FTERIOTET

Shaban Mita
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Enter subhead content here

 

PASIONI MBA PUNËN - PUNA MBA  JETËN

- Nga biseda me 81-vjeçarin,Shaban Mita  - nje "biblioteke e gjalle",nje radist i talentuar-

 

      

Harizi, miku i Halitit dhe i fterioteve, na çoi drejt e ne shtepi te Shabanit. E gjetem fillikat. Sa hyme, u ngrit e na mireseardhi. 

- Keshtu, na tha, edhe ju erdhet tek une, edhe une erdha tek ju. Se kamngelur siç me shihni. Pleqeria eshte e keqe per kedo qe e ze. Pleqeri, o moj e shkrete, s'te desha po erdhe vete.

Kur e shikon njeriun ne kete vetmi, shpirti te trazohet e mendja te fluturone ne jeten me halle.Natyrshem Shabani fillon te flase per Fterren e per fterjote. Menyra se si flet te imponon. Mendimin e ka te fresket. Gjuhen e ka te paster. Te shikon drejt e ne sy. Une filloj ta gric nga pak, por me kujdes, qe te mos e lendoj. E pyes te me flase per vete. Por jo. Shabani me flet per Fterren. Flet tere dashuri e tere pasion.

- Desha te vija ne festen e Fterres, por nuk me la mosha. Kam mall per Fterren, njesoj siç e kam dhe per Nenen e Babain tim. Rinine ia kushtova Fterres. Harxhova shume per te. Jo para, jo. Por, harxhova shpirt. Une jeten e vura ne dispozicion te Luftes. Por  fati e deshi qe une te vazhdoj te jetoj, se…Hiqmeti, ylli i Fterres, … Dhe psheretiu ne shpirt… Ah!! Çfare Hiqmeti ishte Ai!  Po Safeti? Safet Memi, e kam fjalen. Pse ka me te mire se Safeti ? Ta them une qe nuk ka. Hiqmet e Safet nuk gjeje ne Fterre. Nje "dore" ishim ne fillim ne luften antifashiste: Hiqmeti, Lazua, une, Mehmeti, Safeti, Eqremi, Bilali...dhe… Fterra e tere. Ja, ne beme sa ishte e mundur qe Fterra jone te mos perçahej. Fterra ishte ne mes te Kuçit dhe te Borshit. Kuçi me partine. Borshi kishte  jo pak  me ballin. Ne ishim midis tyre. As njeri e as tjetri nuk na linin te benim krye. Por ne ditem te mbame terezine. Dhe me Borshin nuk u beme hasme. Dhe me Kuçin beme miqesi.

Fterjote jane dhe te dijes e te shkences. Jane dalluar fterjote, dhe ne jete, dhe ne pune, dhe ne krijimtari. Kane punuar, dhe per vete, dhe per shoqerine. E di mire une kete. Vajta 81 vjeç.Eshte nje jete e tere kjo.Eshte nje shekull.

            Kam patur miq nga Kuçi. Memo Meto ishte miku im i pare. E doja se ishte dhe poet. Hiqmeti kishte mik te veçante Mustafa Matohitin. Ne na beri miq lufta.Dhe Abdyl Hakiun e kisha mik.Dhe me thoshte: ju moret penen, ne gradat. ..

Per tete vjet, nga 1934 - 1942, Shabani studioi ne Medrese ne Tirane. Qe ketu filloi aktivitetin antifashist. U lidh me Muhamet Bakirin. Por u diktua. Kjo e detyroi qe, ne prill te vitit 1942, te kthehet ne Fterre. Ketu u lidh me Hiqmetin. Hiqmeti ishte lidhur me Mustafa Matohitin. Ato dite, ne Fterren tone, erdhi Bedri Spahiu, i cili kerkoi te bente nje takim me ca fteriote.

- Me tere fshatin. - i tha Hiqmeti.

- Lajmeroi  me   nxenesit  qe  te  vinin ne mbledhje, nje per dere.Erdhi gati tere Fterra. Ishte 27 qershor 1942. U mblodhem te Kroi i Bedrinit.  Foli gjate Bedriu me te gjithe. Tere diten ligjeroi. Ishte i vogel Bedriu, por si floriri, ama. Na kerkoi te formohej çeta ne Fterre. Dhe çeta u formua ate dite. Komandant çete u caktua Lazo Kofina, zevendes komandant Muhedin Haderi. Ndersa komisar - Hiqmeti. Dhe zevendeskomisar, Shabani.

            Ne Medrese, Shabani kishte mesuar dhe gjuhe te huaja : anglisht, arabisht e italisht. Kur takoi rastesisht nje vit me pare nje kolonel te Natos, e habiti ate kur recitoi ne anglisht poezine "Korbi". Por nga Insan Qereshniku, qe ishte inxhinier, mesoi zanatin e radistit. Ismeti bleu tek Insani, nje radio qe e çoi ne Fterre.Radioja e Eleze u vu ne dispozicion te luftes. Hiqmeti solli nje makine shkrimi, ku shtypeshin lajmet. Nga kjo radio u dha per here te pare ne Kurvelesh lajmi per kapitullimin e Italise fashiste, ne shtator 1943. Ne kete radio degjohej BBC, degjoheshin lajmet e botes. I dergoheshin Memo Metos ne Kuç, ku pergatitej nje buletin lajmesh, qe perhapej ne Kurvelesh e Laberi.

            Kur Shabani shkoi ne Gusmar, ne nenprefekture, perdori nje radio qe ua kishte marre gjermaneve. Kete radio Shabani e ka dhe tani ne shtepi. E ruan per gati 60 vjet,si nje kujtim te vecante,  si nje gje te shtrenjte. Ja, atje ne nje kend te dhomes e mban si nje pasuri te çmuar. E shikon dhe i gezon shpirtin se i  kujton rinine, i  kujton jeten e tij.

            Ne 1942-1943 punoi me radio ne Fterre, ne '44 - '45 ne Gusmar, ne '46 punoi  ne radio-Tirana, 6 vjet ne radio Gjirokastra. Pastaj ngriti dhe radio-stacionin ne Kashar. Ne vitet '60 ngriti radio-stacionin ne Shijak e ne Rinas. Nen drejtimin e tij punonin dhe 14 specialiste te tjere. Shkoi dhe ne Kine per kualifikim ne 1968. Dhe deri ne vitin 1980, sa doli ne pension, punoi si specialist me emer ne ATSH. Na permendi me respekt te vecante drejtorin, Arqile Aleksi, dhe jo pak kolege te punes.

            Idealin e rinise e ruan dhe tani ne moshe te thelle. Ka shume merak ne shpirt. Karakterin e ka stoik. Fjalen e ka te zgjuar. Por dhe trimerine e ka ne sy.

            Ndermend me erdhi mençuria qe thote: "Plaku eshte biblioteke e gjalle". Lumthi, thashe me vete, kush e shfrytezon "biblioteken". Mire eshte qe

"biblioteka" e tyre t'u mbetet te gjalleve.

                                                                                                                  Guro  ZENELI.

Nr.24 – maj, 2001

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA