FTERIOTET

Ismail Bezhani

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

  

NJE JETE, ME EMER TE MIRE

E njohen dhe u njoh ne çerekun e fundit te shekullit 19-te. Por me shume e  çmoi shekulli i 20-te. E mban mend edhe brezi, si nje burre te moçem e te mençur, si nje figure me autoritet  te shquar per Fterren e per fterjotet, si njeri  zemerbardhe e zemermire, qe ka lene emer dhe ne kujtesen e  fterjoteve e te  atyre qe e kane njohur,  dhe ne historine e Fterres sone, madje, pse jo  dhe per krahinen tone e  deri per zonen Vlore-Gjirokaster.

Kur e kerkoi koha, qendroi ne balle te trimerise. Kur e kerkoi mençuria, u bashkua me diturinè. Sa here qe e deshi Fterra dhe fterjotet,   Ismail Bezhani  sherbeu  me mend e me zemer. 

Ne moshen e feminise e te rinise, kur ishte koha per te mesuar, mesoi. Kur ishte 14 vjeçar, emigroi ne Turqi. Atehere  Isa Hizmo kishte thene, qe çdo dere  ne Fterre te çonte  ne kurbet nje djale. Dhe djemte e Fterres shkuan e u bene  kryesisht, ose hoxhe,ose kadi, ose  nepunes  ne  Stamboll apo ne rajone te tjera te Perandorise. Ismali i ri gjeti perkrahjen  e Isa Hizmos, qe ishte personalitet ne Stamboll. Iu fut studimit ne shkolle. Pervetesoi turqishten. Mori dhe edukate fetare. Me 1894 u pranua ne shkollen e mesme financiare.  Pasi kater vjetesh mbaroi degen  per kontrollin doganor ia nisi punes me deshire e vullnet. U emerua ne doganen e  Stambollit, si kontrollor per pjesen e  Rumelise.

Ne procesin e punes dhe te  shoqerise e te miqesise, fitoi  dhe rriti vetedijen  e atdhedashurise. Ishte viti i pare i shekullit 20-te, viti 1900, kur ne  kryeqytetin e  Perandorise krijoi nje rreth te gjere shoqeror me shqiptare deri  nga  Kraja e Ulqini. Vlerat e  tij u inkuadruan ne klubin e shqiptareve. U fut ne veprimtarine  patriotike. Ne vitin 1908 u zgjodh nje nga drejtuesit e atij klubi, ku ishte njohur dhe me Ismail Qemalin.

Dhe kur  Ismail Bezhani,  ne fillim te vitit 1911, mesoi se  ne Parlamentin turk  Ismail  bej Vlora, deputet ne atè Parlament, per nje kritike qe kishte bere per gazeten "Tanini", e cila kishte shpifur ndaj tij, ishte goditur enkas me shpulle nga deputeti turk Dervish beu, kerkoi dhe u bashkua me nje grup shqiptaresh per te mbrojtur  autoritetin  dhe per marre hak per  Ismail Qemalin se ishte nje fyerje qe u behej te gjithe shqiptareve.  Ndaj  beri jehohe te gjere. Ndaj nje delegacion  i klubit shqiptar, ku bente pjese dhe fterjoti yne, Ismail Bezhani, iu drejtua Ismail Qemalit per t'I marre leje qe te hakmerreshin ndaj Dervish beut. Pjesetar e nismetar i ketij delegacioni ishte dhe Ismaili  nga Fterra jone. Mirpo  i dituri  Ismail Qemali me thinja, beri durim duke mos lejuar te merrej hak private ndaj Dervish beut, se do te vinte dita te merrej "hak" ndaj vete Perandorise.  Ishin vitet 1910-1911. Ishte koha e Luftes ballkanike. Edhe Shqiperia kerkonte lirine e saj, kerkonte lirine qe e kishte humbur, tashme pese shekuj, kerkonte lirine qe e kishin ideuar Rilindasit e medhenj. Dhe Ismail Qemali  kishte nisur nga puna. Shqiptaret e Stambollit ishin me te. Me te ishte dhe Ismail Bezhani yne.   Ishte momenti kur, me shume se çdo here tjeter, Shqiperia kishte nevoje per shqiptaret. Ndaj dhe Klubi i  Stambollit  beri thirrje per  t'u kthyer ne Atdhe. Nje nga vullnetaret e pare u be dhe  Ismail Bezhani., qe u klthye ne vendlindje ne Fterren e tij,  ku i  kishte rene koka, qe ne vitin 1875. Ismail Bezhani dhe fterjote te tjere i qendruan besnike  burrit te madh, Ismail Qemalit edhe kur ngriti Flamurin e  Pavaresise ne Vlore, duke e ngritur  kete flamur dy jave me vone, tek ish-shkolla e vjeter ne Fterre, por dhe me vone, kur pane se po rrezikohej vatani nga pushtues shoviniste.   Per kete deshmon dhe dokumenti i Arkivit tè Shtetit me No. D.2  F.71 Dok.11229, ku fteriotet i shkruajnè Qeverisè sè Ismail Qemalit mè 24 maj 1913: “Me bajoneta kèrkohen nènèshkrime se gjoja populli èshtè i kènaqur nga grekèt dhe dèshiron tè bashkohet me tà. Dhe ditèn e shtunè, mè 3 maj, kur populli dilte nga xhamia, ku kishte shkuar pèr lutjet fetare, andartet greke, qè kishin zènè pusi, nè kètè periudhè  vranè 5 burra , tè cilèt nuk kishin pranuar tè nènèshkruajnè tradhetine, dhe plagosèn 7 tè tjerè.

            Ismail Bezhani nuk u kthye mè nè Turqi, se tashme ishte shpallur Pavaresia, pavaresisht se Shqipèria  mbeti e  trazuar. Ketu ne Fterre,  ndihmoi  me sa mundi ne punet e hallet e fshatit. Bashke me fterjotet e tjere perballoi veshtiresite e Luftes, bashke me fterjotet e tjere ndihmoi per hapjen e shkolles se pare shqipe ne Fterre me 1916. Mbeshteti dhe Luften e Vlore,madje u be dhe pjesemarres ne Çeten e Fterres me komandant Xhafer Shehun. Ndaj eshte dhe i dekoruar nga Kuvendi i Shqiperise me medaljen: "Per veprimtari te shquar patriotike". Me 1924 e shfaqi veten si fannolist i shquar. Ndaj kur erdhi ne fuqi regjimi i  Zogut, u burgos dhe internua bashke me Tasin Elezin, po si fannolist, madje deri dhe ne Korfuz. Tere periudhen e mbreterise se Zogut nuk u pa me sy  te mire,  sepse mbeti perhere fannolist.

Edhe nga  fashizmi  ne vitin 1941 u  internua nè Portopalermo.  Ndèrsa ne vitin 1942 u gjykua dhe u dènua nè Tiranè si antifashist.  Gjatè Luftès Antifashiste Nacionalçlirimtare, megjithe ftesat qè iu bènè nga personalitete te larta pèr tè marrè pjesè me “Ballin Kombètar”, nuk e pranoi nje veprim te tille. Logjika e tij ishte: “nuk mund tè vihem kundèr djemve tè mi”.

            Dhe  jo vetem kaq. Por Ismail  Bezhani, ne jeten e tij shumevjeçare, asnjehere nuk u vu  kunder  ndonje fterjoti apo kunder ndonje njeriu. Fterra e pati per shume vite dhe kryeplak ne fshat. Per miqesine ishte i njohur dhe ne kraninen  Kurvelesh e Bregdet, deri ne Vlore e Gjirokaster. Eshte e veçante inisiativa dhe  kontributi  e bashkepunimi i tij me major Ismail Hakiun nga Kuçi per hapjen e xhades Borsh-Fterre.

Me mençurine dhe urtesine e tij,  ai diti te  ndihmoje  Fterren per hallet qe kishte ne ato vite te veshtira. Dhe ketu ne Fterre  e mbylli jeten me nder, duke lene emrin dhe vepren e mire ne historine e Fterres dhe te krahines, madje dhe me gjere.                                   

Guro   ZENELI

Nr. 27 – prill, 2002

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA