FTERIOTET

Xhane Dusha (Mato)

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

 

BREZA NĖNASH – FATIME E XHANE…

            Jeta dhe vazhdimėsia e jetes sigurohet nga nėna, se Nėna lind njeriun. Nėna i do fėmijėt sa veten e mė shumė se veten. Pėr e  tillė njihet dhe Nėna Fatimea e Mate, qe lindi e rriti dy djem e njė vajzė, Turhanin, Fuatin e Xhanen.

            Nėna fteriote i ka nisur djemtė pėr mbarėsi, ne punė. I ka percjellė dhe pėr nė Kurbet. I ka  dėrguar dhe nė shkollė pėr t’i arsimuar. Por i ka nisur edhe ne luftėn pėr liri. Kėshtu, Nėnė Fatimea, djalin e parė Turhanin, e nisi pėr nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, ndėrsa Fuatin e vogėl e mbajti nė shtėpi, nė Fterrė. Xhanen, bijėn, e rriti si ēdo nėnė pėr nė “derėn” ku do tė  ndėrtonte jetėn e saj. Por dy djemtė e saj tė dashur, Turhanin dhe Fuatin, i thirri koha, i kėrkoi liria, se fashizmi pushtoi Shqipėrinė.

            Dhe, 60 – vjet mė parė, nė natėn e 27 janarit, Fuati, shoku im, i fėmijėrisė dhe i rinisė,  shkoi nė ēetėn e Fterrės  nė betejėn e parė, nė sulmin partizan kundėr fashistėve,qė ishin vendosur nė postobllokun e Borshit. Kėtu u bė beteja. Kėtu, Fuati u bė dėshmori i parė i Fterrės dhe i Rinisė sė  Kurveleshit. Rėnia e Fuatiti shkaktoi dhembje. Akti i tij frymėzoi dhe luftėn pėr liri. Por frymėzim dha edhe nėnė Fatimea, e cila, nė ceremoninė e varrimit tė dėshmorit partizan, Fuat Mati, si grua trime , pasi i falenderoi pjesėmarrėsit pėr nderin qė i bėnė nė lamtumirėn e fundit tė djalit tė saj, shprehu  kėto fjalė: “Ėshtė koha qė tė mbajmė lotėt e tė mos qajmė mė, se lufta qė kemi filluar do tė na marrė edhe djem e vashėza tė tjerė, prandaj tė shtrėngojmė radhėt e t’i japim pėrgjigjen e merituar armikut e tradhėtarėve qė janė lidhur me ta”.

 Ky moment e frymėzoi dhe Memo Meton, qė lartėsoi e fisnikėroi figurėn e nėnės shqiptare si pjesėmarrėse nė luftė: Nėna e Fuatit, njė spartane/ siē e cilėson  poeti, porositi qė tė mos qanin/ se si djalin tim Fuatin, kėtė herė/ armiku do na vrasė dhe tė tjerė…

Por pėr Nėnė Fatimenė nuk mbaroi me kaq. Ajo e ndjeu se lufta do tė merrte dhe djem tė tjerė Merakun, qė nuk e shprehte, e kishte pėr Turhanin.

            Mė 1 maj 1943 Turhani doli parizan nė ēetėn e Dumresė, bashkė me 100 normalistė tė tjerė, bij nėnash nga e gjithė Shqipėria. Mbaj mend kur  Turhani mė dha porositė pėr Nėnėn dhe motrėn e tij tė dashur Xhanen: “ I pėrqafo nė emrin tim. Unė do tė luftoj kundėr okupatorėve derisa tė ēlirojmė Atdheun tonė. Ndėr kohė do tė marr hakun e vėllait tim, Fuatit. Xhanes i lė amanet Nėnėn e plagosur rėndė”. Ai kishte merak pėr nėnėn. Nė ditarin e tij tė datave 7 dhe 13 dhjetor 1943, midis tė tjerave shkruan: “Kisha qejf pėr tė shkuar nė shtėpi, nė pėrvjetorin e parė tė vrasjes sė Fuatit. E shkreta Nėnė, me gjithė ato kusure rron se rron. Mė thanė se ėshtė dobėsuar shumė. Shkaku kryesor ėshtė ai i Fuatit, i cili e mblidhte nė shtėpi, e qė tani rri vetėm nė ato mure tė shkreta. I kam shkruar letra, i jap kurajo pėr tė duruar edhe pak kohė, siē ka duruar, deri sa tė vijė dita e lumtur qė tė takohemi”.

            Por ja qė fati nuk deshi. Edhe Turhanin e vetėm, qė ajo e deshte aq shumė, nuk e gėzoi dot. Fuati e la gjakun nė Borsh, ndėrsa Turhani nė Skrapar. Trupat e tyre, shkuan nga njė vend nė tjetrin, u prehėn nė Fterrė, nė Kuē e tanii nė varrezat e dėshmorėve nė Sarandė.

            Xhania, qė siē ka emrin ka edhe shpirtin, kjo grua fisnike, motra e vetme e Turhanit dhe e Fuatit, bija e shtrėnjtė e nėnė Fatimesė, qė nė ditėt e para pas ēlirimit u nis drejt maleve tė Skraparit pėr tė kėrkuar trupin e Turhanit. Me pas, u martua me Mehmet Dushėn, komisarin e komandantin trim tė reparteve tė mėdha partizane, delegatin e Kongresit historik tė Pėrmetit. Ajo e vuri nė qoshe Nėnė Fatimenė, krahas vjerrės sė saj Zenepes, nėnės sė katėr partizanėve tė familjes Dushaj. Megjithėse Xhanes i fali Zoti 6 fėmijė, tė cilėt ua ngrohėn zemrėn gjysheve tė tyre, ajo asnjėherė nuk e harroi  plagėn pėr vėllezėrit e saj dėshmorė,qė i kujtoi e i kujton gjithmonė me mall,me dhimbje.

            Nė krahėt e sė bijės Nėnė Fatimeja mbylli sytė.Trupi i saj pushon nė varrezat e Sharrės me jo pak fteriotė. Vazhdimisht bashkėfshatarėt e tė afėrmit i vizitojnė me nderim.

            Ėshtė njerėzore dhe nė nderin e Fterrės e fteriotėve, qė, sado vite tė kalojnė, t’i kujtojnė me respekt ata qė jetuan midis nesh e tashmė janė ndarė pėrjetėsisht. Ndėrmjet tyre dhe Nėna Fatime me dy djemtė dėshmorė, Turhanin e Fuatin, por dhe Nėnė Zenepen me djemtė e saj Hiqmetin deshmor dhe Mehmetin e Bilalin..

            Me nderim do tė kujtohen pėrherė gjithė Nėnat fteriote pėr djemtė e vajzat qė lindėn e rritėn nė dobi  tė Fterrės e gjithė Shqipėrisė

E tillė ishte Nėnė Fatimeja e paharruar.

                                                                              Dilaver SHKURTI

Nr.32 – shkurt, 2003

 

 

Xhane ishe, e xhane mbete...

 

            Kam folur  e kam shkruar pėr vite me radhė, dhe pėr tė gjallė, dhe pėr tė vdekur. Por sot, nė kėtė ditė dhimbjeje, ndjej njė emocion tė veēantė, sepse jam pėrpara trupit dhe shpirtit te njė nėnė tė veēantė, tė nėnė Xhanes sonė, tė nėnė Xhanes sė gjithė Fterrės e fteriotėve tanė tė mirė, kudo qė janė.

Xhane i vuri emrin Nėnė Fatulla, e xhan u bė pėr mbi 80 vjet ( 83 ) tė jetės sė saj pėr tė gjithė sa e njohėn nė Fterrė e nė Tiranė. Ėshtė pikėrisht ky shpirt i rrallė, qė pleqėroi njė herėsh dy nėna, Nėnė Fatullėn e Nėnė Zenepen, nėnė e vjehėrr, shpirti i tė cilave, sot ka dalė pėr tė pritur ty nė prehrin e tyre, me dashuri nėne, ty Xhane Maten e Xhane Dushen, qė prite e pėrcolle fshat e fqinj, nė luftė e nė paqe, njė jetė tė tėrė, nė Fterrė e nė Tiranė, nė ditė tė zakonshme e nė ditė tė shėnuara.

 Dhe jo vetėm kaq, por Xhania jonė, qė po pėrcjellim sot, pėrballoi  njė jetė tė madhe e me plagė tė mėdha nė zemėr, plagė pėr dy vėllezėrit e xhanit te saj, pėr : O Fuat i vogelo ! dhe Turhanin komisar, qė derdhėn gjakun pėr idealin e madh, pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike. Dhe njėherazi, duke jetuar nė Dushaj dhe me plagėn pėr dėshmorin e shquar: „Hiqmet Dushė Lulenė, qaj o Nėnė, e qaj o Fterrė“.

Ka shumė pėr tė thėnė pėr Nėnė Xhanen, qė lindi, rriti dhe edukoi  6 fėmijė, duke qenė zonjė shtėpie nė njė periudhė, kur burri i saj, Mehmet Dusha, ishte pėrkushtuar mė shumė shtetit, se sa punėve tė familjes, barrė tė cilėn, si shumė nėna tonat, e ka mbajtur dhe pėrballuar me duart e saj bujare, qė shtronte sofrėn dhe kur s’kishte bukė  nė shtėpi, pėrherė me fjalėn e ėmbėl tė saj, qė nė vitet e luftės e deri dje qė i iku shpirti nė Qiell, duke lėnė, pėr ne, trupin e saj, pėr ta pėrcjellė sot, nė banesėn e pėrjetshme tė saj.

 Xhane ishte, e xhane mbeti, dhe nė familje, dhe nė  vendlindjen e saj, Fterrėn tonė, dhe nė Lagjen ku ka banuar shumicėn e jetės kėtu nė Tiranė. Ishte dhe mbeti  grua me dinjitet e shpirt tė gjerė, qe diti ta ruaj gjithė jetėn idealin e dy vėllezėrve tė saj, Fuatit e Turhanit, dhe tė kunatit, Hiqmetit e tė burrit tė saj, Mehmetit nė Dushaj. Familja e saj, dhe vete Xhania, dhe nė Mataj dhe nė Dushaj, dha gjithēka pėr Luftėn Antifashiste Nēl. Ashtu siē ka dhėnė kontribut tė njohur me gjithėēmundi nė lagje e nė shoqėri, kudo e kurdoherė nė dobi tė sė mirės, nė punė e nė jetė, kudo qė ėshtė ndodhur. Dy gra nė Dushaj, Lime Korkutja a Lime Dusha, dhe Xhane Matja a Xhane Dusha janė njė shembull i veēantė nė Fterrė e nė Tiranė pėr fterjotėt e pėr gjithė sa i kanė njohur.

Nėnė Xhania meriton shumė, se me kėtė tip-gruaje nderohet Fterra jonė dhe gjithė komuniteti fteriot dhe gjithė banorėt e lagjes qė e kanė njohur nė Tiranė. Por unė, thashė vetėm pak fjalė nė kėtė moment tė lamtumirės sė saj.

E mira Nėnė Xhane ! Sot tė kanė ardhur te arkivoli dhe po tė pėrcjellin bijtė e bijat e tua, dhėndurėt e nuset, dhe gjithė Dushajt e tu,...Kanė ardhur fterjotėt qė i deshe e tė deshėn me gjithė shpirt pėr tėrė jetėn tėnde. Kanė ardhur tėrė miqėsia  dhe gjithė dasha-mirėsit tuaj nė Tiranė. Kanė ardhur e tė pėrcjellin banorėt e lagjes ku ti ke banuar.....

Lamtumirė Nėnė Xhane ! Dheu tė qoftė i lehtė si pendė, shpirti t’u prehtė nė parajsė, atje ku te del pėrpara shpirti i nėnė Fatullės dhe Nėnė Zenepes, bashkė me shpirtin e Fuatit e Turhanit dhe Hiqmetit e Mehmetit tėnd, duke na lėnė ne, qė po tė pėrcjellim me lot nė sy, njė mal me kujtime tė jetės tėnde tė madhe.

                                                                            Guro ZENELI

Tiranė, nė ditėn e varrimit, 2005

Nr.46 – tetor 2005

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA