FTERIOTET

Shuquri Sadikaj

Home
Agim Haderi
Abedin Merkuri
Aferdita Bezhani
Ahmet Avreci
Alaudin Haxhiu
Albert Xhama
Albina Haxhiu
Ali Celi
Ana Sadikaj
Antoneta Kurupi
Ardita Mita
Arif Kurupi
Arshi Brinja
Avni Shkurti
Axhem Shkurti
Azem Celi
Bahri Shkurti
Baki Gjoni
Bardhyl Xhama
Bastri Dauti
Bektash Gedo
Belul Brinja
Besim Elezi
Bilal Dusha
Dafina Shkurti
Daro Dhuli
Daro Shkurte
Demir Shkurti
Dervish Shkurti
Deshmoret
Difo Lona
Diktim Zhupa
Dilaver Shkurti
Dushaj Vellezrit
Edip Bezhani
Edlira Zani
Eduard Avreci
Eduard Zhupa
Ejup Mita
Elvira Kofina
Enalda Gjoni
Ervehe Dusha
Esat Xhama
Fatie Merkuri
Fatime Mato
Fejzi Hizmo
Fetah Zani
Fiqret Fterra
Flora Braho
Fuat Brinja
Fuat Mato
Gjulza Korkuti
Godo Zhupa
Hader Haderi
Hajdin Dhuli
Hamza Mehmeti
Hanko Hizmo
Hava Dhuli
Hava Ruko
Hazo & Zuho Malo
Hetem Malo
Hiqmet Dusha
Hiqmet Shehu
Hysni Trako
Iljaz Kofina
Ilmo Mehmeti
Isa Hizmo
Islam Zhupa
Ismail Bezhani
Ismet Elezi
Isuf Haxhiu
Jashar Mato
Jakup Mato
Kamber Brinja
Klement Gjoni
Klinton Mita
Kudret Mita
Lame Haxhiu
Lame Xhama
Lavdosh Zani
Levend Gjoni
Lime Dusha
Maks Memi
Malo Malo
Maro Kondi
Mecan Dauti
Mehmet Dusha
Mehmet Kofina
Meto Shkurti
Muzafer Korkuti
Muho Zhupa
Mufit Haxhiu
Mukadez Ruka
Myrteza Brinja
Nafiz Bezhani
Nail Bezhani
Nebi Dauti
Neim Zani
Nexhip Dauti
Nexhat Dauti
Nezir Shkurti
Nimet Mita
Pasho Zhupa
Pullumb Shkurti
Qenan Gjoni
Qerriba Mita
Razie Dusha
Razip Gjoni
Refik Bezhani
Remzi Braho
Resul Mita
Rexho Kurupi
Safet Kofina
Safet Memi
Sako Zeneli
Sali Celi
Samije Xhama
Sejko Hizmo
Selim Avreci
Selim Gjonika
Shaban Mita
Shaqo Mita
Shefki Mita
Shefqet Shkurti
Sheri Mita
Sherif Dusha
Sherif Lona
Shkelqim Shkurti
Shuquri Sadikaj
Sino Zhupa
Skender Dusha
Sulejman Mato
Sulo Haxhiu
Sulo Hizmo
Tahsin Elezi
Tare Braho
Teno Lona
Teodor Keko
Vahit Malo
Vahide Mato
Vehap Bezhani
Veip Mero
Vele Gjoni
Xhane Dusha (Mato)
Xhemal Mato
Xhevdet Kofina
Xhevo Gjonika
Zeko Braho
Zenel Shkurti

 

“IKE SHUQO LUFTĖTARI,

POR S’HUMBET EMRI E NAMI…”

 

Kėshtu e ka jeta. Njeriu lind, rritet… punon sikur do tė jetojė 1000 vjet. Dhe vjen njė ditė e ndėrron jetė. Kalojnė muaj e vite. Disa kujtohen nga veprat qė lėnė nė shkencė, nė art e kulturė, nė jetėn politike e sociale tė shoqėrisė, nė… Ka dhe nga ata qė megjithėse nuk lėnė vepra tė shkruara, por lėnė emėr tė mirė pas, qė mbahen mend pėr mirė, qė i regjistron kujtesa e popullit dhe qė kalon gojė mė gojė, qė jeta e tyre kthehet nė kėngė apo deri nė legjendė dhe kėshtu shpesh ndodh pėr trimat nė kohė luftrash. Tė tillė kemi edhe ne nė Fterrėn tonė. Mė shumė kemi tė diturisė, tė mėnēurisė e tė zgjuarsisė, te penės,  por kemi dhe tė pushkės. Pėr trimėri ka mbetur nė kujtesėn e fteriotėve edhe Shuquri Sadiku. Nė vite lufte lindi, mė 2 mars 1914, e nė vite luftrash u rrit. Dhe luftės iu pėrkushtua kur Atdheun e shkeli kėmba e pushtuesit. Ishin vitet e Luftės Nacionalēlirimtare, nė tė cilėn Shuquri Sadiku u pėrfshi i tėri. Nė luftė shfaqi edhe karakterin e tij tė fortė. Kėtė karakter e tregoi gjatė gjithė jetės sė tij.

 Me krijimin e ēetės territoriale tė Fterrės u rreshtua ndėr tė parėt nė tė . Qė nė aksionin e parė nė Postbllokun nė Borsh, ku ra dhė dėshmori i parė i Fterrės Fuat Mati, e nė vazhdim nė tėrė pėrpjekjet, nė pozicionet ku luftoi Ēeta, si nė Kalanė e Borshit, Bregun e Borshit, Bėrdė e gjetkė, u dallua si luftėtar trim e si mitralier i veēantė ,sa qė njerzit e njihnin krismėn e mitrolozit tė tij e thoshin “Ja, filloi mitralozi i Shuqos”.

            Ai u ngjante luftėtarėve tė shquar popullorė. Nė luftė e sipėr fitoi besimin e bashkėluftėtarėve dhe cilėsitė organizuese e drejtuese ushtarake.

            Bashkėpunoi ngushtė nė fillim me Hiqmetin e mė pas me Mehmet Dushėn e me Safet Memin, duke u bėrė kėshtu zbatues korrekt i detyrave tė Luftės dhe kompaktėsisė sė fshatit.

            Ishte pėr kėtė arsye qė nė korrik 1943 iu caktua detyra si komandant i Ēetės qė kishte marrė emrin “Fuat Mato”, tė cilėn e kreu me pėrkushtim deri nė korrik 1944,  pėrmbi njė vit, kohė nė tė cilėn u inkuadrua nė Brigadėn e 12-S me detyrėn e komandantit tė kompanisė.

            Edhe nė Brigadė u dallua si luftėtar trim e me pėrvojė . Pushka e tij gjėmoi nė kodra e male, nė fshatra e qytete, deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut. Familja e tij mbeti bazė lufte. Me dinjitet punoi e drejtoi si kuadrėr ushtarak nė armėn e artilerisė deri nė vitet 1955-56,  kur bashkėfshatarėt e kėrkuan Shuqon pėr kryetar tė kooperativės nė fillimet e saj. Ai u vu nė dispozicion tė tyre, duke punuar me devocion .Dhe pasi e kreu kėtė detyrė  u rikthye nė ushtri, ku punoi deri sa doli nė pension.

            Gjithė jeta e tij u karakterizua nga ndershmėria, drejtėsia e besnikėria ndaj idealeve pėr tė mirėn e popullit e atdheut. Ndaj tė gjithė sa e njohin e kujtojnė edhe sot me respekt, ndonse kanė kaluar 16 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta. Ndaj dhe nėna e respektuar Vele Gjoni, duke vajtuar birin e Fterrės, shpreh dhėmbjen e saj me vargjet:

“Ike Shuqo luftėtari,

Shuqo me zemėr stėrralli,

Por s’humbet emri e nami...”

                                                                                                 Lutfi DUSHA

Nr. 13 – prill, 1999

 

 

SHUQON E KUJTOJ,  SIĒ E NJOHA 60’VJET MĖ PARĖ

 

Shuquri Sadiku ka mbi 20 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta, por unė vazhdoj ta kujtoj ashtu siē e njoha 60 vjet mė parė. Ne ishim bashkėfshatarė, por u njohėm mė mirė nė vitet e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, atėhere kur detyra e kohės na afroi, na bėri bashkė dhe na vuri nė drejtimin e Ēetės Territoriale “Fuat Mato” tė Fterrės.

