XHA SULUA - NJERIU I PERĖNDISĖ
Sulo Hizmua, ose siē e thėrrisnim tė gjithė, fėmijė e tė rritur, xha Sulua, ka qėnė dhe ka mbetur nė kujtesėn tonė, si shembulli
e modeli i njeriut tė mirė, punėtor e dashamirės. Kjo nuk ėshtė pak, sepse pėr ēdo njeri qė vjen dhe ikėn nga kjo jetė, duhet
qė gjatė gjithė jetės tė ruajė tė pastėr dhe tė tregojė njė karakter tė fortė, veti e vyrtyte tė larta. Pra, nuk ėshtė e lehtė
qė tė meritosh njė vlėrėsim e kujtim tė tillė. Jo mė kot thuhet e pėrdoret shprehja popullore : “ lum kush lė njė kujtim
tė mirė nė jetė, se me vete nuk merr gjė”.
Ėshtė pikėrisht
kjo arsyeja qė na shtyn tė shkruajmė diēka pėr jetėn, punėn dhe urtėsinė e tij.
Jeta e xha Sulos ka qenė njė jetė e gjatė, e mbushur me punė e me halle,por e jetuar me dinjitet. Mė kane ngelur nė mendje
trupi i bėshėm e pak i pėrkulur nga pesha e viteve, njė shikim i tij miqėsor e dashamirės, fjala e tij e matur, ecja
e ngadaltė , shkopi nė dorė e qylafi i labit nė kokė.Kohėn e kalonte vetėm me punė. Nuk merrte njeri nėpėr gojė. Ai kurrė
nuk u binte mė qafė tė tjerėve. Nė ēdo hall u gjendjej njerėzve pranė duke i ndihmuar vullnetarisht.
Kanė tė drejtė tė krenohen me babanė fėmijėt e tij, qė i rriti me aq punė, vėshtirėsi e halle, Inxhia, Hurmaja, Hulusiu,
Beratia, Kadifeja dhe Islami. Portreti dhe figura e xha Sulos plotėsohen dhe me punėn e nėnės sė urtė e tė mirė,
xhare Hankos.
E ē’farė nuk bėnte dora e xha Sulos! Punonte nė koshtrat e tij si njė bahēevan i pėrsosur, mbillte e rriste shumė lloje
perimesh, pa harruar trandafilat e bukur. Shartonte pemė tė reja, tė cilat janė edhe sot, si fiq, ullinj, arra, portokalle,
mėne etj. Bėnte mure e avlli, jo vetėm nė arat e tij, por ndihmonte pa pėrjashtim tė gjithė bashkėfshatarėt. Rregullonte e
mirėmbante rrugėt e burimet e fshatit dhe ndihmonte vullnetarisht pėr ditė tė tėra ata qė ndėrtonin apo riparonin shtėpitė.
Duart i kishte tė forta, tė rreshkura e tė argasura nga puna dhe dielli, me damarėt e trashė e tė kėrcyer mbi lėkurė. Puna
i dha shėndet e jetėgjatėsi.Por Xha Sulua ishte dhe njė besimtar dhe fetar i madh, i cili njihte dhe respektone tė gjitha
ritet fetare. Ai ishte modeli i njeriut tė perėndisė. Mbahet mend dhe tregohet edhe sot ngjarja kur xha Sulon e pickoi akrepi,
ose curku, siē i thoshnim nė Fterrė, kur punonte pėr mirėmbajtjen e rrugės automobilistike dhe ai nuk e vriste, po i thoshte
: “ Ik, ik, belahu, ē’ke me mua, ik nė punėn tėnde”. Megjithėse duket e pabesueshme, por ja qė ėshtė e vėrtetė.
Lereni belahun, se dhe atė e ka jaradisur Zoti, thoshte xha Sulua.
Ne,
ish-fėmijėt qė e kemi njohur nga afėr xha Sulon e nderuar, ruajmė nderim dhe respekt pėr jetėn dhe punėn e tij.
Feksor
Shkurti
Nr. 11 – dhjetor, 1998
|