FTERIOTET

Mehmet Dusha

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 
 

Me 7 janar 2006 u pėrkujtua 95-vjetori i lindjes se MEHMET DUSHES

 

Me kėtė rast komuniteti fteriot i Tirnės dhe familjarėt, organizuan njė takim – koktej.

Nė ketė takim morėn pjesė shumė fteriotė, shokė, baskeluftėtarė e bashkėpunėtorė, miq e dashamirės tė Mehmet Dushės.

Veterani dhe shoku i Mehmet Dushės, Safet Memi, ēeli kėtė takim. Pastaj pėr veprimtarinė dhe punėn e tij folėn Dilaver Shkurti, kryetar i komunitetit fteriot tė Tiranės, Gjon Banushi shok lufte e pune i Mehmetit, Xhafer Peēi, ish bashkėpartizan nė njėsitė qė drejtonte Mehmeti, Ago Nezha kryetar i Shoqatės Atdhetare Kulturore “Labėria”, Fatmir Dusha, nė emėr tė fisit tė Dushajve, etj.

Pjesėmarrėsit ndoqėn me interesim njė montazh filmik me fotografi nga jeta e Mehmet Dushės, realizuar me mjeshtėri nga Xhemal Mato, sipas dokumenteve tė familjes.

Me pas, i vėllai i tij, Lutfi Dusha, falėnderoi pjesėmarrėsit dhe i ftoi nė koktejin e organizuar me kėtė rast.

 

 

MEHMET DUSHA,

FTERIOT I SHQUAR, MIDIS TĖ SHQUARVE

 

Fterra jonė ka shumė bij e bija tė shquar, madje, nė gati, tė gjitha fushat e jetės, qė duhen respektuar nė pėrvjetorė e duhen nderuar nė pėrkujtimorė. Midis tė shquarve, ne pėrkujtojmė sot nė 95-vjetorin e lindjes Mehmet Dushėn, shokun tonė tė dashur e tė paharruar, komandantin e komisarin trim tė Luftės anal, njėrin prej kuadrove nė zė tė periudhės sė pasluftės nė fushėn e antikrimit, rendit publik, administratės shtetėrore e civile, aktiviteti dhe veprimtaria e tė cilit filluan nė Fterrė dhe u shtrinė nė Kurvelesh, Labėri e nė gjithė Shqipėrinė.

Nė fėmijėri perceptoi jetėn e vėshtirė nė Fterrė dhe Luftėn e Parė Botėrore,kur fterjotėt tė detyruar nga andartėt grekė, tė cilėt dogjėn dhe shkatėrruan krejt fshatin, u larguan drejt rrethinave tė Vlorės. Familja e tyre u strehua nė Gjorm tė Vlorės, ku Mehmeti kaloi familjarisht njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė ekonomike e shpirtėrore. Atje pa pėr herė tė parė humbjen njerėzve tė dashur, tė gjyshe Tanės, motrės Fatime, kushėririt Tahir dhe shumė bashkėfshatarėve tė tjerė.

Me mbarimin e luftės e kthimin nė fshat, ai vazhdoi e mbaroi shkollėn fillore e me pas shkoi nė Delvine ku dhe pėrfundoi me rezultate te shkėlqyera shkollėn plotore. Fitoi bursė pėr tė vazhduar studimet nė Normalen e Elbasanit, por mė pas i ndėrpreu ato pėr tė vazhduar Shkollėn e Plotėsimit, qė u hap nė atė kohė pėr komunat dhe administratėn civile, me qėllim pėr tė dalė sa mė parė nė jetė pėr tė ndihmuar familjen. Ky kualifikim e futi atė nė rrugėn e administratės shtetėrore, duke punuar si sekretar komune nė shumė zona tė vendit si atė tė Matit, Shkodrės, Tropojė ės, Kukėsit, Mirditės, Beratit, Pėrmetit, Vlorės etj.

Gjatė kėsaj periudhe pati njohje me mjaft intelektualė tė njohur, por njohja me patriotin rilindės, euriditin dhe njeriun human Kristo Meksi nga Labova, ndikoi shumė pėr tė ngjallur tek ai ndjenjat patriotike, pėr tė kuptuar e analizuar me objektivitet kohėn, nė tė cilėn jetonte e punonte. Ishte periudha kur tek Mehmeti filluan tė kristalizoheshin tiparet e njė njeriu pėrparimtar e intelektuali tė kohės.

Njohja mė tej, gjatė pushtimit fashist, me intelektualė dhe patriotė e revolucionarė si Muhamet Gjollesha, Perlat Rexhepi, Kahreman Ylli, Iljaz Sevrani, Ramiz Aranitasi, Mustafa Matohiti, etj. ndikoi qė ai tė pėrqafonte herėt idetė e Lėvizjes Antifashiste e tė lidhej me Luftėn Nacionalēlirimtare.

Nė fillim tė vitit 1942, Mehmetin e shohim nė veprimtari konkrete nė dobi tė kėsaj lėvizjeje nė qarkun e Beratit. Kishte kontakte tė rregullta me Komitetin e Partisė tė kėtij qarku e sidomos me Ēetėn e Skraparit dhe nė njė kohė tė shkurtėr, si pasojė e kėsaj veprimtarie, influenca dhe personaliteti i tij politik u rritėn nė mėnyrė tė dukshme, gjė e cila ra nė sy tė autoriteteve fashiste, tė cilėt e proceduan dy herė, prandaj, nė fund tė dhjetorit 1942 Mehmeti braktis detyrėn nė Tėrpan tė Beratit dhe kthehet nė vendlindje.

Nė Fterrė ai gjeti njė atmosferė tė ndezur dhe terren tė pėrgatitur pėr luftė kundėr fashizmit. Njė situatė tė tillė e kishte pėrgatitur vėllai i tij Hiqmeti, i lidhur me grupet ilegale qė nė Shkollėn Normale tė Elbasanit. Ishte ai, i cili ideoi dhe organizoi Kuvendin e fteriotėve te Kroi i Bedrinit, qė nė qershor 1942, ku u formua ēeta territoriale e Fterrės dhe u krijua Kėshilli Nil, me pėrgjegjės politik Hiqmet Dushėn. Njėherazi shtėpia e Dushe ishte bėrė qendra e Shtabit tė Ēetės, ku jepeshin e merreshin dhe udhėzime politike e luftarake, bėheshin mbledhje e takime ilegalėsh. Kėtu nė kėtė shtėpi grumbulloheshin dhe lajmet nga radioja e Tasin Elezit, me teknik Shaban Mitėn, tė cilat dėrgoheshin nė Kuē, nga ku shpėrndaheshin.

Ndėrkaq kishin filluar dhe aksionet e para kundėr armiqve. ēeta partizane "Hajredin Tremishti", sė bashku me Ēetėn e Fterrės, kishin kryer sulmin mbi postbllokun fashist tė Borshit ku ishte vrarė djali i Fterrės, Fuat Mato, qė ishte shpallur dhe dėshmori i parė i Rinisė sė Kurveleshit. Vrasja e tij e ngriti nė njė shkallė mė tė lartė luftėn kundėr okupatorit nė Fterrė e nė Kurvelesh.

Dhe Mehmeti me t'u kthyer nė Fterrė, nė fillim tė vitit 1943, u bė njė nga aktivistėt kryesorė nė fshat, mori pjesė nė tė gjitha aksionet e ēetės territoriale dhe zhvilloi njė aktivitet tė gjerė politik jo vetėm nė Fterrė, por nė tė gjithė krahinėn. Pikėrisht pėr kėto merita ai u zgjodh anėtar i Kėshillit krahinor tė Kurveleshit.

Me daljen e Hiqmetit partizan, me porosi tė Komitetit Krahinor tė Kurveleshit, Mehmet Dusha u caktua pėrgjegjės politik, duke marrė kėshtu drejtimin e veprimtarisė politike dhe luftarake tė Fterrės. Ai vazhdoi me koherencė rrugėn e shquar tė vėllait tė tij, Hiqmetit, si pėr veprimtarinė luftarake tė Ēetės dhe pėr Kėshillin e Fterrės, por edhe si komisar i pėrkushtuar.

Jo pak Mehmeti u ndesh politikisht dhe me krerė tė lartė tė Ballit Kombėtar, si Azis Ēami me kompani. Ka ngelur nė kujtesėn e Fterrės takimi i zhvilluar nė Kondale, ku Mehmeti, i ndihmuar dhe i mbėshtetur veēanėrisht nga Safet Memi e Ismet Elezi me tė tjerė, demaskoi qėllimet e Azis Ēamit qė donte tė pėrēante popullin e Fterrės. Ishte, pikėrisht, debati i zhvilluar atė ditė, qė bėri tė ikin "me bisht nė shalė" ajo dorė bashkėpunėtorėsh tė fashizmit, duke u forcuar dhe mė shumė uniteti i fteriotėve nė qėndrimin koherent ndaj Frontit ANAL. Ėshtė koha kur Mehmeti ndikoi fuqishėm nė zgjerimin e aktivitetit politik e luftarak ne Kurvelesh, Bregdet e nė Rrėzomė duke forcuar lidhjet me Komitetin Qarkor e atė krahinor dhe nė veēanti me shokėt Bedri Spahiu, Haki Toska, Memo Meton, Mustafa Matohitin, Jaho Gjolikun, Qazim Kondin etj.

Rėnia heroike e Hiqmetit nė 30 gusht 1943, nė Luftėn pėr ēlirimin e Libohovės kundėr fashistėve e bashkėpunėtorėve tė tyre, pikėlloi jo vetėm Mehmetin dhe gjithė Dushajt, qė pėr ta ishte njė humbje e pazėvendėsueshme, por edhe Fterrėn e fterjotėt kudo qė ishin, kjo shtoi njėherazi urrejtjen dhe rriti mobilizimin e gjithė fteriotėve nė Luftėn ANAL. Shembulli i Hiqmetit u bė frymėzim i gjerė, madje pėr Kurvelesh e Bregdet, dhe pėr radhėt partizane.

Nė fund tė vitit 1943, duke parė aftėsitė e Mehmet Dushės si trim, organizator e drejtues i zoti, me urdhėr tė Shtabit tė Zonės sė I-rė Operative u caktua komisar i Batalionit "Dėshnica" tė Pėrmetit, qė nė kėtė kohė kalonte njė moment tė vėshtirė dhe kishte nevojė pėr organizim e drejtim mė efektiv. Dhe ishte pikėrisht Mehmeti, qė sė bashku me Birēe Sinamatin (zv/komisar i Batalionit), pėr njė kohė tė shkurtėr, me njė punė tė madhe propagandistike, bindėse e duke pėrdorur influencėn e tyre nė ato zona, arritėn ta ri organizoj e kėtė njėsi luftarake e ta shtojnė me mbi 400 vetė, duke kryer pastaj njė sėrė aksionesh tė ashpra nė luftė me gjermanėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre.

Me zgjerimin e rritjen e veprimtarisė sė Luftės ANAL dhe tė njėsive tė Ushtrisė NCL, u rrit dhe u bė mė e njohur edhe veprimtaria luftarake e Mehmet Dushės. Ėshtė kjo arsyeja, qė nė shkurt tė vitit 1944, caktohet Komisar i Grupit tė 5-tė Partizan tė Pėrmetit e mė vonė Komandant i Grupit tė Parė tė Kurvelesh-Bregdetit. Ėshtė pikėrisht kjo veprimtari e shquar politike dhe luftarake qė Mehmet Dusha u zgjodh delegat nga zona e Parė Operative pėr nė Kongresin e Pėrmetit mė 24 maj 1944, ku emri i fteriotit tonė Mehmet Dusha mbeti i skalitur nė pėrkujtimoren e delegatėve tė kėtij Kongresi historik.

Duke parė zotėsinė e tij nė gusht 1944 emėrohet zv/komandant i Brigadės sė 19-tė S ku pėrsėri u shqua pėr organizimin dhe drejtimin e luftimeve tė kėsaj brigade deri nė ēlirimin e vendit.

***

Fterjotėt kur ka qenė puna pėr tė punuar, kanė punuar, kur ka qenė koha pėr tė luftuar, kanė luftuar dhe kur ka qenė koha pėr t'u shkolluar kanė studiuar me zell, duke u bėrė njerėz tė punės e tė dijes, tė arsimit e tė kulturės, punonjės tė shquar, deri nė nivele tė larta shtetėrore, shoqėrore e shkencore.

Kėshtu dhe Mehmet Dusha, pas ēlirimit iu pėrkushtua punės rindėrtuese dhe veprimtarisė nė pushtet. Menjėherė mbas ēlirimit ai u ngarkua me funksione tė rėndėsishme si shef sektori nė Zonėn e Parė Operative, shef i policisė sė Qarkut tė Durrėsit, shef i Seksionit tė Gjendjes Civile nė Ministrinė e P.Brendshme, ku drejtoi e programoi kurset e para pėr gjendjen civile nė shkallė republike, Kryetar i Degės Administrative po nė kėtė ministri, Kryetar i degės sė Ndjekjes sė Krimeve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, Shef i Policisė tė Qarkut tė Elbasanit dhe Kryetar i Degės sė Pasaportizimit dhe Vizave nė Ministrinė e P .Brendshme deri sa doli nė pension nė vitin 1966.

Kudo ku punoi ai u dal1ua pėr ndėrgjegje tė lartė, kompetencė e profesionalizėm nė kryerjen e detyrave. Ai dha njė ndihmesė tė veēantė nė strukturimin e modernizimin e policisė sė shtetit dhe tė disa sektorėve tė tij tė veēantė si ai i antikrimit, vendosjes sė rendit e qetėsisė, vizave pasaportizimit dhe pushtetit lokal.

Me dekret tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor ishte caktuar dhe kreu pėr njė kohė tė gjatė edhe detyrėn e anėtarit tė Pėrhershėm tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve e Komisionit Qendror pėr Ndarjen Administrative tė Republikėspranė Kėshillit tė Ministrave. Mehmeti krahas detyrave shtetėrore synoi dhe realizoi kualifikimin e mėtejshėm tė tij kulturor e profesional. Nė funksion tė detyrės ai shkoi pėr specializim nė BS, nė Akademinė "Xherxhinski" pėr tė studiuar nė fushėn e kriminalistikės dhe mė pas, me hapjen e Universitetit tė Tiranės, filloi e mbaroi Fakultetin Juridik, duke marrė titullin "Jurist".

Edhe mbasi doli nė pension ai vazhdoi tė punojė pa u lodhur duke u angazhuar nė veprimtari tė ndryshme. Pėr njė periudhe gati dhjetėvjeēare punoi si kėshilltar pranė Kėshillit tė Ministrave dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nė organizatėn e Veteranėve tė Luftės, ishte zgjedhur pėr njė kohė tė gjatė anėtar i Kryesisė sė Veteranėve tė Luftės sė Shqipėrisė dhe Nėnkryetar i Organizatės sė Veteranėve tė LANCL tė Tiranės, ndėrsa si i dėrguar i Komitetit tė Partisė tė Tiranės dha njė ndihmė konkretekooperativave bujqėsore malore tė rrethit tė Tiranės, pėr zgjidhjen e problemeve tė kohės qė ata kishin sidomos pėr elektrifikimin, forcimin e ekonomisė, emancipimin e jetės nė fshat etj.

Mehmeti nė jetė pati dhe njė fat tė madh. Ai lidhi jetėn me motrėn e dy dėshmorėve tė fshatit, Turhan e Fuat Mato, vajzėn e vetme tė Nėnė Fatimesė, Xhane Maton. Xhania u nda nga ne gjashtė muaj mė parė dhe ne e kujtojmė atė me shumė respekt e dashuri. Xhania mbajti jo vetėm barrėn e rritjes dhe edukimit tė 6 fėmijėve, por ajo i qėndroi atij nė krah, duke e lehtėsuar nė kryerjen e tė gjitha detyrave shtetėrore e shoqėrore qė i ishin ngarkuar. Ajo i krijoi ambient tė ngrohtė familjar, duke pritur e pėrcjellur me buzė nė gaz tė afėrm, miq e shokė qė frekuentonin shtėpinė e tyre.

Si konkluzion mund tė themi se Mehmet Dusha mbetet njė nga figurat e shquara tė Fterrės dhe tė krahinės sė Kurveleshit, qė pėrherė diti tė zgjidhė me zotėsi, menēuri e trimėri tė gjitha problemet nė kohėn e Luftės, nė rindėrtim dhe nė tė gjitha detyrat funksionale shoqėrore qė kreu deri sa ndėrroi jetė nė vitin 1983. Ai mbetet gjithmonė i dashur dhe i respektuar, sepse kudo ku punoi dhe jetoi nė ēdo skaj tė Shqipėrisė la emrin e mirė, la miq e shokė tė pafund qė e deshėn, e vlerėsuan dhe e respektuan.

Pikėrisht pėr kėto vlera qė theksuam, Komuniteti fteriot, nė nderim e respekt tė Mehmet Dushės, organizoi kėtė aktivitet nė 95-vjetorin e lindjes se tij, duke e pėrkujtuar figurėn e kėtij fterjoti dhe ushtaraku tė nderuar. Ju faleminderit.

Referimi u pėrgatit nga Dilaver Shkurti

 

KUJTIME PĖR SHOKUN MEHMET DUSHA

 

Me shokun Mehmet Dusha jam njohur nė vitin 1948, mbasi gjatė Luftės kemi drejtuar formacione luftarake nė zona tė ndryshme tė vendit, unė kam qenė  komisar i Grupit tė 3-tė tė Mallakastrės  e Mehmeti komisar i Grupit tė 5-tė tė Pėrmetit, qė ka pasur suksese nė luftė kundėr fashisėm-nazizmit dhe bashkėpunėtorėve tė tyre.

Nė vitin 1948 unė kalova nga ushtria nė organet e punėve tė brendshme, nė sigurimin e shtetit, dhe nė vitin 1952 kalova nga sigurimi nė polici ku u njoha nga afėr me shokun Mehmet Dusha, me tė cilin mė lidhi njė shoqėri e ngushtė.

Mehmeti nė atė kohė drejtonte  degėn e ndjekjeve tė krimeve, qė ishte njė nga sektorėt mė tė rėndėsishėm tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, e cila merrej me luftėn kundėr kriminalitetit, siē qenė vrasjet, grabitjet, vjedhjet, vagabondazhi etj., tė cilėt ishin mbėshtetje kryesore pėr bandat e armatosura qė dėrgonin zbulimet e huaja pėr tė dėmtuar rendin  dhe qetėsinė nė vendin tonė.

Mehmeti  bėri njė punė profesionale e tė lavdėrueshme nė kėtė sektor, krimet nga viti nė vit erdhėn duke u ulur. Puna e Mehmetit nuk u pėrqėndrua vetėm  nė format organizative qė pėrdorte  Ministria e Punėve tė Brendshme, por puna e kėtij sektori nėpėrmjet propagandės  u shtri  nė organizatat e rinise, duke treguar rrezikun e krimeve, si dhe luftėn qė duhej tė drejtohej kundėr tyre. Pėr uljen e krimeve Mehmeti ēfrytėzoi dhe autoritetin e njerėzve me influencė nė zonat malore tė veriut, shfrytėzoi besėn e tyre, njohjen e  karakterit tė kėtyre njerėzve me influencė, mbasi ai kishte punuar para ēlirimit nė kėto zona, ku vepronte Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe ku ende nuk njiheshin ligjet e shtetit. Mė vonė mbi kėtė bazė u organizuan komisionet e pajtimit nė gjithė veriun. Kėto veprimtari i nxiste dhe armiku pėr t’i krijuar shqetėsime e telashe pushtetit popullor. Prandaj puna e Mehmetit  merrte njė karakter serioz dhe Mehmeti e vlerėsoi punėn e kėtij sektori. Kjo punė dha pastaj rezultate tė shkėlqyera, shumė pjesėtarė tė hasmėrive u pajtuan dhe nė besėn e njeri tjetrit u bėnė miq e  krushq me njeri tjetrin.

Mė vonė Mehmeti u emėrua kryetar i Degės sė vizave dhe pasaportizimit nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, qė merrej me dhėnien e vizave pėr jashtė shtetit, letėrnjoftimet e popullsisė, gjendjen civile, me lejen e qėndrimit nė Tiranė, ku vazhdoi tė punojė me profesionalizėm dhe ndergjegje deri sa doli nė pension nė vitin 1966.

Mehmet Dusha si njė kuadėr i rėndėsishėm i Luftės Antifashiste Nacionalēirimtare dhe i ndėrtimit tė vendit, la kujtimet mė tė mira, respektin dhe dashurinė tek tė gjithė shokėt e tij me tė cilėt luftoi, punoi dhe jetoi, duke mbyllur kėshtu me nder jetėn dhe tė kaluarėn e tij. Mehmeti ishte njė person me veti tė larta, karakter tė fortė dhe punėtor i palodhur. Nė shoqėri ai dallohej pėr fjalėt e tij tė mėnēura. Shakatė, humori dhe rromuzet e tij e bėnin atė mė tė dashur, duke krijuar gjithmonė nė shoqėri njė ambient mjaft gazmor.

Pėr punė tė lavdėrueshme Mehmet Dusha ėshtė dekoruar nga Presidiumi i Kuvedit popullor me shumė urdhėra, dekorata tė luftės e tė punės dhe ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga dikasteri ku ai punoi tėre jetėn.

Nė kėtė pėrvjetor tė tij tė lindjes, ne shokėt e tij tė luftės e tė punės e kujtojme me respekt e dashuri tė paharruarin Mehmet Dusha.

 

                                                                                                Gjon Banushi

Tiranė, mė 7 janar 2006

 

 

Fjala e mbajtur nga veterani i Luftės ANCL, Xhafer Peēi,

me rastin e 95-vjetorit tė lindjes se Mehmet Dushės.

 

Tė nderuar miq tė familjes se Mehmet Dushės,

 

Tė dashur fteriotė dhe miq pjesėmarrės,

E ndjej pėr nder qė sot familja dhe komuniteti fteriot mė ftoi tė marr pjesė nė pėrkujtimin e 95-vjetorit tė lindjes sė Mehmet Dushės, birit, patriotit, njeriut me kulturė dhe luftėtarit e kuadrit tė  shquar tė Luftės ANCL dhe periudhės sė mbas ēlirimit pėr rindėrtimin e ndėrtimin e jetės sė re, i njohur e vlerėsuar jo vetėm nė fshatin Fterrė e krahinėn e Kurveleshit, por edhe nė zonėn e  Shqipėrisė sė Jugut e mė gjerė.

Nė emėr tė bashkėfshatarėve tė mi, tė fshatit Kuē, ju pėrgėzoj pėr kėtė takim tė bukur, pėr kėtė  punė tė mirė qė keni bėrė ju fterjotėt, qė pėrkujtoni e vlerėsoni bijtė e shquar e tė denjė tė fshatit tuaj.

Mehmeti rridhte nga njė familje me tradita patriotike dhe tė njohur nė anėt tona pėr besėn, burrėrinė e mikpritjen e tyre. Babai i tij Iljazi kishte marrė pjesė nė luftėn e Parė Botėrore e kishte luftuar me armė nė dorė kundėr andartėve grekė. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore ai u kap rob nga forcat italiane dhe u internua nė Itali.

Pėr kėto arsye Mehmeti qė nė moshė tė vogėl u detyrua tė punojė pėr tė ndihmuar familjen e tij. Me pėrpjekje e sakrifica tė mėdha, duke punuar si shėrbėtor, arriti tė fitonte bursė e tė vazhdonte Shkollėn Normale, qė mė vonė e ndėrpreu pėr tė vazhduar kursin parė pėr komunat dhe administratėn civile. Me mbarimin e kėtij kursi ai  punoi si sekretar komune nė shumė zona tė Shqipėrisė si nė Mirditė, Tropojė, Kukės, Elbasan, Berat, Shkodėr, Vlorė etj. Ai njohu nga afėr jetėn e mjerueshme tė popullit, hallet e tij, pa me sytė e tij mashtrimet, grabitjet qė i bėheshin popullit, njohu nga afėr korrupsionin e qeverisė, tė cilin e provoi nė kurrizin e tij me transferimet e panumėrta qė iu bėnė, mbasi nė atė regjim tarafllėku ishte mėnyra kryesore e emėrimit tė punonjėsve nė administratėn shtetėrore. Mehmeti foli e propagandoi nė popull vetėm drejtėsinė, barazinė e lirinė, ai ruajti nė gjirin e tij atdhedashurinė e urrejtjen pėr pushtuesit e kombit shqiptar e tradhtarėt e vendit.

Me Dushajt familjarisht ne njiheshim qė herėt, por miqėsia jonė u shtua mė shumė kur motra ime, Hanko Peēja u martua nė Fterrė, nė familjen Ēelaj, qė Mehmeti kishte tė bėnte me ta, dhe ne, kur ishim tė vegjėl, shkonim e vinim shpesh nė Fterrė, mbasi dhe dy mbesa nga Peēajt dhe njė kushėrirė e imja ishin martuar po nė Fterrė.

Me tė katėr djemtė e xha Iljazit, Mehmetin, Hiqmetin, Bilalin dhe Lutfiun ishim tė lidhur shumė si miq tė mirė e bashkėfshatarė tė ngushtė, se Kuēi e Fterra pothuaj kanė qenė e janė si vėllezėr, shkonim e vinim pėr gėzime e hidhėrime dhe i gjendeshim pėr ēdo hall njeri tjetrit. Kėshtu, Mehmetin e familjen e tij, si dhe shumė fteriotė, unė i njihja qė i vogėl, por Lufta a madhe  ANCl na afroi, na lidhi e miqėsoi mė shumė me njeri tjetrin.

Me pushtimin e Shqipėrisė nga fashistėt italianė tė Musolinit, mė 7 prill 1939, Mehmeti shfaqi kudo njė urrejtje tė pakufishme ndaj tyre e qeverisė kuislinge  Ai u hodh me Lėvizjen ANCL qė nė fillimet e saj, nė kohėn kur ai ishte sekretar komune nė qarkun e Beratit, ku ai pati dhe kontaktet e para dhe pastaj lidhje tė rregullta me Komitetin e Partisė tė Qarkut tė Beratit e nė veēanti me shokėt Kahreman Ylli, Iljaz Sevrani dhe me Ēetėn e Skraparit.

Nė fund tė vitit 1942 Mehmeti braktis detyrėn dhe kthehet nė vendlindje ku Hiqmeti ishte vėnė nė ballė tė luftės kundėr fashistėve italianė.

Unė isha pak mė i ri nė moshė atėherė dhe Mehmetin e Hiqmetin i respektoja e i shikoja me admirim dhe dashuri, por me kalimin e kohės, duke parė punėn e tyre, atdhedashurinė, pėrkushtimin, luftėn kundėr pushtuesve, ndjenjėn e sakrificės qė i karakterizonte unė i desha dhe i vlerėsova edhe mė shumė.

Qė nga fillimi i vitit 1941 shtėpia e Dushe me ardhjen e Hiqmetit si mėsues nė Fterrė  ishte kthyer nė njė bazė tė fortė tė Luftės ANCL dhe ajo ashtu mbeti nė fshatin Fterrė  - kala e pamposhtur pėr Lėvizjen ANCL. Hiqmeti luajti njė rol mjaft tė madh pėr organizimin e drejtimin e Lėvizjes ANCL nė fshat, bashkimin e popullit nė luftė kundėr okupatorit, krijimin e kėshillave popullore, tė Ēetės sė fshatit, etj.

Jo vetėm Mehmeti me tė tre vėllezėrit u hodhėn partizanė nė ēetat e para  tė krahinės sė Kurveleshit, si ajo “Hajredin Tremishti”, “Toto Bolena”, por edhe shumė fteriotė. Qė nė fillimet e luftės kundėr fashistėve italianė, nw ditwt e para tw janarit 1943, Fterra dha dėshmorin e parė tė Rinisė sė Kurveleshit, Fuat Mėton, i cili derdhi gjakun nė luftėn me fashistėt nė postbllokun italian nė Borsh tė Bregdetit. Vrasja e tij ngriti peshė Rininė e Kurveleshit, tė cilėt dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė Fterrė dhe para trupit tė dėshmorit u bė betimi solemn se luftėtarėt e lirisė do tė vazhdonin me tej luftėn kundėr pushtuesve deri nė ēlirimin e plotė tė vendit.

 Unė qė po flas para jush, tė nderuar miq, kam marrė pjesė nė kėtė ceremoni tė varrimit tė partizanit tė vogėl 16-vjeēar, Fuatit, dhe pėr mua ajo ditė do tė  mbetet e paharrueshme dhe shumė emocionuese. Sekretari i Partisė sė Krahinės sė Kurveleshit, Memo Meto, mė caktoi si pėrfaqėsues tė rinisė sė Ēetės « Hajredin Tremishti », ku unė isha efektiv  dhe ky ishte njė nder i madh qė mė bėhej. Si sot e kam parasysh atė varrim madhėshtor qė iu bė Fuatit nga populli i Fterrės, pėrfaqėsuesit e Lėvizjes ANĒL e Rinisė sė Kurveleshit. Qėndrimi heroik i nėnės sė Fuatit dhe ky varrim historik i dėshmorit frymėzoi Heroin e Popullit Memo Meto tė shkruajė  njė nga vjershat mė tė bukura tė Luftės « Se liria i ka rrėnjėt mu nė gjak ». Kėtė kėngė populli i Labėrisė dhe partizanėt e kėndonin me krenari gjatė Luftės ANCL dhe pas Ēlirimit nė aksionet kombėtare pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė djegur dhe tė  shkatėrruar nga lufta.

Nė fund tė vitit 1942 Mehmeti braktis detyrėn dhe kthehet nė Fterrė, ku siē thashė, Hiqmeti ishte vėnė nė krye tė Lėvizjes ANCL. Ai filloi tė bashkėpunojė ngushtė me tė vėllanė dhe Komitetin Krahinor tė Kurveleshit.

Nga radioja e shtėpisė sė Eleze nė Fterrė merreshin lajmet e Luftės pėr liri nėn drejtimin e Ismet Elezit, tė cilat shtypeshin nė shtėpinė e Dushe e pastaj dėrgoheshin nė Kuē tė Kurveleshit nga ku shpėrndaheshin e lexoheshin para popullit pėr ta informuar atė mbi ngjarjet nė vend e ato rreth  zhvillimeve tė  Luftės ė Dytė Botėrore.

Nė muajin qershor 1943, me largimin e Hiqmetit si komisar i Ēetės «Toto Bolena» Mehmet Dusha caktohet komisar i Ēetės sė Fterrės nė vend tė tė vėllait dhe mori edhe drejtimin e punės nė Fterrė. Ai bėri pėrpjekje jo vetėm pėr vazhdimin mė tej tė punės qė kishte lėnė Hiqmeti, por ai shtriu aktivitetin e tij mė gjerė nė krahinėn e Kurveleshit, nė zonėn e Bregdetit e duke forcuar marrėdhėniet me shokėt drejtues tė luftės tė Qarkut tė Gjirokastrės e nė krahinė si me shokėt Bedri Spahiu, Haki Toska, Mustafa Matohiti, Memo Meto, Qazim Kondi, Jaho Gjoliku e shumė shokė tė tjerė.

Mė 31 gusht 1943 vritet nė sulmin kundėr fashistėve italianė pėr marrjen e Kalasė sė Libohovės, vėllai i Mehmetit, Hiqmeti. Kjo ishte njė gjėmė e madhe pėr familjen e Dushe, e njė humbje e pazėvendėsueshme pėr Mehmetin. Tė gjithė ne shokėt, miqtė e kushdo qė e kishte njohur Mėsuesin gojėmjaltė u hidhėruan pa masė, por njėkohėsisht edhe u betuam se do tė ndjekim shembullin e tij e do tė luftojmė deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė shporrur armikun nga trojet tona.

Nė korrik 1943 unė u largova dhe me krijimin e Brigadės sė Parė S u inkuadrova nė kėtė brigadė.

Nga fundi i shtatorit 1943 nė Sarandė zbarkuan pėr herė tė parė nė Shqipėri ushtarėt e parė gjermanė qė vinin nga Greqia. Forcat partizane tė zonės sė Kurveleshit, Bregdetit, Sarandės etj. ndodheshin ato ditė nė Sarandė pėr marrjen nė dorėzim tė vendkomandave qė kishin pasur ushtritė italiane dhe pėr tė ndihmuar nė imbarkimin e ushtrisė italiane drejt Italisė. Gjithė ky operacion drejtohej nga Bedri Spahiu e Memo Meto. Nė Sarandė ishte formuar dhe njė shtab operativ pėr tė menaxhuar kėtė situatė. Nė kėtė shtab merrnin pjesė edhe Jaho Gjoliku e Mehmet Dusha. Mė 20 shtator kur kėta tė dy po vrojtonin drejt detit panė dy motoskafė tė mėdhenj qė vinin nga Korfuzi e po afroheshin me shpejtėsi drejt bregut. Kur gjermanėt filluan tė zbresin nė breg u bėnė thirrje tė ndalonin, por ata vazhduan tė zbresin e tė qėllojnė kundėr partizanėve. Ishin kėta burra me shokėt e tyre partizanė qė luftuan dhe zmbrapsėn armikun, duke vrarė tre gjermanė, dy tė plagosur e kapėn 16 robėr, midis tyre njė toger. Motoskafi tjetėr u kthye  mbrapsht pėr nė Korfuz. Kjo ishte pėrpjekja e parė me gjermanėt dhe e para fitore qė arritėn forcat partizane kundėr gjermanėve, tė cilėt konsideroheshin tė pathyeshėm nė atė kohė.

Nė fund tė dhjetorit 1943, Mehmeti u caktua komisar i Batalionit « Dishnica » tė Pėrmetit. Mehmeti sė bashku me Birēe Sinamatin, mbasi organizuan kėtė batalion, filluan aktivitetin luftarak tė kėtij formacioni nė gjithė zonėn e Pėrmetit.

Unė e takova Mehmetin nė kėtė periudhe, dhjetor-janar 1943-1944, nė llogoret e luftės me nazistėt gjermanė dhe bashkėpunėtorėt e tyre ballistė tė Ali Kėlcyrės nė Qafė tė Kiēokut, nė Tendėn e Qypit. Mbasi mė pėrqafoi e mė pyeti hollėsisht pėr familjen, gjendjen e tyre, situatėn nė tė cilėn kaloja.

Nė fund tė shkurtit 1944 Mehmeti i caktua komisar i Grupit tė Pestė tė Pėrmetit ku udhėhoqi mė tej kėtė grup nė beteja tė tjera tė rėndėsishme kundėr armikut nė kėtė territor.

Mehmet Dusha luftoi si trim nė tė gjitha betejat gjatė Operacionit te Dimrit e mė pas, duke koordinuar me zgjuarsi veprimet luftarake me forcat e Brigadės sė Parė S, me ato tė Skraparit, tė Mallakastrės dhe tė Beratit pėr Zonėn e Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr.

Ai e njihte shumė mirė kėtė zonė mbasi kishte punuar para lufte atje, kėshtu qė kishte influencė nė popull dhe sė bashku me gjithė luftėtarėt e kėtij batalioni e tė Grupit tė 5-tė arritėn  mjaft suksese dhe fitore nė betejat qė kreu ky formacion.

Gjatė Operacionit tė Dimrit dhe atė tė Qershorit 1943-1944 qė ndėrmorėn armiqtė Mehmeti pėrballoi me sukses vėshtirėsitė dhe u tregua i aftė e largpamės nė manovrimin e forcave partizane duke arritur gjithmonė fitore. Pėr kėto merita e aftėsi ai u zgjodh delegat nė Kongresin Historik Antifashist NĒL tė Pėrmetit mė 24 maj 1944, qė nė Berat mė  vonė zgjodhi Qeverinė Provizore.

Me urdhėr tė  Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė NCL, mbas Kongresit tė Pėrmetit, ai u emėrua Komandant i Grupit tė Parė tė Kurvelesh-Bregdetit, njė zonė me shumė rėndėsi qė mbante peshėn e Luftės NCL nė kėtė krahinė. Edhe kėtu formacioni qė ai drejtoi pati mjaft suksese sidomos nė luftimet nė Gjirokastėr, Bregdet, Sarandė, Delvinė kundėr kolonave armike dhe gjatė kėtyre pėrpjekjeve ai u dallua si njė drejtues i zoti i luftės partizane nė terrenin shqiptar.

Nė fund tė  muajit gusht 1944 me shkrirjen e Grupit tė Parė nėpėr brigada, me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė ANCL, Mehmeti caktohet zv/komandant i Brigadės 19-tė S. Edhe kjo brigadė pati njė aktivitet tė gjerė. Ajo zhvilloi luftime nė Jug tė Shqipėrisė, Gjirokastėr, Delvinė, Konispol, Bregdet, Himarė e Vlorė etj., tė cilat u realizuan me sukses. Brigada e 19-tė S pati si detyrė gjithashtu mbrojtjen e kufirit shtetėror me Greqinė e duke bashkėpunuar ngushtė edhe me forcat partizane tė EAM-it ajo brigadė kreu me sukses detyrėn qė iu ngarkua nė kufirin me Janinėn e Margėlliēin.

Mehmet Dusha pas Ēlirimit tė Shqipėrisė mė 1945 deri sa doli nė pension punoi nė shumė poste drejtuese nė Ministrinė e Brendshme, sidomos nė fushėn e kriminalistikės, gjendjes civile, administratės shtetėrore. Ai ishte njė nga specialistėt e kuadrot e zotė nė kėto fusha dhe ishte gjithmonė kėrkues e rigoroz nė zbatimin e ligjit e rregullit nė administratė nė ministrinė ku ai punoi deri sa doli nė pension.

Edhe mbasi doli nė pension ai nuk e ndėrpreu punėn e aktivitetin e tij. Punoi si kėshilltar nė Kryeministri e Ministrinė e P. tė Brendshme pėr njė periudhė tė gjatė, ishte zgjedhur anėtar nė kryesinė e Veteranėve tė Luftės ANCL tė Shqipėrisė dhe pėr njė kohė tė gjatė ishte nėnkryetar i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės tė Rrethit tė Tiranės etj.

Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar Mehmet Dushėn me shumė dekorata tė Luftės dhe tė Punės pėr merita tė veēanta. Mbajti gradėn Kolonel deri sa doli nė pension.

Mehmeti me aftėsinė, zgjuarsinė, mprehtėsinė qė kishte, dashurinė, respektin dhe sjelljet qė tregonte  ndaj popullit e pėr meritat e tij ai gėzonte njė simpati tė madhe nė Krahinėn e Kurveleshit e nė vendlindjen e tij  nė Fterrė e tek kushdo qė e njohu e punoi me tė

Duke pėrfunduar kėtė bisedė tė shkurtėr nė 95-vjetorin e lindjes sė shokut Mehmet Dusha i urojmė fėmijėve, nipėrve e mbesave tė tij qė tė rrojnė e tė gėzojnė jetė tė mirė e tė lumtur, duke nderuar punėn e veprėn e tij e duke ecur nė rrugėn e babait tė tyre tė respektuar, Mehmetit, i cili do tė mbetet i paharruar nė kujtesėn time e tė shokėve tė tij tė Luftės e tė punės.

Lavdi pėr jetė dhe qoftė i paharruar kujtimi i Mehmet Dushės.

 

Tiranė, mė 7 janar 2006                                   Xhafer Peēi nga Kuēi

 

 

XHAXHA MEHMETI

 

            Kudo, edhe nė Fterrė, secila familje e ka njė simbol. Edhe ne e kemi atė. Ėshtė xha Mehmeti. Ėshtė gati e pamundur qė pas njė pėrfaqėsuesi brilant siē ishte Hiqmet Dusha, tė pasonte njė tjetėr pinjoll i mrekullueshėm – Mehmeti. Sepse fteriotėt e zgjuar e dinė mirė qė tradita shpesh konsolidon disa dukuri qė bėhen gati dogma, por nė degėn e Laze Dushės, fatmirėsisht tradita eci.

            Pėr kontributin si fteriot kėtu u fol. Unė dua tė nėnvizoj shkurtimisht atė qė pėrfaqėsonte ai pėr fisin tonė.

            Nuk mė ka ndodhur asnjėherė tė vetme, kudo nėpėr Shqipėri qė, mbasi tė mė pyesin nga jam e pastaj cilit fis i pėrkas, ku tė mos mė flasin pėr xha Mehmetin. Dhe refreni ka qenė i njėjtė: “Ishte trim, i zgjuar dhe i mirė”. Nuk mendoj kurrė qė ndonjė i Dushaj, (por edhe fteriot) nuk ėshtė ndjerė rehat kur ka thėnė se ėshtė bashkėfshatar me tė.

            Im atė. Sherifi, asnjėherė nuk e konsideroi atė mė larg se vėllai. Dhe jo sepse ai u kujdes e bėri shumė pėr Luanin, Suzanėn, Fatmirin etj,, ose bėri gjithēka si prind pėr Bilalin e Lutfiun, ose sepse Limen e Dushon i trajtoi si pjesėtarė tė familjes; e jo mė tė largėt se ata trajtoi Kuēen e Gėzimin. Jo! Ajo ishte njė dashuri vėrtet jo materiale.. Ishte shpirtėrore. Xha Mehmeti si rezultante pėrfaqėsonte tipare tė spikatura tė fisit. Realisht, po tė ishe afėr tij, e kuptoje se i mungonte patriarkalizmi nė sjellke (qė nė distancė dukej ndryshe); ishte i pakrahasueshėm pėr humorin, i paarritshėm pėr zgjidhjet praktike tė situatave tė vėshtira; ishte stoik nė krenarinė e tij si fteriot dhe i Dushaj. Njė patriark pozitiv nė familje, gjė qė kuptohej nga adhurimi i fėmijėve dhe i Xhane Mates (Dusha).

            Nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ku ai punoi gjatė tėrė kohės kujtohet, pėrveē aftėsive tė tij, edhe si njė person qė amortizonte goditjet ndaj njerėzve nė nevojė, qė nuk dihet se kujt mund ti ketė sjellė andralla.

            Unė kam qenė veēanėrisht krenar qė u pėrpoqa qė tė lė diēka si ai, nga jeta ime nė atė dikaster.

            Ēdo fis nė Fterrė ka simbolet e veta dhe nuk besoj se do tė merret mungesė modestie qė nė kėtė rast tė nėnvizoj e tė nėnvizoj vlerat e kėtij njeriu. Pėr njė fshat tė vogėl numerikisht, por tė madh pėr nga bijtė qė lindi, si Fterra, neve na duhet tė ngremė lart personalitetet qė kemi. Se ai realisht ishte personalitet. Nė qoftė se do zhvendoseshim nė kohė, nė atė kohė kur punuan prindėrit tanė, tė cilėt nuk komunikonin me e mail e internet, duhet tė bėjmė vlerėsimet tona pėr atė ēka bėnė e jo pėr atė qė nuk mund tė arrinin dot tė bėnin.

            Mund tė flisja shumė pėr Xhaxhain tonė tė mirė e tė respektuar, por e ndjej realisht si teprim t’i pėrsėrit kėtij auditori fteriotėsh e miqsh, ca gjėra, tė cilat sigurisht i dinė po kaq mirė sa edhe unė.

            Nė vend tė mbylljes: Ruaj njė kujtim tė njė sjellje konstante tė babait tim: Sa herė qė flitej pėr Mehmetin atė e pėrshkonte njė buzėqeshje, tė cilėn e shoqėronte me dyfjalėshin: “Ėshtė burrė”. Nuk dėgjuam kurrė njė vėrejtje apo pakėnaqėsi tė vetme nga goja e tij.

                                                                                     Fatmir DUSHA

Tiranė, 7 janar 2006

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA