FTERIOTET

Gjulza Korkuti

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

TREGIMI I NENES

Duke lexuar dy vjersha tė Rebi Korkutit nė njė botim vetiak.

 

Me ranė nė dorė rastėsisht. Por mė bėnė qė t'i lexoj "me njė frymė". Ishin vargje te thjeshta, vargje qė burojnė nga zemra. Njėra pėr gjėnė mė tė shrėnjtė nė Botė: pėr Nėnėn. Tjetra, pėr mė tė ėmblėn nė Botė: pėr Gjyshen. Vete vargjet e thurura pėr to janė shumė domethėnėse. Ato tregojnė shpirtin e pastėr e dashurinė e respektin qė ka biri pėr Nėnėn, nipi pėr Gjyshen.

Dhe vazhdoj leximin e vjershės "Tregimi i Nėnės". Pėr njė moment ndalem dhe po mendoj : Kush po flet, Rebiu apo Nėnė Gjulzaja. Vargjet i ka shkruar Rebiu, por fjalėt janė tė Nėnė Gjulzasė. Ėshtė njė histori e tėrė nė vargje, njė histori familjare, si e gjithė nėnave tona fteriote, por me veēantitė qė ka pasė secila nė jėtė. Xha Muharremi vdiq shume i ri, kur fėmijėt ishin akoma pa rritur e jeta kishte njėmijė halle, sidomos jeta e fshatit. Kėshtu qė Nėnė Gjulzaja, kjo grua kapetane, duhet tė pėrballontė njė jetė tė vėshtirė. Dhe e pėrballoi me shume dinjitet. Prandaj edhe varegjet qė ka bėrė Rebiu pėr tė, meritojnė shumė. Nėnė Gjulzaja, kur shkoi nė atė jetė, "takoi" burrin e saj Muharremin dhe nis t'i  teregoje:

     …Lotėt akoma pa tharė,

     E mora "Grivėn" e bardhė,

     Dhe i vura samarė.

     Mė ēoi drejt  nė shtėpi,

     Tė miqve qė kishe ti…

     Dhe ata  njerėz tė lartė,

     Qė s'mė kishin parė kurrė,

     Nuk mė muarr as paratė,

     Po mė dhanė mushkėn me grurė.

     Dhe tė dy me "Grivėn" bashkė,

     Kėrrenim kucka nė Lumė,

     Ngarkar kushė mė shumė,

     Punonim, se duhej punė.

Me veshtirėsitė qė nxirrte jeta, Nėnė Gjulzaja, i rriti, i edukoi dhe i shkolloi fėmijet, prandaj ajo iku e qetė nga kjo jetė :

Amanetet qė mė dhe,

U bėnė ashti siē the,

Dhe unė nga ajo botė,

Ika e ngopur plotė"…

Tė dy me "Grivėn" bashkė,

Punuam natė dhe ditė,

I nxorra me shkollė fėmijtė.

Dhe njė nėnė, ikėn nga kjo botė e ngopur plotė, kur shikon se fėmijėt e saj janė rritur, kanė mbaruar shkolla, janė bėrė tė zotėt e vetes, kanė krijuar familje, kanė lindur fėmijė, kanė krijuar personalitetin e tyre, prandaj midis vargjeve te Rebiut, Nėnė Gjulzaja ėshtė e kėnaqur nga fėmijėt e saj, prandaj i thotė tė shoqit nė atė jetė:

     Respekt tė madh mė kanė bėrė,

     Me tė vesh e me tė ngrėne,

     Po dhe ty s'tė kanė harruar,

     Dhe varosh tė kanė ndėrtuar.

Por Nėnė Gjulzaja nuk harron ti tregojė xha Muharremit, se barrė tė rėndė pati edhe Rakipi, i cili ishte djali i madh dhe detyrimisht u bė krahu i familjes, ishte njėkohėsisht vėlla dhe baba pėr fėmijėt e tjerė. I duhej tė mbaronte edhe shkollėn, tė krijontė edhe familjen, por tė ishte edhe si "Derė Babe" pėr vėllezėrit e motrat:

Pėr tė mirė e pėr tė keq ,

Te Rakipi jemi mbledhė,

Pėr Rebin e Muzafer

Dhe pėr Gaziun e mjerė.

Nėnė Gjulzaja, ėshtė e kėnaqur me Muzaferin, qė kur shkoi ne shkollė nė Shkodėr

S'kish xhaketė, as kėpucė,

Pantallonat qė pat veshur

Ishin ēadėr nga e grekut.

Po kėto halle e vuajtje, bėnė qė Muzaferi tė arrijė majat mė tė larta tė shkencės e tė dijes, prandaj edhe nėnė Gjulzaja vazhdon tregimin e saj:

Pėr Muzaferin ē'tė them

I miri, i tė mirve djem,

I mirė u bė se kish vuar,

E hallet s'i kish harruar…

Zanat tė mirė ka marrė,

Botėn e tėrė ka parė,

Dhe jeton pėr mrekulli,

Me grua e me fėmi.

Siē ndodh nė shumė raste, Nėna ka dobėsi pėr fėmijėn e vogėl, prandaj edhe kur vjen fjala pėr Rebiun, ajo tregon:

Tani pėr Rebinė do flas,

Qė nė bark desha ta vras,

Ku ta dija unė atėher,

Se do bėhej me vler.

Mbaroi shkollėn dhe ai,

Oficer ėshtė nė ushtri,

Me grua e me fėmi,

Me shtėpi e katandi.

Nėnė Gjulzaja tregon edhe pėr vajzat, pėr jetėn dhe hallet e tyre, duke filluar nga Limja, Kėzja e Gjuzideja, pa harruar tė shprehė konsiderata tė veēanta pėr Damon, qė ajo e donte shumė.

Lexuesit me tė drejtė mund tė pyesin: Po kush e ka bėrė kėtė tregim nė formė vjershe, Nėnė Gjulzaja apo Rebiu? Ja, pra. Kjo ėshtė veēantia e kėtyre vargjeve tė Rebiut. Nėpėrmjet gojės sė Nėnė Gjulzasė, Rebiu ka bėrė njė tregim tė jetės sė saj.

Me shumė ngrohtėsi e dashuri shkruan nė vargjet e tij Rebiu edhe pėr Gjyshen, Nėnė Hamon e dashure e tė ėmbėl, e cila mbeti jetime, por "ēau nė jėtė se ishte trime". Rebiu e ruan ne kujtesen e tij Gjyshen e dashur me karakteristikat e saj :

     Natyra i kish falė shumė cilėsi,

     Ish e zgjuar e kish bukuri,

     Ish e dashur e kish thjeshtėsi,

     Merrej vesh me kafsh dhe me njeri.

Nėnė Hamua kur kishte qėnė e re, kishte qėnė nė Turqi. Dhe prap kishte dėshirė tė shkonte te nipėr e mbesa qė i mbeten andej e u nda pėr jetė me tą. Ajo jetoi me dinjitet afėr shekullit. Por ajo kishte besim edh ne jeten e pėrtejme:

Besonte shumė pėr atė jetė,

dorė lėshuar, tepėr xhurmet.

Duke kujtuar me respekt kėto dy gra trimėresha fteriote, respektojme edhe nje herė gjithė nėnat, qė kanė qėnė shėmbell i vyrtitit, krenarisė, dashurisė  e mikpritjes, dhe qė rrezatuan kudo e kurdoherė mirėsi.

 

                                                                                  Agron XHAMA

 

 

VARJANTI I PLOTE I VJERSHES

 

       

TREGIMI I NĖNĖS

 

1

Varur, nė fotografi,

Nėna sheh babanė nė sy,

Po babai, vrėngėt rri,

Duket sikur mban mėri.

2

Nėna e qeshur e gojė mjaltė

I thotė: "Mos mė mbaj inat,

Se nderin ta mbajta lart".

3

"Nuk e kam hallin atje,

Se tė kam njoh qė tė re,

Po kam  30 vjet nė dhe,

Qė vetėm mua mė le".

4

"Barrėn e kisha tė madhe

Dhe kam hequr shumė halle,

Po ti ndoshta ke harruar

se shumė vite kanė shkuar.

5

Ti ike e gėzim s'pe,

Ike nė moshė tė re,

Se e tillė kohė ishte,

Qė jeta matej me vite.

6

Nga Vlora kur erdhe sėmur

Mė kėmbė s'u ngrite mė kurrė,

Vetėm mė dhé porosi

Pėr mua e pėr fėmi.

7

Amanetet qė mė dhe

U bėnė ashti siē the,

Dhe unė nga ajo botė

Ika e ngopur plotė".

8

"Mirė - i thotė babai i shkretė,

Ashtu ėshtė mė tė vėrtetė

Malli shumė mė ka marrė

Pėr tė gjithė mė fol me radhė".

9

Nis nėna e i tregon,

Nis zemra e i rėnkon,

Nis buza e i drithėron

E nga sytė, lot i pikon:

10

"Fėmijė bėmė plot,

Po tė gjithė s'tė erdhė dot.

Rakipi tė gjeti gjallė,

Po s'i fole dot njė fjalė,

Njė lapės e letėr kėrkove,

Po njė fjalė dot s'e shkrove.

 

11

Muzaferi, siē e di,

Ish nė Shkodėr, nė veri

Dhe s'e njoftoi njeri,

Se s'ishte siē ėshtė tani.

12

Skish tren e autobus,

Skish as xhaketė as kėpucė,

Pantallonat qė pat veshur

Ishin ēadėr nga e grekut.

13

Kur i mbaroi mėsimet

Erdhi, se kishte pushimet,

E kuje tjetėr prapė hapi,

Kur mėsoi ku qe i ati.

14

Dy tė tjerėt siē e di

Ishin tė vegjėl, kėrthi,

Bile tė mbanin mėri,

Se i rrihje qė tė dy.

15

Tė mbuluam po s'tė harruam,

Halle tė tjera u shtuan,

Se keshmė hasmė qė s'na duajn

Dhe fėmijėt tė hajn duan.

16

Nga tija filloj mė parė

Nga barku qė ishte tharė,

Se s'i dilej me tė qarė.

17

Lotėt akoma pa tharė

E mora "Grivėn" e bardhė

Dhe i vura samarė.

18

Me tija kur kishte shkuar

Mushka rrugėn kish mėsuar

Se ti i gjallė sa qé

Me kėtė punė s'mė le.

19

Mushka jonė siē e di

S'ishte kafshė, po njeri

Mė ēoi drejt e nė shtėpi

Tė miqve qė kishe ti.

20

Dhe ata  njerėz tė lartė

Qė s'mė kishin parė kurrė

Nuk mė muarr as paratė,

Po mė dhanė mushkėn me grurė.

21

Dhe tė dy me "Grivėn" bashkė

Kėrrenim kucka nė Lumė,

Ngarkar kush mė shumė,

Punonim, se duhej punė.

22

Punonim se donim lekė

Djemtė me shkollė t'i KESh

Dy tė tjerėt pėr ti rritur

Shtėpinė hapur, pėr tė pritur.

23

Ti vdiqe e gjė nuk pe

E hallet mua mi le,

Gaziu, i ziu Gazi

E pagoi mė i ri.

24

12 vjet me radhė

Nė kish e nė hoxhallarė

E nė doktorė me radhė,

E dėrguam pėr tė parė,

Po tė keqen dot s'ja panė.

25

Edhe kur do jepte xhanė,

Ēava malet me radhė,

Se borė e madhe kish rarė,

Erdha e ju gjenda pranė.

26

Farua, motra e madhe,

Qė kish hequr shumė halle,

Tėrė jetėn vetėm fare,

ka ikur nga jet e madhe.

27

Nga ajo jetė iku,shpėtoi

E helmin e madh s'e provoi,

Se pa mbushur as dy vjet

Dhe i biri ndėrroi jetė.

28

Vdiq i shkreti shumė i ri

Nė moshėn qė vdiqe dhe ti

dhe la mbrapa dy fėmij.

29

Kur ish rėndė e kur rėnkonte

Vetėm tija tė kėrkonte,

30

Disa gjera shkurt tė thashė,

Se tani qė jemi bashkė

Do tė flasim gjerė e gjatė

Pėr tė gjithė njerėzit tanė.

31

Sonte dua tė pushoj,

Sepse shumė e lodhur jam,

Nesėr prapė do tė tregoj

Pėr ata qė lamė pas".

 

Pjesa e dyte:

 

1

Dita pa zbardhur mirė,

Ashtu si e kish zakon,

Ngrihet nėna nga krevati

Dhe babait i tregon:

2

"Dje tė fola shumė gjėra

Tė mėrzitshme dhe tė rėnda,

Qė zemra mi mbante brenda,

Po dot s'ti thash tė tėra.

3

Jeta ėshtė luftė e madhe

Me gėzime dhe me halle,

Po tė ish ca mė e madhe

Pėr tia qė shpejt u ndave.

4

Tė rroje e shihje vetė

Sa u rritėn e u bėnė djemtė,

Tė rroje tė kishe parė

Nipėr e mbesa njė barrė.

5

Tė rroje e tė gėzoje,

Vuajtjet sa ti harroje

Se s'ėshtė mė jeta e parė

Dhe dimri bėn behar.

6

Ti ke parė net dimri,

Ftohtė, ngrica dhe acar,

Ke parė dhe ditė me diell,

Plot me shkėlqim nė behar.

7

Ashtu ish dhe jeta jonė

Nėn regjimin e urryer,

Po pėr ne lindi partia,

Gjėja nė botė mė e vyer.

8

Ajo ishte nėnė e dytė,

Ajo na nxori nė dritė,

Ajo na i hapi sytė,

Natėn na e bėri ditė.

9

Ish nė radhė tė parė partia,

Puna dhe krahėt e mia,

Po qenė tė mirė dhe fėmija

Qė nuk luajtėn nga vija.

10

Qė tė gjashtė qė kemi lėnė

Antar tė Partisė mėmė

Dhe me punėt qė kanė bėrė

Tė nderuar kanė qenė.

11

Dhe unė sa isha gjallė,

Tek tė gjithė rrija me radhė,

Se puna i kishte ndarė

E pėr tė gjithė kisha mallė.

12

Respekt tė madh mė kanė bėrė,

Me tė vesh e me tė ngrėne,

Po dhe ty s'tė kanė harruar

Dhe varosh tė kanė ndėrtuar.

13

Do ti zė tė gjithė me radhė,

Pėr Limen nė radhė tė parė,

Se dhe Limes, siē e di,

Ju vra burri shumė i ri - pėr liri.

14

Tė kujtohet atėherė,

Kur Limja sa kishte lerė,

Ajo ish fėmijė e parė

Dhe e donim tė ish djalė.

15

Ishte vajzė po u bė burrė,

Me nderin nuk lojti kurrė

Dhe tė gjithė e respektojnė

Edhe fjalėn ja dėgjojnė.

16

Dhe Dushua qė ish fėmij,

Ėshtė rritur e bėrė burrė,

I mirė ėshtė pėr shtėpi,

Po pėr qeveri, mė shumė.

17

Edhe Mėzes i vdiq burri

As nga zoti e as nga plumbi,

Sepse s'ka mė keq nė jetė,

Kur tė merr mendjen e tė le vet.

18

Neve mirė nuk na dėgjoi

E pėr vete tė saj voi,

Po e ka ndihmuar fati,

Me fėmijėt qė pati.

19

Pesė vajza e njė djalė,

I rriti e i edukoi,

Me nėnė e pa baba,

Me djem tė mirė i martoi.

20

Tė gjithė njerėzi e mi

Erdhė e mė dhanė porosi,

Qė me qėnese vdiqe ti,

Ti kisha djemtė nė shtėpi.

21

Po unė, siē tė thashė,

Tė dy me "Grivėn" bashkė,

Punuam natė dhe ditė,

I nxora me shkollė fėmijėt.

22

Do flas pėr djalin e madh,

Rakipin qė lamė pas,

Qė pruri nė shtėpi gas,

Se vinte mbas dy vajzash.

23

Shkollėn e mesme mbaroi,

Pastaj n'universitet shkoi

Dhe studimet kur mbaroi

Me punė nė Vlorė qėndroi.

24

Halle tė mėdha kish,

Se mė kėmbė tėnde ish,

Erdh koha e u martua

E nė Dushaj mori grua.

25

Se me Dushaj dhe mė parė

Kishim dhėnė e kishim marrė,

Pėr Feimin, Neimenė,

Pėr Hiqmetin, Selimenė.

26

Pėr tė mirė e pėr tė keq ,

Te Rakipi jemi mbledhė,

Pėr Rebin e Muzafer

Dhe pėr Gaziun e mjerė.

27

Dhe mua atje mė lanė,

Qė tė mė kishin pranė,

Atje kam edhe Gazinė,

Faron e Hiqmet zinė.

28

Pėr tule Gjuzidenė,

Vetėm tė mira do them,

Se fati i saj nė jetė

I vate siē kish shėndet.

29

Me Damon u trashėgua,

Me katėr djem u gėzua

Dhe unė kur ndėrrova jetė,

Tek Gjuzua nė Durrės jesh.

 

30

Pėr Muzaferin ē'tė them

I miri i tė mirve djem,

I mirė u bė se kish vuar,

E hallet s'i kish harruar.

31

Mbaroi nė Shkodėr shkollė

Dhe nė Kuē u bė drejtor,

Pastaj n'universitet shkoi

E shkollėn e lartė mbaroi.

32

Zanat tė mirė ka marrė,

Botėn e tėrė ka parė

Dhe jeton pėr mrekulli

Me grua e me fėmij.

33

Tani pėr Rebinė do flas,

Qė nė bark desha ta vras,

Ku ta dija unė atėherė,

Se do bėhej me vlerė.

34

Mbaroi shkollėn dhe ai,

Oficer ėshtė nė ushtri,

Me grua e me fėmij

Me shtėpi e katandi.

35

Me shėrbim ka qėnė mė njanė,

Po tani nė Vlorė ka ardhė,

Janė bėrė bashkė me vėllanė

Dhe mua pranė mė kanė.

36

Para se tė ndėrroja jetė,

Tė gjithė pranė i kesh,

Me tė gjithė u pėrqafova

U putha e u gėzova.

37

u largova nga ajo jetė

sikur do kthehesha prapė

dhe mendjen nė vend e kesh

e shumė porosi dhashė.

38

Ta doni shumė Atdhenė,

Pėr tė gjė tė mos kurseni,

Tė forconi vėllazėrinė,

Tė bėhij kudo qė jini.

39

Dhe unė kam besim tė plotė

Me kėta fėmijė qė kemi,

Nuk na shkoi mundimi kotė

Tė nderuar do tė jemi.

 

Rebi KORKUTI

Vlorė 17-18 gusht 1980

 

 

 

 

 

 

 

rebi240.jpg
Rebi Korkuti

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA