FTERIOTET

Tare Braho

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 
T A R J A - 
MĖSUES DHE EDUKATOR I NDERUAR

             Ka jo pak njerėz tė shquar qė lenė gjumė dhe nė kujtesėn e brezave pasardhės. Njė i tillė ėshtė edhe Tarja ynė. Sepse Tarja me punėn e tij arriti tė vlerėsohet nė opinionin e kohės qė jetoi si mėsues i nderuar e i respektuar. Fterra jonė ka nxjerrė shumė mėsues tė tillė. Por Tarja ėshtė ashtu siē thonė latinėt: primus inter pares! - I parė ndėr tė parėt. Kėshtu u dallua si nxėnės nė tre klasat e shkollės fillore nė Fterrė, kėshtu nė klasėn e IV dhe te V-tė nė Tepelenė. Dhe po kėshtu nė shkollėn Normale nė Elbasan. U shqua pėr vullnet tė fortė nė jetėn e tij 66 vjeēare. Lindi nė Fterrė dhe u varros nė Vlorė, ku punoi e jetoi shumicėn e jetės sė tij si mėsues. Pak kohė, sė bashku me Hiqmet Shehun, shkoi si mėsues vullnetar dhe nė fshatra tė ndryshme tė Kosovės, qė e donin aq shumė gjuhėn e dashur shqipe.

            Tarja dha ndihmesėn e tij nė Kongresin e Parė tė Arsimtarėve Antifashistė tė Shqipėrisė, qė u zhvillua nė Korēė nė 25-27 nėntor 1944, detyrat e tė cilit i shpėrndau nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė. Me kėmėngulje punoi e drejtoi  sidomos nė disa shkolla si nė Trevllazėr e Tėrbaē, Kuē, Himarė e Sarandė e pėr vite tė tėra nė Vlorė. Ishte njohės i mirė i gjuheės e letėrsisė shqipe pėr shkollat e mesme. U bė dhe metodist i  mirė nė shkollėn e mesme pedagogjike Vlorė, ku ka ndihmuar jo pak fteriotė pėr tė vazhduar studimet e mesme e tė larta, tė cilat dhe vet i kreu nė vitet 1953-1957. Ditarin e mėsuesit dhe librin pėr tė lexuar nuk i hoqi kurrė nga ēanta e tij. “Jam mėsues dhe nxėnės nė tė njėjtėn kohė” - thoshte Tarja shokėve.

            Nė ditėn e vitit 1988 kur Tarja u nda nga jeta e kur dashamirėsit e miqtė po e pėrcillnin pėr nė banesėn e fundit, njė i panjohur u bashkuia me kortezhin.” Unė,tha ai - nuk njoh asnjė nga ju, por do tė vij nė varrimin e kėtij burri, se mirėsi mė ka bėrė jo vetėm mua, por edhe shumė tė tjerėve. Unė do tė vij dhe ne emėr tė atyre”.

            Shembull i mirė u bė Tarja pėr tė gjithė sa e njohin e pėr tė gjithė brezat e nxėnesve qė mėsuan prej tij, sepse ai nuk e kurseu as mirėsinė e as diturinė pėr tė tjerėt. Nė kujtesėn e tė gjithėve mbetet si Mėsues dhe edukator i nderuar, si njeri i qetė qė nuk diti tė prishė qejf me njeri.

            Pėr tė tillė e pėrkujtojmė dhe tani nė 10 vjetorin e vdekjes sė tij, ne fteriotėt e gjithė sa e njohin.

                                                                                          Rait BRAHO

Nr.12 – shkurt,1999

 

 

Shpirtmadhėsia - tipari dallues i Tare Brahos

           

Ėshtė lindur mė 1922 nė Fterrė dhe e ka mbyllur jetėn mė 1988 nė Vlorė.

            Jeta e Tares, si e shumicės sė intelektualėve tė Fterrės ka kaluar pėrmes peripecive tė mėdha tė kohės pėrmes dallgėve tė jetės, nė pėrpjekje tė mundimshme pėr tė marrė arsim e kultrurė.

            Tri klasė tė shkollės fillore i kreu nė vendlindje, kurse klasėn e katėrt dhe tė pestė nė Tepelenė, pranė vėllait tė tij Remziut.

Mėsimet mė vonė i vazhdoi nė Normalen Elbasanit, tė cilėn e pėrfundoi mė 1943. Nė shkollė u aktivizia nė Lėvizjen Antifashiste Nscionalēlirimtare, duke qėnė shok bashkė me Thoma Deljanėn dhe shpėrndarės natėn, bashkė mė tė, tė komunikatave dhe shkrimin e parullave antifashiste nėpėr muret e shtėpive elbasanase.

            Si Atdhetar qė ishte, iu pėrgjigj thirrjes pėr tė ēelur e dhėnė mėsim nė shkollat shqipe tė Kosovės, ku shėrbeu njė vit dhe nuk u kthye dot me, pėr shkak tė acarimit tė luftės.

            U kthye nė Tiranė, ku gjithashtu u aktivizua nė lėvizjen antifashiste dhe pėr kėtė, nė kryeqytetin ende tė pushtuar, u zgjodh delegat pėr nė Kongresin e Parė tė Arsimtarėve antifashistė, qė u mbajt nė Pėrmet nė prag tė ēlirimit tė atdheut.

            Deri atje shkuan mė kėmbė sė bashku me Hiqmet Shehun e arsimtarė tė tjerė. Udhėtuan rrugė e pa rrugė dhe ēuan nė atė Kongres frymėn e lartė atdhetare dhe betimin pėr tė punuar me nder pėr edukimin e brezit tė ri tė Shqipėrisė, pėr tė luftuar kundėr plagės mė tė rėmdė tė kohės, analfabetizmit. Ai e tha fjalėn e tij edhe nė atė Kongres.

            Fill pas ēlirimit u emėrua nė qytetin e Vlorės, nė shkollėn e Skelės, por atdhetarizmi dhe humanizmi e bėnė qė tė dilte vullnetar pėr nė shkollat e fshatit dhe punoi me pėrkushtim nė Trevllazėr e Tėrbaē dhe pas tyre nė shkollėn 7-vjeēare tė Himarės dhe Sarandės.

            Edhe nė Sarandė iu pėrgjigj thirrjes, tė bėrė nė njė mbledhje nga goja e Tahir Kadaresė, pėr tė punuar nė zonat e vėshtira malore dhe Tarja, i pari, si njeri i sakrificės qė ishte, shkoi nė Kuē, si drejtor i shkollės 7-vjeēare dhe pastaj si inspektor i arsimit nė lokalitetin e Kuēit.

            Pėrkushtimi nė punė dhe aftėsitė e larta pedagogjike bėnė qė ta thėrrasin nė seksionin e arsimit tė rrethit tė Vlorės, fillimisht si inspektor shkollash dhe pastaj inspektor kuadri. Tė shumtė jane ata ish nxėnės dhe mėsues tė Vlorės qė flasin pėr ndihmėn metodiko-shkencore gjatė inspektimit dhe pėr pritjen e pėrzemėrt dhe sqaruese qė u bėnte hallexhinjve.

            Tarja ndihmoi shumė nxėnės dhe mėsues pėr tė vazhduar shkollat e mesme e tė larta dhe veēanėrisht shumė fteriotė, si kur ishte nė lokalitetin e Kuēit dhe kur shėrbente nė Vlorė.

            Dhe pėr kėtė ndihmesė nuk mund tė barazohet me asnjė nė Fterrė dhe mė gjerė. Nė rrugėn e ēelur prej tij vazhdoi mė vonė dhe Raiti, qė shėrbeu prej 19 vjetėsh si shef kuadri dhe kryespecialist nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės.

            Tarja, ndėr mė tė parėt, e kuptoi se duhet tė thellonte njohuritė e tij, duke kryer dhe shkollėn e lartė me korrespondencė, se tashmė ishte me 4 fėmijė. Dhe pėr tė mos e harruar kėtė detyrė, tek koka e krevatit kishte ngjitur fort me zam njė kartoēinė ku shkruhej: “Mos harro se je dhe studnent!”

            Tarja ishte arsimtari i parė i Vlorės qė kreu studimet me korrespondencė nė degėn gjuhė-letėrsi nė Institutin e Lartė 4-vjeēar tė Tiranės.

            Nė fillim tė viteve ’60-tė u emėrua si mėsues i gjuhės dhe letėrsisė nė shkollėn e mesme pedagogjike tė Vlorės dhe zėvėndėsuesen e saj, shkollėn mjekėsore, nė tė cilėn u dallua pėr nivel tė lartė te mėsimdhėnies dhe sjellje prindėrore me nxėnėsit dhe nxėnėset, sidomos me ato qė vinin nga zona tė largėta malore tė Veriut, duke lidhur  miqėsi me disa famile, qė nuk u nda kurrė. Ajo miqėsi bėri qė  ato familje tė vėrshonin, jo vetėm kur Tarja ndėrroi jetė, por edhe kur fatkeqėsia u pėrsėrit me aksidentin vdekje-prurės tė tė birit, Bujarit.

            Shtėpia e Tares u bė hotel-restaurant pa pagesė pėr fteriotėt qė vinin apo kalonin nėpėr Vlorė.

            Shpirtmadhėsia ka qėnė tipari dallues i Tare Brahos.

                                                                                   Zeko BRAHO

Nr.45 – korrik 2005

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA