Make your own free website on Tripod.com

FTERIOTET

Xhevdet Kofina
Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

Enter subhead content here

 

RESPEKT PĖR PROFESOR XHEVDETIN

 

            Kėshtu i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė Xhevdet Kofinės: “Profesor Xhevdeti”. Pėr vite e vite me radhė jepte lėndėn e matematikės. I pėrgatitur, i rreptė, kėrkues, ai kishte fituar respektin e brezave tė tėrė tė nxėnėsve. Ishte njė intelektual i formuar. Fteriotėt i mbajnė mend prirjet e tij nacionaliste qysh nga Lufta Nacionalēlirimtare , po kompromis me armikun ai nuk bėri kurrė. Pėrkundrazi, pėrkrahu luftėn, u aktivizua pėr hapjen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Jugut dhe me vendosjen e pushtetit tė ri ushtroi profesionin e mėsuesit qė e donte aq shumė.

            Duke punuar sė bashku me tė si mėsues nė Vlorė, sibashkėfshatar e komshi, mė kujtohen disa thėnie tė tij qė kanė mbetur si proverbiale. Njė vit, kur maturantėt gjimnazistė ndodheshin para provimeve, i kėrkuan t’iu a shpjegonte menjėherė tė gjitha pyetjet dhe ai u pėrgjigj: “ Ju doni tė hani njė ka brenda orės e pastaj tė shkoni te doktori e t’i thoni: na bėj njė gjilpėrė qė tė tretet kau.” Qindrat e kuadrove qė ka nxjerrė nga duart e tij ruajnė pėr tė respekt tė thellė dhe kur ndokush takohej me tė e pyeste: A mė mban mėnd, profesor? Ai e pėrqafonte me pėrzemėrsi, vinte buzėn nė gaz e pėrgjigjej me humor: “E ku t’i njohė pula gjithė vezėt esaj?”. Nė mbrėmjen e dhėnies sė diplomave, mbajmend se u tha nxėnėsve: “ Ju uroj, jetė e lumturi dhe dėshiroj t’u shikoj shkencėtarė me mjekėr tė thinjur”. Me sa duket, uronte dhe veten tė rronte gjatė e tė lunturohej me nxėnėsit etij. Por, nė punė e sipėr, nė krye tė detyrės, i lodhur nga njė veprimtari kėmėngulėse e pasionante, ai vdiq ende pa dalė nė pension, duke mbetur i pėrjetshėm nė mendjen e vlonjatėve e tė bshkėfshatarėve. Pėr punėn e tij tė palodhur ėshtė nderuar me dekorata e titullin “Mėsues i merituar”

                                                                                                                 Rakip KORKUTI

Nr. 3 – shtator, 1997

 

NDERROI JETE ME SHKUMES NE DORE

 

Ishte i etur per dije. Por themelet e dijes merren ne shkolle. Po ku ta gjente e kush ta ēonte ne shkolle  Xhevdetin nga Fterra? E ndihmuan per ta pervetesuar ate, Jani Minga dhe Aleksander  Xhuvani. Keta te dy burra te diturise shqiptare e ndihmuan konkretisht. Ne Shkollen Normale te Elbasanit, ky nxenes i njome u shfaq si model i sjelljes dhe thithes i diturise. Duke pare keto veti Aleksander Xhuvani me 1926 i propozon i propozon Ministrise se Arsimit qe "bursistit nga Kurveleshi, Xhevdet Kofines, qe ka deftyer zotesi te madhe per t'u bame mesues filloreje e me kohe do te behet nga me te miret mesues, do te ishte mire te dergohej ne Austri ne Akademine Pedagogjike"

            Por bursa nuk iu dha. Vullneti i Xhevdetit u shtua. Puna autodidakte e lartesoi duke e bere mesues jo vetem per shkollen fillore, por edhe per shkollen e mesme. Dhe parashikimi i Drejtorit te Normales se "do te behet nga me te miret mesues" u tejkalua.

            Punoi ne shkolla te ndryshme. U be i njohur ne Permet, ne Erseke, ne Sarande, ne Gjirokaster. Kudo la gjurme, veēanerisht  te nxenesit, por edhe te masat e njerezve. Ne Vlore beri emer.

Edukimi i dashurise per Atdheun dhe i dashurise per dijen- ishin boshti i veprimtarise se tij.E kerkuan te rregjistrohej ne partine fashiste, por nuk pranoi, pavaresisht se ishte e detyrueshme per nepunesit e asaj kohe. Perkundrazi ai agjitonte kunder  fashisteve. U vu ne balle te demostruesve ersekas qe ne ditete e para te prillit 1939. Edukimin patriotik e kishte ne shpirt, veēanerisht per brezin e ri. Ne ato vite u muarr me organizimin e shkollave ne zonat e lira dhe te ēliruara. Dhe frutin e kesaj pune ai e pa tek jo pak ish nxenes te tij. Heroi Ali Demi, eshte nje shembull i veēante .

Per veprimtarine e tij si mesues, u zgjodh delegat, sebashku me Lame Xhamen dhe Mustafa Luēin ne Konferencen e Dyte arsimore te qarkut Gjirokaster, qe zhvilloi punimet me 29 gusht 1944 ne Lip te Permetit. Ne kete konference u caktua me detyren e organizimit dhe te funksionimit  te shkollave te Kurveleshit te Siperm. E kreu kete detyre pa u thyer perpara asnje veshtiresie.

Miqesia e tij ishte e gjere. Por te ngushtet i kishte me vlera. Mik i ngushte i tij ishte Islam Radovicka, per nje kohe , Komandant i Zones Pare Operative Vlore-Gjirokaster. Ne operacionin fashist ne pranvere 1943, familja e Islam Radovickes u strehua ne shtepine e Xhevdetit ne Fterre dhe ne Korita te Fterres sone.   

Pas Ēlirimit te Atdheut u emrua mesues ne qytetin e Vlores. Ne Vlore punoi ne shkollat e mesme deri  sa nderroi jete me shkumes ne dore. Shkelqeu kur dha letersi ne gjimnazin "Ali Demi", veēanerisht kur trajtonte figuren e Faik Konices. Ky rast u be shkak per ta ulur ne shkollen 7-vjeēare. Por shpejt per pergatitjen e tij te gjithaneshme, per nivelin e larte profesional  e ēuan ne shkollen Tregetare dhe  ne  gjimnazin "Ali Demi". Kur ne Vlore u hap shkolla e mesme pedagogjike "Jani Minga" Xhevdetin e vune ne krye te listes per te dhene Matematiken Racionale. Tashme Vlora i therrisnin "Profesor". Fuqite mendore dhe fizike, zemren e tij i vuri ne sherbim te nxenesve, madje dhe te atyre qe vazhdonin pedagogjiken me korespondence.

Nxenesit e donin dhe e  dashuronin me gjithe shpirt, se keshtu i dashuronte dhe ai ata. Po te ngelej nxenesi ne ndonje lende apo ne klase, profesor Kofina, siē e thirri Vlora, bente njeren. Fajin nuk e ka nxenesi, kembengulte ai, por mesuesi. Sipas tij lenia e nxenesit ne klase eshte paaftesi e mesuesit, eshte pasoje e stilit dhe metodes se mesuesit ne procesin mesimor-edukativ. Jeten e tij e shkriu per nxenesit.

Ishte 30 qershor 1965. Bente konsultime me nxenesit maturante te shkolles pedagogjike ne lenden e Matematikes Racionale. Ishte dhe vape, por profesori vazhdonte konsultimet. Ne syte e tij u ndje lodhje. Lodhja po e kapiste. Nxenesit i thane ta nderpriste, se tashme kaloi dreka. Por profesori nuk donte ta leshonte shkumesin nga dora…U be heshtje. Dhe nxesnesit degjuan fjalet e profesor Kofines: -E nderpresim…, per mbasdite…ė !, Ne oren 17.00,…Dhe u nis per ne shtepi, qe e kishte fare prane shkolles. Ndjeu dhembje ne tru. Sa vajti ne shtepi, hemoragjia cerebrale beri gjemen.

Profesor Kofinen e qau dhe e percolli  per ne banesen e perjeteshme nje Vlore e tere.

          Zeko  Braho

Nr. 25 – dhjetor, 2001

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA