FTERIOTET

Bardhyl Xhama

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

  

LULI - PĖRHERĖ BUZĖGAZ, KURDOHERĖ KRIJUES…

Njė jetė tė tėrė, nga fėmijėria deri sot nė moshėn e thyer e kam njohur nga afėr Lulin, siē e thėrresin shpesh Bardhyl Xhamėn. Nė mėndje mė ėshtė fiksuar fytyra e tij e dashur, buzagaze. Gjithmonė e pėrfytyroj midis shokėsh e miqsh dashamirės  e me humor. Luli  ka shumė shokė e miq, di t'I nderojė, prandaj dhe ata e duan dhe e respektojnė ēiltėrsisht. Por mbi tė gjitha ai di tė krijojė njė atmosferė gazmore me shokėt, me fjalėn e tij tė mėnēur, me humorin e kėndshėm, me kulturėn e gjerė dhe shpirtbardhėsinė.  Ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje dhe qė mė shtyu tė shkruaj dy radhė pėr tė ėshtė njė fakt tjetėr. Luli kurdoherė dhe nė ēdo rast  ka qenė sa i dalluar, dhe i  talentuar , shumė i zoti  nė mėsime  dhe aftėsi tė shumta tė tjera.

            Gjatė shkollės fillore ai tėrhiqte vėmendjen e mėsuesit dhe tė shokėve jo vetėm si njė nxėnės i dalluar nė klasė,por shquhej  pėr shkathtėsi tė veēantė nė lodrat. Mė ka mahnitur dhe mė kujtohen edhe sot disa lodra "magjepėse" qė sajonte, si  biseda midis dy shurdhėve, tjetra me gjelat, ose ajo kur fuste gjembin nė njė qoshe tė shkollės, e fshihte midis gishtave, pastaj tėrhiqte turmėn e nxėnėsve pas, ta shihnin si e nxori nė anėn tjetėr tė ndėrtesės. Tė tilla lodra, veē atyre tė zakonshmeve, si zjarrēI, topimesazi etj, ai organizonte shpesh. Pėr humor po shtoj se edhe me llastiqe ai shquhej dhe unė e kisha zili se ai kishte vrarė edhe cirko, qė ishin aq dinake. Shumė nga ne tė tjerėt arrinim deri te mėllenjat e ndonjė grifshė.

Nė shkollėn shtatėvjeēare nė Gjirokastėr ishim pėrsėri bashkė, por ai njė klasė mė lartė. Mbaj mėnd se shpesh emri i tij ishte nė tabelėn e nderit dhe ndėr tė parėt, qė i jepej fleta e nderit. Qė ishte me tė gjitha notat shumė tė mira, as qė bėhej fjalė.  Dhe nuk ishte e lehtė tė ishe i pari ose ndėr tė parėt nė klasėn e tij, se kishte disa nxėnės gjirokastritė shumė tė zotė.

Nė gjimnaz shpėrthyen me tėrė gjallėri aftėsitė e Lulit, nė mėsime dhe nė shumė veprimtari jashtėshkollore. Qė ishte nxėnėsi mė i mirė i klasės  kuptohet po tė tregoj se fill pasi mbaroi maturėn, ai u emrua pedagog po nė atė gjimnaz. Dhe pedagogėt hijerėndė qė kishin mbaruar universitetet nė Paris, Athinė, Romė e pranuan me respekt tė ulej nė njė tavolinė me ta. Dhe unė pata fatin tė jem nxėnės i tij. Bardhyli jepte matematikė nė klasat e tjera dhe metodikė vizatimi nė klasėn tonė tė maturės. Ē'I lidhte matematikėn dhe vizatimin, qė i jepte njė pedagog? I lidhte talenti dhe aftėsia e Lulit. Por nuk shkėlqeu vetėm nė mėsime nė gjimnaz. Ai ndiqte rrethin letrar dhe atje mori shtysat si shkrimtar i njohur i sotshėm, nė letėrsinė pėr fėmijė. Ai sot ėshtė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė kėsaj letėrsie. Unė diēka kam shkruar pėr njė libėr tė tij, por si kritik letrar i ngelem borxhli. Luli luante nė teatrin e shkollės dhe pati njė shkėlqim tė veēantė si sportist. Nė Baēe tė Teqesė si voleibollist e duartrokitėm shpesh me entusiazmin e tifozėve. Dhe kėtu shkėlqente midis lojtarėve tė tjerė tė zotė si Ndrico dhe Hashorva. Njė djali tė tilė plot virtyte e hire iu bėnė "jashik" e admirues vajza edhe tė klasės sime. Ndonjera edhe ma pat shprehur simpatinė qė ushqente. Por shpirtin e Lulit e kishin bėrė pėr vete vyrtytet e njė vajze fisnike  tė Delvinės qė iu bė shoqe jete, Feraseti.

Mė vonė, si  drejtor i gjimnazit tė Sarandės. Dhe kjo shkollė shpejt tėrhoqi vėmendjen pėr rezultatet dhe talentet qė pėrgatiti. Dikur ne shkruanim se shkolla ėshtė pasqyrė e drejtorit. Dhe rasti i kėtij gjimnazi e provon kėtė. Qė nga Saranda e mė vonė nė gazetėn "Mėsuesi" ai u shqua pėrsėri si gazetar i talentuar. Mbaj mend njė herė, kur punoja nė gazetėn ,"Mėsuesi' dhe Luli ishte ende nė Sarandė, sekretari i kolegjumit, njė ndėr gazetarėt mė tė talentuar tė kohės, solli njė artikull dhe shtoi: "Kėtė shkrim po e ēoj direkt nė shtypshkronjė, s'ka nevojė pėr redaktim, e ka shkruar Bardhyli. " Tė fitoje besimin e atij gazetari qe njė sukses i veēantė. Unė kam ndjerė pėrherė kėnaqėsi dhe krenari qė Fterra jonė ka nxjerrė djem si Luli ynė i dashur. Ai pėrherė ėshtė krijues, veprues. Dhe andej nė Amerikė shkruan poezi tė bukura humoristike, gjuan peshk nė Oqean, si Heminguej,( Kam pėrshtypjen se  ishte lindur pėr pėrmasa oqeani) na dėrgon pėrshėndetje tė pėrmallshme. Dhe ne, me dashuri e mall,  i urojmė gjithė tė mirat.

                                                                                         Jakup MATO

Nr.31 – dhjetor 2002

 

 

MATERIALE TE 70-VJETORIT TE LINDJES

 

Nga  Limos  Dizdari

 

BARDHYLI  S’JETON DOT, PA LETĖRSI E PA MIQ

 

Mė vjen shumė mirė qė Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, Shoqata Mbarėkombetare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj dhe Kominiteti fteriot, para tė cilit, mė duket se nuk dalim dot, jemi mbledhur  pėr tė nderuar mikun tone, Bardhyl Xhama. Ka shumė arsye qė vijmė kėtu. Ne tė gjithė nga fėmijėria jonė, qė e kujtojmė me mall,  kemi gėzime, kemi brenga, kemi dashuri, qė ca i realizuam, ca besojmė t’i realizojmė e ca do tė mbeten pa realizuar.

Gjėnė mė tė bukur pėr fėmijtė e bėjnė shkrimtarėt pėr fėmijė me librat e tyre. Nuk janė shumė tė mėdhenj, qė tė trondisin dheun kur kalojnė, si ca shkrimtarė tė rėndė, por janė pėrherė prezent…dhe hyjnė nė zemrėn tonė, nė gjakun tonė, ashtu tė pėrzemėrt, duke mbartur me vete kujtimet e fėmijėrisė. Bardhyli ka hedhur nė libra shumė ngjarje e mbresa tė fėmijėrise e pėr fėmijėrinė, pėr t’i shijuar tani fėmijėt tanė, nipėrit e mbesat.

Ne jemi shumė tė gėzuar qė, valixhja, rafti apo biblioteka, janė tė mbushura dhe me librat e Bardhyl Xhamės, qė ėshtė njė kontribut nė kulturėn tonė kombėtare.

Nė emėr tė shkrimtarėve, e tė kompozitorėve, i uroj njė jetė tė gėzuar,i uroj krijimtari tė vazhdueshme, sepse Bardhyli  s’mund tė jetojė pa letėrsi dhe pa miqtė e tė dashurit e tij

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

I MADHI DRITĖRO AGOLLI URON BARDHYLIN,

PO DHE KOMUNITETIN FTERIOT

 

Unė kam kėnaqėsi tė madhe sot qė tė pėrshėndes e t’i shtrėngoj dorėn shokut tim tė rinisė sė hershme tė shkollės sė mesme tė Gjirokastrės. Bardhyli qė nė atė kohė ka qenė njė nga njerėzit qė binte nė sy, si njė nxėnės me tė gjitha kėrkesat pėr tė dalė i shkėlqyer, siē doli. Po Bardhyli ishte dhe njeri artist nė pamje e nė punė. Ka qenė e mbetet simpatik. Atėhere, do tė thosha unė,  vajzat e gjimnazit e tė qytetit, e kishin mendjen te Bardhyli. Bardhyli ishte artist i vėrtetė edhe sepse merrte pjesė nė tė vetmin teatėr qe ishte atėhere nė qytet, teatri i shkollės sė mesme. Bardhyli merrte pjesė nė grupin teatral, ku luaja  dhe unė. Nuk isha i shquar, po lozja nė rolet gjysmėkomikė. Mė kujtohet qė kemi lojtur komedine e Ēajupit "Pas vdekjes" e tė tjera. Bardhyli dhe Gaqo Veshi  shquheshin.

Qė atėhere botonte, bėnte pjesė nė rrethin letrar tonin. Mė vonė ai u bė njė arsimtar dhe drejtor i dalluar.  Puna e tij eci paralel nė tri fusha: nė fushėn e pedagogjisė, e tė publicistikės pedagogjike dhe tė krijimtarisė sė letėrsisė pėr fėmijė.Dhe tė tria kėto fusha i ka me vlera tė larta.  Ėshtė shquar jo vetėm si mėsues, qė jepte mėsim bukur, por dhe si organizator i arsimit, me mendime tė drejta pedagogjike. Prandaj, ėshtė shquar dhe nė publicistikėn pedagogjike, po dhe nė anėn sociale tė jetės e tė kulturės.

Por Bardhyli ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė lėmin e letėrsisė pėr fėmijė, qė nga libri i parė "Pėrrallat e detit" e deri te "Djali me tre brirė" i vitit 2002. Me librat e tij ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ndezjen e fantazisė sė fėmijėve pėr animizimin e sendeve, qė t’i bėjė sendet e kafshet "tė flasin", tė nxjerrė nė dukje veprimin, qė u pėlqen tepėr fėmijėve. "Pėrrallat e detit" kanė lindur, siē e tha Skėnderi, edhe nga eksperienca e tij, ka qenė zhytės i shkėlqyer e notar shumė i mirė dhe jo vetėm se ka lindur e ėshtė rritur nė bregdet, por ėshtė vetė person i tillė.

Urime Bardhylit, po dhe Komunitetit fteriot!

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

Nga Luan Memushi

 

GJITHĖ LABĖRIA VLERĖSON DHE RESPEKTON

KONTRIBUTIN INTELEKTUAL TĖ FTERIOTĖVE

 

Unė jam kėtu nė funksion tė detyrės pėr tė nderuar njė nga figurat e shquara tė arsimit shqiptar, zotin Bardhyl Xhama.

Unė jam kėtu pėr tė treguar kontributin nė fushėn e arsimit tė familjes Xhama, sepse ajo ėshtė familje qė ėshtė pėrfaqėsuar nė fushėn e arsimit, jo vetėm nga zoti Bardhyl, por dhe nga pjesėtarė tė tjerė tė familjes sė tij, madje ėshtė i njohur Babai i tij, Lame Xhama, “Mėsues i popullit”..

Unė jam kėtu pėr tė vlerėsuar vetė Bardhylin, si mėsues, si drejtues shkolle, si drejtues nė seksionin e arsimit, nė kabinetin pedagogjik, nė strukturat botuese, deri nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, nė Institutin e Stdudimeve Pedagogjike dhe si punonjės i shquar i Ministrisė sė Arsimit, tė atyre viteve, nė fushėn e gazetarisė pedagogjike.

Unė jam kėtu si njė bashkėudhėtar nė fushėn e arsimit pėr tė treguar dhe vlerėsimet e larta qė i janė bėrė Bardhylit si "Mėsues i Merituar", nė pėrvjetorin e njėqindtė tė shkollės sė parė shqipe tė Korēės.

Jam kėtu pėr tė vlerėsuar. jo vetėm Bardhylin, por gjithė kontributin e fteriotėve, qė, me thėnė tė drejtėn, nė aspektin intelektual, gjithė krahina e Labėrisė i vlerėson dhe i respekton. Jam kėtu dhe  si bir i Labėrisė dhe me funksionin e Ministrit,  pėr tė vlerėsuar, pėrmes Bardhylit, gjithė kontributet e gjithė arsimtarėve, veēanėrisht ata qė janė tė spikatur si Bardhyli.

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

TRE ARSYET E FATMIR TOĒIT

 

Pėrfitoj nga rasti, qė t’i bėj njė urim publik Bardhylit, me rastin e 70-vjetorit tė lindjes. Arsyet e mia  janė: e para, se te ne janė botuar disa nga librat e fundit tė Bardhyl Xhamės, disa nga librat mė tė suksesshėm dhe mė tė shitur. Madje librat e tij kanė patur fatin tė ribotohen disa herė, gjė qė ndodh rrallė me autorėt shqiptarė nė kėtė periudhė.

E dyta, nė luginėn tonė jemi afėr, jemi shumė komshi. Bile, shtėpitė e fisit tim, janė midis Kuēit e Fterrės. Dhe unė, nuk di, nga njėherė, jam nga Kuēi apo nga Fterra. Kur bėhet fjalė pėr arsim e dituri, them se, miqtė i kam fteriotė.

Shkenca thotė se nuk janė ndonjė gjė e madhe 70 vjet nė jetėn e njė njeriu. Dhe kėtė e shohim edhe te Bardhyli, nė konstruktin e tij. Por, mbi tė gjitha, Bardhyli ėshtė i   suksesshėm dhe njė nga njerėzit mė miqėsorė qė kam njohur nė marrėdhėniet e punės nė fushėn e botimeve….Kėtė e tregon shumė mirė edhe pjesėmarrja kaq e nderuar dhe kaq e zgjedhur nė kėtė sallė.

Arsyeja tjetėr, qė dua ta bėj kompliment, ėshtė uniteti i fteriotėve, tė cilėt, pėr gjithė krahinėn tonė nė pėrgjithėsi, japin njė shembull tejet me vlerė, kur bėhet fjalė pėr frymėn e bashkėpunimit, pėr frymėn e miqėsisė, pėr frymėn e bashkimit…Kjo duket dhe nė kėtė organizim pėr tė festuar 70-vjetorin e lindjes sė mikut tonė, Bardhyl Xhama, gjė qė lidhet edhe me njė faktor tė rėndėsishėm, traditėn shekullore arsimdashėse tė Fterrės, qė ka nxjerrė hoxhallarė dhe shumė mėsues.

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

 

GAZETARI QĖ RUHET NĖ MEMORIEN E MĖSUESISĖ

 

Shkrimet e para i  ka nisur qė  nė rrethin letrar  tė Gjimnazit " Asim  Zeneli" nė Gjirokastėr. Ka botuar nė organe qėndrore, qė kur ka qėnė nė shkollėn 7- vjeēare. Profesionin e gazetarit e  ka  nisur nė fillim tė viteve '60-tė. dhe  e ka ushtruar pėr 14 vjet, si redaktor e si sekretar kolegjiumi nė gazetėn "Mėsuesi", ku ka luajtur rolin e gazetarit profesionist dhe njeriut tė mirė, ashtu siē e ka luajtur kėtė rol dhe si zv/drejtor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe si Shef i Sektorit te Gjuhės e Letėrsisė nė Institutin e Studimeve Pedagogjike pėr 10 vjet tė tjerė.

            Qė kur ishte korrespondent i gazetės "Mėsuesi"    nė Sarandė, Kryeredaktori i mirėnjohur, Sofokli Afezolli, nė rėvistėn "Tribuna e Gazetarit", shkruante: "Nė shkrimet e  Bardhyl Xhamės, nuk ka nevojė tė vėsh dorė". Bardhyli ka shkruar, duke shkuar me penėn e tij, nė tė gjitha qytetet dhe rrethet e Shqipėrisė, madje deri nė fshatrat mė tė thella tė vendit tonė e deri dhe nė Kosovė nė vitin 1972 dhe nė Turqi nė vitin 1980-tė. Kjo veprimtari ėshtė vlerėsuar me dy urdhėra "Naim Frashėri": "Pėr shkrime me cilėsi nė lėmin e gazetaris pedagogjike".

Bardhyli ynė, ka qėnė gazetar qė ka studjuar, gazetar qė ka diskutuar dhe gazetar qė ka shkruar, duke saktėsuar mendimet e idetė e tij, si gazetar e si studjues pedagogjik. Si gazetar, ka shkruar me shpirt tė pasur e me mėndje tė kthjellėt, duke ēmuar dhe dashuruar penėn, tė cilėn ia pėrkushtoi arsimit e kulturės, duke respektuar e pėrjetuar, dhe problemin, dhe mėsuesit e nxėnėsit, vėndlindjen - Fterrė, vėndrritjen - Sarandė dhe vėndbanimin  - Tiranė.

Bardhyli, si penė me arsye, ka patur ndjeshshmėri e dinjitet profesional, ka patur sy-kritik e aftėsi seleksionuese e pėrgjithėsuese, ka ditur tė pėrdorė semantikėn e fjalės sė shkruar. Gjithashtu, ka ditur: dhe tė shkruaj, dhe tė redaktojė, duke kryer njė veprimtari tė ēmuar krijuese, duke kapur e trajtuar probleme tė rėndėsishme pėr arsimin e pėr kulturėn,pėr sportin e pėr probleme sociale, duke pėrcjellė me mjeshtėri tek lexuesi, mesazhin e  punės  pedagogjike e arsimore.

Bardhyli  ka shkruar nė tė  gjitha gjinitė e gazetarisė, sepse ka ditur tė bėjė lajmin e artikullin, reportazhin e portretin, skicėn e tregimin, dhe deri humorin, duke pėrfituar njėherazi dhe njė pėrvojė krijuese, qė mė vonė iu bė bazė pėr tė shkruar dhe libra pėr fėmijė.

Artikujt e Bardhylit kanė qėnė nga mė tė lexueshmit nė faqet e gazetės "Mesuesi",apo nė revistėn pedagogjike, sepse dhe stili i tė shkruarit tė tij mbetet i pastėr e joshės, si kur lavdėronte, dhe kur fshikullonte. Ka ngelė kuptimplote, nė ato vite, replika:  - Bardhyl Xhama gazetar, ca kanė frikė, ca kanė llahtar,. me pėrgjigjen : - Kanė tė drejtė ēėshtė e vėrteta, njė gabim tė merr gazeta.

Pra, me veprimtarinė qė ka kryer nė gazetari, duke botuar mbi 500 artikuj  e 10 studime pedagogjike, kryesisht, nė faqet e gazetės "Mėsuesi" dhe nė Revistėn e studimeve pedagogjike, ka ngelur e do tė mbetet nė memorjen e gazetarisė arsimore e pedagogjike tė mėsuesisė shqiptare, si njė gazetar cilėsor, qė ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė lėmin e gazetarisė pėr arsimin e  kulturėn.

Duke pėrfunduar, dėshiroj t'i uroj Bardhylit tone, jetė sa mė gjatė e krijimtari tė freskėt dhe pėr gazetėn e pėrdymuajshme "Fterra Jonė", nė emėr tė sė cilės, dua t'i dhuroj njė degė me tri lule trėndafili tė bardhė: njė si mėsues, njė si gazetar, njė si shkrimtar, tė cilat dėshiroj t’ia jap Ferasetit tė Bardhylit, gruas sė mirė, qė ka mbajtur barrėn e jetės sė familjes, duke mbėshtetur gjithė jetėn Bardhylin, pėr t’u bėrė Bardhyli – Bardhyl me emėr.

                                                                                          Guro   ZENELI

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

BARDHYL XHAMA SI SHKRIMTAR

 

Bardhyl Xhama ka filluar tė shkruaj vjersha e t’i botojė nė organet e shtypit qysh nė moshė te re. Librin e parė "Pėrrallat e detit" e botoi nė vitin 1975 dhe pas tij novelėn "Zhytėsit e vegjėl tė thellėsive" e romanin fantastiko-shkencor "Ekspedita e kaltėr". Pastaj, Bardhyli "doli" nga deti nė "stere" dhe botoi vėllimin me pėrralla "Zjarrfikėsi i pyllit" nė vitin l987 dhe novelėn pėrrallė "Tėrfili me katėr fletė" mė 1989.

Pėr disa vjetė me radhė, nė kohėn e tranzicionit, vetėm sa grumbulloi lėndė tė parė, tė cilėn e pėrpunoi me kujdes dhe ja nė vitin l996 boton "Pse qau delfini?", vėllim me 50 rrėfenja, nė vitin l997 boton romanin "Nė kthetrat e Piratit" dhe me radhė, vėllimin me pėrralla "Lejleku me akullore", vėllimin me 60 rrėfenja "Djaloshi qė kapte rrufetė" dhe sė fundi pėrmbledhjen me pėrralla "Djali me tre brirė" e vitit 2002. Dhe krijimtaria e tij vazhdon e qysh sivjet do tė kemi vepra tė tjera.

Shumica e veprave kanė fituar ēmime kombėtare.  Vitet e fundit ka fituar ēmimet "Mitrush Kuteli", "La Fonten", "Tasim Gjokutaj", "Bekim Harxhi etj. Shumica e librave janė ribotuar njė e dy herė e janė programuar si lexime jashtėklase pėr nxėnėsit.

Bardhyli ka botuar nė organet e fėmijėve mbi 100 pėrralla e tregime, ka shkruar pjesė pėr teatrot e kukullave, radio-novela e skenare filmash dokumentarė etj.

Librat e tij janė tė pėlqyeshme nga fėmijet, se janė shkruar bukur, me gjuhė tė thjeshtė e tė kuptueshme, dallohen pėr shkurtėsinė e shprehjeve dhe sidomos janė tė mbėshtetura fort nė krijimtarinė popullore.

 

                                                                             Skėnder  HASKO

 

Nr.34 – qershor 2003

 

 

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA