FTERIOTET

Fatime Mato

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

ISHTE NĖNA E FUATIT, NJĖ SPARTANE

 

                Mė kujtohet ai janari i zi i vitit 1943, kur nėnė Fatimenė tėrė natėn nuk e zinte gjumi. Ashtu, veshur me ca ēitjane tė zeza e me njė mandile tė zezė nė kokė, herė dėgjonte nė qetėsi e herė shikonte nga dritarja nė errėsirėn e natės po gjumė nė sy nuk i vinte dot. Djali i vogėl, Fuati, i kishte shkuar me pushkė nė krah nė aksionin qė bėhej kundėr italianėve nė postbllok nė Borsh. Kishte shkuar me shumė bashkėfshatarė dhe me ēetėn e Kuēit. Nėnė Fatimeja ia kishte merakun Fuatit, se ai ishte mė i vogli, por dhe mė guximtari e nuk e ndiente frikėn. Prandaj ajo nuk flinte, po pėrpėlitej nė rroba. I dukej minuta orė dhe ora kush e di sa e gjatė. Diku lehnin qentė dhe ajo priste mos po i kthehej djali. Por mė kot. S’kishte shumė kohė qė nga familja ishte ndarė bashkėshorti i saj, babai i fėmijve dhe e kishte hidhėruar pa masė. Edhe Turhani ishte nė shkollė, nė Normalen e Elbasanit, larg. Fuatin e kishte drejtuesin e halleve tė shtėpisė. Por ja qė nė kėtė natė tė zezė tė janarit atij i ishte mbushur mendja top se fashizmi pa luftė nuk mund tė ikij, se armikun e luftojnė burrat dhe Fuati e quante veten burrė, megjithėse ishte akoma nė tė shtatėmbėdhjet vitet.

            Sapo vinte e nata bėhej mė e padurueshme dhe mė e trishtueshme. Nėnė Fatimeja deshi njė herė tė dilte tek ndonjeri pėr tė pyetur, por prapė mendoi se s’do mėsonte gjė e si zakonisht drejtoi lutjet tek Zoti. Ruaje o Zot, se ėshtė akoma i vogėl, i paditur pėr kėto punė. Doli tek dera dhe pa se kishte kaluar mezi i natės. Diku dėgjoi dhe njė zė burri, por nuk e kuptoi se nga erdhi dhe kush mund tė ishte. S’vonoi shumė dhe u dėgjuan zėra edhe nga gjitonėt. Posa filloi tė hapeshin dhe shenjat e ditės, po atėherė nėnė Fatimesė sytė iu errėsuan mė shumė.Pa nė portė se po hynin disa vetė, burra e gra. Menjėherė e ndjeu si ishte puna, - Hajdeni, hajdeni se .... Lufta gjak kėrkon dhe gjakun e japin burrat qė luftojnė.E kishin parė Fuatin qė kishte kaqė ditė qė mblidhte fishekė dhe kishte pastruar armėn. I kishte folur Nėna, por ishte e kotė, mbasi ai qe i ve-ndosur pėr luftė. - Vėllezėr dhe motra, lufta sapo ka filluar. I pari kėtu nė Fterrė na u vra Fuati im. Po lufta do kėrkojė dhe tė tjerė. Lufta qė filloi do tė vazhdojė deri sa tė realizohet ideali i Fuatit dhe i tė gjithė shqiptarėve.

            Dhe kur Nėnė Fatimesė  ia prunė Fuatin dhe e shtrinė nė mesin e odės, zėri i saj dridhėroi:

            - Xhani i nėnės, plagėn e paske marrė nė gjoks... I ke qėndruar armikut ballė pėr ballė, tė keqen nėna! E paske plagėn tė madhe, o trim i nėnės! Nė sy e nė vetulla tė shoh urrejtje pėr armikun. Nė faqe e nė buzė shoh buzėqeshjen tėnde, shpresė pėr tė ardhmen. O bir i nėnės! Ē’tė ka hypur ky nur! Nėna, o bir, nuk tė qan, se nuk qahen trimat. Trimat nuk kthehen nga ideali i tyre, qoftė edhe kur u kėrkohet jeta.

            Kjo ishte nėnė Fatimeja e atij janari tė vitit 1943. Poeti Memo Meto i kėndoi:

Ishte nėna e Fuatit

            njė spartane,

ju flet shokėve dhe shoqeve            

krenare, etj.

                                         Hader HADERI

Nr.12 – shkurt, 1999

 

BREZA NĖNASH – FATIME E XHANE…

            Jeta dhe vazhdimėsia e jetes sigurohet nga nėna, se Nėna lind njeriun. Nėna i do fėmijėt sa veten e mė shumė se veten. Pėr e  tillė njihet dhe Nėna Fatimea e Mate, qe lindi e rriti dy djem e njė vajzė, Turhanin, Fuatin e Xhanen.

            Nėna fteriote i ka nisur djemtė pėr mbarėsi, ne punė. I ka percjellė dhe pėr nė Kurbet. I ka  dėrguar dhe nė shkollė pėr t’i arsimuar. Por i ka nisur edhe ne luftėn pėr liri. Kėshtu, Nėnė Fatimea, djalin e parė Turhanin, e nisi pėr nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, ndėrsa Fuatin e vogėl e mbajti nė shtėpi, nė Fterrė. Xhanen, bijėn, e rriti si ēdo nėnė pėr nė “derėn” ku do tė  ndėrtonte jetėn e saj. Por dy djemtė e saj tė dashur, Turhanin dhe Fuatin, i thirri koha, i kėrkoi liria, se fashizmi pushtoi Shqipėrinė.

            Dhe, 60 – vjet mė parė, nė natėn e 27 janarit, Fuati, shoku im, i fėmijėrisė dhe i rinisė,  shkoi nė ēetėn e Fterrės  nė betejėn e parė, nė sulmin partizan kundėr fashistėve,qė ishin vendosur nė postobllokun e Borshit. Kėtu u bė beteja. Kėtu, Fuati u bė dėshmori i parė i Fterrės dhe i Rinisė sė  Kurveleshit. Rėnia e Fuatiti shkaktoi dhembje. Akti i tij frymėzoi dhe luftėn pėr liri. Por frymėzim dha edhe nėnė Fatimea, e cila, nė ceremoninė e varrimit tė dėshmorit partizan, Fuat Mati, si grua trime , pasi i falenderoi pjesėmarrėsit pėr nderin qė i bėnė nė lamtumirėn e fundit tė djalit tė saj, shprehu  kėto fjalė: “Ėshtė koha qė tė mbajmė lotėt e tė mos qajmė mė, se lufta qė kemi filluar do tė na marrė edhe djem e vashėza tė tjerė, prandaj tė shtrėngojmė radhėt e t’i japim pėrgjigjen e merituar armikut e tradhėtarėve qė janė lidhur me ta”.

 Ky moment e frymėzoi dhe Memo Meton, qė lartėsoi e fisnikėroi figurėn e nėnės shqiptare si pjesėmarrėse nė luftė: Nėna e Fuatit, njė spartane/ siē e cilėson  poeti, porositi qė tė mos qanin/ se si djalin tim Fuatin, kėtė herė/ armiku do na vrasė dhe tė tjerė…

Por pėr Nėnė Fatimenė nuk mbaroi me kaq. Ajo e ndjeu se lufta do tė merrte dhe djem tė tjerė Merakun, qė nuk e shprehte, e kishte pėr Turhanin.

            Mė 1 maj 1943 Turhani doli parizan nė ēetėn e Dumresė, bashkė me 100 normalistė tė tjerė, bij nėnash nga e gjithė Shqipėria. Mbaj mend kur  Turhani mė dha porositė pėr Nėnėn dhe motrėn e tij tė dashur Xhanen: “ I pėrqafo nė emrin tim. Unė do tė luftoj kundėr okupatorėve derisa tė ēlirojmė Atdheun tonė. Ndėr kohė do tė marr hakun e vėllait tim, Fuatit. Xhanes i lė amanet Nėnėn e plagosur rėndė”. Ai kishte merak pėr nėnėn. Nė ditarin e tij tė datave 7 dhe 13 dhjetor 1943, midis tė tjerave shkruan: “Kisha qejf pėr tė shkuar nė shtėpi, nė pėrvjetorin e parė tė vrasjes sė Fuatit. E shkreta Nėnė, me gjithė ato kusure rron se rron. Mė thanė se ėshtė dobėsuar shumė. Shkaku kryesor ėshtė ai i Fuatit, i cili e mblidhte nė shtėpi, e qė tani rri vetėm nė ato mure tė shkreta. I kam shkruar letra, i jap kurajo pėr tė duruar edhe pak kohė, siē ka duruar, deri sa tė vijė dita e lumtur qė tė takohemi”.

            Por ja qė fati nuk deshi. Edhe Turhanin e vetėm, qė ajo e deshte aq shumė, nuk e gėzoi dot. Fuati e la gjakun nė Borsh, ndėrsa Turhani nė Skrapar. Trupat e tyre, shkuan nga njė vend nė tjetrin, u prehėn nė Fterrė, nė Kuē e tanii nė varrezat e dėshmorėve nė Sarandė.

            Xhania, qė siē ka emrin ka edhe shpirtin, kjo grua fisnike, motra e vetme e Turhanit dhe e Fuatit, bija e shtrėnjtė e nėnė Fatimesė, qė nė ditėt e para pas ēlirimit u nis drejt maleve tė Skraparit pėr tė kėrkuar trupin e Turhanit. Me pas, u martua me Mehmet Dushėn, komisarin e komandantin trim tė reparteve tė mėdha partizane, delegatin e Kongresit historik tė Pėrmetit. Ajo e vuri nė qoshe Nėnė Fatimenė, krahas vjerrės sė saj Zenepes, nėnės sė katėr partizanėve tė familjes Dushaj. Megjithėse Xhanes i fali Zoti 6 fėmijė, tė cilėt ua ngrohėn zemrėn gjysheve tė tyre, ajo asnjėherė nuk e harroi  plagėn pėr vėllezėrit e saj dėshmorė,qė i kujtoi e i kujton gjithmonė me mall,me dhimbje.

            Nė krahėt e sė bijės Nėnė Fatimeja mbylli sytė.Trupi i saj pushon nė varrezat e Sharrės me jo pak fteriotė. Vazhdimisht bashkėfshatarėt e tė afėrmit i vizitojnė me nderim.

            Ėshtė njerėzore dhe nė nderin e Fterrės e fteriotėve, qė, sado vite tė kalojnė, t’i kujtojnė me respekt ata qė jetuan midis nesh e tashmė janė ndarė pėrjetėsisht. Ndėrmjet tyre dhe Nėna Fatime me dy djemtė dėshmorė, Turhanin e Fuatin, por dhe Nėnė Zenepen me djemtė e saj Hiqmetin deshmor dhe Mehmetin e Bilalin..

            Me nderim do tė kujtohen pėrherė gjithė Nėnat fteriote pėr djemtė e vajzat qė lindėn e rritėn nė dobi  tė Fterrės e gjithė Shqipėrisė

E tillė ishte Nėnė Fatimeja e paharruar.

                                                                                 Dilaver SHKURTI

Nr.32 – shkurt, 2003

 

Mbresa

Pėr Nėnė Fatimenė e dy dajat e mi dėshmorė

 

            Hapa faqen e gazetės “Fterra jonė”, ku ishte shkrimi pėr Nėnė Fatimenė, gjyshen time tė dashur e tė paharruar, atė grua trime qė mbeti nė historinė e Fterrės, po dhe nė historinė e nėnave shqiptare, nėnėn e dy dėshmorėve, Turhanit e Fuatit, qė Memo Meto oratori e pėrjetėsoi me poezinė e tij “Se liria i ka rrėnjėt mu nė gjak”, duke i dhėnė pėrmasa historike.

Pashė fotografinė e saj dhe lotėt mė rrodhėn nga sytė. Mu shfaq para syve fytyra e saj e ėmbėl, e hequr, e bardhė e aq e dashur pėr mua, sytė e saj bojėqielli tė bukur, qė megjithėse e sėmurė dhe e plagosur rėndė, ishin aq shprehės. Ata shprehnin dhimbjen e thellė pėr ata qė kishte humbur, shprehnin dashurinė e madhe pėr ne, fėmijėt e Xhanes sė saj tė vetme, shprehnin mirėnjohjen e thellė pėr tė gjithė ata qė e rrethonin dhe e donin. Ajo dinte si tė jepte dashuri, dinte tė respektonte e tė vlerėsonte gjithēka tė mirė tek njerėzit. Kur mendon se gjyshet tona ishin pa shkollė e kishin sjellje aq brilante kupton atė qė themi ne, por qė e thotė kushdo qė ka qenė nė Fterrė e ka njohur fteriotė, qė ėshtė fshat me traditė e kulturė. Kujtoj fjalėt e saj kur na kėshillonte si tė silleshim, si tė donim njeri tjetrin, si tė respektonim tė moshuarit, si tė ndihmonim kėdo qė ishte nė hall. Mėsimin mė tė madh na e jepte ajo vetė me shembullin e saj.

Nuk harroj kurrė kur shkoja me vrap nė shtėpinė e saj, sidomos gjatė verės, e thėrrisja nga oborri:

- “Nėno! Erdha unė.”

- “Mirėserdhe, dritė e nėnės. Eja tė keqen nėna – dėgjohej qė brenda zėri i saj i ėmbėl dhe i ngrohtė e me njė drithėrimė, qė vetėm ajo mund ta shqiptonte, e qė unė kurrė nuk e harroj. Sa herė qė fliste do tė thoshte ato shprehje aq tė bukura karakteristike tė fshatit, qė mua mė pėlqenin aq shumė si: “Jetė e nėnės”, “Shatģ” (fjalės “shatģ” nuk ia dija kuptimin, edhe sot nuk ia di, por kur e shqiptonte ajo mua mė ngrohte shpirtin) ose “O dritė e nėnės”, “O mjaltė i mjaltit”O nur i nėnės” etj. etj.

- “Nėno, mė ka marrė uria”

- “Shko nė kamare, nė manxato, o jetė, se do tė gjesh atje pėr tė ngrėnė”.

Dhe vėrtet nė kamaren pranė oxhakut, nė manxato, do tė gjeje patjetėr diēka tė gatuar nga dora e saj si: kabuni, hallvė, revani ose qahitė qė mė shijonin aq shumė. Vezėt e freskėta tė ziera ishin pėrherė atje, se ajo e dinte qė ne me radhė mund tė vinim nga ēasti nė ēast nga Nėnė Zenepja ose nga fqinjėt tanė ku ne luanim. Ose kur gatuante diēka, qė ne e pėlqenim dhe ende ishte  nė zjarr, thoshte:

            - “Prit pak, zemėr e nėnės, sa tė dalė kulaēi nga zjarri. Mos e prish oreksin tani

E ne rrinim pranė oxhakut duke pritur me padurim tė dilte kulaēi nga zjarri. Kulaēi pjekur nė hi i Nėnė Fatimesė, shoqėruar me djathin e bardhė tė fshatit e me qumėshtin e dhisė sė saj tė bardhė, mua mė shijonte aq shumė sa mė duket sikur nuk kam provuar kurrė mė shije tė tillė.

Ose kur thoshte : “Shiko nė hambar, xhan i nėnės, se atje do tė gjesh e merr ē’tė tė pėlqejė”

Hambari i Nėnės nė manxato ishte gjithmonė plot nė vjeshtė me rrush tė thatė, bukėfiqe, vargje fiku, tė cilat ajo dinte t’i bėnte aq tė mira, sa unė rrallė kam ngrėnė mė si ato. Atje do tė gjeje gjithmonė arra, shegė, portokalla, mandarina e plot fruta tė tjera, qė ishin nė koshtrat e nėnės nė atė kohė, ose mjaltė nga bletėt e saj etj.

E paharruar mbetet nė kujtesėn ēdo gjė nė shtėpinė e saj tė vogėl, me gurė tė skalitur, por qė mua atėherė mė dukej shumė e madhe, oborri, qė gjithmonė ishte i fshirė, drutė e vėna stivė  nė rregull, lulet nė rrėzė tė murit tė shtėpisė, shkallėt e vogla qė zbrisje nė vijėn e ujit tė shkallės, dhia e bardhė e lidhur te njė nga pemėt e oborrit, pulat e zogjtė qė ne luanim me to, furra karakteristike (qė ishte nė ēdo shtėpi tė Fterrės), ku piqeshin bukėt, byrekėt e tavat e ndryshme. Po e veēantė do tė mbetet pėrherė nė kujtesėn time dhoma nė katin e dytė tė shtėpisė, gjithmonė e bardhe e pastėr, lyer me gėlqeren karakteristike tė Fterrės.

Sapo ngjiteshe nga shkallėt lart, nė katin e dytė, pėrballė ishte oxhaku i shtruar me korosan tė kuq, qė ajo e bėnte vetė ēdo pranverė kur shkonte nė fshat, dhe qė gjithmonė shkėlqente nga pastėrtia. Mbi oxhak binin nė sy dy fotografi tė zmadhuara, vendosur nė korniza tė njėllojta, tė dy djemve tė saj, Turhanit e Fuatit, dhe nė anėn tjetėr tė faqes sė murit, ishte njė tufė me kalli gruri e thurur gėrshet, qė mua mė bėnte pėrshtypje.

Ato dy fotografi mbi oxhak pėr mua ishin mjaft tė njohura, se ne i kishim edhe nė shtėpinė tonė nė Tiranė, por atje, nė muret e shtėpisė sė Nėnės, ato mė dukeshin ndryshe. Mė dukeshin ndryshe se Nėna fliste me to dhe pėr mua atje ato ishin si tė gjalla. Kishte rastisur, kur kisha hyrė papritur nė shtėpi, tė dėgjoja zėrin e Nėnės qė me dikė fliste. Ngjitesha shkallėve dhe shihja Nėnėn vetėm, tė ulur nė gjunjė pėrpara kėtyre fotografive e mė dukej sikur qante, por edhe sikur bisedonte.

- “Nėno, ēfarė po bėn, ti po qan? – pyesja

- “Jo, xhan i nėnės , nuk po qaj, po llafosem me djemtė.”

- “Po ata nuk tė dėgjojnė” – vazhdoja unė.

- “Jo, jo , nuri i nėnės, ata mė dėgjojnė e mė flasin”.

- “Jo, jo, ti po qaje , ti na ke thėne neve se nuk do tė qash mė, se na ke ne” – insistoja  unė.

- “ Po unė ju kam juve e ju paēa me shėndet, shpirt i nėnės, se ju jeni gėzimi im e  unė  nuk qaj mė, por me ata llafosem” – pėrgjigjej Nėna ime.

Fjalėt e saj ishin aq bindėse, sa mua vėrtet mė dukej sikur ajo fliste me djemtė nė fotografi dhe ata i pėrgjigjeshin asaj. Prandaj ato fotografi ishin tė gjalla pėr mua. Ata, dy djemtė e rinj, tė pashėm, trima tė gjyshes sime, dy vėllezėrit dėshmorė tė mamasė sime, Xhanes, dy dajat tanė idhull pėr ne, qė buzėqeshnin nga fotografitė, pėrherė kanė qenė tė afėrt pėr ne, pėrherė kanė qenė tė gjallė midis nesh. Ne u rritėm me ta, u edukuam me shembullin e tyre e ndjehemi krenarė qė jemi pasardhės tė tyre.

Unė atėherė nuk e kuptoja, por mė vonė mėsova se ajo bisedė e Nėnės me djemtė ishte vajtimi i nėnės labe me ligje. Kėtė e mėsova nga nėnat e mia, e mėsova nga Xhania ime, se gjithė jetėn, sa herė qė ishin vetėm, ato qanin me ligje pėr tė dashurit e tyre tė paharruar qė kishin humbur. Fjalėt qė thoshin nuk ishin fjalė tė thjeshta, ato ishin poezi, artistikisht tė thurura e mjaft tė gjetura, sepse dilnin nga shpirti i tyre i pėrvėluar, i ndjeshėm e artistik. Tani mė vjen keq qė nuk kam mbajtur shėnim ēfarė unė kam dėgjuar nga ato.

Djemtė dėshmorė tė gjyshes sime kanė qenė tė gjallė ēdo 5 Maj nė shtėpinė tonė tė madhe nė Tiranėn e Re, kur vinin tė afėrm, miq, shokė e fteriotė pėr vizitė pėr tė pėrkujtuar e nderuar veprėn e tyre. Nė kėtė ditė kujtoheshin Turhani, Fuati e Hiqmeti, xhaxhai im, djali dėshmor i Nėnė Zenepes, vėllai i babait tim, babai i Dushos sonė. Tė tre kėta pėr mua e pėr gjithė familjen tonė kanė qenė gjithmonė tė pandarė e midis nesh.

Trimėria, heroizmi, sakrifica e tyre sublime do tė kujtohen pėrherė nga ne e nga fterjotėt.

                                                                                   Besa DUSHA

Nr.49 – prill 2006

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA