FTERIOTET

Ismet Elezi

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

  NGA NJERIU I FTERRĖS –

TE NJERIU NDĖRKOMBĖTAR

            - Profesor Doktor Ismet Elezi, shkencėtar i Drejtėsisė Shqiptare, nė muajin shtator 1998 u shpall NJERIU NDĖRKOMBĖTAR i vitit, pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shekullit tė 20-tė nė Botė.

            Mbi supe mban gati 80 vjet jetė, nė mendje ka njė mal me kulturė juridike, nė shpirt njė det me dashuri njerėzore.

            Ky ėshtė Ismeti ynė, Ismeti nga Fterra, Profesor Doktor i Drejtėsisė Shqiptare. Dituria e bėri tė kalojė kufijt e vendlindjes e tė Shqipėrisė dhe tė cilėsohet si Njeriu Ndėrkombėtar i Vitit nga Qendra  Biografike Ndėrkombėtare Cambridge - Angli. Dituria e bėri tė zgjidhet nė dhjetra-mijra biografi, duke e radhitur pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shquar tė shekullit tė 20-tė,duke e vėnė kėshtu nė radhėn ė njerėzve mė tė ditur tė njė shekulli.

            Ky emėrtim ėshtė njė vlerė dhe njėherazi nje nder e lavdi pėr shkencėn juridike tė vendit tonė, aqė mė tepėr pėr Fterrėn, Kurveleshin e Labėrinė. Kjo edhe mua mė fali njė djenjė gėzimi, pėr mė tepėr qė Ismetin e njoh nga afėr, i njoh shpirtin e tij tė pastėr, diturinė e tij tė thellė dhe di qė siē thotė populli, Ismetin e duan dhe gurėt, dhe toka kur mbi vete mba njerėz tė ēmuar.

            - Diell! ju bėftė jeta djalit tė Tasinit, pat uruar njė nėnė fteriote, kur lindi Ismeti mė 20 prill 1920, ai qė sot ėshtė vėnė nė ballin e nderit tė shkencės shqiptare deri dhe nė opinionin  shkencor ndėrkombėtar. Jetėn e bėri punė. Si vullnetfort trgoi se jeton pėr tė punuar me mėnd, me dituri, me kulturė. Mu kujtua kjo cilėsi e lartė e Profesor Ismetit, kur nė Amerikė, Fiqiret Fterra, jetuar e punuar mbi 50 vjet nė SHBA, nė moshėn 80 vjeēare, para dy vjetėsh mė tha: “Amerikanėt jetojnė pėr tė punuar. Nė Amerikė njerėzit kanė dy kostume: atė tė punės dhe atė tė gjumit”. Edhe Ismet Elezi, nė jetėn e tij, vetėm kėto dy “kostume” ka patur. Me pasion iu vu shkencės juridike, iu vu dijes, pėrvetėsimit tė saj.

            Dashurinė pėr librin e mori nė familje. Kur lindi i ati, Tasini, te koka i vuri librin>Ndėrsa nėnė Hatemja i kultivoi vullnetin. Nė shkollėn e Lartė nė Leninigrad (1946-1951) pėrfitoi stilin e punės shkencore, ku la pėrshtypje te veēanta me doktoraturėn e tij “ Mbrojtja juridike-penale e jetės sė Njeriut nė Shqipėri”. Atė punė e thelloo mė vonė dhe arriti ta botojė si libėr nė 1962, qė u shėrben studentėve nė Universitet. Punė cilėsore ka bėrė pėr kualifikimin pasuniversitar. Pėr drejtėsinė ka hartuar disa tekste, ka ndėrtuar mbi 15 monografi dhe ka dshkruar mbi 80 artikuj e referate shkencore brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Janė madhore botimet e tij pėr tė Drejtėn Penale dhe tė Drejtėn Zakonore-penale Shqiptare. E shquar ėshtė vepra: E Drejta zakonore e Labėrisė nė planin krahėsues. Tani Profesor Elezi ėshtė nė proces tė veprės mė tė plotė: “ E drejta zakonore Shqiptare”. Pėr 10 vjet pandėrprerė ka hartuar veprėn “Mendimi Juridik Shqiptar” me rreth 500 faqe, e cila ėshtė njė paraqitje qė  hap rrugėn pėr enciklopedinė juridike shqiptare, por qė pret dritėn e botimit.

            Dija e tij ėshtė bėrė pasuri e dhjetra brezave studentė e studjues. Atė e ka ofruar dhe nė shumė e shumė konsulta, deri nė hartimin e kodeve dhe kushtetutave shqiptare. Edhe pėr Kodin Penal tė 1995 sugjeroi 13 faqe me ide e mendime konstruktive. Pėr 46 vjet ka punuar dhe si pedagog nė Universitet, qė kur u themelua fakulteti juridik. Edhe aktualisht jep leksione pėr tema madhore.

Idetė shkencore tė profesor Ismetit janė vlerėsuar nė rrethe shkencore nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup e gjetkė. Lidhjet shkencore tė tij janė tė gjėra me Institutin Etnografik nė Moskė, me Universitetin Graz nė Austri, me Institutin e Studimeve pėrEuropėnJuglindore me qendėr nė Londėr, me shkencėtarė nė Ēikago e Filadelfia tė SHBA, nė Bari tė Italisė,etj. Me kėtė njohje Prishtinė, nė Shkup e gjetkė. Lidhjet shkencore tė tij janė tė gjėra me Institutin Etnografik nė Moskė, me Universitetin Graz nė Austri, me Institutin e Studimeve pėe EuropėnJuglindore me qendėr nė Londėr, me shkencėtarė nė Ēikago e Filadelfia tė SHBA, nė Bari tė Italisė,etj. Me kėtė njohje shpjegohet qė edhe propozimi pėr kėtė titull u bė nga Qėndra Studimore Ndėrkombėtare nė Ēikago.Urimet pėr profesor Elezin kanė qėnė tė shumta nga tė gjitha kategoritė sociale, nga tė gjithė rrethet. Urim tė bukur i bėri shqiptari-borshiot nga Zvicra, i cili vitin e kaluar ndėrtoi njė bust tė Skėnderbeut nė Gjenevė.Kėtė respekt e kane shprehur tė gjithė sa e kanė njohur. E thonė kėtė me plot gojėn dhe tė gjithė ishpunonjesit e Kryeministrisė, ku Ismeti punoi pėr gati 20 vjet si Kryetar i Byrosė Juridike. Me dashuri e respekt shprehen fteriotėt, kurveleshas e labėr. Kėtė ta obligon qoftė dhe njė takim i shkurtėr mė tė. Nga i dituri pėrfiton. Ismeti ėshtė i ditur.

                            Guro ZENELI

Nr.11 – dhjetor, 1998

 

NJĖ JETĖ ME DITURI

-         me Prof. Dr. Ismet Elezi –

-          Pyetje: Gazeta jone ka deshire te beje te njohur, veēanerisht lexuesit tone nje pjese te veprimtarise tuaj. Si bir i Fterres sone ēfare emocionesh iu shkakton vendlindja juaj?

 Pėrgjigje :Njerezit ne pergjithesi ndjejne emocione per vendlindjen e tyre. Por ne moshen time 80 vjeēare dhe per shkak te lidhjeve te forta shpirterore  qe kam pasur e kam me Fterren e fterjotet, emocionet, dashuria e malli arrijne piken kulmore, aq sa edhe keto rreshta qe shkruaj i laj me lote. Krenaria per Fterren eshte e madhe.

E si mund te mos ndjesh mall e dashuri kur kujton shtepine e Eleze, ku kam lindur e rritur, kur kujton Ixorin me ujet e ftohte, veēanerisht tani qe ujet e Bovilles eshte me ere e pa shije, kur kujton lojrat me top me lecka ne rrruge, ne Kika apo edhe ne Berde, qe benim me Safetin ,Taren, Syrjane, Shabanin, Bektashin ,Resulin , etj. E si te mos mallengjehesh kur mendon se sa njerez te dashur nuk jetojne me. Nuk harrohen as pikniket studentore ne Ngurres, ne Konale apo edhe ne Langadhe. Kujtimet e femijerise e te rinise jane kaq te shumta e te shtrenjta, sa qe nuk mund te shlyhen kurre dhe te pershkruhen lehte. Edhe kur isha nxenes i gjimnazit dhe kthehesha me pushime ne Fterre, gjithe veren me nje cope buke e djathe dhe me llastike ne dore, bridhja nga meni ne Ixuar deri tek meni i Konde per te vrare mellenja e grifsha dhe kthehesha ne shtepi ne darke duar plot.

Por mbi te gjitha nuk harrohet shoqeria e madhe dhe e paster me bashkemoshataret e mi jo vetem me te Rrezes se Ixorit, por edhe te tjere.

Pyetje: Po per Fterren dhe fteriotet, me pak fjale, ēfare vlerash mund te evidentonit?

Pėrgjigje: Per Fterren dhe fterjotet, edhe ata qe nuk jane dalluar per simpati , jane te detyruar te flasin fjale te mira. Ndersa une do te veēoja disa karakteristika themelore te fterjoteve si: urtesia, thjeshtesia, solidariteti per njeri tjetrin, zgjuarsia, atdhedashuria  e shoqeruar me guxim e trimeri, siē ishte shembulli i luftes se Vlores, apo shembulli i shkelqyer i Luftes Antifashiste Nacionalēlirimtare, ku moren pjese dhjetra djem e vajza te Fterres, mikpritja, edukata qytetare, ndershmeria ne pune dhe mbi te gjitha fterjotet jane arsimdashes. Per kete deshmojne faktet qe ka qindra kuadro te larta e te mesme ne sektore te ndryshem.

Perpara ketyre vetive qe shkelqejne zhduket hija e ndonje keqdashesi apo keqberesi ne erresire.

            Pyetje: Kur e ku i keni filluar dhe vazhduar studimet?

Pėrgjigje: Si te gjithe djemte e Fterres edhe une qe ne vitet 20-te te shek. te kaluar kam mesuar te lexoj e te shkruaj shkronjat e para shqipe, ne shkollen e Fterres nga mesuesi i paharruar Neim Zani. Ne nje kohe kur ne Shqiperi mbizoteronte analfabetizmi e erresira, te trasheguar nga pushtimi i gjate osman, Fterra kishte shkolle fillore, ku mesonim bashke djem e vajza. Kjo ishte nje fitore e madhe dhe merite e veēante e popullit te Fterres, qe e mbante shkollen vet. Dhe kjo nuk ishte aspak rastesi, sepse Fterra kishte tradita te lashta, te te pareve tane, te cilet kishin mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Stambollit, si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Omer Korkuti, Hivzi Bezhani  etj.

Ne gjurmet e tyre vazhduan mesimet ne Normalen e Elbasanit Lame Xhama, Xhevdet Kofina dhe me pas Hiqmet Dusha, Hiqmet Shehu, Safet Kofina, Shefki Mita e Esat Haxhiu. Pas tyre shkollat e mesme e te larta i vazhduan breza te tjere te rinj.

Une, ndoqa mesimet fillimisht ne Gjimnazin e Gjirokastres, pastaj te Shkodres dhe mbarova Liceun e Tiranes ne Korrik 1942. Ne Gjirokaster e ne Shkoder isha bashke me shokun e mikun tim te ngushte Refik Bezhani, me te cilin na bashkonte nje dashuri e madhe vellazerore.

Pasi kreva liceun, fitova konkursin e mora burse per ne Fakultetin e Letersi – Filozofise ne Firence te Italise, ku vazhdova vitin akademik 1942-1943.

Mbas mbarimit te vitit te pare, bashke me studentet e tjere shqiptare, ju pergjigjem menjehere pozitivisht thirrjes se Frontit Nacionalēlirimtar per tu kthyer ne Atdhe dhe per te ndihmuar Luften Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Qysh nga korriku i vitit 1943 , u aktivizova ne rinine antifashiste te Fterres dhe pastaj ne ate te Kurveleshit.

Pas fitores se luftes dhe ēlirimit te vendit nga pushtuesit fashiste , ku ndodhesha ne aksionin e rinise ne rrugen Kukes Peshkopi (1946), mora telegrafin nga sekretariati i Brashit (ku isha trasferuar pas kongresit te dyte te rinise prill 1945),se me kishte dale e drejta e studimit per ne Fakultetin e Drejtesise ne ish Bashkimin Sovjetik.

Ne tetor 1946, bashke me disa shoke, arritem ne Leningrad (sot Petersburg). Ne fillim u ndeshem me veshtiresi shume te medha te klimes se ftohte dhe te mosnjohjes se gjuhes ruse. Ne avion mesuam vetem nje fjale rusisht “sasnoliot” (aeroplan) dhe s’dinim tjeter. Nepermjet nje kursi 6-mujor italisht-rusisht, arritem te mesonim gjuhen ruse dhe te frekuentojme mesimet bashke me studentet ruse. Fakultetin 5-vjeēar e mbarova me diplome te shkelqyer dhe ne korrik 1951 u ktheva ne Shqiperi e disa dite ne Fterre.

Me bashkėshorten e jetės, Melihanė

 Pyetje: A mund te na njihni me veprimtarine tuaj si jurist dhe si pedagog ?

Pėrgjigje Si kuadro te para te larta, na caktuan ne vende me pergjegjesi. Ne shtator 1951 une u emerova ne hetuesine e Prokurorise se Pergjithshme dhe pas pak muajsh Prokuror Kasacioni pranė Gjykates se Larte, ku qendrova deri ne maj te vitit 1955. Ne kete kohe u zgjodha sekretar shkencor i Institutit te Shkencave deri me 1957. Kur u themelua Universiteti i Tiranes, u emerova Sekretar Shkencor i Universitetit deri me 1966 dhe Shef i Katedres Penale ne Fakultetin e Drejtesise.

Pyetje: Per arritjet tuaja shkencore ēfare mund te thoni?

             Pėrgjigje Nga viti 1957 deri e dhjetor 1960 ndoqa me korespondence aspiraturen ne Leningrad, ku mbrojtja disertacioin e doktorates. Me 1961 mora graden shkencore dhe me 1972 titullin Profesor. Nga viti 1966 deri me 1985, punova kryetar i Byrose Juridike ne Keshillin e Ministrave. Megjithate nuk i nderpreva leksionet ne Fakultet. Veprimtaria ime pedagogjike kalon 47 vjet , duke dhene ndihmesen time ne pergatitjen e juristeve, te cilet sot mbajne funksione te ndryshme deri ato me te larta ne sistemin e drejtesise.

 Pyetje: Cilat vepra dallohen ne veprimtarine tuaj?

Pėrgjigje  Nderkaq, me sa kam mundur kam vazhduar edhe veprimtarine  shkencore. Deri tani jane botuar 18 libra, 115 artikuj shkencore, 35 referate e kumtesa ne konferenca kombetare e nderkombetare, si dhe autor i teksteve te Fakultetit: E drejta penale (Pjesa e Posaēme 9 botime), te tekstit te kriminalogjise, bashkeautore ne tekstet e se drejtes penale (Pjesa e Pergjithshme), Historia e Shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi, Komentari i Kodit Penal, 2 botime, etj.

Nder punimet shkencore me te rendesishme jane: Mbrojtja juridike penale e jetes se njeriut ne Shqiperi (teza e doktorates), E drejta zakonore penale e shqiptareve, e cila ka marre Ēmimin e Republikes te shkalles se dyte, E drejta zakonore e Laberise ne planin krahasues, si dhe Mendimi juridik shqiptar.

Aktualisht kam derguar per botim punimin Mbrojtja juridike penale e pasurise.

Arritjet e mia ne punen shkencore jane modeste. Ato mund te kishin qene me te mira, po te mos kisha bere pune anonime per 20 vjet ne Kryeministri.

 Pyetje: Kujt i dedikohen keto arritje?

Pėrgjigje Keto arritje u dedikohen nje varg faktoresh te marre se bashku, duke filluar nga trashegimia familjare, sepse babai yne Tahsin Elezi , ishte njeri me horizont te gjere kulturor dhe mjedisit shoqeror te Fterres qe na lindi e na rriti.

Nje faktor tjeter i rendesishem ka qene puna e vazhdueshme sistematike. Nga pervoja e gjate jam bindur se njeriu me vullnet te forte per pune, me vizion te gjere per jeten , me dashuri per dije e kulture mund te arrije te jap diēka ne  thesarin e kultures sone kombetare.

-         Ju faleminderit

Nr. 26 – dhjetor, 2001

E  DREJTA  ZAKONORE  E  LABĖRISĖ,

SHPREHJE  E MĖNĒURISĖ  POPULLORE DHE VLERAVE ETIKO-MORALE

- rreth librit tė prof. Ismet Elezit “E drejta zakonore e Labėrisė -



 

Me librin “E drejta zakonore e Labėrisė”, prof. Ismet Elezi, ėshtė futur  nė thellėsi tė historisė, kur Shqipėria  nuk kishte as shtet, kur nuk kishte as ligje dhe kur, kryesisht, zonat malore, nė Jug e nė Veri, qeveriseshin nė “venome”, tė cilat gėzonin tė drejta tė veēanta e privilegje tė caktuara. Pikėrisht nė kėto kushte, autori, nė kėtė libėr  shpjegon se lebėrit e zgjuar, ndjenė nevojėn e gjetjes  sė asaj qė i bashkonte e i lidhte pėr tė bėrė njė jėtė normale, nė kushtet e asaj kohe, duke formuluar norma zakonore, sigurisht tė pashkruara, tė cilat i pranuan, si rregulla detyruese pėr banorėt e fshatit, madje tė gjithė krahinės.

Autori, duke  studjuar e skeduar, pėr mė shumė se 25 vjet, literaturėn qė ka pėr Labėrinė, nė arkivin e  Shtetit,  nė  arkivin etnografik  tė Institutit  tė Kulturės Popullore dhe nė arkivin e Historisė,  duke  eksploruar  me ekspedita  mbi 10 vjet   nė  15 fshatrat  e  Kurveleshit, si zemra e  Labėrisė, si dhe  jo pak  fshatra  tė tjera tė  kėsaj treve, ka ditur tė vjelė mendime e pėrvojė, qė nga  i Ati i tij, xha Tahsini  i  mėnēur  nė Fterrė, e gjer te normat zakonore, qė iu veshėn Papa Zhulit, qė ka jetuar nė Zhulat rreth viteve 1481, si dhe tek shartet e Idriz Sulit, njė burrė zakoni i Labėrisė jugore, nė shekullin e 19-tė, e deri te njerėz tė tjerė tė mėnēur anonimė, tė  jo pak fshatrave  tė Labėrisė. Njėherazi,me  aftėsinė  e  seleksionimit  shkencor, ka arritur  tė japė njė thesar  menēurie dhe njė pasuri tė vlerave etiko-morale, qė kanė qėnė nė bazė tė mėnyrės sė  jetesės  sė vetė Labėrisė nė  shekuj me radhe,  te cilat kanė shėrbyer dhe si njė motiv i brendshėm shpirtėror pėr tė mos iu nėnshtruar sunduesit tė huaj, motiv qė e ka bėrė Labėrinė tė jetė njė vatėr dominante nė  historinė shekullore tė Shqipėrisė.

 Pavarėsisht se prof. Elezi, nė kėtė studim, pėrfshin  kryesisht periudhėn e shekullit tė 19-tė e deri nė ēerekun e parė tė shekullit tė 20-tė,  mendimi pėrgjithėsues i tij ėshtė shtrirė nė njė kohė pa kufi, duke notuar, horizontalisht e vertikalisht, deri nė  mbetjet  e marrėdhėnieve fisnore e patriarkale e duke u pėrqėndruar  nė mbi 100 vjet tė shekullit tė 19-tė e tė fillimit tė shekullit qė sapo lam  pas. Vlerė e madhe ėshtė se, jo vetėm ėshtė i  pari autor, qė  zbuloi emėruesin e pėrbashkėt, tė pashkruar, tė mėnyrės sė jetesės, brez pas brezi e nė breza me radhė: nė Kurvelesh, Himarė - Bregdet, Lumi i  Vlorės, Rrėza e  Tepelenės  dhe nė Rrėzomėn e Delvinės, por  krahas  kėsaj  na jep dhe kulturėn e jetės  nė atė zonė e nė atė kohė, duke vėnė nė themel tė saj, atė qė  e cilėson “E drejta zakonore e Labėrisė”, duke gjetur dhe rrėnjėt e  kėsaj tė drejte  zakonore, nė  dy burime kryesore:  sė pari,  nė mėnēurinė  popullore e nė zgjuarsinė  natyrale  tė  Labit,  dhe sė  dyti, nė Vlerat  etiko-morale, po tė Labit, nė  konceptin  gjeografik e historik tė Labėrisė, si krahinė e madhe.

Po cila ėshtė e ku duket kjo mėnēuri, dhe kėto vlera etiko-morale, qė  kur i lexon  nė  ketė libėr, tė ēojnė mendimin nė njė periudhė tė thellė nė Labėri?

Vetė e drejta zakonore ėshtė produkt  i mėnēurisė sė burrave tė zakonit e lebėrve mėndjėhollė pėr tė jetuar nė normalitetin e kohės. Kjo mėnēuri  nė kėtė krahinės pėrmban  mendėsinė labe, qė duket nė mėndjen “femėr” e nė zgjuarsinė natyrale, si dhe nė kėshillėn e matur tė burrave tė Labėrisė, tė cilėn pleqtė e urtė e kanė treguar: nė kuvende, nė pleqėsitė e fshatit a tė krahinės, nė pjesėmarrjen aktive tė tyre, nė gjykime tė problemeve konkrete, nė vendime e nė marrėveshje tė pashkruara, ku formuloheshin sentenca, tė cilat ktheheshin nė norma tė detyrueshme nė fshat e deri nė krahinė. Burimet e kėsaj mėnēurie, autori, i ka parė, kryesisht nė marrėdhėniet  familjare e martesore, organizimin shoqėror, tė drejtėn e pronėsisė dhe tė drejtėn e trashgimnisė, si dhe nė probleme tė tjera tė jetės nė Labėri. 

Pra, themeli mbi tė cilėn  ėshtė ngritur e drejta zakonore e Labėrisė ėshtė, sė pari, mėnēuria popullore, ose e thėnė ndryshe, mendėsia labe. Dhe sė dyti, e drejta zakonore e  Labėrisė  ėshtė njėherazi  shprehje  e vlerave etiko-morale tė  vetė popullit tė Labėrisė. Kėshtu, Nderi, nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė, sipas kėtij studimi shkencor, ishte vlerė dhe virtyt i lartė vetiak e familjar, por dhe shoqėror, duke pasur njė kuptim tė gjėrė, e jo vetėm kur cenohej nderi familjar, por pėrfshinte dhe momentin: kur pėshtyhej, apo kur qėllohej me pėllėmbė a me shkop para tė tjerėve, kur akuzohej si gėnjeshtar a si shpifės, kur shkelte fjalėn e dhėnė, si edhe kur tradhėtonte mikun nė shtėpi apo kur i merrte armėn, e tjera.

Virtyti i nderit, shprehej nė normėn se “ēdo njeri ka nderin e vet”, se “askush nuk mund tė preket nė nder”, qė historikisht, siē shkruan autori nė kėtė libėr: “ka patur njė fuqi tė pazakontė”. Aqė shume ėshtė ēmuar  “nderi” , sa  kjo fjalė  ka hyrė dhe nė  rrėnjėn e  fjalės magjike: “Faleminderit”, e formuar nga ngjitja, qė nuk shqitet,  e dy fjalėve: fal+nder, me kuptim reciprok, dmth edhe unė tė falem me nderin tim ty, ashtu si dhe ti, mė falesh me  nderin tėnd mua,  semantikė qė nuk e gjėn tė paktėn as tek   latinishtja e as tek greqishtja e lashte, apo dhe nė gjuhėt e sotme: tė anglishtes e frengjishtes, tė  gjermanishtes e italishtes, apo tė rusishtes, pa e parė mė tej nė gjuhė tė tjera. (Krahasoni, ju lutem, pėr njė ēast nė mėndjen tuaj etimologjinė semantike tė fjalės: faleminderit, me: thanks, merci, danke, grazie, spasiva). Aqė shumė e ka ēmuar kėtė virtyt ky popull, sa qė, dhe urimin mė tė preferuar ka patur:“shėndet e nder!” dhe betimin me te forte,”pėr nder”, apo “fjalėn e nderit”, gjė qė shprehej dhe nė sentencėn: “Mė mirė i vdekur e me nder, se sa i gjallė e pa nder”.

Prandaj autori, konkludon se: “Nderi dhe dinjiteti personal pėr malėsorėt, nė Veri e nė Jug, kudo ku jeton e banon shqiptari, ėshtė mbi tė gjitha ndėr vlerat mė tė larta shoqėrore. Kėto veti psiqike, nėnvizon prof. Ismet Elezi, e dallojnė atė nga popujt e tjerė” (f. 33). Edhe pėr Jani Vreton, siē citon prof. Elezi: “nderi ėshtė mė e vyera gjė”. Prandaj, dhe nė Labėri, sipas tė drejtės zakonore, nė kėtė krahinė, nderi ka qėnė  kėrkesė themelore pėr tė zbatuar, nė ēdo rast, drejtėsinė pėr tė gjitha problemet a ēėshtjet qė i kanė dalė labit nė jetėn e tij, ėshtė balanca kryesore e vlerėsimit tė njeriut.

Me nderin ėshtė lidhur ngushtėsisht dhe ndjesia e tė Drejtės, e shprehur nė formulimin: “imja-imja, jotja-totja”. Drejtėsinė labi nuk e ka pritur t’ia siguronin tė tjerėt, por e ka ndertuar atė sipas normės zakonore pėr tė qėnė zot i vetes e i pronės dhe pėr tė patur liri, nder, dinjitet, krenari, tė cilat nuk i donte  tė cenuara, por tė plota e tė sakta.

Po me nderin e lidh autori, dhe  virtytin e “burrėrisė”, tė “fjalės sė dhėnė”, tė, “besa-besė” , “besa e burrit-pesha e gurit”, “burri kur jep fjalėn, ther djalėn”, apo “burrė ėshtė ai qė fal”,, duke ēmuar kėshtu jetėn e njeriut. I tillė ėshtė dhe virtyti “i mikpritjes”, qė ka lidhje tė brendėshme psikologjike, gjithashtu me nderin e njeriut.

Duke shtjelluar kėto virtyte, ku ėshtė bazuar e drejta zakonorė e Labėrisė, Autori,  nenvizon se kėto vlera, si bie fjala, “besėn”, mbajtjen e “fjalės sė dhėnė”, Labėria e njeh tė paktėn qė nga besėlidhja, e lidhur nė Progonat, nė 1846, kur besa ėshtė shfaqur dhe si njė “institut juridik” i tė drejtės zakonore tė Labėrisė. Ndėrsa “Mikpritjen”, prof. Ēabej, e cilėson si  “zakon i shenjtė” i shqiptarit, Kadareja, thote se shqiptari e ka  nderuar  mikun, si “hyjni” dhe Naimi qė shkruan: “Njeriu, qė ėshtė i uruar, mikun, e pret krahapur dhe e pėrcjell tė gėzuar”, qė nė  tė drejtėn zakonore tė Labėrisė normohet: “nderi, i bėhet mikut”,  prof. Elezi e cilėson mikpritjen, si “virtyt i ēmuar”.      

Por, menēuria labe, konkludon prof. Elezi, tė drejtėn zakonore tė Labėrisė, herė pas here, e ka reformuar e zhvilluar, sepse normat zakonore nuk janė tipar biologjik i njeriut, por shprehje e rrethanave tė caktuara. Prandaj dhe Labėria, duke mos i qėndruar statik a fanatik pandryshueshmėrisė sė normave e zakoneve tradicionale, ka ditur tė zbut ashpėrsinė e tyre, nė pėrshtatje me progresin ekonomik e shoqėror, jo vetėm tė Labėrisė, por dhe tė gjithė Shqipėrisė.  Kjo sepse, burrat e kėsaj treve kanė qėnė, jo vetėm, siē i pėrshkruajnė vite mė parė, kronikanė tė huaj, “kreshnikė tė rreptė e luftėtarė trima”, por prof. Elezi argumenton se “ajo(Labėria) ėshtė shquar dhe pėr njerėz tė urtė e tė mėnēur, krijues e interpretues, por dhe zbatues tė mirėnjohur tė  sė drejtės zakonore”. (f. 31.)  Pėr kėtė dėshmojnė 6 kuvėnde tė burrave tė zakonit, qė nga  1846 e deri nė 1928, tė cilėt,(burrat e zakonit), konsideroheshin qė tė gjithė “burra 400 drehem”.

 Gjithashtu, nė kėtė vepėr  sqarohet idea se normat zakonore ruhen pėr aqė kohė sa nuk ekziston nė praktikė e drejta zyrtare-pozitive, pra, ligji dhe  shteti, duke ruajtur ato tė drejta zakonore e vlera etiko-morale, qė nuk vijnė nė kundėrshtim me zhvillimin e shoqėrisė nė rrugėn e lirisė e tė civilizimit qytetar.    

Pra, e drejta zakonore, duke qėnė shprehje e mėnēurisė

popullore dhe e vlerave etiko-morale tė vetė popullit tė kėsaj ane, ėshtė njėherazi dhe shprehje e ndjenjės sė lirisė e tė drejtės, tė identitetit krahinor e kulturor tė  arbėrit e tė Arbėrisė, siē ėshtė emėrtuar kjo krahinė pėr shekuj me radhė.

Ky konkluzion argumenton se Labėria, ėshtė jo vetėm treva e  trimėrsė, por njėherazi dhe treva e mėnēurisė, sepse trimėrinė pėr lirinė e vendit, historikisht, e kane nxitur  tė mėnēurit, njerėzit e udhės sė diturisė. Prandaj, trimat janė vėnė nė ballė tė  luftės, pavarėsisht se frytet e saj, kryesisht, i kanė pėrfituar politikanėt. Kėshtu, nė njerėn anė, menēuria ka frymėzuar trimėrinė, nga ana tjetėr, trimėria ka sjellė lirinė, e cila pėrsėri, ka zhvilluar diturinė.

Pėr zgjidhjen e konfliktit me pushtuesit, mėnēuria e dituria nė Labėri,  ka ngritur mė kėmbė trimėrinė, pėr tė fituar lirinė, nderin e dinjitetin dhe  pėr tė jetuar i sigurtė nė trojet e veta. Ndėrsa, konfliktet e mosmarrėveshjet brenda vetes, nė fshat e krahinė, kjo trevė nuk i ka zgjidhur, me anėn e forcės e tė dhunės, por me anėn e mėnēurisė popullore dhe diturisė intelektuale tė kohės. Ky mesazh, qė vjen deri nė ditėt tona, na kėshillon, aq mė tepėr nė kushtet e demokracisė pluraliste e tė globalizmit ndėrkombėtar, qė, zgjidhjen e problematikės aktuale, qė nga familja e deri   nė shkallė vendi, ashtu si dhe marrėdhėniet pozite/opozitė, dhe ato ndėrkombėtare, t’i zgjidhim vetėm me fjalėn e menēur e me mjetet e kulturės demokratike.

 Nė pėrfundim, mund tė konkludohet, se, prof .Ismet Elezi, duke bashkuar menēurinė popullore me dijen e tij intelektuale, na ka dhėnė njė vepėr me vlerė historike, kulturore e juridike, jo vetėm pėr Labėrinė, por dhe pėr kulturėn e dijen juridike shqiptare.

 

                                                                                                Guro ZENELI

Nr. 33 – prill 2003

 

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA