NJĖ LULE NĖ TIRANĖ PĖR NĖNĖN E LULEVE TĖ FTERRĖS
Tė dielėn nė pesėvjetorin e lamtumirės sė Nėnės sė tij, Vahidesė, Jakup Maton e takova nė Tiranėn e Re tek kthehej i vetmuar
nga varrezat.
- I bėra njė vizitė Nėnės
nė banesėn e saj tė pėrjetėshme, mė tha. I mbolla njė oleandėr, helmės, siē
i themi ne nė Fterrė. Dhe vazhdoi tė tregojė me emocione. I donte shumė lulet Nėna.
Ishin vitet pesėdhjetė.
Jakupi atėhere, si dhe tė tjerė djem nga fshati ynė kishin shkuar nė shkollėn e mesme nė Gjirokastėr. Vinin rralė nė familje
se vėshtirėsitė e udhėtimit ishin tė mėdha. Madje dhe kur vinin nė
Fterrė ktheheshin nė kėmbė pėr orė
tė tėra nėpėr rrugė malore.
Mirėpo nėnat i
merrte malli. Por i hante dhe meraku pėr djemtė. Ndaj njė ditė Nėnė Vahideja mori rugėn e sosi tek i biri nė kadrėmet e Gjirokastrės.
Kėtu u ēmall me tė birin, Jakupin.Dhe para se tė merrte rrugėn e kthimit bleu nė qytetin e gurtė njė zambak me gjithė rrėnjė
tė futura nė dhė. E mbėshtolli me kujdes. Dhe nga Gjirokstra e solli nė Fterrė. Nė Borshin e Vjetėr, tek pėrroi i Vreshtės,
shkuli dhe njė helmės, oleandėr. E solli nė krah dhe e mboli me zambakun nė oborrin e
shtėpisė. I plehėronte, i punonte,
i ujiste gjithėnjė me kujdes tė veēantė. I rriste dhe i pėrhapte. Edhe nė Sarandė, edhe nė Tiranė deri nė vitet e fundit tė
jetės sė saj. Me lulet merrj gjatė. I
shikonte ndėr “sy”. I pėrkėdhelte. E pastaj u shėrbente dhe u gėzohej.
Ndaj dhe Jakupi
nė ditėn e pėrvjetorit tė pestė tė vdekjes shkoi e mbolli njė lule, njė oleandėr si ajo e Vreshtave tė Borshit, tek varri
i saj. Njė lule pėr Nėnėn e luleve, Nėnė Vahidenė.
Guro
ZENELI
Nr. 6 – shkurt, 1998