            Shuqua u bė i njohur nė ato vite se ėshtė njė nga tė parėt fteriot qė mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare  duke qėnė antar i Njėsitit Luftarak tė fshatit dhe e kthyen shtėpinė e tij bazė tė ilegalėve. Kur u ktheva nė Fterrė, nė korrik 1943, Shuqon e gjeta komandant tė ēetės “Fuat Mato”. Gjer atėhere, qysh prej njė viti, ēeta kishte shkruar faqet e para tė historisė luftarake tė saj, duke kryer njė sėrė detyrash, nga tė cilat kish bėrė mė tepėr jehonė goditja e postbllokut fashist nė kryqėzimin e rrugės nė Ixuar tė Borshit. Nė atė sulm, tė 27 janarit 1943, ku ra dėshmor i parė i Fterrės, Fuat Mato, me emrin e tė cilit u pagėzua ēeta. Shuqua kishte kryer detyra tė veēanta. Mori  pėrsipėr detyrėn e zbuluesit. Njė ditė mė parė shkoi nė Ixuar tė Borshit, si pėr tė bėrė “Pazar”. Atje, me ndihmėn e bashkėfshatarit Selfo Lleshi qė punonte si shollėxhi, takoi togerin italian qė komandonte postbllokun. Arriti tė futej si mysafir edhe nė ēadrėn e tij, nga i cili, indirekt, mori tė dhėna tė vlefshme pėr sulmin e tė nesėrmes. Nė mesnatėn e 27 janarit, Shuqua dha sinjalin e sulmit, duke hapur zjarr me mitrolozin e tij kundėr bunkerit nė kthesėn e sipėrme dhe, kundėr ēadrės sė komandantit, objekte tė cilat u paralizuan. Gjatė vazhdimit tė luftimeve u shqua pėr guxim e trimėri dhe shkoi aq afėr  objekteve tė armikut sa qė u godit nga ashkėlat e granatave dhe mbeti i plagosur. Pėr mjekimin e Shuqos, krahinori i partisė mori masa, duke sjellė ilegalisht nga Himara, tė mirėnjohurin doktor Petro Cani.

            Pėr mė se njė vit, bashkė me Shuqon si komandant e unė komisar, drejtuam ēetėn territoriale. Brenda asaj kohe ēeta pati intensitet luftimesh tė vazhdueshme, sepse u zhvilluan dhe dy operacione tė ashpra tė pushtuesit gjerman. Nė pėrballim tė situatave qė paraqiteshin, sipas rastit, ēeta zinte pozicionet e saj tė njohura: Bėrdėn, Borshin e Vjetėr, Kalanė e Borshit, Omlonė, Qafėn e Rrėmullės, Qafėn e Arrės, e deri nė Qafėn e Frashėrit mbi Piqeras. Nga ana ushtarake, Shuqua ishte mė i pėrgatituri, por dhe i vendosur e trim. Mė kujtohet njė rast kur, nė njė natė tė ftohtė dimri, unė me 4-5 shokė ndodheshim nė Omlo pėr tė mbrojtur krahėt e ēetės qė ishte nė Kala. Shuqua pati guxim dhe gjeti kohė e erdhi tek ne, pėr tė na parė e pėr tė na ndihmuar.

            Ishte guximtar, por kishte edhe inisiativė. Kur kapitulloi Italia fashiste, nė dhjetor 1943, ai e mori ēetėn e shkoi nė Portopalermo (Suge) dhe ēarmatosi efektivin e ushtarėve italianė tė baterisė sė mbrojtjes bregdetare. Po ē’do tė bėnin me topat e rėndė 149 m/m? Shuqua kishte kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė armėn e artilerisė dhe, i vajti mendja qė ato pak njohuri qė mbante mėnd pėr pak ditė t’ua mėsonte edhe disave nga luftėtarėt e ēetės. Kėshtu u bė. Dhe kur kolona me makinat gjermane u dukėn nė kthesat e Llogorasė, ai hapi zjarr kundėr tyre. Ishte ky njė akt qė bėri jehonė tek banorėt e fshatrave pėrreth, aq sa kur ndėgjonin gjėmime topash thoshin “Topat e Shuqos”.

            Shuqua nuk ishte vetėm komandant, por edhe mitralieri i vetėm i ēetės. Nė fillim, qysh kur ēeta u krijua ai mbante njė mitroloz tė lehtė grek. Me atė luftoi deri nė shtator 1943, kur kapitulloi Italia. Mė pas, arma e tij kryesore ishte mitrolozi i rėndė “Breda”, tė cilit i bėnte rregullisht shėrbimet dhe e pėrdorte me mjeshtėri. Ishte edhe i fuqishėm fizikisht. Mitrolozin shpesh herė e mbante vetė nė shpinė, pa e ndarė armėn nga trekėmbėshi. Nė intervale kohe tė qeta, mitrolozin e linte tė vendosur nė pozicion majė Bėrdės. Breshėria e parė e mitrolozit ishte sinjal alarmi pėr tė gjithė ēetėn. Ndodhi njė herė qė Shuqua pa pėrtej nė rrėzė tė Vake njė kolonė gjermane qė u ngjit nga Boderi dhe po drejtohej pėr nė Ēorraj. S’mund ta linte rastin ti ikte, ndaj gradoi shėnjestrėn nė distancėn maksimale dhe hapi zjarr me breshėri tė paprera. Gjermanėt, tė zėnė nė befasi u ēorjentuan dhe u kthyen mbrapsh, duke lėnė mbrapa dhe kafshėt me armė e paisje.

            Nė ato vite Shuqua i ishte pėrkushtuar tėrėsisht luftės pėr liri. Edhe familja e tij ishte vėnė nė shėrbim tė asaj lufte, kurse shtėpia e tyre, jo pakherė, u kthye nė vendkomandė pėr shtabet e reparteve partizane. Gjat pranverės sė viti 1944, pėr tre muaj, u vendos atje Shtabi i Brigadės se 6-tė Sulmuese. Ēeta e Fterrės, nė mė tė shumtat luftime tė saj bashkėveproi me repartet partizane, sidomos ato tė brigadės sė 5, 6, 12 dhe me ēetat territoriale tė fshatrave fqinjė. Ishte ky njė faktor tjetėr qė Shuqon, si komandant e luftėtar e bėri tė njohur e me emėr edhe jashtė kufijve tė fshatit.

            Shuqua kontribuoi shumė edhe pėr ta mbajtur Fterrėn tė bashkuar me luftėn, nė Frontin Nacionalēlirimtar. Kėtė mė shumė se me fjalė ai e bėnte me veprat e tij. Ishte aq i interesuar e preokupuar pėr kėtė ēėshtje sa qė edhe kish rrezikuar pėr vete. Nė njė rast, kur ēeta jonė, si dhe forca tė tjera tė krahinės, ishte vendosur nė pozicionin e pėrparuar nė Breg tė Borshit tė Vjetėr, pėr tė sqaruar njė keqkuptim tė lindur aty lidhur me “sjelljen” e 3-4 bashkė-fshatarėve fteriotė, debatoi ashpėr dhe u konfliktua me pėrfaqėsuesin e krahinorit, aq sa puna vajti tek armėt.

            -  “Unė tė arrestoj” – foli i pari i krahinės, dhe hoqi automatikun nga supi.

- “Ti mė ha…” ia ktheu Shuqua, dhe i drejtoi maliherin. Shuquri Sadiku ishte njė komandant e luftėtar trim, por edhe kėrkues e kritik ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve, donte rregull e disiplinė si nė njė ushtri tė vėrtetė. I donte, i ndihmonte dhe i mbronte shokėt dhe bashkėfshatarėt, por edhe nuk ia pėrtonte pėr t’i kritikuar. Ai ē’kishte ta thoshte ndėr sy dhe askėnd nuk pėrgojonte pas krahėve. Pėr kėto cilėsi, si edhe pėr kontributin e tij nė luftė, shokėt dhe fshati e donin, i besonin dhe i bindeshin fjalės sė tij, pavarėsisht se kur nxehej i “hiqte dhe gurin e fundit”, se ashtu

 

ishte ai, e priste drunė me njė tė rėnė tė sėpatės, krijonte nė kėto raste edhe ndonje mėri e qejfmbetje.

Nė korrik tė vitit 1944, Shuqua kaloi si kuadėr nė Brigadėn e 12-tė, ku, duke marrė parasysh kontributin e dhėnė prej tij dhe pėrvojėn e fituar nė drejtimin e ēetės “Fuat Mato”, iu ngarkua detyra e komandantit tė kompanisė. Ai ishte njė tip qė nuk fliste shumė pėr veten e vet, por pėr shokė e bashkėluftėtarė tė tij. Pas luftės, mė kanė treguar se edhe atje, nė brigadėn e 12-tė, nė tė gjithė luftimet e saj ku mori pjesė, dėshmoi vendosmėri, guxim e trimėri. Pas ēlirimit tė Vlorės, Shuqua me njė detashment zbulimi partizanėsh u dėrgua me njė barkė nė ishullin e Sazanit

 

pėr tė verifikuar gjendjen dhe situatėn e atjeshme. Parashikohej tė ishte nje mision i rrezikshėm sepse shkonin drejt tė panjohurės, paēka se kur zbritėn atje gjetėn vetėm lepuj, mbasi kishte tė ngjarė qė pas kapitullimit dhe largimit tė italianėve, gjermanėt tė mos kishin shkelur nė ishull.

Pas  Ēlirimit, pėr ca kohė nė Tiranė, tė dy me Shuqon, familjarisht kemi banuar nė nje apartament. Shkuam jo si gjitonė, por si vėllezėr tė mirėkuptuar. Ishin marrėdhėnie qė buronin nga vendlindja jonė e pėrbashkėt, Fterra, dhe  qė frymėzoheshin nga kujtimet e paharruara qė kaluam nė vitet e Luftės Ēlirimtare.

                                                                                                              Safet MEMI

Nr. 43 – shkurt 2005

 

 

 

 

 

Enter supporting content here

Rruga Medar Shtylla  (ish rr. K.Parisit) pall. ABC konstr G.2 sh.1 ap.2  )
Tirana, ALBANIA