe e binte nė Kurupaj. I ati, Arifi, nuk i thoshte dot asnjė fjalė, veē e fuste nė gjoks, duke e shtėrnguar fort e mė fort e duke i thėnė: Tė ka xhan Baboēi. Ndaj mos shko mė vetėm tek varri, se do tė vemi bashkė. Por fėmija 10 vjeēar "harronte" e shkonte, se e digjte malli pėr nėnė Rakibenė. Ndaj dhe humbja e Nėnės mbeti pikėllimi mė i madh nė jetėn e Rexhos.

Ishte viti 1946. Jeta e imponoi Arifin te martohej. Mori pėr grua Manushen. Kėshtu, Rexhua u bė me njerkė, njė emėr qė dhe kur e dėgjon tė shqetėson. Por zemra e lėnduar e Rexhos e bėri Manushen "Nėnė tė dytė", se dhe njerka e bėri Rexhon "djalė tė parė" tė saj, As Manushja s'i vrejti vetullat me Rexhon e as Rexhua nuk i ngrysi vetullat me Manushen.

Mėsues Neimi i bėrtiste nė shkollė se Rexhua njė ditė shkonte nė shkollė e njė ditė shkonte me kecėr. Kėshtu bėnin dhe disa nga shokėt e tij tė fėminisė, si Musai e Serani. Himet Maēi e bėri pjesėtar tė shtėpisė sė tij. Qullash hanin Hasua e Musai, me ta bashkė hante dhe Rexhua. Me gjithė se nė fukarallėk, Xha Himeti nuk e gremisi njė herė gojėn e nuk e theu njėherė zemrėn. Eh,- thotė Rexhua,- sa zemėrbardhė ishte ai njeri!

Gjyshja, Hankua dhe i ati, Arifi, njė ditė behari i thanė: Sivjet do tė vesh nė shkollėn unike, se nuk do tė vuash dhe ti si ne. Dhe kėshtu u bė. Rexhua filloi shkollėn 7-vjeēare nė Kuē. Mirpo Arifin shteti e mori tre muaj ushtar nė Vlorė. Fėminia iu bė mė e vėshtirė. Tani i duhej tė ndėrpriste shkollėn. I duhej tė vente me bagėti, se dhitė mbetėn pa ēoban. Mirpo gjyshe Hankua i tha: Me dhi do tė vete unė gjyshja jote, se ti, o Bir, do tė vesh nė shkolJė. Kėshtu bashkė me Ahmetin dhe Hulėsiun vazhdoi dhe mbaroi 7-vjeēaren e Kuēit. Tė tre sė b.ashku banonin nė njė dhomė tė shkollės. Zjarrin e ndiznin nė njė karrocė dore, bėrė si vatėr me baltė e gurė. Lexonin nėn dritėn e kandilit apo fenerit me vajguri. Kėtu u miqėsua dhe me shokėt e klasės, kuējotėt Hasan Luēi e Shyqyri Alia.

- Tani qė mbarove mirė me mėsime, do tė vazhdosh dhe shkollėn e mesme nė Tiranė, - i tha i Ati. Meso pėr vete e... lena ne...se ne kėtu kemi pėr ta ngrysur jetėn.

Dhe kėshtu vjeshta e vitit 1951 e gjeti nė "Politeknikumin 7- Nėntori", nė degėn minerale. E zgjodhi kėtė degė, se kėtė degė kishte zgjedhur dhe Vehapi i Xha Nedinit, me shtėpinė ngjitur pranė. Tani Rexhos iu shtua me shumė zelli pėr tė mėsuar. Ky zell e bėri qė, pas katėr vjetėsh, diploma e tij tė firmosej nga Ministri i Arsimit tė asaj kohe, Ramiz Alia. Edhe nevoja ekonomike, edhe sipas thirrjes qė iu bė, nisi punėn nė pikėn gjeologjike nė Kamė tė Tropojės, ku punoi 3 vjet rresht.

Por Rexhos tani i ishte shtuar "oreksi" pėr shkollė tė lartė. Kriteret i plotėsonte mė sė miri. Mehmet Rama e ldris Mulosmani, tė parėt e rrethit Tropojė, i dhanė bursė jashte shtetit. Dhe djali i Xha Arifit, Rexhua erdhi dita t'i hipi aeroplanit e tė shkojė nė Laipsig e Saksoni pėr studime tė larta, ku studjoi tre vjet. Por "politika e kohės" e ktheu nė Tiranė. Ndėrprerja e bursės nė Gjermani mbetet dėshpėrimi mė i madh nė jetėn e tij. Tashme Rexhua edhe ishte martuar. Ndaj iu desh qė edhe tė punonte edhe te studjonte nė Universitetin Tiranė, po pėr gjeologji. Kėtu iu gjėndėn Ali Progri dhe Ismet Elezi. Ndaj u fut nė punė nė laborator nė Universitet, ku vazhdoi dhe studimet e rregullta. U emrua si bashkėpunėtor shkencor. Ishte dhe student, por ishte bėrė edhe burrė, edhe baba. Kultura gjermane iu bė baze e shėndoshė pėr sukses e pėr progres. Se jeta ėshtė rregull.

Dhe vitet ecnin. Bashkė me to pėrparonte dhe Rexhua, se tashmė i kishte kapėrcyer vėshtirėsitė mė tė mėdha. Tani ishte bėrė zot i vetes, ishte inxhinier gjeolog i zoti pėr minerale tė rralla apo tė ēmuara, madje kishte fituar dhe emėr, duke studjuar tėrė zonėn shkėmbore e ranore. Studjoi rėrėn e bregut tė detit nga Velipoja nė Vjosė dhe deri te shkėmbinjtė rrėnjėsor, nga dalin metale tė ēmuara, metale tė rralla. Rėra duket e thjeshtė,- argumenton Ing. Rexho,- por nuk ėshtė aq e thjeshtė. Drejtoi me aftėsi ekspedita tė rėndsishme. Drejtoi sektorė prodhimi. Drejtoi, si sekretar i Komitetit tė Partisė, pesė miniera bashkė: Valias, Krrabė, Mushqeta, Mėzez, Priskė, qė kishin njė armatė inxhinierėsh me 5-6 mijė punėtorė. Dhe Rexhua ia doli punės faqebardhė deri sa doli nė pension nė vitin 1990.

Rexhua nė 70 vjetorin e ditlindjes sė tij, e kthen kujtesėn nė vite. Jetėn e ka tė pastėr si ujėt e Ngurrėzės, ku pi njė fshat i tėrė. Kujton vėshtirėsitė nė femini e nė rini. Por mė vonė kujton dhe gėzime. I pari gėzim ėshtė krijimi i familjes. Gėzim tė veēantė ndjeu kur u bė baba me vajzėn e parė, Melin, mė 2 nėntor 1958, kur ishte student nė Gjermani, duke lexuar telegramin e dėrguar nga Refiku prej Tirane. Jetės sė tij i ka dhėnė gėzim Zarifeja, gruaja e tij, e cila iu pėrkushtua Rexhos, Amelisė, Markelinės dhe Djalit, Auronit, ashtu siē iu pėrkushtua dhe luleve nė serėn e kopshtit botanik nė Tiranė pėr 25 vjet, pa ndėrprerė njė ditė. Tani mbetet e pasionuar pas nipėrve e mbesave dhe luleve nė shtėpi, qė u flet me emra latinisht

Kujton Rexhua momentin kur pranoi emrin Ameli, qė ia propozoi njė student jordanez nė Lajpsig, qė kishte me kėtė emėr motrėn e mirė tė tij, ashtu siē i vjen ndėr mend Markelina kur mori emrin arkeologjik qė u zbulua nė Apol1oni nė 1963 dhe djalin qė ia caktoi Hamleti, emrin Auron.

Gėzim ka ndjerė Inxhinier Rexhua sa herė zbulonte diēka nė thellėsi tė tokės, por dhe sa herė bėnte mirė pėr kėtė ose atė njeri. I bėhet zemra mal kur i mbushet shtėpia me nipėr e mbesa, me dhėndurrėt, Feksorin e Besnikun dhe nusen e Auronit, Aferditėn nga Gora, bijėn e Bexhetit, qė tė kėnaq dhe me bejte gėzimi. Te Rexhua gjen harmoni me nuse e dhėndurrė, me krushqi e miqėsi, me fterjotė e me shoqėrinė e tij tė gjėrė. Ėshtė kjo harmoni qė e bėn tė jetė i gėzuar me jetėn e tij tė ndershme e tė thjeshtė.

Rexhua ka vepruar mirė e pėr mirė, madje nuk e prishte as me atė qė ishte i lig. Nuk thonė kot: bėmė, o babė, tė tė ngjaj. Se Rexhua ėshtė biri i shquar i Arif"dedesė" ..

Punoi me nder, pa bėrė kurrė zhurmė, pa ia bėrė nė asnjė ēast vetes "me sy". Bilanci i 70 vjetorit tė ditlindjes sė tij tregon se ka qėnė i ndershėm dhe i drejtė me veten dhe me tė tjerėt. Ndaj Rexhua nuk ka asnjė vėrejtje, qoftė dhe shoqėrore, e asnjė lloj mase ndėshkimore, as nė punė e as nė jetė, kur, atėhere, ishte vėshtirė tė shpėtoj e "pa u lagur".

 

                                                                                 Guro ZENELI

Nr. 39 – qershor 2004

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA