FTERIOTET

Razie Dusha

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

x

 

THA SHUMĖ BULLĖ RAZIJEA,

UNĖ SHKROVA VETĖM KAQ…

Razije Dusha lindi dhe rriti 10 fėmijė

Historikisht nė Fterrėn tonė, pėrkrah burrave tė shquar, kanė qenė edhe gratė jo pak burrėresha, tė cilat i kanė qėndruar jetės nė ballė, jo disa muaj e disa vjet, por gati njė shekull. Njė grua e tillė ėshtė edhe Razije Dusha, qė pėr nga mosha po sfidon shekullin e 20-tė, qė ka njohur kohė tė vėshtira e vite luftrash. Mban mend kur vendi ynė donte tė shkėputej nga Turqia otomane. Se sa vjeēe ishte atėhere, kanė shkuar shumė vite. Luftrat Ballkanike nuk i kanė ikur nga kujtesa. Mban mend mirė kur “gratė e Kurveleshit, me foshnja nė dorė” morėn rrugėn pėr nė Vlorė. Edhe regjimin e Zogut e mban mend me tė mirat e me tė kėqiat e kohės. Nuk harron dot as pushtimin fashist, sidomos Luftėn Nacional ēlirimtare. Pėr Hiqmet Dushėn I mbushen sytė me lot.

            Megjithėse po bėhet vėrsnike me shekullin, jeta i duket si njė film…

            …Kisha gati 10 vjet pa u takuar. Por vėrejtjen e saj ma shprehu me shumė kujdes e me shumė mirėsi. Unė, mė tha, kur kam patur kėmbė, si ju tė rinjtė, nuk kam lėnė derė fterioti pa vajtur. Nėnėn tėnde e kam dashur shumė. Ngrinte dhe kėngė nė dasma, po bėnte dhe vaje me ligje nė vakira. Ishim dhe shoqe, dhe gjak. Edhe Ilja lindi 10 a 11 fėmijė, por i vdiqėn shumė. Ashtu qe shkruar, a tė keqen. Mua m’i ruajti Zoti. I kam qė tė dhejtė, 6 djem e 4 vajza. I linda e i rrita. I mėsova dhe edukova sa munda.

            Ajo fliste kėshtu dhe mua mė parafytyrohej pėrpara syve njė Nėnė me tė vėrtetė heroike. Se ėshtė natyrale tė lindėsh, por ėshtė vėshtirė tė rritėsh  mirė e shendoshė dhe tė edukosh 10 fėmijė, njėrin mė tė mirė se tjetrin. Kjo ėshtė aftėsi dhe zotėsi, madje heroizėm njerėzor. 10 i ka tė barkut tė saj, ndėrsa 22 i ka nipėr e mbesa. Tani ėshtė bėrė dhe stėrgjyshe. Pret tė bėhet dhe katėrgjyshe. Jetėn ua kushtoi fėmijve tė saj. Tani jeton herė tek njėri e herė tek tjetri, por mė shumė tek Skėnderi. Kėto ditė unė e gjeta tek Lulja. Jeton me mallin dhe merakun pėr “mjaltin e mjaltit”, fėmijėt e fėmijve, veēanėrisht pėr pesė nipėrit e mbesat qė i ka nė Amerikė, bashkė me Danten, e nuk i takon dot.

            Kur e pyeta se cilėt janė momentet qė nuk I harron dot nė jetėn e saj gati 100-vjeēare, Bullė Razijea, siē i themi ne, mė shpjegoi se njeriu ka ca momente qė nuk mund t’i harrojė sa tė rrojė. Kujton ditėn kur u martu e kur hypur nė njė mushkė tė bardhė shkoi nuse nė Dushaj. Kujtoi kohėn kur nė kokė vinte njė kapele me pendė pule dhe “kapardisej” si njė nga femrat e bukura. Kujtoi lotėt e derdhur nė kohė tė vėshtira. E kam larė me lot Ballshin, se atėhere kisha shumė halle. Por, mbi tė gjitha, na shpjegoi tre raste tė veēanta. I pari ishte viti 1946 kur i shtetėzuan farmacinė nė Himarė. Me farmacinė jetonim, me tė rrita fėmijėt. Farmacia ishte vetė jeta. Kur ma morėn, mu duk se mė morėn jetėn mua dhe burrit tim Sherifit. Ngelėm me gisht nė gojė.

            I dyti, nė Kuē kur mė thirrėn nė lokalitet se pse i kisha folur Liri Belishovės, qė nė atė kohė ishte e internuar. Mė raportuan me njė letėr anonime nė Vlorė. Nuk bėn tė flaē me njė tė interrnuar, mė thanė. Mė vjen turp, ua ktheva, se tek ajo kam qėnė qeraxheshė nė Ballsh nė kohė tė vėshtira. Mua mė bėni ē’tė doni, u thashė, por vetėm djemtė mos m’i trazoni, se ata nuk dinė ē’bėj unė kėtu nė Kuē. Atėhere jam trembur shumė. Siē tė thashė, pėr fėmijėt. Dhe prisja nga dita nė ditė me frikė nė zemėr pėr ta. Por, shyqyr Zotit, nuk m’i ngacmuan.

            I treti, ėshtė viti 1997, kur u shkatėrrua shteti, kur njerzit morėn armėt dhe veshėt mė dėgjonin luftė kallashni- kovėsh. S’ka gjė mė tė keqe se shqiptari tė vrasė shqiptarin. As hasmi mos mbet pa shtet! Duhet shtet. Dhe tė jetė i fortė. Se atėhere dhe jeta e njeriut ėshtė e qetė dhe e sigurtė.

            Tha shumė Bullė Razijea, por unė kėto shkrova, kur ēdo vit i saj mund tė jetė njė faqe mė vete.

                                                                                                        Guro ZENELI

Nr. 13 – prill, 1999

 

 

Nėnė Razua - Nėnė Heroinė, Nėnė e lumtur...

 

 

Njihet si bija e Meto Kofinės nga Fterra dhe Fatime Shakaj nga Ēorraj. Njihet si nusja dhe gruaja shembullore e Sherif Dushės. Njihet si nėnė plot virtyte nė tė gjithė  jetėn e saj mė me vlerė. Kėtė bijė, kėtė nuse, kėtė grua  e kėtė Nėnė, e pėrcollėm mė 17 nėntor, me shumė respekt, nė banesėn e pėrjetshme tė saj nė moshėn 95 vjeēare, e cila mbetet midis nesh njė Nėnė e Madhe, njė Nėnė Heroine, njė Nėnė si pak Nėna, qė lindi, qė rriti, qė edukoi 10 fėmijė, nė modelin e babait tė tyre, Sherifit dhe ne modelin e shpirtit tė saj tė pastėr.

Ndėrroi jetė, si nėnė e lumtur, sepse zemra e saj nuk i mori asnjė plagė tė pashėrueshme, nė radhė tė parė, nė sajė tė njė nėne qė diti tė mirėmbaje e tė mirėrritė 6 djem e 4 vajza, madje dhe nė kohė tė vėshtira, nė kohė lufte e nė kohė me halle, qė nė Ballsh, ku lindi mė 1930, djalin e parė, Luanin, me kėmbė tė mbarė pėr 9 fėmijė tė tjerė, deri te Shpresa e Halua , si fėmijėt e fundit tė barkut tė saj, tė lindur nė Fterrėn e saj e  nė Fterrėn tonė.

Jetoi sa i deshi xhani. Dhe iku duke lėnė tė pėrlotur nė sy, e tė lėnduar nė zemėr tė dhjetė bijtė e saj, nuset, qė i kishte si bija, dhėndurėt qė i kishte si djem shtėpie, dhe mbi 40 nipėrit e mbesat, se bashku me stėrnipėr e stėrmbesa tė saj,  qė, pėr tė, ishin mjalti i shpirtit, qė do te krenohen me gjyshen e stėrgjyshen e tyre, gojėmbėl e zemėrbardhė.

Fterra dhe fterjotėt do ta kenė si modelin e Nėnės. Ballshi ku jetoi 13 vjet, mban mend  si nusen e bukur dhe gruan, qė diti te nderoje e tė respektojė, tė njohur e tė panjohur. Himara pėr tre-katėr vjet tė vėshtira, tė luftės e tė pasluftės, do ta kujtojė si gruan e mirė tė farmacistit tė zotė, Sherifit patriot, qė u shėrbeu himarjoteve dhe gjithė Bregdetit, me gatishmėri e me respekt ne ēdo moment. Dhe, pėr mė shumė Kuēi, ku Xha Sherifi bashkė me Bullė Razijenė, u shėrbyen tėrė  kuējotėve e fshatrave pėr rreth, pėr 25 vjet me radhė, me devocion te shquar, nė dobi tė shėndetit tė tė gjithė njerėzve, pa asnjė dallim e pa asnjė ndryshim, nė Kuē e nė gjithė zonėn e Kurveleshit. Personazh i vyer mbetet, dhe nė faqet e gazetės “Fterra jonė”. 

Kėshtu do ta kujtojnė e do ta kenė model, tė gjithė sa e kanė njohur pėr vite me radhė, dhe kėtu nė Tiranė, kur jetoi tek bijtė e bijat e saj, tė mirė  e tė mira, dhe kryesisht te Skėnderi nė moshėn e thellė, ku Fatimja i shėrbeu si nėnė e shkuar nėnės.

Lumthi, do tė themi tė gjithė ne, qė kemi njohur e kemi pasur njė grua e njė nėnė tė tillė, si Razije Dushėn, e cila nė memorien e Fterrės e tė fteriotėve dhe tė gjithė sa e kanė njohur, do tė ngelet njė nėnė punėtore e njė grua shembullore, me shpirt tė bardhė.

Le tė mbetet e paharruar, nė kujtesėn e tė gjithėve, si njė Nėnė e Madhe ! 

                                          Guro  Zeneli.

 

Nr.47-dhjetor 2005

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA