FTERIOTET

Edip Bezhani

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Me Edipin e ndritshėm,  nė “Maternitetin e Burrave”

Pėrherė kam patur mendim simpatik pėr Edipin. Ky vlerėsim e ka bazėn dhe te fisi i bezhanajve qė ka rrėnjė mirėsie e diturie. Nė kujtesė mė erdhi Hivzi Bezhani, gjyshi i Edipit, i cili kur kryente nė Fterrė pėr vite tė tėra rolin e Hoxhės, nuk pranonte asgjė nga besimtarėt. Hoxhllėkun e bėnte si mision fetar. Nėna ime, qė ishte besimtare, Hoxhė Bezhanin e kishte idhull. Mbaj mend, kur isha i vogėl, qė njė ditė mė tha: Sot qė mė erdhi djathė nga stani, dua t’i shpie njė pjatė me djathė tė njomė.

 Xha Hivziu kishte mbaruar mė 1908 pėr kadi nė Stamboll. Dhe kadiu cilėsohej si “I dituri i tė diturve” se   zotėronte jurisprudencėn e sheriatin, se kishte pėrvojė, por dhe  logjikė juridike, se ishte njeri i drejtė, qė mendonte: “kjo eshte e drejtė, ndaj duhet berė”, se ishte i paanshėm nė gjykimin e tij.  Madje, ne detyren e kadiut, caktohej me ferman tė sulltanit. Pėr vlerat e tij, nė vitet e demokracisė, kam dashur qė Xha Hivziut t’i bėja  njė emision televiziv, si kadi nė Stamboll e Janinė, dhe si klerik i shquar nė  Fterrėn tonė. Por,... nuk munda...

Pata pėrfitim intelektual, qė njoha nga afėr birin e Hivziut, Refikun e mrekullueshėm. E njoha veēanėrisht nė vitet studentore nė Tiranė dhe kur isha me punė nė Sarandė, qė Refiku bėri njė punė tė madhe pėr rregullimin dhe mirembajtjen e xhades nga qafa e Kuēit e deri nė Ixuar tė Borshit. E njoha si njeri me kulturė e me shpirt tė pastėr,  me mirėsi, si rrallė tė tjerė. E njoha si baba shėmbullor.      

- Tė lumtė,- i thashė njė ditė Edipit,-  qė je bėrė mjek.

- Mė bėri Baba Refiku,- m’u pėrgjigj Edipi. Ndryshe kushedi ē’mund tė isha bėrė. Une vetėm mėsova...Rroftė dhe nėnė Rabua qė mė dha qumėshtin e  pastėr tė gjirit  tė saj. Dhe Hamleti, tashmė ėshtė profesor i mirėnjohur pėr anglisht e gjermanisht. Petriti - gazetar e studjues. Mensuri, Inxhinier i shquar pėr monumentet e kulturės pėr vendin tonė.

 Sa mirė do tė ishte qė ēdo baba i fterjotė t’i kishte bėrė e t’i bente tė gjithė fėmijtė e vet me shkollė tė lartė ! Por kėtė nuk e bėn dot ēdo baba. E ka bėrė Refiku, e ka berė Tasin Elezi, e ka bėrė Lame Xhama, e ka bėrė Sherif Dusha e Sinan Ruka,...Kjo traditė  vazhdon. Dhe nė brezin tonė janė disa qė e kanė ndjekur kėtė shėmbull. Gjykoj se detyra mė e madhe pėr ēdo fterjot, ėshtė tė arsimojė fėmijtė me shkollė tė lartė. Le t’i bėjmė fėmijėt mė tė ditur  se veten tone. Edhe Edipi me Zanėn, Besin e tyre e kanė futur nė udhėn e dije .-Unė mėsoj,- thotė Besi,- se nuk duhet ta turpėroj fisin e bezhane. 

*   *   *

Kur mė operoi Edipi, unė thashė me shpirt: Rrofshin djemtė me shkollė tė Fterrės, aq mė shumė mjekėt qė shpėtojnė jetė njerėzish. Dhe numėroja mjekėt fterjotė. I mora me breza. Nga Safeti te Besimi e deri Edipi, Edlira nė Vlorė dhe Peti nė Sarandė. Por, pastaj ngeca...Kam idenė se kemi dhe mė tė rinj. Por tė shquar unė nuk di. Qoftė gabimi im. 

Kur po bėhesha operacion, m’u bė si ėndėrr. Pėrpara syve, nė anėn e zemrės, kisha doktor Edipin. Nė anėn tjetėr, Perėndinė. Perėndia donte tė mė merrte nė duart e saj. Doktorri i thoshte: Nuk ta lė se e kam marrė pėrsipėr ta shėroj me duart e mia. Po nuk e shėrova dot, atėhere... 

“Grindja” e Edipit me Zotin,  mė prishi ėndrrėn. Pashė se isha nė duart e sigurta tė doktor Edipit. Pranė tij ishte dhe miku im, doktor Sula. Pėr rreth ishin dhe nje grup vajzash, qė kur mjeku bente: ga!, ato ishin gati. Ne shpatullat e mia ishte  doktor Birbili. Nė anėn time tė majtė, mjeku, qė kontrollonte rrahjet e zemrės. Plagėn, ma qepi dibrani me humor. Edipi mė dha jetė, se ishte njė moment qė thosha me vete: Nuk u bė kjameti, le tė vete te Nėnė Ilja e te vėllai Sako.

Kur u bėnė analizat e prostatės, Edipi erdhi e mė tha:

      - Do tė jap njė lajm tė gėzuar.

      - Ēfarė?,-  e pyeta, duke menduar ndonjė gjė tė mirė pėr veten e tij.  

      - “Mbjellja” ka dalė e pastėr. E bėmė dy herė. Qėndrova dhe vetė nė procesin e  biopsisė.

      - Rrofsh !,- mė doli urimi nga zemta. Mė gėzove!    

      - Jam gėzuar unė, mė shumė se ti,-ma priti tėrė shpirt.  

      Eh ! mor Edip,-thashė me vete. E dija se ishe flori, por nuk e mendoja qė tė ishe kaq shpirt-flori. Tė njihja e tė doja, por tani mė ngele nė fokusin e syrit dhe brenda shpirtit. Edipi ėshtė tamam: bėm o babė, tė tė ngjaj! Por, Edipi jep dhe mesazhin: Ec nė shėmbullin e mė tė mirit. Arrije atė. Kaloje. Dhe atėhere lėvdatė paē! Dhe Edipi e ka arritur kėtė. Por nuk rri ne vend...Edipi ecėn nė rrugėn e profesionit dhe tė mirėsisė qytetare. Ndaj, unė nuk e di, ka njė Edip tė dytė diku.. apo ... Kam shumė shokė,  miq e kolegė,...Edhe mjek njoh jo pak. Mirėpo, Edip-“tė dytė” nuk kam gjetur...Dhe Edipi ėshtė i tillė, nė njė kohė  kur ka ca tė tjerė, qė, ose janė prishur, ose kanė njolla...

*   *   *

      Nė orėn 09.00, doktor Edipi me ēoi te dhoma e infermjerisė, pėr tė pritur deri sa tė shtrohesha nė dhomėn e caktuar. Pas pak nė korridorin e pavjonit u dėgjua njė zė inatēor, qė, duke shtyrė me duar e me kėmbė karrike e stola, thėrriste e bėrtiste me sa kishte nė kokė: Pėrjashta ! Tė gjithė pėrjashta !

       - Kush ėshtė ky, qė bėrtet kėshtu,-  pyeta njė infermjere qė ishte aty pranė.

       - Ky ėshtė” i madhi” nė kėtė pavjon.

       - Po ky ėshtė dhe profesor,- ia ktheva me keqardhje.

       - Po dhe profesorėt bėrtasin kėtu te ne, -tha ajo.

     Heshta. Nuk ia zgjata. Ndėrkaq, Profesori u shfaq te dera e infermjerisė, duke pėrsėritur tė bėrtiturėn: Pėrjashta!

     - Mė falni profesor,- iu drejtova,- po unė pres tė shtrohem, ndaj mė kanė lėnė kėtu, bashke me kėtė tjetrin.

     Ne ēast, heshti. Mė pa nė fytyrė. Dhe u kthye. Por prapė, iu drejtua nje infermjereje, qė ishte nė koridor:

     - Nxirri tė gjithė pėrjashta!

     - Ky ėshtė i doktor Edipit, dhe unė nuk mund ta njerr, - iu pėrgjigj ajo.

     - Faleminderit,- iu drejtova unė infermjeres, qė nuk i mėsova dot as emrin.

     - Nuk e bėj pėr ty,- ma ktheu,- por pėr doktor Edipin, qė ėshtė aq i mirė.

     Ndėrkaq unė dola jashte klinikės sė urologjisė dhe u mbėshteta te faqja e murit.

     S’kaloi pak dhe te dera u dėgjua njė zė:

     - Ku ėshtė pacienti i doktor Edipit? Tė vijė brenda!

     - Ja ku jemi,- u pėrgjigj biri im..

     - Po pse dolet jashtė ju?

     - Na erdhi rėndė nga e bėrtitura e  atij, qė ėshtė dhe profesor, -ia ktheu Biri.

Rexhua dhe Gurua disa ditė pas operimit

 

     Mėsuam se, kjo grua e qeshur, ishte kryeinfermjerja, Bukra, e cila, siē kishte fytyrėn dhe emrin, ashtu shfaqi shpirtin e saj. Edhe, kjo e ēmonte Edipin tonė: si mjek e si njeri. Edhe nė pavjon ku isha shtruar, infermjeret mė respektonin edhe se isha pacient i Edipit. Unė u jam mirėnjohės: Hajries nga Tirana, Fatimes nga Burreli, Faries buzėgaz nga Bujani i Tropojės e deri sanitares Lindida nga Pogradeci, si dhe Binakut, Ēetit... Me mirėsi na shėrbyen tė gjitha infermjeret, dhe mua dhe Rexhos, qė ishte operuar pėrpara meje, i cili, si profesor i mirė, mė mėsoi si tė respektoja punėn e personelit qė na shėrbente me dėshirė. Vetėm njė nxinte nė fytyrė, sikur pacientėt i mbante nė krahė, duke i  ushqyer me bukėn qė binte nga shtėpia e saj, megjithėse pacientėt, dhe ushqimin, dhe ēarēaf, jastėk e batanie, i sillnin nga shtėpia. Kėshtu i solla dhe unė. Kėshtu tė gjithė. Hajde spital shtetėror, hajde!  Mė ngeli nė kujtesė korrektėsia dhe fisnikėria e dr.Aurel Jankut, i cili vizitonte pėr ditė mikun tim tė dhomės, Albert Toska. 

 

     Doktor Edipi e pėrjetonte gjėndjen psikologjike te pacientit. Timen, ca mė shumė. Kur mė pa infeksionin, thirri me esklamacion:

     - Mos! Ku tė gjeti ty, ky infeksion !

     - Mė kanė thėnė,- ia ktheva,- se nė spitalet tona, mos u tremb nga operacioni, por nga infeksioni.

     - Megjithatė,-shtoi Doktori,- mos u shqetėso, se do ta kurojmė.

     - Fjala jote pėr mua ėshtė fjalė perėndie,-ia ktheva me besim te zotėsia dhe shpirti fisnik i tij. Shqetėsimin e tij e vura re dhe nė: eko e nė  analizėn e gjakut, dhe kur pata hemoragji e anemi, dhe kur ...

     Njė ditė mė ftoi dhe pėr drekė tė shkonim nga liqeni. Eh, more Edip, ti je me gjithė tė mirat qė ka njeriu i mirė. Ti ke mirėsi dhe nė genin e bezhane dhe nė kulturėn e  qytetarinė tėnde. Unė ngela borxhli, se asnjė kafe nuk i dhashė dot, duke mbetur i ngarkuar me mirėnjohje shpirtėrore. Nė mendjen time doktor Edipi ėshtė njė shėmbull i ndritshėm midis mjekėve, infermjerėve dhe pacientėve, aq mė tepėr midis ne  fterjotėve.

     Me kėto pėrhtypje dola, pas dy javėsh,  nga pavjoni i urologjisė, nė spitalin nr. 2 Tiranė, te cilin, qė nė diten e parė, infermjerja Farie, duke buzėqeshur, mė tha: Mos u ndruani, se ky spital, ėshtė: “Materniteti i Burrave”, ashtu siē ėshtė pėr ne: “Materniteti i grave”. 

                                                             Guro ZENELI.

  Nr.45 – korrik 2005

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA