FTERIOTET

Razip Gjoni
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Enter subhead content here

 

PER LIRINE LUFTOI, POR LIRINE S'E GEZOI

 

Jetes nuk i dihet si te vjen. Shume here te ka ne dore dhe nuk e ke. Dhe Razipin e pati jeta ne dore. Keshtu u ka ndodhur, shumeve e shumeve. Dhe, megjithese ishte njeri korrekt me jeten, korrekt me punen, korrekt me njerezit, perseri  jeta i shkoi ashtu siç e di vetem shpirti i tij, duke marre me vete ne shpirtin e vet dhe "sekretet" e jetes se tij.  

U perpoqa te mesoj diçka sa me te sakte per te, pavaresisht se per jeten e Razipit  kam dhe mbresat e mia. Per ta njohur me mire, shpesh e kam shpure biseden tek jeta e Razipit. Nurçia  me ka ndihmuar me shume, se plagen per Razipin e ka plage ne zemer, siç mund ta kete çdo vella per vellane e vet.

Ne Maje te Gjone lindi ne prill 1926  dhe ne maje te jetes mbeti moralisht. Femija e pare e Xha Muslliut dhe Bulle Taibese ishte, dhe partizan i pare shkoi ne Brigaden e Pare, kur ne Fterre erdhi kompania e asaj Brigade, me komisar Tuk Jakoven. Nxenes i mire i Mesues Neimit ishte, dhe i mire mbeti tere jeten. Te fisme ishin prinderit e tij dhe i  fisme u tregua ne jeten e tij dhe Razipi.

Karakterin e forte  e tregoi pa mbushur 12 vjeç, kur shkoi per te punuar ne Himare, duke mos u bindur as prinderve, qe te rrinte me bageti ne Krizen e Borshit. U fut ne Bollanaj per te bere punet e shtepise, ku mesoi te fliste greqisht. Por karakteri kryelart i tij nuk duronte nenshtrim. Ndaj iku ne Portin e Durrësit, ku u fut ne nje firme italiane. Ne fund te vitit 1940, u kthye ne Fterre. Dashuria per lirine e lidhi me luften kunder pushtuesit nazifashist. Me devocion e kreu dhe detyren ne repartet e ndjekjes te diversionisteve, ku mori dhe plage te rende ne krahun e djathte te tij. Pas asaj plage, beri nje vit shkolle per polici, ku u shqua dhe perfitoi graden Marshall, siç i thoshnin atehere.. 

Razipi beri emer ne Brigaden e Pare Partizane me trimerine qe e tregoi dhe me vone ne Grupin e pare, Delvine, por emer beri dhe ne Sarande, si punonjes policie ne vitet pas Çlirimit me korrektesen ne detyre;  emer beri dhe kur u denua per disa vjet ne burg, se, per karakterin e tij te forte, nuk denoncoi miqte e njerezit e tij qe kishin thene "llafe kafenesh" se do te iknin ne Korfuz;  emer beri dhe me faktin qe nuk denoncoi dhe ata qe e kishin denocuar per mosvigjilence revolucionare, dhe ata qe i kishin "perkedhelur" sedren se i ishte bere padrejtesi, duke mos e graduar me grada te larta e per karriere te larte, dhe per ata qe iu "qepen" pas, per te zbuluar "armikun", qofte ndonje kuçjot, qofte ndonje "mik" fterjot. "Historite" me ta i mori me vete, duke ia lene shpirtin e tyre, qe Zoti t'i gjykoje.

Per Razipin te fliste me respekt  Vehapi, qe e futi ne pune ne Minieren e Pukes bashke me Muho Dhulin, kur politika e kohes e shikonte me "syrin e njerkes". Ndaj Razipi e kishte "kyçur" gojen. Vetem duart i punonin per te nxjerre nen toke pasuri minerare. Dhe kur ishte ne spitalin e Tiranes ne gjendje te rende, gojen nuk e shqepi, njeri nuk pergojoi, madje as atyre, qe ishin fajtor ndaj tij, nuk ua zuri emrin ne goje. Kjo sepse tere jeten, ne kushte te mira dhe ne kushte burgu, ruajti moralin e paster dhe karakterin e forte e stoik.  Prandaj beri emer dhe emer te mire la Razipi, dhe ne jeten e tij te lire, dhe ne 10 vjet te jetes se tij  te burgosur e te "njolles" politike qe e ndoqi si "hije" deri sa vdiq ne duar e Nurçes e te Astritit, deri sa shpirti i shkoi ne Qiell e trupi, me zemren plot plage, u kumis prane babait te tij, Muslli Gjoni, ne Shesheza, duke lene ne pikellim Miron me 4 femijte: Vilon e tri vajzat. Razipi, eshte nga ata qe, luftoi per lirine, por lirine nuk e gezoi. E megjithate, lufta per liri, puna per te jetuar, morali dhe karakter i   forte, e bene me emer Razipin tone.

           Guro ZENELI

Nr. 30 – shtator, 2002

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA