FTERIOTET

Lavdosh Zani

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

KUR  EMRI JETON MĖ GJATĖ SE JETA E NJERIUT

- homazh nė pėrvjetorin e  Lavdosh Zanit -

Kishte kohė qė Gazeta ‘Fterra jonė” kishte menduar, se duhej shkruar pėr Lavdoshin. E kishim dhe merak subjektiv. Dhe kishte arsye. Na bėri vėrejtje dhe  Burbuqja, gruaja e Lavdoshit nė takimin e  fterjotėve  tek Liqeni nė majin e vitit tė kaluar, duke thėnė: Lavdoshin, ju e dini kush ishte, se ėshtė biri i Neimit me emėr, por dhe unė jam bija e Riza Lulės, qė ju e kini njohur me respekt nė Vlorė.

-Ke tė drejtė,- ia ktheva, por gruaja qė tė bėjė “petulla”, do vaj e miell. Edhe unė, dua tė kem ato, qė tė “gatuaj” artikuj. Ndryshe…

Nuk kaloi shume, dhe unė tani, pėpara syve kam shkrimin e Lavdoshit, nė autobiografinė e shkruar me dorėn e tij, qė nė vitin 1962, kam dhe fotografinė e tij nė moshėn e burrit. Shkrimi, i qartė e bukurshkrues, mė sjell nė kujtesė mėsuesin  e Fterrės, Neimin, babain e Lavdoshit. Ndėrsa fotografia, tė kujton tiparet e nėnės sė tij, Nefize Mites, motra e Eshrefit, qe vdiq ne moshė tė re, duke lėnė dy djem, Ēerēizin e Lavdoshin, dhe dy bija, Vahidenė e Mezon, nė moshe feminore. Sigurisht jeta ka bėrė punėn e saj. Tani jeton vetėm Mezua nė Malaj, se Ēerēizi vdiq nė 1965, Vahidea nė 1993, ndėrsa Lavdoshi, nje vit mė parė, mė 10 janar 2002. Por jeta vazhdon me bitjtė e tyre tė denj. Ndėrsa, Fatmiri, Edmondi dhe Fatmira janė tre bijtė e denj tė Lavdoshit dhe tė Burbuqes.

 Lavdoshi, ėshte nga ata njerėz qė, la gjurmė atje ku lindi e u rrit,nė Fterrė dhe  atje ku punoi e jetoi. Me jetėn dhe punėn e tij rrezatoi shumė mė gjėrė, duke lėnė emėr, kudo qė i shkeli kėmba. Madje, nė se Lavdoshi, fizikisht jetoi 75 vjet, emri i tij  jeton e do tė jetojė gjatė e mė gjatė nė njerėzit qė la pas, nė vėndlindje, nė krahinė e nė Atdheun e tij, se bėri punė nė dobi tė shoqėrisė.  Ka njė vit qė trupi i tij prehet nė varrezat e Vlorės, qytet qė e deshi aqė shume, qė shpirti i tij ka shkuar nė paradis, ndėrsa emri Lavdosh,  jeton  e do tė jetojė midis tė gjallėve pėr shume e shume vjetė tė tjerė.

Kjo, se kėtė emėr e la jo vetėm nė Fterre e tek fterjotėt, por  dhe nė Tiranė, kur punoi nė faramacinė “Avrami”, ne vitin 1940-41, dhe nė Ballsh, dy vjet mė vonė,41-43, nė farmacinė “Dusha”. Dhe duke punuar e duke studjuar, arriti tė  fitojė dhe profesionin e farmacistit tė kujdesshėm e tė zotė dhe tė  fliste  tri gjuhė: greqisht, italisht e frengjisht, tė cilat diti t’i pėrdorė sa herė pati nevojė  pėr to.

Por, nė ato vite, Lavdoshi ēmoi mė shumė lirinė.Ndaj, nė vitin 1943-44, mori pushkėn e doli pėr liri e pėr  vatan,  duke luftuar qė nga Jugu i Shqipėrisė e deri nė Vishegrad tė Jugosllavisė bashkė me shume e shumė partizanė shqiptarė, te batalionit te tretė te Brigadės sė 8-tė-S, tė Divizionit tė 5-tė. Nė luftėn pėr liri, Lavdoshi mori dhe tri plagė, qė i mbetėn si kujtim i pėrjetshėm dhe si dėshmi trimėrie.

Nė luftė e pas luftės, Lavdoshin e kėrkonin dhe si  farmacist, dhe si infermjer, si tė ishte rasti. Dhė Lavdoshi i kreu tė dya detyrat, me gatishmėri njerėzore e zotėsi profesionale.  Nė   vitet 1947-1950  u shėrbeu  me mirėsi  delvinjotėve e sarandjotėve,  pėr tė cilėn   kujtesa e bashkėkohėsave e ka tė rregjistruar.

Mirpo vjen njė moment dhe njeriu  nuk e ka veten nė dorė.  Ndodhin dhe  tė papritura. Nuk thonė kot qė tė zė dhe e rrėmja. Jo rrallė herė  edhe boftani ngjit. Kėshtu  ngjiti dhe tek Lavdoshi. E jo vetėm tek Lavdoshi. Por edhe tek  Razipi, edhe tek Sejkua, edhe tek  Qemali, edhe tek Hodua, edhe …, qė, kur punonin mirė e tu mirė, nė Sarandė, dikush tha: “po tė jetė pėr tė ikur nė Greqi, varkėn e bej unė”. Dhe kjo fjalė  shkoi nė “veshin” e qeverisė. Po qeveria, pėr kėtė fjalė, atėhere, nė  monizėm,  nuk tė falte.  Ndaj aty nga mezi i vitit 1950  farmacisti  Lavdosh arrestohet. Akuza ishte bėrė gati: “ ka tendenca arratisjeje pėr  Greqi, me grupin  e kryesuar  nga Razip  Gjoni”.  Razipi qė ishte dhe punonjės  nė polici  nė Sarandė,  Razipi qė kishte luftuar  si trim i ēartur  nė Brigadėn e Parė S., ashtu si dhe Lavdoshi, qė gjithashtu  kishte luftuar  deri nė  Vishegrad tė Jugosllavisė, arrestohen dhe dėnohen:  Razipi 15 vjet ( bėri 7), Lavdoshi 10 vjet ( bėri 5) , se u falėn me  dekret  nga Presidiumi  i Kuvendit Popullor, Lavdoshi ne vitin 1955, ndėrsa  Razipi nė 1957. Vitet e dėnimit i kryen nė burgun e  Gjirokastrės  dhe tė Vlorės. Kjo ishte “plaga” e katėrt, “plagė” politike, qė desh i mohoi dhe tri plagėt e luftės, madje dhe jetėn.

Lavdoshi nė vitin 1956 u emėrua farmacist nė Brataj tė Vlorės, duke pėrfituar dhe tė drejtėn elektorale, e shumė mė vone, dhe tė drejtėn e Veteranit tė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare. Ėshtė lavdėruar e shpėrblyer disa herė me motivacionin: “Ėshtė treguar i kujdesshėm nė kryerjen e detyrės, duke qėnė pėrherė  i  disiplinuar dhe i ndėrgjegjshėm”. Dhe  nga viti 1962, gjer ne vitin 1985, sa doli  nė pension, punoi  nė mėnyrė shėmbullore nė farmacinė  qėndrore nė qytetin e Vlorės. Per kete emerim Lavdoshi i ishte mirėnjohės Sihat Tozės.

Ndėrsa 17 vjetėt e fundit  i kaloi  nė pension e midis njerėzvė, deri sa ndėrroi jetė,  duke lėnė  emėr tė mirė, midis tė gjallėve, midis zanajve e fterjotėve nė breza me radhė, dhe gjithė atyre qė e kanė njohur  nė  Sarandė, Brataj  e Vlorė.

                                                                                                            Guro  ZENELI.

Nr.32 – shkurt, 2003

 

 
 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA