FTERIOTET

Deshmoret

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

  

PĖR ATA QĖ JETĖN DHANĖ…

            Vetė fjala “luftė” ėshtė e rėndė. E rėndė se merr jetė njerėzish, se djeg e shkatėrron, se kėrkon sakrifica tė mėdha. Ndaj luftėn nuk e do Njeriu, por kur ajo tė zė, kur ajo tė imponohet, atėhere duhet pėrballuar me ēdo sakrificė pėr tė mundur luftėn, pėr tė shpėtuar jetėn, pėr tė fituar lirinė e pėr tė bėrė zhvillimin.

            Shqiptari nuk ka qėnė asnjėherė nė historinė e tij luftėnxitės, por ama sa herė qė tė huajt - pushtuesit - ia kanė imponuar, ai ka ditur tė pėrballet me heroizėm. Kėshtu ndodhi edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe me fteriotėt tanė. Fterra jonė e vogėl me rreth 100 shtėpi bėri sakrificėn e saj tė madhe, u bashkua e tėra me luftėn pėr liri. U dogj dy herė si fshat. Derdhi dhe jo pak gjak. Gjashtė yje tė pashuar ka sot Fterra jonė. 5 Maji u bė dita e tyre. Kjo ditė e madhe, simbol i gjakut tė tė rėnėve pėr liri e demokraci, na fton tė shkruajmė, na fton tė kujtojmė dėshmorėt e fshatit tonė tė mbuluar me nder e lavdi tė pėrjetshme.

            Fuat Mato - mė i riu midis tyre , dėshmori i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit; Hiqmet Dusha e Turhan Mato - dy komisarėt, lajmėtarė tė kushtrimit, simbol tė frymėzimit, mjeshtėr tė dyfekut, tė fjalės e tė organizimit; Azem Ēeli e Osman Memi, tė dy jetimė, trima tė ēartur, qė s’e njohėn frikėn, tė shquar pėr qėndresė dhe akte heroizmi; Shaqo Mita , mbylli vargun e tė rėnėve, pleqėria dhe shikimi i kufizuar nuk e penguan qė edhe kėtė herė tė gjente saktė rrugėn e lirisė, vjershėtor i frymėzuar dhe atdhetar gjer nė vdekje.

Hiqmeti, Turhani, Azemi, Fuati, Osmani dhe xha Shaqua ishin njerėz tė thjeshtė, tė lodhur e tė munduar nga hallet e jetės dhe nga shtypja e dyfishtė. Ata u lindėn dhe u rritėn nė Fterrė. Atje hodhėn shtat dhe formuan karakterin e tyre, u ushqyen me pak bukė misri tė pjekur ndėnė saē dhe me shumė atdhetari, ndershmėri e trimėri.. Nė Fterrė ata mėsuan shkronjat e gjuhės sė ėmbėl shqipe dhe morėn dituritė e para. Bashkė me shokėt lozėn e rendėn nėpėr sokakėt e fshatit dhe shuan etjen me ujin e ftohėt tė Ixorit. Ata e deshėn jetėn, ndaj ranė pėr jetėn, pėr Fterrėn dhe pėr tokėn mėmė. Pesė nga tė gjashtė ishin tė rinj dhe shijuan fare pak nga jeta, madje katėr prej tyre nuk arritėn as tė veshin rrobat e dhėndėrrisė, por tė vyrtytshėm, tė ndėrgjegjshėm si askush tjetėr e dhanė jetėn “si me le”.

            Pėr tė gjithė bijtė e saj Fterra vajtoi dhe kėndoi rrimė vai, oshėtimė kėnge. Historike edhe vaji edhe kėnga. Kushtrim  e flamur vargu i vajit dhe i kėngės. Fterra u pėrlot kur ra Fuati, provoi dhimbje e rėnkime kur ra Hiqmeti, ndjeu keqardhje pėr xha Shaqon dhe urrejtje pėr kriminelėt qė e masakruan. Por vaji dhe dėshpėrimi pushtoi tėrė fshatin kur nė njė mėngjez korriku tė ‘44 -trės erdhi i njėkohshėm lajmi i rėnies sė tre bijve tė tjerė: Turhanit, Azemit dhe Osmanit. Vargjet e mėposhtme e sjellin pranė atmosferėn e asaj dite tė zezė.

Filloi vaj’ e ligjėrima

An’ e mbanė fshatit tėnė

Erdh mandata pėr tre trima:

 

Turhan, Azem e Osmėnė.

Qajnė nėnat, qajnė motrat

Pėr kėta trima qė ranė,

Dridhen malet, tunden kodrat

Pėr ata qė jetėn dhanė.

            Vaji zgjati vetėm pak kohė, kurse kėnga vazhdon edhe sot. Madje edhe vajet e nėnave e tė motrave u kthyen nė kėngė, njė dėshmi e madhe, dėshmorėt ranė pėr tė mbetur pėrjetėsisht shtatore tė pavdekshme

                                                            Bajram SADIKAJ

Nr. 13 – prill, 1999

 

NĖ IXUAR U HAP LUFTA ATĖ NATĖ...

            Mė 26 janar 1943 ēeta “Hajredin Tremishti”, qė ishte ēeta e parė partizane e Kurveleshit, ndodhej nė Fterrė. Ajo nė bashkėpunim me ēetėn territoriale tė Fterrės dhe tė njė pjese tė njėsitit tė Ēorrajt dhe Borshit kishin vendosur tė sulmohej dhe asgjėsohej postblloku fashist nė Borsh. Qenė bėrė pėrgatitjet e nevojshme. Duke shfrytėzuar errėsirėn e natės dhe fshehtėsinė e lėvizjes u sigurua afrimi e vendosja e partizanėve pa u diktuar deri disa metra afėr pozicioneve tė fashistėve italianė.

Duke u gdhirė 27 janar 1943 partizanėt hap zjarr me tė gjitha armėt: me pushkė, me bomba dore dhe mitrolozė tė lehtė. U krijua njė pėrshtjellim i madh nė ndėrtesėn ku rrinin italianėt. U dėgjuan britma. Mitrolozi i rėndė italian nga bunkeri hapi zjarr rrethor tė vazhdueshėm. Lufta vazhdoi disa orė. Pritej qė italianėt tė dorėzoheshin. Ēatia e godinės ku rrinin ushtarėt italianė ishte shkatėrruar plotėsisht. Partizanėt kishin arritur nė derėn endėrtesės e pranė bunkerit. Nė momentin mė kritik pėr forcat italiane, nga Palermua po vinte njė forcė e re nė ndihmė tė postbllokut. Rrethimet dhe lufta nė dy frontet u bė e vėshtirė.

            Forcat partizane u tėrhoqėn nė drejtim tė Fterrės. Nė kėtė luftė u vra trimi i paepur Fuat Mato dhe u plagos Shuquri Sadiku.

            Nėn zjarin e mitrolozave tė armikut ne mėundėm tė tėrhiqnim trupin pa jetė tė Fuatit. Rol tė veēantė luajti luftėtari i fortė dhe trim Veip Mero.

            Ky aksion shumė i guximshėm pati njė rėndėsi tė madhe pėr rritjen e urrejtjes tė popullit pėr pushtuesit fashistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre, pė r shtimin e radhėve partizane, pėr mobilizimin e popullit nė luftė pėr ēlirimin e vendit, pėr rritjen e eksperiencės nė orgfanizimin dhe zhvillimin e luftimeve nė shkallė mė tė madhe, qė u realizua mė vonė dhe mbi tė gjitha nė rritjen e besimit nė luftėn dhe fitoren mbi armikun.

                                                                                   Pasho ZHUPA

                                                                           Ish pjesėmarrės nė aksion

Nr. 6 – shkurt, 1998

 

 

E ZEZA NATE E JANARIT

Fuat Mato, djali i vogėl i Jasharit dhe Fatimesė, vėllai i Turhanit dhe Xhanes (motra e vetme e Fuatit dhe Turhanit), lindi nė Fterrė nė qershor 1927.

 Ishte 26 janar 1943.

            Atė ditė u ngarkua me detyrėn e korrierit nė Ēorraj. Shokėt deshėn ta ruanin korrierin e vogėl e tė papėrtuar. Por Fuati mbasi kreu detrėn  engarkuar fluturoi si era dhe dhe i doli ēetės pėrpara tek shkonin nė pėrpjekje me fashistėt.

            Nė postbllokun armik, sė bashku me bombat e partizanėve tė tjerė, ranė edhe bombat e Fuatit. Po...aty e mori plumbi

dhe ra nė vijėn e parė, dėshmori i parė i rinisė sė Kurveleshit.

             Nė Fterrė i u thurr kėnga me vaj:

E zeza natė e janarit, e zeza,

Nė postėbllok u ndez zjarri, e zeza,

Kush u hodh nė flakė i pari, e zeza,

Djali i vogėl i Jasharit, e zeza,

Fuati, petrit i malit, e zeza.

            Nė Fterrė mė 28 janar 1943, nė ceremoninė e varrimit erdhėn edhe pėrfaqėsues tė rinisė nga tė gjithė fshatrat e Kurveleshit.

            Njė fjalim tė zjarrtė mbajti Birēe Sinamati nga Kuēi. Tek varri i Fuatit bėri pėr tė betimin Hiqmeti ynė.

Memo Meto komisari i solli nėnė Fatimesė ngushėllimet e partizanėve tė krahinės. Dhe aty pėr aty ngriti vjershėn aq tė njohur:

Nė Ixuar u hap lufta atė natė,

Dhe nė Fterrė ulėrima, njė mandatė.

Plot me vaj e ulėrima gjithė fshati,

Sillej trupi luftėtarit Fuat Mati.

Qė nga turma del njė grua me tumane

Po del nėna e Fuatit, njė spartane,

u flet shokėvė dhe shoqeve krenare,

siē e kanė zakon nėnat shqipėtare

dhe u thotė: Pėr Fuatin mos vajtoni

dhe pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,

se si djalin tim Fuatin kėtė herė,

Fashizmi do tė na vras edhe tė tjerė…

Tė ngrihemi qė tė gjithė djalė e plak,

Se liria i ka rėnjt mu nė gjak.

 

                                                                              Dilaver SHKURTI

                                                                  bashkėmoshatar dhe shok i Fuatit

Nr. 6 – shkurt, 1998

 

         “MOS MĖ LENI TĖ GJALLĖ NĖ DORĖN E ARMIKUT”

Sipas bisedės me Nafiz Bezhanin, ish-partizan i i Brigadės I  Sulmuese

            Nė fillim tė dhjetorit 1943, para se tė fillonte operacioni armik i Dimrit, erdhi nė Fterrė batalioni  IV i Brigadės s I Sulmuese, me nė krye komisarin e brigadės Tuk Jakova. Tuku shtroi problemin e pėrforcimit tė kėsaj njėsie, duke kėrkuar vullnetarė nga Fterra. Tė rinjtė e fshatit tonė ju pėrgjigjėn flakė pėr flakė: Nafiz Bezhani 15 vjeē, Osman Memi 16 vjeē, Pasho Zhupa, Sami Kofina, Razip Gjoni dhe Azem Ēeli – 18 vjeēarė. Tė gjithė kėta, ndonse tė rinj, ishin tė armatosur dhe tė pėrgatitur, sepse kishin kryer detyra luftarake nė ēetėn territoriale tė Fterrės. Djemtė trima tė Fterrės, bashkė mė shokėt e tyre tė brigadės, kaluan dy prova tė rėnda: Operacionin e egėr armik qė kishte synim shkatėrrimin e Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimitare, sido-mos Brigadėn e Parė, qė ishte njėsia mė e madhe luftarake; dimrin e tmerrshėm tė atij viti, ku partizanėt ishin ditė e natė pa ēati, pa zjarr, pa bukė, pa gjumė. Tė dyja kėto prova partizanėt fteriotė i kaluan me sukses. Pėrveē vullnetarėve qė dolėn nė fshat, nė kėtė brigadė ishin edhe tre fteriotė tė tjerė; Turhan Mato e Shefqet Brinja, qė kish marrė pjesė nė tė qė nga themelimi i saj, si dhe Bektash Gėdo qė kishte ardhė nga ēeta e Matit.

            Me Turhanin, zv.komisar kompanie, tregon Nafizi, u takuam dy herė, mė 7 shkurt 1944 nė Vėrzhezhė tė Skraparit dhe mė 8 prill 1944 nė Poēisht tė Oparit. Pas njė muaji nga takimi i fundit, Turhani u vra si trim, duke u shkruar letrėn e fundit bashkėfshatarėve, e cila u lexua para gjithė partizanėve tė brigadės, tė cilėt u prekėn dhe u pėrlotėn. Krahas pikėllimit tė thellė nė zemrėn e fteriotėve u ndje dhe krenari e ligjishme pėr jetėn luftarake tė Turhanit.

            Mė 9 maj 1944, partizanėt fteriotė patėn edhe njė goditje tjetėr tė rėndė. Nė Shelcan tė Elbasanit vritet Osman Memi. Nafizi kujton ditėn e 9 majit ku tre kompanitė e batalionit IV  sulmuan nė befasi rrerh orės 4 tė mėngjezit 150 armiq tė dislokuar nė Shelcan. Ata u thyen e ikėn nė panik duke lėnė 23 tė vrarė dhe 8 robėr. Pas kėsaj, Nafizi me Osmanin dhe njė shok tjetėr zbritėn nė fushėn e Shelcanit drejt Elbasanit.Njė plumb godit ne automatikun e Osmanit dhe copat i plagosin gishtin e madh. Nė njė pjesė tė xhveshur u dukėn njė varg i madh gjermanė e xhandarė qė pėrpiqeshin t’u zinin krahėt. Bėnė pėrpjekje pėr t’u tėrhequr drejt Shelcanit, por armiqtė i kishin zėnė shtigjet e tėrheqjes. Osmani e kishte tė vėshtirė tė tėriqej zvarrė dhe pa parashikuar rrezikun u ēua dhe doli nė buzėn e njė are ku plumbi i armikut e goditi tej pėrtej nė bark. Pasi asgjėsuam oficerin nazist qė ishte shumė afėr, vazhdon bisedėn Nafizi, tėrhoqėm Osmanin e plagosur rėndė dhe e shpumė nė kishėn e fshatit ku e mjekuam. Por gjaku nuk pushonte. Kėrkesa e tij ishte “ mos mė leni tė gjallė nė dorėn e armikut”. Ne, thotė Nafizi, vazhduam dhe nuk u tundėm deri sa na mbaruan fishekėt dhe bombat e dorės, pastaj u futėm nė kishė me njė revolver dhe tre fishekė, pikėrisht ai revolver qė ruhet nė Muzeun Kombėtar. Kur tė gjitha shpresat ishin prerė, dėgjuam zėrin: para partizanė dhe breshėri plumbash. Partizanėt i vunė armiqtė pėrpara duke lėnė 32 tė vrarė. Por Osmani ishte shumė rėndė. E morėm nė njė vig pėr nė spitalė, por zemra e tij pushoi sa doli nė breg.

            Njė muaj pas vrasjes sė Osmanit, mė datėn 6 qershor, ra trimėrisht nė Gurin e Prerė edhe Azem Ēeli, qė mori pjesė nė Operacionin e Qershorit. Guri i Prerė ishte pika strategjike drejt sė cilės u vėrsulėn 3000 nazistė tė armatosur me tė gjitha mjetet, me synim qė tė merrnin krahėt e brigadės, t’a shpartallonin atė dhe njėsitė e tjera partizane tė zonės Berat-Pėrmet. Eskalioni i parė armik u thye, por ata hodhėn nė sulm forca tė reja dhe pushtuan disa pika strategjike. Mitralozi “sharrs” nuk i linte partizanėt tė nxirrnin kokėn nga trashea nė pozicionet e bėra nė luftėn italo-greke. Komisari i kompanisė u plagos rėndė dhe kishte mbetur nė njė pozicion midis tė dy palėve. Komisari nuk duhet tė lihej i gjallė nė duar tė armiqve. Atėherė Azemi nxorri mitralozin e tij dhe ia drejtoi “sharrsit”. Pėr njė ēast ai pushoi. Azemi u hodh pėrpara nė njė arė, kur “sharsi” filloi pėrsėri tė vjellė zjarr duke e lėnė Azemin tė shtrirė pėr vdekje bashkė mė 14 partizanė tė tjerė. Armiqtė nė kėtė beteje lanė mbi 200 tė vrarė dhe nuk ia dolėn dot qėllimit tė tyre.

            Shembull trimėrie nuk kanė qėnė vetėm dėshmorėt, por gjithė partizanėt fteriotė. Kujtoj Sami Kofinėn dhe togėn e tij, qė ēliruan Pallatin Mbretėror tė Tiranės tė rrethuar me bunkerė. Vetė Samiu, nėn zjarrin mbojtės qė i bėnė partizanėt, kapėrceu i pari murin, duke u pėrleshur fytas me armiqtė.

            Fterra jonė krenohet edhe kur kujton qė mė 8 gusht 1944 nė Helmės tė Skrapartit, nė Kongresin I tė Rinisė, morėn pjesė si delegatė edhe dy delegatė fteriotė: Nafiz Bezhani e Bilal Dusha.

                                                                                    Dilaver  SHKURTI

Nr.19 – prill, 2000

 

              ERDHI MANDATA PĖR TRE TRIMA

             Duke shfletuar gazetėn "Fterra jonė" , Nr.21 - gusht,2000, pashė tė botuar kėngėn e tre dėshmorėve tė fshatit tonė, Turhan Mato, Osman Memi dhe Azem Ēeli, dėrguan nga Saranda prej Mirteza Brinjės, i cili meriton falėnderime pėr kėtė kujtesė.

            Botimi i saj mė zgjoi shumė kujtime tė asaj periudhe tė stuhishme tė epokės sė madhe tė lavdishme tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare . Kuptohet qe Mirtezai nuk e ka ditur autorin e asaj kėnge.

            Ishte muaji maj 1944, kur lajmi i hidhur pėr tre trimat erdhi nė njė ditė nga shtabi i brigatės I Sulmuese. Nė tėrė fshatin u dėgjuan ulėrima. Dhimbja nguroi ēdo moshė. Sa shumė vaje, lotė e ligje derdheshin nga nėnat e motrat tona. Ishte njė shpėrthim i paparė i muzės sė pashoqe labe, tė cilat ngjallnin aq shume emocione.

            Kjo situatė emocionante frymėzoi bashkėfshatarin tonė, shume tė respektuar, Ismet Elezi, tė shkruante atė kėngė, flakė pėr flakė. Ajo kėngė pėrmban jo vetėm dhėmbjen e madhe pėr tre trimat, por brenda saj edhe karakteristikat e tyre, vuajtjet e shumta e hallet e tyre, objekt i tė cilave mund tė jenė shkrime tė tjera nė tė ardhmen

            Ismeti ynė, i flet Turhanit: "O Turhan o lule djalė, nga goja mjaltė lėshoje…". Nė kėngė u tregohej njerėzve se "Osman Memi u rrit jetim me plot vuajtje…", po kėshtu edhe pėr Azem Ēelin.

            Kjo kėngė u mėsua nga tė gjithė dhe shpejt filluan ta kėndojnė.

            Nga dėshira pėr ta kėnduar, me qėnėse rrima e pėrdorur nga autori afrohej nė rrimėn e kėngės sė dėshmorit Themo Vasi, qė u vra nė operacionin e parė gjerman nė atė zonė nė tetor 1943, nė mal tė Golemit, kėngės i adoptuam melodinė e saj, e cila kėndohej ēdo ditė nga tė rinjtė, e dalėngadalė doli edhe jashtė fshatit. Kjo kėngė qė pėrmban brenda  dhėmbjen, plotėsoi edhe traditėn e popullit tonė pėr t'u kėnduar trimave, qė bien pėr atdhe, duke i bėrė tė ecin bashkė lotė, ligje e kėngė.

            Autori kėtė gjėmė tė rėndė e konstaton se u bashkua edhe me dy tė rėnė mė parė, prandaj shkruan:

"Fuat e Hiqmet mė parė

dhe juve tė tre, o shokė!

Nga gjiri i Fterrės u ndatė,

e pushoni nėnė tokė".

            Ne bashkėkohėsit e tyre i kujtojmė ata me respekt, e ky kujtim e nder do tė shkojė nga brezi nė brez. Njėherėsh ne i urojmė autorit tė kėngės, Ismetit, shėndet e jetė tė gjatė pėr krenarinė e Fterrės sonė dhe pėr tė mirėn e shkencės e tė sė drejtės shqiptare.

                                                     

                                     Lurtfi DUSHA

Nr.22 – tetor,2000

 

NDERIM E RESPEKT  TE  PERJETESHEM PER  DESHMORET  E  FTERRES  SONE

 

Dashuria pėr vendlindjen dhe pėr Atdheun dhe dėshira pėr tė jetuar nė liri  e nė paqe nė trojet e tyre, si dhe urrejtja pėr armiqtė dhe pushtuesit e huaj, i ka karakterizuar fteriotet nė tė gjithė  brezat e shkuar e deri nė ditėt tona. 

Nė tė gjitha kohrat dhe momentet qė liria dhe pamvarėsia e vendit tonė kanė qėnė nė rrezik, fteriotėt i janė pėrgjigjur tė parėt duke u rreshtuar nė radhėt e luftetarėve pėr liri e pamvarėsi. Kjo u duk qartė dhe nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Pėrkrahja, ndihmesa dhe angazhimi direkt nė rreshtat e Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė 45 partizanėve e partizaneve dhe tė mbi 50 fteriotėve tė tjerė nė ēetėn territoriale tė Fterrės, pėrfshi kėtu djem, burra, gra, tė rinjė tė reja, vėrteton mė sė miri se sa luftėtar,  patriot e liridashės kanė qėnė dhe janė fteriotėt. Fterra i dha Atdheut 6 dėshmore, Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli dhe Shaqo Mita. Jeta vepra, dhe trimėria  e tyre deri nė dhėnien e jetės pėr lirinė e Atdheut, janė dhe do tė mbeten si treguesi mė kuptimplotė si kujtimi, nderimi e respekti mė i madh qė ruajmė pėr dėshmorėt e fshatit tonė.

       Duke e hedhur vėshtrimin mė tutje, nė vitet e historisė, mesojmė se, nė tė gjitha kohėrat Fterra ka lindur e rritur burra e gra, trima e trimėresha luftėtarė, qė me plagėt e  gjakun e tyre, kanė mbrojtur vatanin nga pushtuesit dhe armiqtė e ēdo ngjyre.

       Nga kujtimet e ruajtura brez pas brezi pėr  historinė e luftrave tė zhvilluara nga dokumentat e pakta qė ruhen, nga Fterra janė dalluar mjaft burra e gra tė cilet kanė treguar guxim e trimėri tė rrallė, deri nė dhėnien e jetės, pėr tė mbrojtur Atdheun, lirinė dhe pamvarėsinė. Kėshtu mund tė pėrmendim, luftetarin trim, tė mėnēur e patriot Lazo Kofina i parė.

        Mulla Lazo Kofina, ka lindur nė Fterrė rreth vitit 1800. Ai ka qėnė burrė trim, i zgjuar, kundėrshtar i betuar kundėr pushtuesve otoman, organizator dhe udhėheqės i lidhjes kundėr reformave tė tanzimatit. Ai ka qėnė  sekretar dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės. Veprimtaria e tij njihej nė krahinėn e Kurveleshit. Dhe populli e pėrjetėsoi veprėn e Mulla Lazos nė kėngė:

          Kurvelesh derė mė derė

          Me njė mulla Lazo Fterrė

          Lidhėn fjalėn e bėnė benė

          Qė nizamė tė mos venė…

       Duke parė veprimtarinė anti- osmane tė tij, autoritet osmane e cilėsuan si njė kundėrshtar tė rrezikshem, dhe pasi nuk ja dolėn dot me presione e kėrcėnime pėr ta larguar nga Besėlidhja Labe, i ofruan grada, shpėrblime e privilegje tė ndryshme, tė cilat Mulla Lazua nuk i pranoi dhe nuk u bė vegėl e tyre. Ai edhe pse i varfėr, mbeti deri nė fund bir besnik i idealeve pėr liri.

       Ja si e pasqyron rapsodi, tė kaluarėn e varfėr, por tė pastėr tė kėtij trimi tė pa pėrkulur:

    O’ more Lazo Kofina

     S’pranove lule e sqima

     Por me arna t’u mbush linja…

       Mulla Lazo Kofina ishte   udhėheqės i luftėtarėve fteriot. Ne librin e Mexhit Kokalari “Trimat e Kryengritjeve Popullore”, botim i vitit 1979, (faqe 143 – 145) autori shkruan: …Nė betejėn e pėrgjakėshme nė fushėn e Delvinės, u dalluan pėr trimėri tė rrallė luftėtarėt Gjirokastritė tė udhėhequr nga kordhėtari sypatrembur Ibrahhim Sina, trimat e Bregdetit, tė Ēamėrisė e tė Zhulatit tė komanduar nga Osmen Kuēi si dhe luftėtarėt e fshatit Fterrė, me nė krye Mulla Lazo Kofinėn .

Pėr veprimtarinė e tij patriotike si bashkluftėtar i Zenel Gjolekės, kundėr pushtuesve osmanė dhe duke mos pranuar tė bėhet vegėl e tyre, turqit  e kapin pabesisht dhe e masakruan nė fshatin e tij tė lindjes nė Fterre, nė vitin 1850.

Duke vlerėsuar aktivitetin patriotik tė tij me Vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Sarandė Nr.83 datė 21.7.1992, Mulla Lazo Kofina, shpallet ”DESHMOR I KOMBIT”.

          Njė fjalė e urtė e popullit thotė:  “dardha bie nėnė dardhė”, apo e thėnė ndryshe ”nga dera dhe soi i trimave, lindin vetėm trima”.

Nga ky fis dhe kjo derė me vonė dolėn luftėtarė tė tjerė. Nė vitet e luftes Nacionalēlirimtare nipi i Mulla Lazo Kofines, Iliaz Kofina, bashkė me tė birin, Sami Kofina, u radhitėn nė rreshtat e partizanėve nė brigatėn e I Sulmuese. Pėr veprimtarinė dhe trimėrinė e kėtyre luftėtarėve ndoshta ėshtė shkruar pak, por bashkluftėtarėt e tyre z. Nafiz Bezhani  e te tjere, tregojnė se kanė luftuar me njė trimeri tė madhe jo vetėm brėnda kufijve tė Shqipėrisė, por deri edhe nė Kosovė e nė Malin e Zi.

         Njė trim dhe luftėtar tjetėr i shquar qė ka  dalur nga fshati ynė ka qėnė edhe Islam Gjonika (Fterra). Islam Gjonika ka lindur ne Fterrė nė vitin 1835 dhe rridhte nga njė familje me tradita patriotike e liridashese. Ai ka qėnė jo vetėm njė luftėtar trim, por edhe komandant i ēetes se Fterres. Islami ka qėnė vallai i Mulla Selim Gjonikės i cili hapi shkollėn e parė shqipe nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916 dhe u bė mesuesi i parė i saj, si dhe vellai i  Ferhat Gjonikes.Vazhdim i trungut tė kėsaj familje me vonė, janė nipi i Islamit, Hidajet Gjonika dhe e bija e Hidajetit dhe e Xhevos, Liri Gjonika (Shkurti). Kjo ėshtė e vetmja dhe e fundit trashėgimtare e kėsaj dere dhe  e kėtij mbiemri.

         Nė janar tė vitit 1878, nė jug tė vendit, Atdheun tonė e sulmuan nga deti forcat shoviniste greke. Nė fillim ju drejtuan Himarės, por pasi nuk mundėn qė ti benin pėr vehte djemtė dhe burrat himarjotė, nuk zbarkuan dot nė Himare, ju drejtuan gjirit tė Sarandės, me qėllim qė tė kapnin e tė merrnin Kalanė e Lėkurėsit.

       Pėr kėtė ngjarje tė madhe tė kohės populli, shkruan:

Qė nė Sarand’ e Kastri

Vjen vaporri zeherlli

Nėpėr det si mal i zi

Njė vaporr me tri gjemi

Perdridhet si gjarpėri

Veshtron vendin me dylbi

Ku bie  Lėkuresi …

         Nė kėto kushte luftėtarėt e tė gjitha krahinave dhe komandantėt e ēetave u organizuan dhe marshuan drejt Sarandės pėr tė organizuar mbrojtjen  e Lėkurėsit nga pushtuesit shovinist. Bashkė me e krijimin e ēetave, linden dhe kėngėt patriotike tė cilat bėnin thirrje pėr organizim e qėndresė ndaj okupatorit shovinist

. Dolli greku nė Sarėndė

Kush ėshtė djalė nė kėmbė

Tė hidhet, tė zėrė vėndė…

 

Ē’kerkon Jorgua i Greqisė

Nė sinor tė Shqipėrisė

Shqipe e zezė si korbi pisė

Do t’a bėjė qė tė noisė…

         Tė gjithė luftėtarėt e krahinave jugore zbritėn ne fushėn e luftės pėr tė “mirseardhur”komshiun e paftuar. Qellimi kryesor dhe i vetėm ishte zmbrapsja e pushtuesit dhe mos lejimi i pushtimit tė Sarandes dhe veēanėrisht mbajtja e Kalasė sė Lekursit. Luftetarėt e kėtyre ēetave udhėhiqeshin nga komandantėt trima si: Idris Alidhima, Rakip Gjocaj nga Zhulati, Bako Ēarēani nga Fushbardha, Islam Gjonika nga Fterra, Rakip Delvina, Iliaz Tatėzati, Myslim Zenel Gjoleka, etj.

       Sipas tregimeve dhe dokumentave qė ruhen pėr kėtė ngjarje, luftimet ishin shumė tė ashpra dhe megjithėse pushtuesit ishin me forca tė shumta e tė armatosur, nuk mundėn qė ta pushtonin dot Sarandėn dhe Kalanė e Lekurėsit. Nė kėtė luftė mbetėn tė vrarė edhe dy trima nga fshati Fterrė, komandanti i ēetės Islam Gjonika, - Fterra -  ( janar i vitit 1878)  dhe luftėtari Barjam Mehmeti, (nė shkurt) tė po atij viti. Pra lufta ka zgjatur rreth dy muaj.

         Me tė njėjtin vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Sarandė me tė cilin u shpall deshmor i kombit Mulla Lazo Kofina, u shpallėn “Deshmore te Kombit” edhe Islam Gjonika dhe Barjam Mehmeti.

Tė kujtosh e tė nderosh ata qė dhanė jetėn pėr liri, ėshtė njė detyrim i brezave. Ndaj kėto pak rreshta qė po u kushtojmė nė faqet e gazetės sonė, bashkė me botimin e vendimeve pėr shpalljen e Mulla Lazo Kofina, Islam Gjonika dhe Bajram Mehmeti “Dėshmor e Atdhetar i vjetėr”, ėshtė njė shėnjė respekti qė meritojnė dėshmorėt e lirisė tė tė gjitha kohėve. Ata pėrbėjnė vlera nė traditėn liridashėse fteriote. Me kėtė rast njė falėnderim tė posaēėm duam ti japim mikut dhe dashamirėsit tė Fterrės, Llahe Hysi nga Borshi, i cili pasi u njoh me kėto dokumenta ja vuri nė dispozicion redaksisė sė gazetės sonė.

       Lavdi tė pėrjetėshme dėshmorėve tė fshatit tonė..

                                                                             Feksor    SHKURTI

Nr.38 – prill 2004

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA